• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Shqipnín e shpëtuen Austrí-Hungaría me Italínë, që me humbjen e saj shihshin në rrezik edhe për t’ardhmen e tyne, pasi…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-kryeministrit të periudhës së pushtimit

“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Si u formua Garda dhe Xhandarmëria shqiptare/ Historia e panjohur e krijimit nga viti 1912-të, e deri në prillin e ’39-ës, kur pushoi së ekzistuari…
“Ata qi udhëtojnë jashtë viseve të Mbretnisë ottomane, janë të lirë në marrjen e pasaportës, por ata qi janë në kërkim policor…”/ Si jepeshin nënshtetësitë dhe leje-kalimet në Shqipëri, që nga viti 1838
“Ata qi udhëtojnë jashtë viseve të Mbretnisë ottomane, janë të lirë në marrjen e pasaportës, por ata qi janë në kërkim policor…”/ Si jepeshin nënshtetësitë dhe leje-kalimet në Shqipëri, që nga viti 1838
“Në Dibër, Arif Hiqmeti nga Kumanova, vegla e kryeministri serb Pashiq, s’gjeti asnjë përkrahje, por mundi të bëjë vegël familjen Lleshi, Halit e Liman…”/ Historia e panjohur e “vitit të mbrapshtë” 1914

Nga Mustafa Merlika

Memorie.al / Jemi miq në shtëpi të huej e si t’ atillë kemi detyrë t’i shtrohemi vullnetit të të zotit e, të nderojmë dëshirat e interesat e tij. Pas rregullavet të Kalorësisë shqiptare, i përket të zotit të shtëpisë të mbrojë mikun e fyem a të gërgamë prej nji të treti, sidomos kur edhe ky të jetë po miku i asaj shtëpie. Por kur rasat të mos i lenë vend zbatimit të kësaj rregulle kaloreshë, mikut të ngamë s’i mbetet tjetër, përveçse të dalë e të shkojë ose të zgjânojë zemrën e të durojë! Pra nuk na lên as ligja as njerzía të vëmë në rrezik interesat e vendit që na ka dhânë hospitalitet ; dhe prandaj jemi të shtënguem t’a rrudhim qarkun e fjalës, qoftë edhe në të dalun zot vetes, po të jetë kundra Shtetënve miq e besatarë të këtij vendi.

Megjithëkëtë nuk besojmë të ketë ndo një ligjë a rregull shoqnore që të mos na japë lejë me iu përgjegjun një flete a një shkrimtari frêng, që dash’a pa dashun, me díje a pa díje, kërkon të na paraqesë përpara botës nën më të zezat ngjyra. Nji farë Koloneli Thomasson, duke gjykue në “Petit Journal” të Parisit veprimet e këtyne ditëve në Shqipní, shihni se qysh i mbulon me lule (!) dëshmorët e atdheut t’onë, rënë këndej e andej Vjosës, më kët’ anë e matanë Semanit:

“Në kët’ vênd t’ egër – thotë frêngu për Shqipnínë – që mban akoma zakonet e Kohës së Mesme e që mundet të barabitet me Marokun, kanë qenë gjithmonë dy rrjedha, njêna që e kish kryet te Italianët dhe tjetra te Austriakët. Secila nga këto mund të forcohet për dâm të tjetrës pas gjasavet të kohës. Sikur të shtrëngohej i gjithë trupi ushtarak i Austrisë të hiqej nga Shqipnía, s’do t’i kish fare krahët të sigurtë nga çetat shqiptare që sot janë me tê dhe nesër pa dy fjalë do t’i ktheheshin kundra duke marrë anën e mundësit”!

Gjithashtu mund të lexoni

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

Pikë së pari, kritiku ushtarak i gazetës pariziane po na fal titullin “t’ egër”. Kjo fjalë u âsht tepër familjare frêngjvet; kur zemërohen dy çiliminj njêni me tjetrin e para sharje që ndëgjohet nga goja e tyne âsht kjo: “sauvage-i egër”! Por a thue se edhe kritiku i nji gazete me rândësi, si “Le Petit Journal”, i përdorë fjalët aqë letas, si çiliminjtë, pa vûe re se ç’duan me thânë? S’e besojmë!

Ai, duke e cilësue Shqipnínë t’ egër, ka dashë me dëftye plotësisht nji vênd që s’ka fenë e qytetnimit, që s’din njerëzí, s’njeh qeveri, s’merr vesht shoqní as kupton se kujt i thonë komb, ligjë e rregull; po kujtojmë kështu tue mos dashë me e vûe edhe Kolonelin Thomasson bashkë me Vladan Gjorgjeviçin, që ia ka paraqitë botës Shqiptarët me bisht!

Por shkrimtari frêng e shfaq mâ mirë qëllimin e tij kur thotë se mbajmë akoma zakonet e Kohës së Mesme e, kur na krahason me Marokenët. Popujt e Kohës së Mesme kanë pasun edhe shumë vërtyte si besë, trímní, kalori etj. Mirëpo na, pas “Petit Journal”-it, i kemi bjerrë të gjitha këto e kemi mbajtur vetëm doket e këqija t’asaj kohe, duke shtue pastaj në vênd të besës tradhti, në vênd të trimnísë ligështi a, me nji fjalë, kemi râ në shkallët të Jevgjet ase, makar si thotë shkrimtari vetë, të Marokenëvet.

Na nuk besojmë që nji Kolonel i Francës të jetë nji anmik aqë i pa ndershëm i kombit t’onë, sa të poshtnohet me shpifë rrena kaq të pa turpshme si këto që po na boton me gazetën Petit Jornal. Ai âsht, themi na, nji njeri që Shqipnín s’e ka pà kurrë; me Shqiptarë a miq të Shqipnís s’i ka takue të rrijë e të flasë kurrë; vepra të shkrueme asnjanësisht mbi ne as e di se ka. Përkundras pastaj kush e di se sa herë i ka ndodhë me i ndîe punët t’ona prej gojës s’anmiqvet a me i këndue nga pênda e tyne.

Na nuk mundemi të themi se kemi nji qytetnim material si ay i visevet tjera t’Europës; jo si ai i vêndit të shkrimtarit, por as si i fqîjëvet t’anë të vegjël. Megjithëkëtë kush e njeh shqiptarin me të vërtetë, s’mundet aspak të na kundërshtojë kur të guxojmë me thânë se moralisht, për ndîesi qytetnore nuk biem fare mâ poshtë se shokët t’anë ballkanas. Do të venim shumë gjatë po të sillshim këtu shêmblla që tregojnë karakterin moral e shoqnor të popujvet tjerë, sidomos, të popujvet fqinjë, në fillim të jetës së tyne të lirë.

Vetëm po i këshillojmë kritikët t’anë, në qoftë se e kanë me të drejtë, të studiojnë mirë e asnjanësisht historínë e përlindjes së popujve ballkanas. Të shqyrtojnë pastaj me një shpirt liberal edhe historinë e gjallë të kohnavet t’ona, e sidomos këtê, për të gjetun mâ mirë se cilët janë t’egjër e gjakësor të pashpirtë nga ndêjësit e Ballkanevet e makar t’ Europës mbarë!

  1. Thomasson flet mbi rrjedhat politike të vendit t’onë me nji frymë mjaft të dobët e të gabueme. Shqiptarët e zgjuem e të mësuem, në kohnat e errta të sundimit turk, e shikojshin Francën si vêndi ku kish lindun dielli i lirisë së gjithë popujvet dhe me shumë arsye kishin varë shpresa të mëdha te atdheu i atyre që me Rivllesën e mrekullueshme të I789-ës e, me shfaqësín e të Drejtave të Njeriut i hapën derën nji jete të re në të tânë Europën duke u futun edhe të gjithë kombeve tjerë shkëndijën e lirisë në zemër.

Nuk do t’i çudiste fare shqiptarët sikur të dilte ndonji La Fayette i ri më I878, më I9II e I2 e t’u epte dorën atyne burrave që ishin të shtrënguem të luftojshin me dhâmbë e me thonj për me shpëtue Shqipnín, më nj’anë nga zgjedha shekullore e Turqisë, dhe më tjetrën prej kthetrave t’anmiqvet rreth e rrotull qi lakmojshin të na futshin nën zgjedha të reja e, mâ të shëndosha. Por jo! Përkundras, Ulqini e Tivari shqiptarë iu dhanë në dorë Nikollës së Malit-të-Zí me ndihmën e flotave të Fuqívet të Mëdha, nga të cilat edhe ajo e Francës, atdheut të La Fayettit e të Dantonit.

Kjo ishte e para herë që Shqipnía po provonte me zemër të përgjakun, se përpara interesit principet a gojëdhënat liberale s’kishin ndonjë vlerë. Por provat e helmeta nuk mbetën me kaq për kët vênd të mjerë : rivllesat kombëtare që nisën në Malsi më I9II e mbaruen në Shkup më I9I2 me shkatërrimin moral e material t’ushtrísë turke, tue i hapun udhën e triumfit Katërpalshes ballkanase pak muaj mâ vonë, u përshkruejshin nëpër fletët e Parisit me ngjyrat mâ të çuditshmet e të pabesueshmet për njeriun.

Kur pastaj mâ në fund u gjetëm përpara Konferencës së Londrës, 19I3, që do të ndante drejtësinë në mes të Kombevet ballkananas (!), mbasi Turqia, përpara me armët shqiptare dhe pastaj me ato të Katërpalshes sllavo-greke, ishte prishun dhe gati krejt dëbue nga Europa, pamë se Republika e Francës u bâ krahu i djathtë i Rusisë cariste, bashkë me të cilën u mundue, gjer ku i arriu fuqía, që të mos bâhej Shteti shqiptar, që toka arbnore të ndahej ndërmjet Sllavëvet e Grekëve, që, me njê fjalë, fara e Shqiptarit të mbaronte, të shuhej nën thembrën tirane t’anmiqvet të vet.

Në njê rasë kaq të vështirë kur jeta e kombit e e racës s’onë ishte në pikë të rrezikut, të bâhej flija e padrejtësisë ruso-frênge, kush u hodh në shesh me armë në dorë e me vullnet të pa tundshëm që t’a shpëtonte? Të mos kishin qenë interesat gjallnore të monarkisë austro-hungare e t’Italisë, që do të rrënoheshin bashkë me Shqipnínë, me nji fjalë, të mos ishte Adriatiku, shpresat t’ona të pështetuna mbi principe e ideologji do të na kishin lânë n’ujë për jetë.

Përpara këtyne të vërtetave për Shqiptarët nuk do të kishte kurrë njê tjetër rrugë të drejtë e t’ arsyeshme, përveçse me u çveshun nga ândrrat e me iu veshun realitetit. Shqipnín e shpëtuen Austrí-Hungaría me Italinë, që me humbjen e saj shihshin në rrezik edhe për t’ardhmen e tyne. Pra s’ka gjâ mâ të natyrshme që Shqiptarët t’i kenë varë shpresat e tyne në këto dy Fuqí të Mëdha, shpëtimtare të vendit e të kombit të tyne.

Por “sa koka aq mendje” thotë njê fjalë e motshëme ; âsht e ditun pra që disa prej nesh mund të kenë çmue mâ tepër veprën e njênës dhe disa atê të tjetrës, kundrejt Shqipnís ; kush ka pà njênën politikë mâ të dobishme, kush tjetrën. Kjo ngjan kudo, kështu për shembull âsht edhe në Francë: Z. Clémenceau e sheh të mirën e vendit të tij në lidhjen me Anglinë, Z. Caillaux me Gjermanínë!

Koloneli Thomasson të jetë i sigurtë se ata Shqiptarë që formojnë dy rrjedhat filoaustriake dhe filoitaliane në Shqipní janë patriotë të thjeshtë e të bindun e jo njerëz të shitun e të rregulluem pas interesave të veçanta e pas fuqisë e fitimit luftarak të njênës anë a tjetrës.

Po flasim përgjithësisht për ata që marrin vesh nga politika e jo, natyrisht, për grumbullin popullor që s’mundet të ketë nji mendim të vetin e të ngulun kurrkund në botë. Shtojmë por se edhe ndër Shqiptarët s’âsht çudí të gjindet ndonji Bolo, Almereyda, Turmel a ndo nji Duval!

E pra, n’âsht se karakteri e shpirti i gjithë nji populli lypset të gjykohet pas veprave të tradhtorëvet, kjo duhet të jetë njê rregull e përgjithshme e jo vetëm për ne! / Memorie.al

Gazeta “Kuvêndi”, 23 Korrik 1918

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik...”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912

Next Post

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi...”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

Artikuj të ngjashëm

“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
Personazh

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

September 11, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Personazh

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

September 11, 2026
“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela
Personazh

“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela

September 9, 2026
“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950
Personazh

“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950

September 6, 2026
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
Personazh

“Ndërsa kortezhi vërshonte nëpër varrezat e vjetra të Prishtinës të zënë nga shkurre e bimë të egra, Zija Mulhaxha, kryetari 80-vjeçar i Organizatës së Veteranëve, tha…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 5, 2026
“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës
Personazh

“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 6, 2026
Next Post
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi...”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme