• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972
“Ai tha; po munda, do arratisem në Jugosllavi, se jashtë shtetit jetohet më mirë, kurse këtu, ka vuajtje të mëdha, nuk mbahet familje me 40 lekë në ditë dhe…”/ Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehija”, Mamurras 1969
“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972
0
Shares
137
VIEWS

Nga Gjet Kadeli   

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze (dosja formulare e përpunimit me 433 faqe dhe ajo hetimore e gjyqësore me 632 faqe) në ngarkim të Gjet Kadelit, me origjinë nga fshati Bulshar i Oroshit të Mirditës dhe me banim në Bushnesh e Mamurras të Kurbinit, ish – i burgosur politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, i cili kaloi plot 16 vjet në kampet dhe burgjet komuniste, si në Spaç, Burrel, etj. Siç do të shohim nga dokumentet që ndodhen në dosjen në ngarkim të Gjet Kadelit, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, survejimi dhe ndjekja ndaj tij, ka filluar që në vitin 1957, kur ai ishte në moshën 17 vjeçare, me raport-informacionin e oficerit të Sigurimit të Shtetit, Fahri Kraja, (në bazë të të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Dylli i Bardhë”, me miratimin e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Krujës, nënkolonel Muhedin Kërxhalliu), ka vazhduar më pas edhe gjatë periudhës që ai ndodhej në kampe dhe burgje, si në Spaç, ku pas revoltës së majit vitit 1973, Gjeta u ri dënua, pasi ishte ideatori kryesor për ngritjen e flamurit pa yllin komunist, duke vijuar më pas në burgun e Burrelit, me raport-informacionet e Punëtorit Operativ, Piro Nuredini, etj., për bisedat e Gjetës me të dënuarit e tjerë të atij burgu, si: Pjetër Arbnori, Daut Gumeni, Abdulla Sallaku, Spartak Ngjela, Avni Aliko, Luan Burimi, Çaush Çoku, Kapllan Resuli, Bardhosh Gjonzeneli, Bashkim Shehu, etj. Survejimi dhe ndjekja ndaj Gjet Kadelit, ka vijuar edhe pas daljes nga burgu në vitin 1987, duke vazhduar deri në janarin e 1991-it, me shembjen e regjimit komunist, kur dosja e tij u mbyll përfundimisht duke u arshivuar në arshivën sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit. Po kështu, një vend të rëndësishëm në dosjet e në fjalë, zë edhe korrespodenca me letra e Gjetës dhe familjes së tij, me babanë e tyre, Pjetër Kadeli, ish-ushtrarak i Monarkisë së Zogut, i cili pasi kishte shpërthyer qelitë e burgut të Degës së Brendshme të Rrëshenit më 28 korrik 1950, qëndroi disa kohë në male në arrati, e më pas në vitin 1951, u kthye fshehurazi në Mirditë, mori dhe djalin e tij, Gjonin dhe u arratis në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku qëndroi si emigrant politik, deri në fillimin e viteve ’90-të, kur u kthye përgjithmonë në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohe gati 35 vjeçare që, Gjet Kadeli është ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit, ndaj tij janë angazhuar dhe aktivizuar plot 33 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që kanë dhënë raportet e tyre, duke filluar nga “Dylli i bardhë” në 1957-ën,  e deri te “Dallandyshja e Malit” në 1990-ën, të cilat, do të pasqyrohen të gjitha të plota, ashtu siç ndodhen në dosjet përkatëse.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

Dokumenti me vendimin e firmosur nga prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Dhori Panariti, për arrestimin e Gjet Kadelit

SANKSIONOJ ARRESTIMIN

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

DHORI PANARITI                                                             Tiranë me 1/8/ 1972

                                              VENDIM

                                             (Për arrest)

Tiranë me 1 Gusht 1972

Unë, hetuesi i Ministrisë Punëve të Brendshme, Llambi Gegeni, mbasi studiova materialet në ngarkim të Gjet Kadelit, i biri i Pjetrit dhe i Mrikës, i datëlindjes 1942, lindur në katundin Bulshar të rrethit Rrëshen dhe banues në Mamurras të rrethit të Krujës, fshatar i mesëm, me profesion marangoz, me arsim fillor, i dënuar me 3 vjet p.l. për armë mbajtje pa leje, shtetësi e kombësi shqiptare,

KONSTATOVA

Se i lart përmenduri ka agjituar e propaganduar për minimin dhe dobësimin e pushtetit popullor, krim ky i parashikuar nga Neni 72/1 i K.P.

Veprimtaria e tij armiqësore provohet nga materialet që i bashkëngjiten këtij vendimi.

Duke marrë parasysh se lënia e lirë e tija mund të sjellë shmangien para organeve të hetuesisë dhe gjyqit, i udhëhequr nga Nenet 145 dhe 157 të K.Pr. Penale.

                          VENDOSA

Që Gjet Pjetër Kadeli t’arrestoj.

Ky vendim, t’i njoftohet të nalt përmendurit duke i marrë dhe firmën e tija.

Dokumenti me vendimin e hetuesit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Llambi Gegeni, për fillimin e çështjes penale ndaj Gjet Kadelit

Vendimi m’u njoftua me 3/8/1972                                                    HETUESI

Gjet Pjetër Kadeli                                                                            Llambi Gegeni

VENDIM

                                               (Mbi fillimin e çështjes penale)

                  Në Tiranë me, 1/8/1972

Unë hetuesi i Ministrisë Punëve të Brendshme, Llambi Gegeni, mbasi studiova materialet në ngarkim të Gjet Pjetër Kadelit, i datëlindjes 1942, banues në Mamurras të rrethit të Krujës, shtetësi e kombësi shqiptare,

KONSTATOVA

Se në materialet në fjalë ka të dhëna që e fajësojnë të lart përmendurin në kryerjen e krimit të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, parashikuar si krim nga Neni 73/1 i Kodit Penal. Për këtë dhe i udhëhequr nga Neni 95 i K.Pr.Penale.

VENDOSA

Fillimin e çështjes penale kundër Gjet Pjetër Kadelit për krimin e parashikuar nga Neni 73/I i Kodit Penal.

     HETUESI

    LLambi Gegeni

Dokumenti sekret i miratuar nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Krujës, Dhosi Pecani, me planin operacional për arrestimin e Gjet Kadelit

                                                                                                           “Sekret”

                                                                                                       Ekzemplar Nr.__

                                                                                                  E përkohshme 5 vjet

                                                                                                    Krujë më 1/8/1972

        PLANI OPERACIONIT PËR ARRESTIMIN E GJET PJETËR KADELIT

Duke vlerësuar rrezikshmërinë e objektit “Zullapi” dhe për të zbatuar sa më mirë rregullat ushtarake që janë në fuqi, për masat që duhet marrë për arrestimin një personi të veprohet si më poshtë

  1. Të caktohet dhoma më e përshtatshme që nuk ka rrezikshmëri për vetëvrasje që është në mbikëqyrje të vazhdueshme nga post roja e dhomave të izolimit. Ngarkohet Hetuesi sh. Hamdi Shullazi deri më datën 2.8.1972.
  2. Të merren masa agjenturiale për të përpunuar në birucë për këtë të gjendet B.P. dhe të përpunohet plani i masave duke përcaktuar vijën e sjelljes, të sigurohet T.O. dhomën e izolimit brenda datës 2.8.1972 ngarkohet Hetuesi Hamdi Shullazi, Th. Toto dhe S. Resuli.
  3. Të krijohet grupi operativ i përbërë nga K/Hetuesi sh. Hamdi Shullazi dhe dy polic për arrestimin e objektit brenda datës 3/8/1972. Gjatë operacionit të kihet parasysh që më parë grupi operativ të vihet në dijeni mbi veprimtarinë dhe rrezikshmërinë e objektit, brenda datë 3/8/1972. Gjatë operacionit të kihet parasysh që më parë grupi operativ të vihet në dijeni mbi veprimtarinë dhe rrezikshmërinë e objektit. Të hetohet ku ndodhet. Të bëhet kontrolli personal i imët, t’i komunikohet arrestimi duke e lidhur pastaj të shkohet për kontroll në shtëpi. Gjatë kontrollit të shikohet për dokumentet që flasin për veprimtari armiqësore, për armë e të tjera. Gjatë operacionit, të merren me vete anëtarët Këshillit Popullor. Në këtë punë të ndihmojë dhe sektori operativ.
  4. Nga ana e hetuesisë dhe sektori operativ, menjëherë mbas operacionit, të hartojnë planin e masave operative – agjenturiale dhe hetimore. Çështjet që duhen sqaruar, pyetjet që do ti zhvillohen objektit e tjera, sektori operativ masat agjenturiale për aktivizimin e agjenturës, aktivitetin e lidhjeve të objektit, reagimin në popull dhe cilët persona duhen të pyeten si dëshmitar. Këto plane të hartohen brenda datës 4/8/1972.
  5. Nga ana e hetuesisë, të merren masa së bashku me Komandantin e togës për ruajtjen e objektit, të mblidhen policët që shërbejnë atje, tu flitet për sekretin dhe rregullat që zbatohen në birucë dhe të organizohet kontroll i fortë. Detyrë e vazhdueshme.
  6. Të merret kontakt me shokët e kooperativës bujqësore, si me shokun Muharrem Sefa, duke e vënë në dijeni për arrestimin, me qëllim që të na ndihmojnë dhe të rritim vigjilencën. E Kryen Kryetari Degës deri më datën 4/8/1972.

