• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Trim i çartur, Adem Allçi, revoltohej me njerëzit e komandës, hipte në tarracë, përleshej e gjakosej me policët, por kur vinte kapter Ali Kurti…”/ Historia e tmerrit të Burrelit, që Arshi Pipa e ekranizoi në SHBA-ës  

“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Fotot e rralla të viktimës, nipit të Shefqet Peçit dhe skica me skemën e prokurorit për arratisjen e bujshme nga burgu i Burrelit në ’67-ën …
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare
“Lirimi nga Burgu i Burrelit më 6 shkurt 1991 dhe si u ndava në Milot, pa u takuar me shokun e ngushtë të qelisë që nga viti 1973…”/ Dëshmia e rrallë e Bedri Çokut

Nga Bedri Çoku

Memorie.al / Ali Kurti ishte polici më famëzi i burgut të Burrelit. Nuk dihet sa mund të jetë numri i të burgosurve politikë, vdekur dhe torturuar nga duart dhe shpirti i tij i pamëshirshëm. Madje, thonë se ishte aq i besuar e i mbështetur nga Ministri i Brendshëm i diktaturës, saqë, për çfarëdo që kërkonte e thoshte Aliu në atë burg, komandantët ishin të detyruar t’i bindeshin. Madje, cilido që vinte dhe ikte si drejtues i burgut gjëmëmadh, rrinte gatitu përpara Aliut, që shërbente aty qysh nga dita e popullimit për herë të parë me kundërshtarët e komunizmit, nacionalistët, klerikët dhe ajkën e inteligjencës shqiptare. Kisha dëgjuar për këtë përbindësh nga të burgosurit e hershëm, kur u gjenda midis maleve të shkretuar të burgut të Spaçit, por vetëm aq. Asnjë detaj, asnjë karakteristikë tjetër për të.

Vetëm si njeri me një shpirt katran, të zi në fytyrë, siç është zakonisht përfytyrimi për një katil që vret dhe torturon njerëz të pafajshëm. Pata dëgjuar, mandej, se ai ishte edhe një nga personazhet kryesorë në librin e Arshi Pipës, (“Libri i burgut”) botuar në Perëndim, sapo ky qe arratisur nga Shqipëria.

Rrëfenjat e të cilit kishin tërhequr regjisorët më të mirë perëndimorë dhe libri ishte xhiruar film, brenda një kohe rekord. Thoshin se ai, filmi, kishte lënë nam, duke revoltuar shumë qytetarë të botës së lirë, për masakrat e komunistëve shqiptarë në burgun e Burrelit. “Ali Kurti”, në film, ia kishte kaluar në tortura edhe vetë xhelatëve nazistë, aq sa një oficer gjerman kishte zbrazur koburen në drejtim të ekranit…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Faik Konica, shprehej: Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se ‘Lahuta’ e Gjergj Fishtës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“S’do të mjaftonte ky qëndrim armiqësor ndaj Fishtës, as ndalimi barbar i librave të tij, por duhej të dëgjohej edhe zëri i një njeriu jashtë Shqipërisë, Rexhep Qoses…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

Ndërsa kur u gjenda vetë në Burgun e Burrelit, menjëherë, sapo mora dënimin e dytë e të rëndë për shkak të kryengritjes që bëmë ne, të burgosurit politikë në burgun e Spaçit, e pashë dhe e njoha nga afër Aliun e tmerrshëm. Krejt ndryshe nga ç’e përfytyroja unë dhe shumë të tjerë si unë, vetëm nga të dëgjuarat.

I thatë, biond, me sytë të zbardhur si hirra që sapo del nga napa e djathit, ai të kujtonte shqarthin që kacavirret pas pemës për të kapur gjahun e vet, ose dhelprën e cila, në pamundësi për ta rrëmbyer pulën e ngjitur në pemë, e vështron atë gjatë me sytë e hirrët, deri sa ajo rrëzohet në tokë, në mënyrë tepër të çuditshme.

Këtë çudinë e dytë e pashë me sytë e mi, në një nga rastet kur i burgosuri, trim i çartur, siç ishte Adem Allçi, gjithmonë i uritur, sa herë zemërohej dhe revoltohej me njerëzit e komandës, hipte në tarracën e banjave në mes të oborrit rrethuar nga muri i lartë 2 m., mbi të cilin rrinin si kurorë gjembaçët e fabrikës së Kavajës, nuk zbriste prej andej pa iu realizuar kërkesat që paraqiste.

Përleshej me policët, gjakosej me ta, por tarracën nuk e lëshonte. Ndërsa kur i afrohej Ali Kurti, pasi kishte urdhëruar policët e tjerë të largoheshin nga rrethimi i tarracës çuditërisht, habiteshin të gjithë se si Ademi i llahtarshëm zbriste qetë-qetë shkallët që ia mbarte vetë kapter Aliu deri aty, ecte para këtij që çoç i thoshte me zë të ulët dhe pa kërcënime, deri sa kyçej në dhomën e vet, ndërsa famëziu vazhdonte shërbimin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë…

Kisha dëgjuar që sa herë Adem Allçi i çartur, ngjitej mbi tarracë, po të mos ndodhej Ali Kurti në shërbim, dërgonin njerëz për ta marrë atë në shtëpi…! Një rast ndodhesha në birucë… Kisha pesëmbëdhjetë ditë që vuaja nga uria dhe të ftohtit, në dimrin e paharruar të vitit 1975.

Në birucën përbri meje, nga e djathta, ndodhej Koço Tashkoja, vëllai i Tefta Tashkos, këngëtares së famshme, njeriu më i rëndësishëm i themelimit të Partisë Komuniste në Shqipëri, më 1941, i pleqëruar, i cili rënkonte nga dhimbjet dhe të ftohtit, ndërsa në krahun tjetër kisha Gjin Markun, një nga gjeneralët kryesorë të luftës nacional-çlirimtare, siç e quanin komunistët, i cili nuk pushonte së bëri talim, duke kënduar pa u lodhur internacionalen e tyre…!

Për shkakun e këtyre të dyve, Aliu më kishte lidhur dy herë në hallkat e hekurave të ngulur në mur, pse bërtisja për Koçon që e linin të vuante në birucë nga të ftohtit dhe uria, ndërsa qortoja gjeneralin e famshëm me zë të lartë për të mos e kënduar më atë dreq kënge, që i frymëzonte torturuesit për të na shtuar vuajtjet më tepër…!

Ndonëse nuk isha rraskapitur ende deri në fazën që të flisja me vete, apo të shikoja nëpër muret e birucës figura njerëzish të vdekur e fantazma… siç ndodhte zakonisht me të gjithë të burgosurit politikë që vuanin dënimet ekstra në birucat e akullta të Burrelit, si në rastin tim, Koço Tashkos e Gjin Markut, ngaqë rregullorja për dënime të tilla ishte e pamëshirshme; që jepeshin kastile në palcën e dimrit për t’i torturuar armiqtë sa më shumë në birucat që kishin formën e gjashtëkëndëshit, me beton e mur të akullt…me një dritare të ngushtë mbi kokë, ku natën vegullonte e varur një llambë e nxirë nga tymrat e cigareve dhe pezhishkat e merimangave, ishin gjithçka që mund posedonte një njeri në “Siberinë” e krijuar nga sivëllai për të torturuar vëllanë e racës së vetë…!

Çdo vakt në biruca pritej me padurim për të kollofitur lëtyrën që sillte komanda dhe një copë bukë të përtharë ose të mykur. Pas kësaj përpirje, që s’të ngopte kurrë, sa hap e mbyll sytë, merrje edhe një cigare nga të tuat të cilat i ruante polici para derës së birucës. (Nga përjashta, kuptohet ).

