• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Tre oficerë të Sigurimit, shkuan në Selanik dhe e rrëmbyen me forcë xhaxhanë tim, Koço Kotën, ish-kryeministër i Shqipërisë, duke e futur në…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës

32
Shares
5.2k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Koço Kotës, me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili pasi u shkollua në Universitetin e Athinës për Shkencat Politike, në vitin 1912-të u kthye në Shqipëri, duke iu përgjigjur thirrjes së Ismail Qemalit, që e emëroi atë si kryesekretar i Ministrisë së Arsimit. Pas përkrahjes së madhe që ai i dha Ahmet Zogut për rikthimin në pushtet, në vitin 1925 e emëroi në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe më pas, si kryeministër i Shqipërisë, funksione të cilat ai i kreu me besnikëri të lartë ndaj Mbretit Zog, të cilin e shoqëroi gjatë largimit të tij nga Shqipëria, në prillin e vitit 1939, pas agresionit fashist të Benito Musolinit. Dëshmia e mbesës së tij, Kristina Kote, për vendosjen e Koço Kotës në Selanik, ku në vitin 1945 tre oficerë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, të cilët me ndihmën e komunistëve grekë, që asokohe kontrollonin një pjesë të madhe të Greqisë, e rrëmbyen atë me forcë duke e futur në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë, për t’u dënuar më pas në Gjyqin Special, me 30 vite heqje lirie. Vdekja e tij tragjike në burgun e Burrelit dhe persekutimi më pas i familjes së vëllait të tij, Ilia Kote, i cili jo vetëm që nuk ishte marrë kurrë me politikë, por ai kishte qenë mbështetës i flaktë i Fan Nolit….

“Xhaxhai im Kostaqi, apo Koço siç e thërrisnim ne, në familjen tonë u largua shpejt nga Korça dhe u vendos në Tiranë, që para vitit 1920, për arsye se ai u muar me politikë. Ndryshe nga Koço, babai im Ilia, që u diplomua në Stamboll për Drejtësi, jo vetëm që nuk u mor me politikë, por ai i thoshte Koços që të hiqte dorë nga politika. Por Koço nuk e dëgjoi kurrë babanë tonë dhe ai u angazhua në politikë, që i ri në qeverinë e Ismail Qemalit, ku u emërua si Kryesekretar në Ministrinë e Arsimit. Ndonëse Koço punoi dhe luftoi një jetë të tërë, për të mirën e Shqipërisë, që nga Kongresi i Lushnjes ku u zgjodh Sekretar i tij dhe më pas, si Ministër i Punëve Botore, si dhe dy herë si Kryeministër i Shqipërisë, ai pati një fat tragjik. Pas mbarimit të Luftës, ai u largua nga Athina, ku ishte vendosur pas largimit të Zogut dhe u vendos në Selanik, së bashku me dy shokët të tij, ish-funksionar të lartë të Monarkisë. Nga fillimi i vitit 1945, në shtëpinë ku banonte shkuan dhe e takuan tre oficerë të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria, të cilët arritën deri aty, të ndihmuar nga komunistët grekë që në atë kohë kontrollonin një pjesë të madhe, të territorit të Greqisë, ku përfshihej dhe Selaniku. Ata iu hoqën si nacionalistë dhe e gënjyen duke i thënë, se duhet të kthehej me ta në Shqipëri, pasi do formohej një Qeveri koalicioni, me komunistët e Enver Hoxhës. Ndonëse Koço nuk i besoi thëniet e tyre dhe nuk pranoi të kthehej, ata e morën me forcë në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë, ku e nxorën para Gjyqit Special, në marsin e vitit 1945. Fatkeqësisht Koços i doli fjala e vëllait dhe babait tim Ilias, i cili i kishte thënë që të mos përzihej në politikë. Kështu pas dënimit me burg, të përjetshëm në Gjyqin Special, ai vdiq në mënyrë tragjike në qelitë e errëta të Burgut të Burrelit”. Kështu e kujton Kristina Kota, historinë e xhaxhait të saj, ish- Kryeministrit të Shqipërisë Koço Kota, i cili mori pjesë aktive në politikën shqiptare në moshë fare të re, në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas në Kongresin e Lushnjes ku u zgjodh Senator, për ta vazhduar karrierën e tij të gjatë si deputet, Ministër i Brendshëm, i Punëve Botore si dhe dy herë Kryeministr i Shqipërisë.

Kush ishte Koço Kota?

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

Kristina Kota, së bashku me të motrën e saj Gallatën, janë të vetmet trashëgimtare nga familja Kota, që jetojnë në Shqipëri, të cilat na rrëfejnë diçka më shumë për xhaxhanë e tyre, ish-Kryeministrin e Shqipërisë, që pati një fat tragjik. Lidhur me origjinën dhe të kaluarën e familjes Kota, Kristina dëshmon: “Koço apo Kostaqi, siç është emri i tij i vërtetë i xhaxhait tim, u lind në qytetin e Korçës, në vitin 1888, prej nga është dhe origjina e familjes sonë. Gjyshi im dhe babai i Koços, quhej Nuçi Kota dhe në atë kohë ai merrej me tregti lëkurësh e importe të ndryshme, nga Italia dhe Greqia. Koço ishte fëmija i dytë nga tre djem dhe një vajzë, që kishte Nuçi Kota, i cili ndonëse nuk e kishte mbaruar shkollën e lartë, ishte njeri shumë praktik. Nga mosha, i pari prej xhaxhallarëve ishte Kristaqi, pas tij vinte Koço dhe më i vogli i tyre ishte babai im, Ilia. Në atë kohë, shtëpia e gjyshit, Nuçit, ku u lindën dhe babai im, me dy vëllezërit e tjerë dhe motrën Leonorën, ndodhej diku në afërsi të Kishës së sotme Ortodokse, të qytetit të Korçës. Nga të katër fëmijët e Nuçit, vetëm babai im, Ilia, dhe Koço, mundën të mbaronin shkollat e larta, kurse i madhi Kristaqi, dhe vajza Leonora, mbaruan vetëm shkollat e mesme. Siç më ka treguar babai im Ilia, mësimet e para Koço, i kreu në qytetin e lindjes në Korçë dhe më pas, ai shkoi në Greqi dhe vazhdoi Universitetin në Athinë, ku u diplomua në Shkencat Politike. Ndërsa babai im, Ilia, u diplomua po për Drejtësi, në Universitetin e Stambollit. Koço u martua fare i ri pas kthimit nga Greqia dhe me gruan e parë, që i vdiq në moshë të re, ai kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajzat quheshin Tefta dhe Beatriçe, kurse djali kishte emrin e gjyshit, Nuçi. Koço u largua që herët nga shtëpia dhe pasi mbaroi Universitetin e Athinës, ai nuk u kthye më në qytetin e Korçës, pasi iu kushtua politikës. Në vitin 1912 ai iu përgjigj thirrjes së Ismail Qemalit dhe mori pjesë në administratën e tij, duke punuar si Kryesekretar i Ministrisë së Arsimit, në Qeverinë që kryesohej nga vetë Ismail Qemali.

Sekretar në Kongresin e Lushnjes

“Në vitin 1920-të, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjes si deputet i Korçës, ku u zgjodh dhe Sekretar i Kongresit. Dy vjet më vonë ai u emërua Prefekt i Beratit dhe pas ngjarjeve të Qershorit 1924, ai u largua nga Shqipëria, sepse ishte përkrahës i Zogut”, kujton mbesa e tij, Kristina Kota. Pas ri ardhjes së Zogut në fuqi, në dhjetorin e vitit 1924, Koço Kota, u emërua prej tij si kolonel i Xhandarmërisë dhe u dërgua në rrethet e Jugut, për të ristabilizuar situatën që ishte krijuar pas grushtit të shtetit, të forcave fanoliste. Në zgjedhjet parlamentare që organizoi Ahmet Zogu, pas rikthimit në pushtet, Koço u zgjodh deputet i Korçës dhe u emërua në postin e Ministrit të Punëve Botore. Pas kësaj në vitin 1925, ai u emërua në postin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, duke i shërbyer me besnikëri Ahmet Zogut, i cili e vlerësonte atë, si një nga politikanët më të aftë që kishte në krah të tij. Nga viti 1925 e deri në vitin 1939, Koço Kota arriti në funksionet më të larta, të shtetit shqiptar si deputet, Kryetar i Parlamentit dhe Kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte një politikan shumë liberal dhe në vitin 1938, Ahmet Zogu e dërgoi në Paris, ku ishte vendosur një pjesë e madhe e mërgatës politike antizogiste, për të biseduar me ta që të ktheheshin në Shqipëri. Koço Kota u largua nga Shqipëria, së bashku me Mbretin Zog, në 7 prill të vitit 1939 e u vendos në Selanik, duke mos u përzier me politikë.

Rrëmbimi në Greqi dhe Gjyqi Special

Gjatë gjithë periudhës së Luftës, (1939-1944), Koço Kota qëndroi në Greqi së bashku me familjen e tij, gruan Vasilikën, (nga Korça, por kishte lindur në Stamboll), djalin Nuçin (ishte diplomuar në Francë) dhe dy vajzat, Teftën dhe Betariçen. Lidhur me marrëdhëniet e Koços me vëllanë e tij Ilian, si dhe rrëmbimin e tij në Greqi, mbesa e tij Kristina tregon: “Babai im Ilia dhe familja jonë kishin marrëdhënie shumë të mira me Koçon dhe familjen e tij, edhe pse Koço ishte zogist, kurse babai im fanolist. Ne erdhëm në Tiranë në vitin 1937 dhe babai punoi si avokat, në Pazarin e Vjetër me kolegun e tij, Avokat Maçin. Pas largimit të Koços, më 7 prill 1939, ne qëndruam në Shqipëri dhe babai punoi përsëri si avokat, pa u përzierë me politikë. Edhe kur erdhën komunistët në pushtet në fundin e vitit 1944, ne nuk na ngacmuan dhe babai punoi përsëri si avokat. Qëndrimi i komunistëve ndaj familjes sonë, ndryshoi pas rrëmbimit të Koços në Greqi dhe dënimit të tij në Gjyqin Special. Siç më ka treguar babai im Ilia, nga fillimi i vitit 1945, dy-tre oficerë të Sigurimit shqiptar, me ndihmën e komunistëve grekë, shkuan dhe e takuan Koçon në Selanik, ku ai ishte vendosur pas largimit të Zogut nga Greqia. Ata iu hoqën atij si nacionalistë, duke e gënjyer dhe i kërkuan që të kthehej me ta në Shqipëri, pasi do të formonin një Qeveri koalicioni, së bashku me komunistët e Enver Hoxhës. Ndonëse ai nuk i besoi thëniet e tyre dhe nuk pranoi të kthehej me ta, e morën me forcë dhe me një makinë të mbyllur e sollën deri në Tiranë, ku ai doli para Gjyqit Special. Gjatë seancave gjyqësore, Koço mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk i pranoi akuzat që gjoja ai kishte favorizuar pushtimin e Shqipërisë dhe se kishte qenë agjent i grekëve e italianëve. Ndonëse avokati i tij Dr. Spiro Stringa, (me të cilin familja jonë kishte miqësi të ngushtë) e mbrojti me mjaft profesionalizëm, ai u dënua me 30-vite burg. Po të ishin të vërteta akuzat që u bënë ndaj tij, patjetër që atë do ta pushkatonin si shumë të tjerë që u gjykuan në Gjyqin Special. Por Koço ishte krejt i pastër dhe kishte punuar e luftuar gjithë jetën, vetëm për interesat e Shqipërisë”, shprehet Kristina Kota për xhaxhanë e saj.

Persekutimi i familjes së Ilia Kotes

Pas dënimit të Koço Kotës dhe vdekjes së tij tragjike në Burgun e Burrelit, regjimi komunist u hakmor ndaj familjes së vëllait të tij Ilias, pasi djali i Koços (Nuçi) dhe dy vajzat e tija, Tefta dhe Beatriçja ishin larguar nga Shqipëria. Vëllai i Koços, Ilia, nuk ishte përzier asnjëherë me politikë dhe ndryshe nga ai kishte qenë simpatizant i Fan Nolit dhe përkrahësve të tij. Lidhur me persekutimin e familjes së Ilia Kotës, e bija e tij  Kristina, rrëfen: “Pas vdekjes së Koços në burgun e Burrelit, ne na hoqën nga shtëpia dhe na lanë disa kohë rrugëve, na çuan në Peqin ku babai punoi përsëri si avokat. Pas dhjetë vitesh që na lanë në Peqin, ne vitin 1963, ne na kthyen përsëri në Tiranë, ku jetuam si mos më keq në një barakë në lagjen Brrakë. Në atë kohë ne detyroheshim të shisnim plaçkat e shtëpisë për të siguruar bukën e gojës. Edhe pas rikthimit në Tiranë, ne disa herë tentuan që të na hiqnin dhe të na internonin në rrethe të tjera. Babai, Ilia, vdiq në vitin 1968, në moshën 86 vjeçare i abandonuar nga të gjithë miqtë dhe njerëzit e afërt për shkak të biografisë sonë. Pas një viti vdiq dhe mamaja jonë Krisianthi. Më shumë nga të gjithë ne, vuajti motra ime Gallata, e cila punoi në bujqësi gjithë jetën”, e përfundon rrëfimin e saj Kristina Kota, për vuajtjet që kaloi ajo familje, për të vetmin shkak se xhaxhai i saj kishte shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë në kohën e Mbretit Zog, të cilin komunistët e kishin shpallur armik të përjetshëm”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share32TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kur vuri operën, “Mrika”, Enver Hoxha e përgëzoi Prenkën dhe i kërkoi të bënte edhe për Skënderbeun, por ajo i krijoi aq shumë shqetësime, sa që….”/ Dëshmia e vëllait të kolosit të muzikës shqiptare

Next Post

“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri

Artikuj të ngjashëm

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

March 30, 2023
Memorie.al
Personazh

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

March 29, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
Next Post
“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri

“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!