KRYETARI DEGËS PUNËVE TË BRENDSHME

   Dhosi Peçani

Dokumenti sekret me planin e masave të miratuar nga kryetari i Degës së Brendshme të Krujës, Dhosi Pecani, për fillimin e procesit hetimor, ndaj të pandehurit, Gjet Kadeli

      APROVOHET                                                                                           “Sekret”

KRYETARI DEGËS PUNËVE TË BRENDSHME                                        Kruje me 4/8/1972

            Dhosi Pecani

                                                        PLAN – MASASH

Për zhvillimin e hetuesisë të çështjes në ngarkim të arrestuarit Gjet Pjetër Kadeli

Në datën 3/8/1972 do të arrestohet Gjet Pjetër Kadeli me banim në Mamurras për tendencë terrori ndaj udhëheqjes së partisë dhe shtetit, dhe për agjitacion e propagandë.

Me qëllim që të dokumentohet dhe të ndërpritet aktiviteti i tij dhe i lidhjeve, gjatë hetimit të çështjes të synohet edhe në këto drejtime:

  1. Të dokumentohet me prova aktiviteti i tij për krimin që është arrestuar.
  2. Të pyetet rreth akuzës, për krimin e tendencës terrorit dhe agjitacion e propagandës e arratisjes.
  3. Që nga ç’kohë ka filluar të mendojë dhe pregatitet për terror.
  4. Nga ç’kohë ka filla veprimtarinë armiqësore në formën e agjitacionit dhe propagandës dhe tendencën e arratisjes.
  5. Aktivitetin me cilët persona e ka zhvilluar po ashtu dhe për terrorin.
  6. Ku ishte pikësynimi i tij.

Për këtë do të kryhen këto rregulla hetimore.

  1. Mbasi të arrestohet do ti bëhet kontrolli personal dhe i banesës së tij.
  2. Provat materiale do të fiksohen në proces verbal.
  3. Do ti njoftohet akuza dhe do të merret i pandehur në fillim do ti drejtohen këto pyetje:
  4. Do ti merret biografia dhe lidhjet e tija.
  5. Do ti kërkohet për të na shpjeguar për se akuzohet dhe mbasi të japë shpjegime për këtë. Në qoftë se do të flasë, do të pranojë akuzën do të vazhdohet hetuesia dhe në qoftë se nuk flet do të ndërpritet për një kohë.
  6. Hetuesia me drejtim të këtij objekti në fillim do të bëhet intensive me qëllim për të zbërthyer aktivitetin e tij.
  7. Mbasi të mëren shpjegimet e para të pandehurit për pyetjen e tija të mëtejshme do të hartohet një plan i veçantë.
  8. Objekti do të përpunohet në birucë me B.P.
  9. Do të bashkëpunohet me sektorin operativ me qëllim për të mësuar:
  • Si reagojnë lidhjet e tija mbas arrestimit.
  • Për të grumbulluar materiale të reja në ngarkim të tij si prova ligjore.
  • Për akuzën që akuzohet do të pyeten dëshmitarët. Në qoftë se arrihet në zbulimin e veprimtarisë armiqësore do fillojmë të pyesim personat që implikohen dhe që dinë mbi aktivitetin e tij armiqësor. Për këtë do të bëhet një plan i veçantë.
  1. Gjatë përpunimit të tij në birucë do përdoret T.O.
  2. Gjatë hetimit të çështjes, në bashkëpunim me sektorin operativ në qoftë se do të shihet e nevojshme do të përpunohet ndonjë kombinacion agjentural.