Një ditë që Ali Kurti ishte në shërbim, për vaktin e mëngjesit, më kishte dhënë një letër cigareje dhe duhan, aq sa mendonte ai se ishte mjaftueshëm për kapacitetin e letrës që unë do të dridhja. Më kishte dhënë edhe dy fije shkrepëse, me qëllim që, nëse nuk do të ndizte njëra, të më shërbente tjetra. Për fat, e ndeza duhanin me shkrepësen e parë. Edhe në drekë, sipas rregullit, Aliu më dha prapë një letër cigareje dhe një puqër duhan sa ç’e mendonte ai se duhej.

Më dha edhe dy fije shkrepëse, sepse kapakun me zhivë e mbanim brenda në birucë. I thashë sinqerisht, pa prapamendim se nuk më duheshin dy fije shkrepëse, ngaqë më kishte mbetur njëra, e mëngjesit. Ai më vështroi me vëmendje e, kur pa fijen e shkrepëses që e mbaja në dorë, u ul poshtë, mori tufën e letrave që kishin mbetur dhe një grusht duhan dhe m’i dha të gjitha, së bashku me fijet e shkrepëses së zbrazur…! Dhe iku.

Mbeta i çuditur nga veprimi i tij, të them të drejtën më futi në mendime, por nuk e vrava shumë mendjen, sepse, në çast m’u kujtua rasti i tij edhe me Adem Allçin…! Thashë me vete: “Sado kriminel qenka njeriu, gjithsesi, ardhka një çast dhe u bëka… i besueshëm. E mposhtka, siç duket, edhe atë e vërteta dhe e ndershmja…”!

Kjo që tregova më lartë s’ ka nevojë, mendoj unë, për t’u betuar nëse është e vërtetë apo jo. Ka plotë të jetuar nga ajo kohë dhe ai vend, madje edhe vetë Adem Allçi, që është i gjallë, i tregon këto gjëra po njëlloj siç i tregoj unë…!

Nuk është qëllim im, për të çuditur lexuesin pikërisht me historitë e pa treguara. As për të mallëngjyer nostalgjikët e “trimave” të luftës për fitoren e komunizmit në Shqipëri, siç i ka treguar dhe i tregon sot e kësaj dite rrëfimtari i “Heronjve të Heshtur”, Mark  Dodani…!

Mua më ngjall krup sjellja dhe mënyra se si sillen dhe flasin sot, në demokraci, bijtë e nipërit e “Heronjve të Heshtur…”, ndaj viktimave të komunizmit, duke e krahasuar sjelljen e tyre, qoftë edhe me një polic të rëndomtë, kriminel, siç ishte në diktaturë, Ali Kurti. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pakti i Romës në janar 1920, nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Zogut dhe...“/ Ana e panjohur e synimeve serbe ndaj Shqipërisë

Next Post

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze...”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

Artikuj të ngjashëm

“Faik Konica, shprehej: Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se ‘Lahuta’ e Gjergj Fishtës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Personazh

“Faik Konica, shprehej: Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se ‘Lahuta’ e Gjergj Fishtës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 14, 2026
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“S’do të mjaftonte ky qëndrim armiqësor ndaj Fishtës, as ndalimi barbar i librave të tij, por duhej të dëgjohej edhe zëri i një njeriu jashtë Shqipërisë, Rexhep Qoses…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 15, 2026
“Marrëveshja midis Hasan Riza Pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit shqiptar në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të tij…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Shkodra
Personazh

“Marrëveshja midis Hasan Riza Pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit shqiptar në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të tij…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Shkodra

May 14, 2026
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
Personazh

“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu

May 14, 2026
“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit
Personazh

“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit

May 11, 2026
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Personazh

“Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, por dikur ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq dhe pastaj erdhën dy policë…”/ Si e mbytën në qelitë e Sigurimit, Injac Baqlin?!

May 7, 2026
Next Post
“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze...”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme