• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Revista zvicerane: Shqipëria “Kina e vogël e kuqe Europës”, me 25 mijë policë, fëmijët informatorë të Sigurimit, priftërinj fshesaxhinj?!

Revista zvicerane: Shqipëria “Kina e vogël e kuqe  Europës”, me 25 mijë policë, fëmijët informatorë të Sigurimit, priftërinj fshesaxhinj?!
Fëmijet vigjilent ne kohen e Enver Hoxhes

Policia rrugore

Policet me femijet

Pune fizike
Revista zvicerane: Shqipëria “Kina e vogël e kuqe  Europës”, me 25 mijë policë, fëmijët informatorë të Sigurimit, priftërinj fshesaxhinj?!
Pune vullnetare

28
Shares
6.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon artikullin e plotë të gazetares zvicerane, Claire Hollingworth, e cila në vjeshtën e vitit 1969, erdhi e kamufluar si turiste në Shqipëri dhe shëtiti për disa ditë, nga veriu në jug të vendit tonë. Shkrimi i saj, i botuar në një nga revistat e agjencisë “Argus Internacional de la Presse” në 1 tetor të atij viti, i cili ishte tejet diskreditues dhe që i bënte një përshkrim të plotë regjimit komunist në Shqipëri, iu dërgua menjëherë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, nga ana e ambasadës sonë të akredituar në Bernë. Dhe shënimi i shefit të kabinetit të sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ilo Kodra, i cili në shkresën zyrtare ka shënuar: “Shkrimin e asaj të poshtrës e pa shoku Ramiz dhe nuk bëri asnjë vërejtje”

Në këtë shkrim po botojmë të plotë artikullin e revistës zvicerane “Argus”, të titulluar “Shqipëria, Kina e vogël e kuqe në Europë”. Artikulli në fjalë i datës 1.10.1969 i bën një “Skaner” të plotë gjendjes politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë së viteve ’60-të. Revista zvicerane specifikon dhe njëkohësisht godet rëndë, realitetin e hidhur të regjimit komunist shqiptar, të atyre viteve dhe veçanërisht të sistemit social, që ai regjim ndërtoi. Në këtë artikull, bie në sy fakti që në të gjitha komentet e bëra nga gazetarja zvicerane, me origjinë britanike, Claire Hollingworth, përmendet fakti i “Përdorjes në mënyrë brutale” të popullit shqiptar nga policia sekrete, e quajtur ndryshe edhe Sigurimi i Shtetit. Një tjetër aspekt i cituar në këtë shkrim nga Claire Hollingworth, është padyshim edhe jetesa tejet e vështirë, kushtet e vështira të punës dhe gjendjes ekonomike, në të cilën jetonin shqiptarët, si dhe mënyra e pabesueshme, se si ata po i përballonin të gjitha këto vështirësi. Titulli domethënës “Shqipëria, Kina e vogël e kuqe në Europë” tregon në mënyrë të qartë karakterin represiv të regjimit të Enver Hoxhës, i cili ishte i ndikuar nga Revolucionit Kulturor Proletar, që kishte nisur në Republikën Popullore të Kinës dhe që ishte adoptuar e zbatuar, me brutalitetin më të madh nga politika e Tiranës zyrtare, anembanë Shqipërisë.

                             ARTIKULLI I PLOTE I GAZETARES ZVICERANE “ARGUS”
                                                  Revista zvicerane
                                     (Përkthim) Kina e vogël e kuqe në Evropë

Gjithashtu mund të lexoni

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Në Shqipëri ku puna kryesore është 100 për qind puna e krahut, ku kishat dhe xhamitë, janë ilegale dhe fëmijët veprojnë si informatorë të policisë së fshehtë.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është i vetmi post i përparuar i Kinës në Europë, në Perëndim, është një qytet i shkretë. Nuk ka trafik dhe ndonjë makinë e rrallë zyrtare, është e vetmja lëvizje në rrugën e re dhe të gjerë, që pret qytetin e vjetër, ku formon pjesën e vjetër impozante, karshi pallatit të kulturës, faltore lokale komuniste.

Në çdo mur, shkruhet për veprat e Enver Hoxha, Mao Ce Dunit dhe për Revolucionin e lavdishëm. Për mungesë argëtimi, grupe të ndryshme njerëzish mblidhen këtu çdo mbrëmje, për të bërë muhabet dhe njëkohësisht dëgjojnë me vëmendje nga altoparlantët, lajmet ndërkombëtare dhe lajmet e vendit.

Burrat flasin gojë më gojë, se kanë frikë të ankohen për konditat e sotme dhe flasin me nostalgji për të kaluarën, bile edhe në familje e me miqtë, sepse puna e tyre, shtëpitë, pushimet, bile biçikletat që ata ëndërrojnë të blejnë, gjatë pesëvjeçarit, janë të shkruara në dosjet e policisë sekrete. Para dy vjetësh, mjekrat u ndaluan dhe çdo kishë e xhami u mbyll përfundimisht. Ndërsa fytyrat u rruan me hidhërim, të rinjtë në mënyrë të pandershme dhe në shenjë hakmarrjeje, përdhunuan çdo vend varri dhe i zëvendësuan ato me kujtimet e luftës, duke vënë në to yllin e kuq. Me teori, kishat dhe xhamitë e bukura, ruhen nga shteti komunist si monumente kulture, por me dy përjashtime, ose merren nga ushtria dhe bëhen kazerma e nevojtore, ose shkatërrohen plotësisht.

“Enveri u tremb në ’67-ën, se mos rusët rimerrnin bazën”

Klikën sundonjëse shqiptare e kapi paniku, kur flota ruse hyri në Mesdhe në vitin 1967, sepse ata besonin se Bashkimi Sovjetik, do të orvatej të ripushtonte Bazën Ushtarake Detare, që ata patën ndërtuar në Sazan, një ishull në hyrje të portit të Vlorës, para se të ndodhte përçarja midis Moskës dhe Tiranës e kur Enver Hoxha u bashkua me Pekinin. Në të vërtetë ekzistonte frika që rusët ta pushtonin me forcë. Kjo shkaktoi që dy vjetët e fundit të shtohej dhuna dhe tirania, sepse anëtarët e tjerë të Byrosë, mendonin se pushteti rus ishte humbje e pushtetit, privilegjeve dhe ndoshta e jetës së tyre.

Diplomatët kinezë, që janë më pak të afruar se të huajt se sa zyrtarët shqiptarë, duken të shqetësuar. Kjo për arsye ushtarake edhe psikologjike, për të mbajtur bazën e tyre të vetme në Perëndim. Kontrolli nga ana e kinezëve, në hyrje të Adriatikut, siç besojnë ata, është një kundërmasë për Italinë dhe vendet e NATO-s, ashtu siç është për rusët e Marshallin Tito. Kur udhëheqësi jugosllav do lejë pushtetin, sipas pikëpamjes së tyre, do të bëhet shumë e rëndësishme nga ana strategjike. Për më tepër, Shqipëria është një bazë e rëndësishme për transmetimin e lajmeve dhe propagandës së Mao Ce Dunit, për zemrën e Evropës dhe Afrikës, si dhe një terren tërheqës dhe i përshtatshëm, me male të larta dhe me plazhe për përgatitjen dhe stërvitjen e rinisë komuniste të këtyre rajoneve. Kur kinezët vendosën një vit më parë të përkrahnin Hoxhën dhe ta ndihmojnë atë për të mbajtur kontrollin e Shqipërisë, ata shpallën planin e fundit pesëvjeçar dhe paraqitën një program të gjerë të industrializimit. Filluan të ndërtojnë një seri hidrocentralesh dhe eksportet e tyre, drejtojnë ndërtimin e digave, rrugëve, lidhjeve hekurudhore, stacione të radarit dhe radios, baza të raketave dhe poligone, për të cilat ushtria shqiptare u siguron krahë pune të ndihmuar nga civilë, që drejtojnë këto projekte. Betoni prodhohet në fabrika të blera në Bllokun Lindor, shufrat e hekurit që përdoren dhe tubat, janë të prodhimit rus e polak ose çek. Kinezët janë me fat, se puset e vajgurit në Shqipëri, prodhojnë një milion ton naftë dhe asfalt, për asfaltimin e rrugëve të reja.

Zonat malore dhe sidomos në pjesën jugore të vendit, të shpyllëzuara nga italianët, tani kinezët po i shkatërrojnë plotësisht. Para se të ndodhte kjo, popullsia është larguar nga zonat malore, ku kishte jetuar në shekuj, në fshatrat të fortifikuara dhe në çifligje, duke u marrë me banditizëm ose me luftë guerile.

“Fëmijëve në shkollë u mësohet të raportojnë çdo gjë”

Milje të tëra kodra të taracuara nuk kultivohen më, fshatrat e shkatërruar e mbështesin faktin, se ushtria i detyron fshatarët të punojnë në fabrika të thjeshta. Plus 25.000 policëve të fshehtë, ka edhe një grup burrash dhe grash, që punojnë me ta, në ndërtimet civile dhe në forcat e mbrojtjes, si dhe fëmijët përdoren në mënyrë të djallëzuar për të bërë terror, që nga mosha 5-6 vjeç, kur ata shkojnë në shkolla për herë të parë, atyre u mësohet të dëgjojnë dhe të raportojnë çdo gjë, që dëgjojnë në shtëpi dhe në rrugë dhe që nuk është në favor të Enver Hoxha apo Mao Ce Dunit. Gjithashtu, u mësohet të recitojnë deklaratat banale të udhëheqësve, ashtu siç recitojnë fëmijët anglez, vargjet fetare.

Muret e një shkolle pashë se ishin mbushur me piktura humoristike, të spiunëve “nazistë”. “Nazistë”, përdoret si një fjalë për njerëzit e Perëndimit, që nuk janë komunistë dhe që duan të fotografojnë uzinat dhe tanket.

Siç e di unë, fëmijët i ekzagjerojnë udhëzimet, duke pështyrë dhe duke hedhur gurë, domate dhe vezë të prishura ndaj ndonjë të huaji të pafat.

“Priftërinjtë me 3-4 gjuhë të huaja, fshesaxhinj, murgeshat në lavanderi”

Komunistët kanë diçka të përbashkët me doktrinën myslimane, e cila e quan diçka të turpshme, marrjen në fotografi të qenieve njerëzore, prandaj s’ka dyshim, që të gjithë njerëzit kanë frikë të fotografohen. Drejtimi kryesor është 100 për qind puna e krahut. Ish-priftërinjtë që dinë nga 3-4 gjuhë të huaja, janë bërë fshesaxhinj, ndërsa murgeshat me diplome Infermiere, i gjen duke pastruar dërrasat ose në lavanderi dhe ndonjë ditë shkojnë si punëtore, te ndonjë grua e sëmurë e ndonjërit nga anëtarët e Byrosë Politike.

Burrat dhe gratë, nuk mund të ndryshojnë punën e tyre, gratë janë të detyruara të punojnë tre muaj, pas lindjes së tyre. Punonjësit e fermave zakonisht rrojnë në qytete dhe sillen në punë me makina të vjetra të markës ruse. Pjesa më e madhe e mjeteve bujqësore, është e prodhimit të vjetër italian dhe 90 për qind e plugimit dhe e punëve të tjera, bëhen me kuaj, mushka dhe gomerë. Shirja e të lashtave, behet si 300 vjet më parë, ashtu siç i kemi parë në pikturat e varreve egjiptiane.

Kombinati i tekstilit është i ndriçuar mirë dhe me ventilatorë, por makineritë janë blerë para pesë vjetëve në Bashkimin Sovjetik, Gjermaninë Lindore dhe në Kinë. Ato janë tamam si makineritë, që janë përdorur në Lankaster në vitin 1920, 1/3 e këtyre makinerive, rrinë kot për shkak të pjesëve të këmbimit dhe mekanikës së kualifikuar.

“Nuk lejohen libra dhe revista të huaja, ka 5 mijë kinezë”

Si oficerët e policisë sekrete, ashtu edhe ata të kontrollit rrugor, përdorin motoçikleta me shenjën Nr. 1, ndërsa më pak se 2 për qind, të 1300 punëtorëve përdorin biçikleta me shenjën Nr. 2. Asnjë libër apo gazetë e huaj nuk lejohet në këtë vend, me përjashtim të atyre kineze, të tjera nuk lejohen. Gjithashtu, është i ndaluar dhe dëgjimi i stacioneve të radiove të huaja. Asnjë shqiptar, nuk lejohet të flasë me të huajt, pa qenë prezent shoqëruesi dhe çdo i huaj, që largohet nga hoteli ku banon, ndiqet dhe vazhdimisht ndalohet dhe i thuhet të kthehet. Mund të flasësh në telefon me Pekinin, por është e ndaluar të flasësh me Italinë dhe Europën. Kinezët që përdorin makina të prodhimit të ri rus, udhëtojnë zakonisht në grupe pre 4-5 vetash dhe besoj se në këtë vend ka 4000-5000 kinezë.

Është e “çuditshme”, një grua plakë me tha: “Unë tani duhet të lutem që të më çlirojnë rusët, sepse unë e di se nuk kemi shpresë për ndihmë nga Perëndimi”.

(Ky është përkthimi i një cope gazete).

Tiranë më 1.10.1969

SHENIMI I ILO KODRES, SEKRETARIT TE RAMIZ ALISE

Shokut Ramiz

Letra përcjellëse e këtyre gazetave të prera është nga agjencia zvicerane “Argus”, “Argus Internacional de la Presse S.A”., e shërbimit për gazetat e huaja me përmbajtje politike, ekonomike, letrare, teknike, shkencore etj.

Bashkëngjitur kjo agjenci dërgon një artikull të botuar nga një e poshtër, që paska ardhur si turist në vendin tonë. Artikulli që bashkëngjitet, mbushur plot shpifje, titullohet “Në Shqipëri ku puna kryesore është 100 për qind puna e krahut, ku kishat dhe xhamitë janë ilegale dhe fëmijët veprojnë si informatorë të policisë së fshehtë”./Memorie.al

Shënim: E pa shoku Ramiz dhe nuk bëri vërejte.

Nga shoku Ilo më dt. 14.10.1969

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share28TweetPinSendShareSend

Previous Post

Pengmarrja e atletëve izraelit nga terroristët palestinez që tronditi Olimpiadën e Mynihut në 1972-in, dhe sportistët shqiptarë një kat më poshtë...

Next Post

Shqiptarët dhe hebrenjtë- Një histori e pastër humanizmi

Artikuj të ngjashëm

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940
Galeria e Fotove

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

March 25, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
Fotografi  të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit
Galeria e Fotove

Fotografi të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
Next Post
Shqiptarët dhe hebrenjtë- Një histori e pastër humanizmi

Shqiptarët dhe hebrenjtë- Një histori e pastër humanizmi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!