I kryen këto detyra, Hetuesi Degës, Hamid Shullazi

                   HETUESI

             HAMID SHULLAZI

Dokumenti sekret me planin e masave agjenturalo-operative, të miratuar nga kryetari i Degës së Brendshme të Krujës, Dhosi Pecani, për zbërthimin e Gjet Pjetër Kadelit dhe personave të tjerë që implikohen në veprimtarinë e tij

 APROVOHET                                                                                 “Sekret”

KRYETARI DEGËS PUNËVE TË BRENDSHME                      Krujë më 4/8/1972

(Dhosi Pecani)

                                                      PLAN MASAVE

AGJENTURALO OPERATIV HETIMORE PËR ZBËRTHIMIN E GJET PJETËR KADELIT DHE PERSONAVE TË TJERË QË IMPLIKOHEN NË VEPRIMTARINË E TIJ ARMIQËSORE.

Në bazë të Sanksionit për arrestimin nga Prokuroria e përgjithshme me datën 3/8/1972 do të kryhet arrestimi i Gjet Pjetër Kadelit nga Mamurrasi, për veprimtari armiqësore kundra partisë dhe pushtetit popullor si dhe ka shfaqur tendencën e terrorit kundra udhëheqjes partisë dhe shtetit, që kjo e fundit është vërtetuar dhe me T. Op. më datën 20/6/1972.

Nga studimi i dosjes formulare në ngarkim të Gjet Kadelit përveç të dhënave të tjera, ky në vitin 1966-67-68 ka shfaqur dhe tendencën e arratisjes jashtë shtetit, kjo del si nga agjentura ashtu dhe nga denoncimi i qytetarit Pjetër Lugja nga Mamurrasi, po kështu në të dhëna del se ky disponon dhe armë pa leje dhe thikë, të cilat në disa raste i mban me vete.

Në veprimtarinë armiqësore të këtij objekti implikohen dhe një sërë personash të tjerë si Nik Fran Deda në përpunim 2/A si agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav dhe lidhje e ngushtë e Gjeta mban lidhje me Adem Mujon dhe ky në përpunim 2/A si agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav ku nëpërmjet këtij në bazë të dhënave ka tentuar për tu ndërlidhur me babën e tij të cilin e ka të arratisur, për ti dërguar plaçka dhe dollar pasi Ademi është me origjinë nga Kosova dhe ka njerëzit e tij andej. Me emigrantin  Sokol Matoshin për tu ndërlidhur dhe me këtë me babën e tij jashtë, me Jorgo Rondo ish i internuar sot i lirë por ka të dhëna për tendencë arratisje e tjerë.

Në vitin 1967 Gjeta së bashku me Xhemali Sulën kanë hipur në një makinë jugosllave.

Me qëllim që të zbulojmë veprimtarinë e tij armiqësore si dhe për të hedhur në dorë materiale për Nik Fran Dedën, Adem Mujon dhe lidhje të tjera të Gjetës, për këtë mendojmë të marrim këto masa:

  1. Të merret B.P. në repartin 309 Ballsh dhe të sillet në Degën e P. Brendshme. E kryen Hamid Shullazi më datën 2/8/1972.
  2. B.P. mbasi të merret të vendoset në dhomën e izolimit ku do të vendoset Gjet Kadeli, për këtë B.P. të hartohet vija e sjelljes. E kryen Hamid Shullazi datë 2/8/1972.
  3. Para futjes B.P. në dhomën e izolimit, të vendoset T.Op. si mbas një plani të veçantë. E kryen Sami Resuli datë 2/8/1972.
  4. Mbas vendosjes së B.P. në birucë nga ana e oficerit operativ si pas rregullave të merret në zyrën e hetuesisë nga hetuesi degës sh. Hamdi Shullazi dhe aty të përpunojë legjendën sipas të cilës do të paraqitet B.P. para objektit në birucë, në të njëjtën kohë ti jepet dhe vija e sjelljes B.P. e cila do të jetë përpunuar qysh më parë nga hetuesi dhe sektori operativ. Kjo detyrë do të kryhet më datën 2/8/1972.
  5. Të arrestohet Gjet Kadeli. Para arrestimit do të kryhen këto detyra:
  6. Të verifikohet ku ndodhet Gjet Kadeli.
  7. Të merret certifikata e tija.
  8. Të vihen në kontroll lidhjet e tija familjare dhe shoqërore që kanë bashkëpunuar me të. Kjo me qëllim për të evituar arratisjen e ndonjërit prej tyre i frikësuar nga arrestimi i Gjetës, si p.sh. Nik Fran Deda, Adem Mujo e tjerë. Për këtë të merret takim i shpejtë me B.P. “Çezma e Trojës”, “Mbrehia” e tjerë, të cilëve do tu jepet detyrë të mbajnë në kontroll personat e përmendur, lëvizjet e tyre dhe për rastet e dyshimta të forta, ose largimi jashtë rrethit të informojnë menjë herë P. Operative përkatëse.
  • Arrestimi i Gjet Kadelit do kryhet më datën 3/8/1972 nga Shefi Seksionit Thanas Toto dhe Hetuesi Degës Hamid Shullazi.
  1. Mbas arrestimit të Gjetës, të bëhet kontrolli i banesës së tij me qëllim që të shtiem në dorë, materiale komprometuese. E kryen Hetuesi Degës Hamid Shullazi së bashku me Shefin Sek. Thanas Toto dhe P.Policisë Kamber Pogën. Kryhet më datën 3/8/1972
  2. Mbas arrestimit të Gjet Kadelit, të merret takim me b.p. që kemi përmendur në pikën 5 dhe tu jepen këto detyra:
  3. “Çesma e Trojës”. Të takohet me familjen e tija dhe në biseda më ta të mësojë:
  • Si reagojnë për arrestimin e Gjetës.
  • Nëse kanë patur gjë të përbashkët me Gjetën që i komprometon
  • Nëse tregohen të tronditur
  • Nëse dinë se me cilët kanë veprimtari të përbashkët Gjeta
  • “Mbrehia”. Të na informojë si reagon Nik Fran Deda dhe Adem Mujo për arrestimin e Gjetës dhe nëse janë të tronditur
  • Nëse bëjnë lëvizje dhe ku shkojnë
  • Kush takohet me ta në qendrën e punë e tjera
  • Të drejtohet B.P. “Mbrehia” në familjen ku punonte privat Gjeta së bashku me axhën e tij, se ndoshta Gjeta në prag të arrestimit mund të ketë lënë ndonjë send komprometues në atë shtëpi.
  • Nëpërmjet lidhjeve “Mbrehia” të mësojë nga Ndue Zef Ndoj çfarë sende me vlerë dhe kontrabandë ka shitur Gjeta në persona të ndryshëm.
  • “Mbrehia” të marrë kontakte me Kin Bashën dhe të sqarojë, qëllimi e vajtjes së Gjetës dhe këtij të fundit në Lushnje.

Këto detyra do të kryhen nga Shefi Seksionin Thanas Toto deri më datën 20/8/1972.

  1. Të vlerësohen në kohë të dhënat e para të hetuesisë, të gërshetohen ato me të dhënat e terrenit dhe të birucës si dhe të dhënat e T.Op. dhe në vartësi me to të nxirren detyra të reja.

E kryejnë Udhëheqja e Degës Dhosi Pecani, Ramiz Lalzi dhe Shefi Seksionit Thanas Toto dhe HetuesiDegës Hamid Shullazi deri me datën 15/8/1972 dhe sa herë do të shihet e nevojshme.

  1. Me anë të agjenturës, të besuarve tanë, të mësohet se cilët persona vinë nga rrethe të tjera e marrin kontakt me lidhjet e ngushta të Gjetës dhe që interesohen për çështjen e tij. Për këtë qëllim të porositet për veç agjenturës që kemi përmendur më sipër dhe B.P. “Beqari”, “Rezidenti Butrinti” e tjerë. E kryen Thanas Toto deri më 15/8/1972.
  2. Të studiohet implikimet në dosjen e Gjetës si dhe lidhjet me qëllime për të grumbulluar prova ligjore në drejtim të Gjetës. E kryen hetuesi Degës Hamdi Shullazi dhe Shefi Sek. Thanas Toto, deri më datën 30/8/1972.
  3. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij plani mendojmë të jetë kjo ndarje pune:
  • Hetuesi Hamid Shullazi të merret me hetuesin dhe drejtimin e agjenturës në birucë, Ramiz….
  • O.p. Sami Resuli të organizojë punën për të dëgjuar sa herë që do të shihet e nevojshme bisedat në birucë me T.O.
  • Shefi Seksionit Thanas Toto dhe P.Op. Axhem Velia të merret në drejtimin e agjenturës në teren, të synojnë për sigurim provash të mira dhe të bashkëpunojnë me hetuesinë.
  • Kryetari Degës sh. Dhosi Pecani dhe Zëvendësi i tij Ramiz Lalzi të merën me kontrollin dhe drejtimin e punë në qendër dhe në teren./Memorie. al

PUNËTORI OPERATIV                                                                    “DAKORD”

Harilla Kola                                                                 SHEFI SEKSIONIT K/ZBULIMT

                                                                                              (Thanas Toto)

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm...”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

Next Post

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për...”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
Memorie.al

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për...”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!