• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi…”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
“Proceset gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Grupi sabotator’ i kënetës së Maliqit, çuditërisht, filluan më 8 nëntor 1946, pikërisht në ditën e përvjetorit të…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
“Një natë para pushkatimit, Mehmeti prej Kukësi, më dha një letër me disa sekrete, për familjen e tij, por pas pak aty erdhën rojet e qelive…”/ Dëshmia e trishtë, e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja
“Gjyqi ndaj inxhinierëve të kënetës së Maliqit, ishte edhe një mjet propaganda, për të justifikuar dështimet dhe vështirësitë që regjimi komunist…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
“Proceset gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Grupi sabotator’ i kënetës së Maliqit, çuditërisht, filluan më 8 nëntor 1946, pikërisht në ditën e përvjetorit të…”! / Refleksionet e studiueses së njohur

Nga Agim Hamiti

Memorie.al / E pabesueshme, por e vërtetë. Njeriu që e pësoi këtë ndëshkim të pashembullt në historinë e kriminalistikës botërore, ishte inxhinieri i shquar shqiptar, Kujtim Beqiri, fotografia e të cilit është e ekspozuar edhe sot në universitetin e famshëm të Vjenës, krahas fotove të talenteve më të spikatur që kanë dalë prej dyerve të tij. Pas diplomimit me rezultate maksimale, Kujtimit iu bë ofertë punësimi si pedagog i atij universiteti, por ëndrra e tij ishte të ndihmonte në rimëkëmbjen e atdheut të prapambetur, që e donte shumë. Ai ishte bir i një familjeje atdhetare nga Velça e Vlorës. Babai i tij, Ali Beqiri, ka qenë bashkëpunëtor i Ismail Qemalit në përpjekjet për pavarësi kombëtare dhe anëtar i komisionit drejtues të operacioneve ushtarakë të Luftës së Vlorës më 1920.

Natyrshëm, djali ngjante në babanë. Nën ndikimin e të atit, Kujtimi e adhuronte Kosovën. Në fillim të viteve dyzetë, me ndërmjetësinë e bashkëqytetarit të tij Kudret Kokoshi (që ndihmonte për organizimin e gjyqësorit në Prishtinë në atë periudhë, Kujtimi punoi mjaft kohë në Kosovë, ku investoi njohuritë e tij të gjera në fushën e gjeodezisë moderne. U kujdes gjithashtu që të ndërtonte atje dy ura, si simbol i bashkimit perspektiv të Kosovës me Shqipërinë amë.

Mirëpo diktatura gjakatare e përdori tharjen e kënetës së Maliqit si kurth për eliminimin e disa intelektualëve të mirënjohur nacionalistë. Ishte viti 1946, koha kur tekstet shkollorë në Shqipëri ishin të mbushur me ditirambe të neveritshëm servilë (si këta më poshtë kushtuar Jaranit të Enverit – Marshallit Tito: “Tito Luftëtar, Tito Çlirimtar,
Tito Fitimtar, Tito Legjendar i popullit tënd!”

Gjithashtu mund të lexoni

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

Kujtim Beqiri dhe shokët e tij fatkeqë (të mbiquajtur nga Sigurimi “Sabotatorët e Maliqit”) u arrestuan më 6 nëntor 1946, i nxorën në gjyqin e improvizuar politik më 8 nëntor 1946 (ditën e 5 vjetorit të themelimit të PKSH-së prej emisarëve të Titos), vendimi i gjyqit me dënimet drastike u shpall më 19 nëntor 1946 dhe martirët u ekzekutuan tri ditë më pas (22 nëntor 1946) në sektorin e punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit. Kujtim Beqiri e Abdyl Sharra u varën në litar, ndërsa Vasil e Zyraka Mano (çift), Mirush Përmeti dhe italiani Eugenio Scaturro, u pushkatuan.

Imagjinoni çfarë barbarie: për “drejtësinë” enveriste të përfaqësuar prej kriminelësh injorantë do të mjaftonin vetëm 16 ditë (6 nëntor 1946 – 22 nëntor 1946), për të arrestuar, hetuar, gjykuar dhe ekzekutuar të gjashtë “Sabotatorët e Maliqit”! Italiani fatzi nuk kuptonte asgjë se ç’po ndodhte, derisa e pa veten para plotonit të ekzekutimit, sepse nuk kishin angazhuar përkthyes për të. Bota e qytetëruar i trajton me kujdes të posaçëm inxhinierët e kalibrit të Kujtim Beqirit. Madje edhe kur shteti i tyre hyn në luftë, është i ndaluar me ligj dërgimi i atyre në front.

