• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

“I dashur shoku Enver, i jam mirënjohës Partisë dhe juve, si udhëheqës largpamës e, jam dakord për çdo…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për letrat dërguar diktatorit, nga Balluku, Shehu, Deljana, Xhelo, etj.
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in
Relacioni për Enverin: “Artist i merituar Besim Zekthi, tha se nën ndikimin e Paçramit, drejtori dhe Zhani Ciko, kanë lejuar numra çoroditës, veshje ekstravagante, kërcime…”. Raporti sekret për Operan e Baletin

Memorie.al / Në fillim të viteve ’70-të, një qytetar i thjeshtë – që e firmos letrën duke nënshkruar “Një shofer” – i drejtohet diktatorit Enver Hoxha me një letër anonime, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën se si historianët shqiptarë po e trajtojnë historinë e vendit. Letra, e shkruar me gjuhën e një njeriu të thjeshtë, por me shqetësimin e thellë të dikujt që beson se identiteti kombëtar po rrezikohet, përbën një dëshmi interesante të frymës së kohës dhe të debatit për orientimin e historiografisë shqiptare.

Autori anonim shpreh haptazi shqetësimin se Historia e Shqipërisë, nuk po shkruhet drejt, duke i kërkuar të ndërhyjë që institucionet dhe historianët “të ecin në rrugën e duhur”. Letra citon disa pasazhe nga botimi i vitit 1959 i Historisë së Shqipërisë, të cilat sipas autorit paraqesin shtrembërime të rëndësishme.

Një nga pikat më të ndezura është trajtimi i Epirit. Në librin historik thuhet se lëvizja greke nuk e përkrahu Ali Pashën, pasi ai dëshironte të përfshinte krahina të Greqisë në shtetin e tij të ardhshëm.

Por letra kundërshton këtë interpretim, duke theksuar se historianët e lashtësisë, e vendosin kufirin e Greqisë historike nga Ambrakia e më poshtë, dhe se Epiri nuk përmendet kurrë si grek, përveçse nga “shovinistët e sotshëm grekë” dhe disa autorë të kohës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

Letra përmend edhe raste të tjera ku autori mendon se historia po i jepet ngjyrime të panevojshme greke: Trajtimi i Zeusit si “Zeusi Helen”, ndërkohë që burimet e tjera e përmendin si perëndi pellazge.

Përshkrimi i qyteteve si; Apollonia, Amantia dhe Foinike gjatë sundimit romak, si qendra që ruajtën gjuhën e traditat greke. Paraqitja e Apollonisë antike me një “pasion të tepruar”, sikur të ishte një universitet i traditës shqiptare. Autori sheh në këtë një rrezik: idealizimin e elementëve të huaj në dëm të identitetit autokton shqiptar.

Veçanërisht një pjesë interesante e letrës, lidhet me simbolikën e Apollonisë. Për autorin, ky qytet i lashtë përfaqëson një pushtim të huaj, një moment ku kultura vendëse u nënshtrua. Ai shpreh shqetësim se në kohët moderne po ringjallet me forcë emërtimi “Apollonia” – në hotele, ekipe futbolli, plazhe, madje deri te frika se mos edhe qyteti i Fierit, do të marrë një ditë këtë emër.

Sipas tij, kjo është kontradiktore në një kohë kur ideologjikisht po luftohen simbolet fetare, ndërkohë që simbole pagane të lashtësisë, po promovohen gjerësisht.

Letër anonime drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1972

Shumë i dashtun dhe i respektueshëm

           Shoku Enver!

Ju kam shkruar edhe një herë se Historia e Shqipërisë nuk shkruhet drejt. Po ju shkruaj rishtazi pse vetëm ju jeni ay që mundeni t’i vini këta njerëz në rrugën që duhet të ecin. Unë jam një qytetar i thjesht, por për çështjen që dua t’ju shkruaj, më duket se ka një rëndësi të veçantë, ose kështu e kuptoj unë dhe kjo më shqetëson shumë.

1) Në librin Historia e Shqipërisë volumi I-rë, bot. 1959, faqe 471, thuhet në konfliktin e fundit që pati Ali Pasha me Sulltanin, lëvizja greke nuk e përkrahu, mbasi ky në Pashallakun e tij dhe në krijimin e shtetit shqiptar, donte të përfshinte disa krahina të Greqisë si Thesalinë, Epirin, Akarnanin e Etolinë…!

Është për të ardhur keq, se të gjithë historianët dhe gjeografët e lashtësisë, thonë se kufijtë e Elladhës fillojnë nga Ambrakia e tutje. Pra asnjë nuk ka thënë që Epiri është i Greqisë, me përjashtim të shovinistëve të sotshëm grek dhe të Stefanaq Pollon, që bën Historinë e Shqipërisë.

Faqe 111 thuhet se Zeusi Helen, kurse grekët e vet kanë thënë se Zeusi ish i Pellazgëve.

Faqe 126 thuhet se si qytetet Apollonia, Amantia e Foinike gjatë pushtimit romak, ruajtën organizimin, gjuhën dhe traditat greke.

Faqe 128 flitet për shkollën e Apollonisë, sikur flasim për universitetin tonë, me një pasion të tepruar!

Unë mendoj se Apollonia, në histori dhe në kujtesën tonë simbolizon një pushtim të huaj, një dhunë që na është bërë neve sado e vjetër qoftë, neve duhet të shkojmë kalimthi. Kurse Apollonia sot në pushtetin tonë po ringjallet në një kohë që mundohemi të zhdukim çdo perëndi krishtere apo islame.

Ka rrezik që qyteti i Fierit të quhet Apollonia, mbasi këtu çdo gjë pagëzohet me Apollonin, Hotel “Apollonia”, skuadra “Apollonia” e shumë gjëra të tjera, si në Durrës Plazhi “Apollonia”.

Përfundoj duke ruajtur nderimin dhe respektin më të madhe që kam për juve, duke pasur shpresë se juve do t’i bëni këta njerëz t’i vënë gishtin kokës./ Memorie.al

Një shofer

02.08.1972

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se...”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

Next Post

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha...”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

Artikuj të ngjashëm

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 24, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 25, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

April 23, 2026
“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça
Dossier

“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça

April 24, 2026
Next Post
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha...”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme