• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, October 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sëmundjet që prekin më shumë të burgosurit janë malaria dhe dizenteria, të cila përhapet në mënyrë epidemike dhe gjatë vitit 1950, në kamp vdiqën 100 veta…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!
“Në Porto-Palermo, ne po verboheshim, por kur u sëmur për vdekje i riu, Musa Sina, rreshter Qaniu, u tha atyne që e ruanin: merreni këtë kërmë e hidheni në… “! / Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës
“Në atë kamp, kishte nëna me vendosmëri stoike që, pa derdhur pikë loti, varrosnin me duart e veta krijesat e tyre dhe…”/ Dëshmia tronditëse e italianes që vuajti 46 vjet internimeve
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al / CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe, jetës në kampet e përqendrimit të ndërtuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, të vendosura kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe në Jug të vendit, ku vuanin dënimet familjet e kundërshtarëve politikë të regjimit në fuqi, kryesisht pleq, gra dhe fëmijë, të atyre që ishin larguar nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944, apo dhe të tjerëve të arratisur më pas. Përmes disa dokumenteve të de klasifikuara tregohet mjerimi në kampin e përqendrimit në Tepelenë dhe atë të Maliqit. Po ashtu tregohen dhe konfliktet dhe përplasjet dhe mes krerëve të organizatës nacionaliste të “Ballit Kombëtar” në emigracion. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh shkrimi i mëposhtëm që publikohet në kuadrin e një serie artikujsh me dokumentet sekrete të CIA-s.                 

                                                       Vijon nga numri kaluar

Maj 1953

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi…”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

“Piloti e pa se drita e kuqe e karburantit nuk po vezullonte më, që do të thoshte se nga çasti në çast do të…”/ Si u shmang tragjedia ajrore mbi Jugosllavi në shtator 1957, me 26 udhëtarët shqiptarë…?!

Kampi i përqendrimit Tepelenës

Në kampin e përqendrimit të Tepelenës ka rreth 1500 të burgosur, shumica dërmuese të afërm të personave të arratisur drejt Jugosllavisë. Përveç të burgosurve shqiptarë ka dhe disa jugosllavë, që trajtohen ndryshe nga shqiptarët.

Rreth 70 për qind të të burgosurve janë gra dhe fëmijë, ndërsa pjesë tjetër janë meshkujt aktivë të arrestuar për motive politike ose se janë të afërm të të arratisurve jashtë vendit. Të burgosurit në kamp vijnë nga e gjithë Shqipëria, por pjesë më e madhe vijnë nga provincat veriore.

Kampi ndodhet rreth dy kilometra në veri të Tepelenës, pranë pikës ku lumi Bënçia derdhet në lumin Vjosë. Kampi përbëhet nga ndërtesa të drunjta njëkatëshe. Ato zakonisht kanë katër dhoma me përmasa 5×20 metra.

Brenda dhomave ka katër rreshta me krevate marinarësh, të vendosur përgjatë dy mureve dhe dy rreshta të tjerë në mes të dhomës. Vetë ndërtesa është prej një materiali të fortë dhe ka pllaka nga sipër por jo tavan. Të burgosurit jetojnë në këtë ndërtesë të grupuar sipas familjeve. Në çdo dhomë jetojnë rreth 300 persona.

Ndërtesa nuk ka izolim dhe as ngrohje, prandaj gjatë dimrit kushtet e jetesës janë shumë të vështira. Përveç dhomave të fjetjes ka gjithashtu një ndërtesë zyrash ku qëndrojnë drejtori i burgut e asistentët e tij, si dhe dhomat e banimit të policëve. Ka gjithashtu një magazinë ku vendosen rezervat ushqimore të kampit dhe disa kafshë. Ka gjithashtu një ndërtesë të vogël mjekësore me katër dhoma, që përdoret për vizitat e të sëmurëve dhe ka disa krevate. Struktura të tjera përfshijnë kuzhinën me dy dhoma të vogla, një për gatimin dhe një për depozitimin e ushqimit.

Siguria

Ruajtja e kampit bëhet me pesë policë, që janë në detyrë kryesisht gjatë natës dhe një gjatë ditës. Një nga të burgosurit qëndron roje gjatë gjithë kohës në barakat e të burgosurve. Në kampin e Tepelenës trajtimi raportohet të jetë jo aq i keq sa në kampet e tjera dhe nuk ka rrahje apo keqtrajtime të shpeshta.

Dënimet kryhen me anë të sharjeve verbale, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, ndërsa të burgosurit e huaj marrin dënime më të rënda si izolim apo heqje ushqimi.

Çdo i burgosur duhet të ketë çarçafët e tij pasi kampi nuk ka të tilla. Nuk është e pazakontë që të burgosur që nuk kanë batanije apo njerëz që t’u sjellin sende, flenë në krevat pas asnjë rrobë. Secili gjithashtu duhet të ketë veshjet dhe këpucët e veta, pasi shteti nuk jep zëvendësime të tilla.

Prandaj shumica e të burgosurve janë të veshur me rrecka, pasi rrobat dhe këpucët prishen shpejt gjatë punës së rëndë të detyruar. E vetmja gjë që shteti jep përveç ushqimit, është një copë sapun në muaj.

Nëse kanë njerëz që t’i ndihmojnë nga jashtë, të burgosurit mund të marrin para për të blerë ushqime shtesë, apo furnizime të tjera në qytet. Ushqimi përgatitet nga vetë të burgosurit. Secili prej tyre mund të marrë 600 gram bukë në ditë. Ka çaj në mëngjes, ndërsa në drekë supë makaronash, fasulesh ose patate, dhe e njëjta dhe për darkë.

Ushqimi gatuhet keq dhe në kushte papastërtie, prandaj është i pashijshëm. Ushqimi është gjithashtu i pamjaftueshëm prandaj kur të burgosurit marrin racionin ditor të bukës në mëngjes, nuk u mbetet më bukë për vaktet e tjera.

Të burgosurit lejohen të marrin pako ushqimi nga të afërm nga jashtë pasi të inspektohen më parë nga policia. Ata që nuk kanë të afërm që t’i ndihmojnë janë në gjendje më të mjeruar. Ushqimi shërbehet në dhomën e ngrënies për individët dhe familjet.

Gotat dhe mjetet e ngrënies, duhet të sillen nga vetë të burgosurit. Disa perime dhe fruta që rriten në kopshtin e kampit përdoren nga policët dhe administrata, e nuk u jepen të burgosurve.

Gjithashtu sasi të tjera ushqimi që vijnë nga jashtë si miell, fasule dhe makarona, nuk magazinohen në kamp. Në kamp nuk ka indoktrinim politik të të burgosurve, por ata duhet të marrin pjesë me detyrim në leximin e përditshëm të shtypit. Nuk ka filma apo aktivitete kulturore.

Takimet

Vizitorët lejohet të takojnë të burgosurit por nuk lejohet të futen brenda kampit. Në takimet me vizitorët ka gjithmonë një polic prezent që dëgjon bisedën, por nuk ka kufizime kohore.

Gjendja sanitare në kamp është shumë e keqe dhe shumica e të burgosurve janë të sëmurë me tuberkuloz, i cili përkeqësohet nga mungesa e ngrohjes, ushqimit dhe mjeteve sanitare. Të sëmurët më së shumti janë meshkujt e rritur dhe fëmijët.

Fëmijët preken sepse nuk janë të fuqishëm dhe duhet të kryejnë punë të rëndë. Kujdesi shëndetësor në kamp është i keq, ndërsa një doktor nga Tepelena vjen këtu vetëm dy herë në muaj. Zakonisht ai i dërgon pacientët e sëmurë më rëndë në spitalin e Gjirokastrës ndërsa të tjerët trajtohen në kamp.

Sëmundjet të cilat prekin më shumë të burgosurit janë malaria, e cila është kronike në shumë të burgosur dhe dizenteria e cila përhapet në mënyrë epidemike. Gjatë një epidemie të dizenterisë në vitin 1950, në kamp vdiqën rreth 100 të burgosur brenda tre muajve, sa zgjat epidemia.

Sëmundjet përkeqësohen nga fakti që nuk ka masa higjienike nga administrata dhe as ditë të caktuara për larjen e rrobave apo të trupit. Asnjë masë nuk merret kundër parazitëve e insekteve të shumta si pleshtat, tartabiqet, morrat që infektojnë dhomat dhe krevatet e të burgosurve. Kampi nuk ka fshesa dhe dhomat fshihen nganjëherë e degë pemësh, ndërsa dyshemetë lahen një herë në javë.

Puna kryesore e të burgosurve është prerja e drurëve në malin mbi Tepelenë. Çdo i burgosur ka kuotën e tij të punës për të plotësuar, që është 1 metër kub dru për të prerë në ditë. Të tjerë të burgosur punojnë brenda kampit në ndërtimet e reja, ose dërgohen në vende të tjera pune, si në hekurudha apo fabrika në qytete të tjera.

Për shembull në nëntor 1950, një pjesë e të burgosurve u dërguan për të punuar në hekurudhën Elbasan-Peqin, ndërsa të tjerë shkuan në ndërtimin e një fabrike në Vlorë. Të gjithë të burgosurit fizikisht të aftë, burra dhe gra duhet të punojnë. Vetëm gratë e vjetra dhe fëmijët e vegjël dhe disa nëna të tyre lejohet të qëndrojnë në kamp.

Zakonisht meshkujt më të shëndetshëm zgjidhen për të prerë dru, ndërsa gratë e kampit përdoren për të transportuar dru dhe për të bërë punë shtëpie. Nuk ka një program të caktuar pune dhe puna kryhet nga agimi deri në perëndim të diellit, për gjashtë ditë të javës, nganjëherë dhe të dielave.

Për të ngrenë drekën të burgosurit kanë një orë kohë dhe zakonisht marrin ushqimin në vendin e punës. Grupet e të burgosurve që punojnë janë zakonisht nga 20 deri në 100 njerëz. Prej tyre zgjidhet drejtuesi, i cili është përgjegjës për punën e të gjithë grupit. Përveç drejtuesit të grupit është dhe një polic që mbikëqyr grupin. Ndërsa puna e të burgosurve nuk mbikëqyret pasi secili ka kuotën e vet për të plotësuar.

Grupet të cilave nuk u është caktuar një detyrë specifike, njoftohet për punën në mëngjes. Puna mund të ndryshojë herë pas here. Nëse një i burgosur ndjehet i sëmurë, ai raporton se administrata dhe kërkon një punë më të lehtë. Nëse është shumë sëmurë, ai mund të lejohet të mos punojë, ndërsa ata që hiqen sikur janë sëmurë për t’iu shmangur punës, dënohet rëndë.

Herë pas herë jepen amnisti për të burgosurit, si në rastin e 29 nëntorit 1950, kur një anëtar i Ministrisë së Brendshme erdhi në kamp dhe deklaroi se me rastin e festave të çlirimit të Shqipërisë, shoku Enver Hoxha vendosi që disa familje me fëmijë të kampit, të lirohen.

Të burgosurit e liruar u paralajmëruan se kur të kthehen në shtëpi, “duhet të kujtojnë të respektojnë dhe zbatojnë urdhrat e autoriteteve, ndryshe do të rikthehen në kamp”.

Kampi i përqendrimit të Maliqit

Kampi ndodhet rreth dy kilometra në verilindje të liqenit të Maliqit mes brigjeve të kënetës dhe rrugës drejt Pogradecit. Kampi ka rreth 1500 të burgosur të cilët vijnë nga burgje më të vogla si ato të Elbasanit, Tiranës, Korçës dhe Vlorës.

Të burgosurit janë si për arsye politike dhe kriminelë ordinerë. Por në këtë kamp ata nuk ndahen sipas këtyre kategorive, siç ndodh në disa kampe të tjera internimi.

Mes të burgosurve ka shumë pakënaqësi, veçanërisht mes atyre politikë, pasi shumica e tyre janë të pafajshëm dhe janë burgosur vetëm për dyshime, ose sepse një i afërm i tyre është arratisur jashtë shtetit.

Kapi drejtohet nga komisari Xhorxhi … dhe zëvendësi i tij Çeli. Drejtor furnizimesh është kapiten Laze. Kampi ka gjithashtu një drejtor magazine, dhe në sekretariat me dy oficerë policie që bëjnë punët administrative.

Drejtuesit e kampit sillen shumë keq me të burgosurit dhe shpeshherë i rrahin, i keqtrajtojnë dhe japin dënimet më të rënda për shkeljet më të vogla. Mes dënimeve përfshihen sekuestrimi i pakove nga familjarët jashtë, ndalimi i vizitorëve, izolim i vetmuar, ndalim ushqimi dhe uji, ose ekspozim i të burgosurit në diell.

Të burgosurit e kampit organizohen në dymbëdhjetë brigada pune, secila me nga 100-120 njerëz. Çdo brigadë përbëhet nga tre kompani dhe çdo kompani nga tre skuadra.

Të burgosurit që komandojnë njësitë e ndryshme zgjidhen nga vetë ata, ndërsa drejtuesit e çdo brigade janë nën mbikëqyrjen e policëve. Në 1951 komandanti i brigadave të të burgosurve ishte i burgosuri Hamdi Lena, që më parë ka qenë kapiten në policinë e Korçës, por u dënua me dhjetë vjet burg, pasi vrau gruan e tij.

Të burgosurit jetojnë në baraka të drunjta, në secilën brigadë në një ndërtesë. Barakat nuk janë të ndara në dhoma, por në dy anët e mureve janë vendosur rreshta me krevate marinarësh, ku të burgosurit flenë.

Shteti nuk jep veshje për shtretërit dhe të burgosurit që nuk kanë çarçafë e batanije, flenë në krevatin e drunjtë të zhveshur. Ndërtesat nuk janë të izoluara nga moti. Ato ndriçohen me energji elektrike. Çdo të burgosuri i jepet një veshje pune prej pantallonash, xhaketë e pallto, pasi puna për tharjen e liqenit të Maliqit kërkon që ata të jenë në ujë shumicën e kohës.

Kjo do të thotë se nëse ata nuk kanë rrobat e veta për t’u ndërruar pas pune, duhet të rrinë me rroba të lagura, prandaj shumë sëmuren. Përveç rrobave të punës të burgosurve u jepet dhe një palë sandale, por jo veshje kundër ujit.

Puna

Të burgosurit punojnë rreth 10 orë në ditë dhe në disa raste edhe më gjatë. Ata po hapin kanale për tharjen e liqenit të Maliqit dhe zakonisht punojnë në ujë deri në gjunjë, ose deri në mes. Puna vazhdon pa marrë parasysh motin e thatë ose të njomë apo sezonin e vitit.

Një tjetër rrezik është numri i madh i ushunjëzave që sulmojnë punëtorët në liqen. Shumë prej tyre sëmuren dhe kërkojnë kujdes të përditshëm mjekësor. Doktori i kampit Isuf Hysenbegasi, është gjithashtu i burgosur me burgim të përjetshëm.

Ai ka lindur në Starovë të Pogradecit dhe është doktor i mirë, por nuk ka instrumente apo mjekimet e nevojshme. Zgjimi i të burgosurve bëhet në 03.00 të mëngjesit, ndërsa puna nis në ora 05.00 dhe përfundon në ora 14.00. Në ora 15.00 deri në 16.00, të burgosurit janë kthyer në kamp dhe hanë drekën.

Më pas ata kanë kohë të lirë deri në ora 21.00, kur fiken dritat dhe vendoset shtetrrethimi. Një i burgosur merr 500 gramë bukë në ditë, e cila është cilësi e keqe dhe e papjekur mirë. Ushqimet e gatuara janë supë makaronash, fasulesh ose kungulli.

Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gr mish në ditë por kjo ndodh rrallë. Ata lejohet të marrin pako ushqimi nga jashtë kampit. Shumë prej të burgosurve planifikojnë të arratisen pro kampi është i ruajtur mirë. Dhe në fakt vetëm gjashtë njerëz janë arratisur nga kampi në 1951.

Në raste arratisjesh rojet kufitare informohen menjëherë. Zakonisht pas disa ditësh drejtuesit e kampit njoftojnë në kamp për kapjen dhe vrasjen e të burgosurit të arratisur, për të dekurajuar të tjerët të tentojnë të largohen drejt Jugosllavisë apo Greqisë./ Memorie.al

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Piloti e pa se drita e kuqe e karburantit nuk po vezullonte më, që do të thoshte se nga çasti në çast do të...”/ Si u shmang tragjedia ajrore mbi Jugosllavi në shtator 1957, me 26 udhëtarët shqiptarë...?!

Next Post

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi...”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

Artikuj të ngjashëm

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!
Dossier

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi…”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

October 19, 2026
“Piloti e pa se drita e kuqe e karburantit nuk po vezullonte më, që do të thoshte se nga çasti në çast do të…”/ Si u shmang tragjedia ajrore mbi Jugosllavi në shtator 1957, me 26 udhëtarët shqiptarë…?!
Dossier

“Piloti e pa se drita e kuqe e karburantit nuk po vezullonte më, që do të thoshte se nga çasti në çast do të…”/ Si u shmang tragjedia ajrore mbi Jugosllavi në shtator 1957, me 26 udhëtarët shqiptarë…?!

October 19, 2026
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve…”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

October 18, 2026
“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 20, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 19, 2026
“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
Next Post
“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi...”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme