• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, April 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Studiova në Moskë për regji filmi artistik, por më dënuan e punova 12 vjet traktorist, pasi filmi im ‘Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor’, u quajt armiqësor…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit Mit’hat Fagu

“Filmin ‘Kur zbardhi një ditë’ të Milkanit, na e kërkojnë shoqëri perëndimore të distribucionit, deri në Tokio…” / Letra e zv/drejtorit të Kinostudios për Komitetin Qëndror, në ’73-in
“Bashkatdhetarët e mi nga Kosova në kampe e burgje dhe akademisti Januz Blakçori nga Istogu, të cilin Enveri dhe Mehmeti…”/ Dëshmitë e rralla të kosovarit që vuajti 20 vjet
“Studiova në Moskë për regji filmi artistik, por më dënuan e punova 12 vjet traktorist, pasi filmi im ‘Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor’, u quajt armiqësor…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit Mit’hat Fagu

Nga Valeria Dedaj 

Memorie.al / Mit’hat Fagu, rrëfen rrugëtimin e tij artistik në ish-Kinostudion “Shipëria e re”. Një udhëtim në kinematografi, në të cilën më shumë kujton vuajtje sesa gëzime, që prej realizimit të filmit të parë dokumentar “Tregim për naftëtarët”, deri tek filmi artistik “Prita”. Por si nisi ky rrugëtim? Që fëmijë filmat e animuar, që shihte e afruan edhe më tepër me kinematografinë. Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” për skulpturë, rrugëtimi i tij në art nuk ndali me kaq. Konkurroi menjëherë, sapo lexoi një lajmërim për një të drejtë studimi për kino-regjisor në Moskë. Nga 500 veta, përzgjidhet i pari.

“Shkova direkt në Institutin e Kinematografisë së Moskës, për regji filmi artistik. Jeta është e çuditshme, gjëja e parë që kam parë në kartolinë, ishte ‘Sheshi i Kuq’. Kam shkuar atje, ku ishte vënë kamera, dhe i thashë vetes: ‘Eh more Mit’hat Fagu’ arrite që të mbërrish më Moskë’.

Kam pasur pedagoge, Tamara Makarovën, gruan e mjeshtrit Sergei Gerasimov. Unë rrija i mahnitur, që pata fatin pedagoge. Ajo se kuptonte që unë po nxirrja mallin e fëmijërisë sime, që po arrija jo vetëm në institut, por edhe të shihja Makaraovën nga afër”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Inxhinieri Mërgim Korça, ndërsa ikte përgjithmonë në SHBA-ës, ndali në Itali dhe u lidh me gazetarin e madh Indro Montanelin, pasi babai i tij, në Shqipëri…”/ Refleksionet e Visar Zhitit nga SHBA-ës

“Thonë se me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë, kështu që nuk mbetet kush…”Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

Por fati nuk deshi që artisti të mbronte diplomën në Rusi. Pasi bëri tre vite, diplomën e dha në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, pasi marrëdhëniet zyrtare në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, u ndërprenë në vitin 1961.

“Bëra tre vite andej dhe provimin e kam dhënë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, por duhet theksuar që kam bërë Institutin e Kinematografisë së Moskës dhe mbrojtjen e dhashë me ‘Tregim për Naftëtarët’, por që në fillim jam kritikuar”.

Kineasti mendon se disa njerëz donin ta eliminonin që në vitin 1963, në realizimin e dokumentarit “Tregimit për naftëtarët”, gjë e cila u përforcua edhe me filmin “Prita”.

“Ka qenë puna më e vështirë edhe më e rëndë e jetës sime. Për vet luftën, janë bërë vetëm dy filma, një prej tyre është ‘Prita’”.

Pas të parit edhe të vetmit film artistik më metrazh të gjatë “Prita”, në vitin 1968, rikthehet sërish në sferën e filmit dokumentar, sepse s‘kishte rrugë tjetër.

“Edhe aty kam pasur pengesa. E kam mister ta zbuloj: Përse më pengonin?! Kam punuar për tre-katër vite, si regjisor, operator skenarist, edhe jam paguar gjithnjë, si asistent regjisor, një kategori më e ultë. Pas tetë vitesh luftë, më dhanë titullin regjisor. Pas një viti që më dhanë këtë titull, më dënuan për riedukim”.

Çuditërisht byroja e partisë së Kinostudios, mori vendim që do ta çonte për specializim Mit’at Fagun, për filmim multiplikativ në Rumani. Lajmin ia dha Xhanfize Keko, në orën 11.00 të natës, por nuk ndodhi kështu.

“Shkuan dokumentet për në Rumani. Janë bërë prapaskena për çdo gjë. Këtej ishte mbledhur këshilli për dokumentarët. Viktor Gjika, më kap në korridorin e Kinostudios, ku ishte afishuar plani i vitit: ‘Mit’hat, si do të hash bukën e Partisë për 5 muaj, kot’?! ‘Jo i thashë, unë do ta ha me djersën time’. ‘Mirë tha: ‘Do bëni një film dokumentar”.

Pas filmit “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”, me skenar të Vangjush Gambetës, u lexua “pretenca” që thoshte: “Kjo ishte vepra më armiqësore, ndaj partisë edhe popullit”.

“Lexova pretencën. Kërkova leje edhe thashë: Nëse janë të vërteta këto që thotë sekretari i partisë së Kinostudios, unë meritoj plumbin ballin, se nuk ia lejoj, jo në mënyrë koshiente, por as në mënyrë inkoshente, që të kem bërë një vepër armiqësore.

Në nëntor më dënuan që të shkoja punëtor në punë fizike me kazëm dhe lopatë, dhe në janar, më çuan dhe fillova atje si punëtor i thjeshtë e si ndihmës traktorist në Kamëz. Tirana ziente. As për punëtor krahu, s’më pranonin”.

Shkoi punëtor krahu në bujqësi, për 12 vite. Por, jeta gjatë kësaj pune, e njohu me njerëz të mirë.

“Miti Tona, më tha: Partia nuk kërkon falje. Por do bësh një kërkesë, që me mundësinë e partisë, t’i u riedukove edhe do të bësh një kërkesë, që të kthehesh në vendin e punës ku ke qenë, në Kinostudio”.

Pasi u kthye, ndodhi sërish e njëjta gjë, nuk e futën as tek filmi dokumentar, as artistik, por tek multiplikacioni.

“Pas 12 vitesh, filmi i animuar ‘Orët e Gentit’ që u sulmua, u shemb dhe më thanë që s’ka haber nga filmi, u vlerësua me çmim të parë”.

Në vitet ’90-të, filmi që do ta bënte kineastin të hiqte dorë nga vendi i tij, është; “A erdhi demokracia”?

“Ky film më detyroi që të iki edhe të braktis atdheun tim. Për këtë vend vuaj shumë, përlotem shumë. Mendova se më erdhi mundësia, që të xhiroj edhe unë një film, qoftë për në filmin dokumentar, që e kam plagë. Por, ngela sërish me gisht në gojë në këtë periudhë demokracie…”!

Regjisori Mit’hat Fagu edhe pse në këtë udhëtim të gjatë në fushën e kinematografisë, ka pësuar vetëm goditje, vazhdon akoma që të ëndërroj, se një ditë do të realizoi një film tjetër. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi ai kërkojë me insistim në një mbledhje, që të hapej dosja dhe të gjendeshin vrasësit e mikut të tij të ngushtë, Asllan Rusit, dy ditë më pas...”/ Misteri i vdekjes së legjendës së volejbollit, më 3 gusht ‘91

Next Post

Kalendari Historik 29 Qershor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Hetues më caktuen Shyqëri Çokun i cili, urdhëroi policët të më zgidhnin duart dhe si shkodran që ishte, unë i thashë; nadja e mirë, por ai…”/ Kujtimet e ish-Ipeshkrvit të Shkodrës, Dom Zef Simoni
Personazh

“Inxhinieri Mërgim Korça, ndërsa ikte përgjithmonë në SHBA-ës, ndali në Itali dhe u lidh me gazetarin e madh Indro Montanelin, pasi babai i tij, në Shqipëri…”/ Refleksionet e Visar Zhitit nga SHBA-ës

April 17, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Personazh

“Thonë se me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë, kështu që nuk mbetet kush…”Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 17, 2026
“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!
Personazh

“Kolaboracionizmi është i pashmangshëm dhe aq sa i komplikuar duket, po aq të thjeshtë e ka zgjidhjen, mjafton të shohim në ka qenë a, është…”? / Refleksione mbi librin e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 18, 2026
“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

April 16, 2026
“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
Personazh

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 18, 2026
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
Personazh

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

April 16, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2024

Kalendari Historik 29 Qershor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme