• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime ENSO - Skica, esse, rrëfime

“Si na arrestoi Sigurimi, kur bashkë me tre shokët e mi; Agimin, Mehdiun e Fuatin, dolëm rrugëve të qytetit me pankarta, ku shkruhej…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, nga Shkodra

“O Zan Rragami, a ju kujtohet ajo ndeshje, kur tifozit, Him Kastratit, i ra hemorragji cerebrale në stadium dhe ju me ekipin…”? / Kujtimet e panjohura të ish-prokurorit liberal, miku i legjendave të “Vllaznisë”!
“Ishte një moment i sikletshëm në Elbasan, kur nga grupi ynë filluan të këndojnë e të kërcejnë me ‘Tuca tuca’, të Raffaella Carrà-s, por një partiak…”/ Reportazhi i fotografit italian, në ’82-in
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
“Hetuesi shkodran, një trupgjatë dhe i zi në fytyrë, na vuri para fotot e zhubrosura të Enverit e Ramizit, pasi na qëlloi nga një shuplakë, na tha; UDB-ja…” / Dëshmia e rrallë nga koha e diktaturës
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
“Gjyqi i Bashkim Shehut me gruan e tij, Marjetën u zhvillua në një nga zyrat e burgut dhe kur u lexua kërkesa e saj, për divorcin, Bashkimi tha…”/ Dëshmia e rrallë e Operativit të burgut të Burrelit

Nga Sokol Parruca

Pjesa e tetë

– Dëshmitë e rralla të juristit të njohur Sokol Parruca, për ikonat e futbollit shkodran ndër vite, si; Halepiani, Hasa, Rragami, Rakiqi, Bizi, Dani, Zhega, etj.,artistëve si Vasija, Tërshana, Aliaj, Ljarja, etj., si dhe personazhe të tjerë emblematikë të atij qyteti, etj. –

Memorie.al / E vështirë të shkruash për ish-futbollistët e ekipit “Vllaznia” të Shkodrës ndër vite, pa qenë studiues dhe specialist futbolli, por unë po hedh impresionet, për ata që njoha, preka e i pashë, për trajnerët e moshave, pa pretenduar se po them gjithçka që meritojnë. E padyshim gjykoj se është e pamundur të mos përmendsh, Ernest Halepianin.  Kam qenë rreth 9 vjeç, nuk e mbaj mend me cilin shok të lagjes kam shkuar për herë të parë, te “Parku i Pionierëve”, pranë ish-shkollës “11 Janari”, për të filluar stërvitjen në sportin e futbollit. Aty ishte trajner për fëmijët, një burrë i shkurtër, flokë me kaçurrela të imët, me një fytyrë që i ndrinte nga mirësia.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                          Vijon nga numri i kaluar

PANKARTAT

Atë ditë, si praktikë mësimore kishin mbjelljet në parcelat e shkollës, që ndodhej në Perash, te shtëpia e Bal Rrojit. Me vete, kishin disa pankarta, që do të duheshin për të shënuar numrin e parcelës dhe llojin e farës që do mbillnin. Shkuan në orar, pritën sa pritën, por mësuesi nuk erdhi. Atëherë, ai, Agim Medja, Mehdi Dragovi dhe Fuati, vendosën të ktheheshin në shkollë. Në duar u kishin mbetur pankartat.

Në moment atij i erdhi ndër mend, si një vegim gjithë ato pamje që shihte në televizor. I dolën para syve, ajo mori njerëzish që bërtisnin e që në duar mbanin pankartat, ku shkruhej; “PA PUNË”. Kjo gjë nuk e di pse i ishte fokusuar, ndofta nga se, çdo darkë pasqyroheshin në lajme pamje të tilla dhe spikeri përsëriste, se mijra e mijra e të papunëve në vendet e Perëndimit protestonin. Nuk dinte, as nuk kishte si të dinte motivin e këtyre njerëzve të revoltuar, thjeshtë atij i ishin fiksuar pankartat, në të cilat shkruhej; “Pa punë”.

Në këto mendime që e kishin kapluar, i thotë Agimit:

– “Ti ke shkrimin e bukur, shkruaj ‘PA PUNË’, në këto pankarta që kemi”.

Ashtu bëri, me shkrimin si bukurshkrim shkruajti në secilën “PA PUNË” dhe të katërt kishin nga një pankartë që e mbanin lart. Ecnin ashtu shpenguar, me një lloj kënaqësie, si çdo nxënës i lirë në kohën e mësimit që nuk bën mësim. Kalimtarët i buzëqeshnin tek i shihnin.

Kaluan rrugicën dhe sa u futën në rrugën kryesore, në krah të pallatit të “Kinezëve” ose te pastiçeri “Rinia”, zbret rrëmbyeshëm një i moshuar nga biçikleta, mbledh pankartat, i merr djemtë dhe nuk e dinte se si aq shpejt erdhën punonjësit e Degës Punëve të Brendshme, të cilët ai i njihte si fytyra, me që banonte aty pranë.

I ndanë secilin në dhoma në vete. Nuk kishte asnjë mësues, vetëm ata dhe punonjësit e Sigurimit. Atë po e pyesnin dy persona. Ligjëratën e tyre mundi ta ndiqte, ndonëse e pengonin disa fjalë të panjohura, që ata i shqiptonin dhe ri shqiptonin kushedi sa herë me aq ngulm, si dhe disa shprehi e disa procese mendimi, që ai nuk i kuptonte.

Megjithatë, ata vetëm sa e tmerronin dhe e frikësonin, ia nxitnin mendjen dhe ia venin në lëvizje. Ishte i vogël të vlerësonte rëndësinë dhe seriozitetin e asaj çfarë kishte bërë.

Por nga mënyra se si po silleshin punonjësit e Sigurimit, si po e pyesnin, si komunikonin me radio me shefat e tyre, pyetjet: “Kush ju mësoi”, “kujt i lindi mendimi”, po bëheshin gjithnjë e më ngulmuese e me kalimin e kohës merrnin formën e agresivitetit, me nuance haptazi egërsie.

E kuptoi, se diçka e rëndë kishte ndodhur, ndaj vendosi të heshtte. Pyetja; “kush ju mësoi”… “kuuush”… tingëllonte si një kërcënim i zgjatur i pambarimtë. Zëri i tyre ishte

kumbues, i vendosur. Sytë i skuqnin nga hakërrimi dhe vijëzat e fytyrës së tyre ishin ashpërsuar. Atij iu duk, sikur këndi i nofullave të tyre, kishte marrë tjetër formë deformuese dhe mjekrat nga të bërtiturat, kishin një pamje tej kërcënuese. Në të njëjtën kohë iu duk, sikur një valë e fortë burrërie, po i shpërthente nga brenda e derdhej mbi tërë qenien e tij.

U hodhi sytë prapë, për një çast mbi fytyrat e tyre dhe pa se qafat e damarët u ishin fryrë nga inati. Nuk e dinte ç’bëhej me shokët e tij, të cilët me siguri dhe ata po provonin këtë dhunë psikike sfilitëse. Ishte i bindur për Agimin e Mehdinë, se nuk do të tregonin. Ata ishin shokët e tij më të besës, të sprovuar. E harroi veten, i vinte keq për ta, që po torturoheshin pa kurrfarë faji.

Ndryshe nga ai, Mehdia dhe Agimi nuk kishin provuar asnjëherë t’u bërtiste njeri, kaq të mirë e të urtë ishin. Ndërsa tani ishin në këtë presion e pozitë të vështirë për faj të tij.

Fillin e mendimeve ia ndërpreu e bërtitura:

– “Çohu”, – dëgjoi ulërimën e njërit prej tyre. Me mundim të madh u ngrit dhe qëndroi ashtu në këmbë me pantallonat e shkurtra e krahët varur, me fytyrën e ngurosur, në pritje të asaj çfarë do të ndodhte. Në çast u hap dera e në prag u dukën si triumfatorë dy sigurimsat e tjerë, që mbanin Fuatin për dore.

– “Fol, – i thanë Fuatit. – A ishte Sokoli (Sokol Parruca), që i lindi mendimi dhe i tha Agimit shkruaji ti, se ke shkrimin e bukur në pankartat ‘pa punë’? Kështu është”? – iu drejtua atij.

– “Po”, – i tha zë mekur e kokulur.

– “I kujt je”?

I thotë emrin e babës me një zë sikur po belbëzonte, aq sa dhe vetë ai nuk po e dëgjonte. Por, shqisat e dëgjimit ishin tepër të zhvilluara te punonjësit e Sigurimit, për shkak të profesionit. Ata, njëherësh të habitur pyetën:

– “I Kryetarit” (Bilal Parruca, babai i Sokolit, në atë kohë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Shkodrës)!?

Ai heshti, nuk kishte guxim të fliste, koka iu përkul dhe më poshtë, sa mezi po i mbahej, sikur mbi të ishin vendosur pesha të rënda që e ulnin poshtë e më poshtë. Ata, diçka komunikuan në radio, turfulluan gjithë inat dhe ikën duke lënë pas gjurmët e tmerrit, që u kishin lënë këtyre katër fëmijëve 12 vjeçar. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Prill 2024

Next Post

“Shtypi huaj, po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke, shkruante sikur kishte vdekur, kurse Tv Italian...”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
“Shtypi huaj, po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke, shkruante sikur kishte vdekur, kurse Tv Italian…”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”

“Shtypi huaj, po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke, shkruante sikur kishte vdekur, kurse Tv Italian...”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!