Ndërsa ciniku profan i Gjirokastrës, që për dy vjet nuk mori dot asnjë provim në universitetin e Monpeljesë (Francë), i vriste me kënaqësi prej smirës intelektualët më të spikatur shqiptarë, sipas udhëzimeve të Marshallit Tito.

Gjatë ditëve të farsës gjyqësore të “Sabotatorëve të Maliqit”, në sallë kishte shumë gazetarë të radios e të shtypit jugosllav, të cilët fërkonin barkun nga kënaqësia që “lavirja” e tyre politike e Tiranës shfaroste trurin e kombit shqiptar – operacion çnjerëzor që do të vazhdonte gjatë dhe do të sillte pasojat fatale që po përjetohen prej kohësh me inteligjencien e dobët, pa dinjitet e ndjenja kombëtare.

Krimi sllavo-komunist i «Sabotatorëve të Maliqit», ashtu si incidenti i improvizuar i hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, la gjurmë me shëmtinë e tij edhe në ndërgjegjen e zbehtë të dëshmitarëve okularë të veçantë – aktorë të atyre tragjedive. Dikush prej këtyre të fundit, kur i erdhi radha e tij të dënohej prej diktaturës, ka bërë të ditur tek të burgosur të besuar, hollësi tronditëse të atyre krimeve.

Për inxhinierin e rrallë Kujtim Beqiri, të varur në moshë të re, u arrit të merrej vesh se: – Për “të vërtetuar” sabotimin imagjinar të piketimeve të bëra nga Kujtim Beqiri për tharjen e kënetës së Maliqit, iu kërkua Moskës të dërgonte një inxhinier topografie me përvojë, i cili duhej të bënte çmos të gjente “të metat e qëllimshme të punës së sabotatorit” dhe të përpilonte një deklaratë me shkrim rreth tyre.

Kjo deklaratë do të përdorej si kartë e fortë në gjyq. Mirëpo inxhinieri me përvojë, që dërgoi Moska, qëlloi të ishte edhe njeri me përvojë e intelektual i moralshëm. Pas verifikimit të vëmendshëm në terren të piketimit, ai deklaroi me shkrim: “Sikur të më besohej mua ri piketimi i kanaleve shkarkues për tharjen e kësaj kënete, nuk do të lëvizja dot asnjë piketë prej vendit.

Ajo është punë pa të meta e një inxhinieri mjaft të aftë”. Natyrisht, kjo deklaratë shfajësimi nuk mund të përdorej në farsën gjyqësore, por është e vështirë që ta kenë lënë edhe në dosje…! Në këtë kuadër, duhet theksuar ky fakt shumë domethënës: Këneta e Maliqit u tha sipas piketimit të bërë nga Kujtim Beqiri, pa asnjë piketim tjetër.

– Më 21 nëntor 1946, Sigurimi i transferoi gjashtë “Sabotatorët e Maliqit”, të dënuar me vdekje, prej birucave të Tiranës në ato të Degës së Punwve të Brendshme të Korçës, për të qenë afër sektorit të punimeve në kënetën e Maliqit, ku do të kryhej ekzekutimi i tyre të nesërmen.

Makinat kishin ndaluar në Elbasan, që gjakësorët e Sigurimit të merrnin nga një kafe. Në atë kohë të dënuarve u lejohej t’i mbanin vetë lekët që u ndodheshin në xhep ditën e arrestimit. Duke e ditur këtë fakt, njëri prej oficerëve të Ministrisë Punëve të Brendshme të karvanit të vdekjes, i kishte pyetur ata nëse dëshironin t’iu blinte ndonjë gjë.

Inxhinier Kujtimi i kishte dhënë lekë për t’i blerë dy paketa cigare dhe një shkrepëse. Kur u kthye, oficeri i dha dy paketat dhe shkrepësen, por jo lekët e mbetura. Inxhinieri syshkëndijë, që e zotëronte mrekullisht veten edhe në ato rrethana terrori ekstrem, kishte reaguar menjëherë:

“Pse nuk ma jep reston e lekëve? Për të më kujtuar se nuk kanë ç’më duhen, meqenëse unë po udhëtoj drejt vdekjes? Ato janë lekët e mia dhe duhet të treten bashkë me mua” – Fjalët e fundit të Kujtim Beqirit para varjes në litar ishin: “Ne jemi të pafajshëm, këtë do ta vërtetojë Historia. Rroftë Kombi Shqiptar!”

Xhelati i Sigurimit të Shtetit i hoqi karrigen dhe trupi i inxhinierit të mrekullueshëm u përkund në ajër me litar në grykë. Sekondat fatale kaluan më shumë nga zakonisht në raste të tillë dhe xhahilët e Sigurimit po i tmerronte një dukuri e jashtëzakonshme: i varuri vazhdonte të merrte frymë me zor, në vend që të kishte dhënë shpirt disa sekonda më parë! A mos Zoti po bënte tentativën e fundit, për t’i shpëtuar jetën një krijese të tij të preferuar?

Qysh nga koha e së Drejtës Zakonore dhe e së Drejtës Romake, njeriut të dënuar me vdekje i falej jeta, nëse nuk shkrepte arma kundër tij ose kur, për arsye të paparashikuara, ekzekutorët nuk arrinin ta çonin atë në orën e caktuar për ekzekutim tek vendi i duhur. Mirëpo me komunistët katilë shqiptarë, nuk e gjeti dot fjalën as Krijuesi i tyre: 20 vjet pas ekzekutimit të “Sabotatorëve të Maliqit”, ata do t’i shpallnin luftë të hapur edhe vetë Zotit, duke shkatërruar xhamitë, kishat e vakëfet!

Të shokuar nga skena e tmerrshme para syve të tyre, shpirt-marrësit e Sigurimit e rivendosën Kujtim Beqirin për të dytën herë mbi karrigen fatale. Atëherë konstatuan se laku i litarit kishte kapur jakën e palltos së inxhinierit virtuoz dhe nuk ngushtohej dot në masën e duhur. Ata e ndreqën gabimin dhe e kryen me sukses krimin makabër. Me siguri aktorët e Sigurimit të Shtetit të asaj tragjedie janë dekoruar, jo vetëm nga PPSH-ja, por edhe nga bijëzat e saj.

Gjatë 25 viteve “demokraci”, asnjë presidenti të Shqipërisë dhe asnjë qeverie nuk i ra ndërmend t’i akordonte një dekoratë atij inxhinieri të pa-shok të tokës shqiptare, përballë intelektit e atdhedashurisë të të cilit gjithë pushtetarët dhe sejmenët e tyre ngjajnë si liliputë mjeranë që jetojnë vetëm fizikisht.

Në fakt ky është nderi më i madh që ata i kanë bërë pa dashje atdhetarit mendjehollë Kujtim Beqiri: nuk e kanë përzier emrin e tij të ndritur me emra gjakësorësh e tradhtarësh të dekoruar disa herë, me në krye Diktatorin-Agjent dy herë “Hero i Popullit” e tri herë “Hero i Punës Socialiste”!

Shumë prekëse fjalët e Kadri Beqirit (djalit të inxhinier Kujtimit), lidhur me përpjekjet e mëdha që ka bërë ai për të gjetur eshtrat e babait – një e drejtë themelore njerëzore e mohuar për shumicën e të ekzekutuarve të diktaturës enveriste prej komunistëve të djeshëm dhe neokomunistëve të sotëm:

“I kemi kërkuar shumë eshtrat e babait në Maliq por, mjerisht, atje nuk kishte eshtra. Gjatë gërmimeve gjetëm vetëm një dorë njeriu, të cilën e futëm në arkivolin e vogël, sa për të pasur një varr të tij!” / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sëmundjet që prekin më shumë të burgosurit janë malaria dhe dizenteria, të cila përhapet në mënyrë epidemike dhe gjatë vitit 1950, në kamp vdiqën 100 veta...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

Kalendari 21 Tetor 2026

Artikuj të ngjashëm

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 8, 2026
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959
Dossier

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

November 8, 2026
“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova
Dossier

“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova

November 8, 2026
“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
Dossier

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

November 9, 2026
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
Dossier

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

November 8, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 8, 2026
Next Post
Kalendari 1 Tetor 2026

Kalendari 21 Tetor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme