• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Revista ‘DRINI’, si organ i ‘Turizmit Shqiptar’, nisi të publikohej në muajt e parë të vitit 1940, nën formë të një Agjencie Gazetarie dhe…”/ Shkrimi i panjohur i Demir Alizotit, në janar të ’44-ës

Nga Adela Kolea

Memorie.al / Revista “DRINI”, – Buletin mujor i Turizmit Shqiptar” u drejtua deri në numrin 3 të datës 15 mars 1943 nga italiani Francesco Tagliarini, i cili e pati themeluar atë që në vitin 1940. Më datë 30 mars të vitit 1943, dott. Tagliarini, funksionar i Ministrisë së Kulturës Popullore dhe konsulent për Turizmin Shqiptar që nga data 1 korrik 1939, e ndërpret drejtimin e revistës, për të marrë përsipër një tjetër përgjegjësi në brendësi të Ministrisë. Drejtimi i “DRINI”-t iu ngarkua Demir Alizotit, ndërsa kryeredaktor mbeti Skënder Shkupi, i cili mbulonte këtë rol që prej numrit të parë të revistës.

“DRINI” vijoi të publikohej në mënyrë mujore në gjuhë shqipe deri në numrin 8-9 të periudhës gusht-shtator 1944 dhe i dha hapësirë publikimeve të studiuesve shqiptarë e italianë, që bashkëpunonin me revistën periodike prej vitesh. Në numrin e parë që doli në 1 janar 1944, viti i pestë i botimit, Demir Alizoti, publikoi një editorial të gjatë me titullin: “Në prag të vitit të pestë të botimit”, në të cilin shënon gjurmët e publikimeve që nga numri i parë i vitit 1940, duke përshkruar politikën botuese dhe duke na ofruar një seri të dhënash e lajmesh, të cilat, në distancë gati 80-vjeçare, na rezultojnë me një rëndësi të veçantë.

Në këtë mënyrë sjellim të përpunuar artikullin e Demir Alizotit dhe dëshirojmë të nënvijëzojmë në veçanti, pjesën përmbyllëse të tij, që përbën pothuajse një lajmërim profetik për faktin, sesa burim të rëndësishëm do të përfaqësonte turizmi për Shqipërinë e sotme. “Si përfundim, – shkruan Alizoti – jemi të sigurt se artikujt e këtij periodiku, të cilët në këtë çast ndoshta, dikujt mund t’i duken si të panevojshëm, do të shërbejnë për përgatitjen e çdo publikimi të mëtejshëm, që do të paraqesë sidomos jashtë atdheut, turizmin kombëtar dhe vlerat e tij. Koha më e volitshme është kjo e sotmja: për këtë arsye, edhe ne vetë duhet të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundshme në këtë fushë, kështu siç gjendemi, si pas lufte”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

‘DRINI’ VITI V – NR.1 TIRANË, KALLNOR 1944 1 Janar 1944.

“Në prag të vitit të pestë të botimit” (Demir Alizoti)

Koha dhe vetë realiteti na kanë treguar në raste të shumta se si, në vendin tonë janë të pakta ato gazeta apo revista që kanë pasur për një arsye apo një tjetër, jetë të gjatë dhe edicione të vazhdueshme e pa shkëputje. Revista “DRINI”, si organ i TURIZMIT SHQIPTAR, nisi të publikohej në muajt e parë të vitit 1940, nën formë të një Agjencie Gazetarie, që furnizonte me lajme mbi mundësitë që ofronte turizmi në Shqipëri ndaj autoriteteve të shtypit italian e atij ndërkombëtar në vijim.

Që nga fillimet e veta e për katër vjet rresht, është shtypur e shpërndarë pa asnjë ndërprerje e pa as më të voglin ndryshim në programin e rëndësishëm që i qe besuar mbi furnizimin e shpërndarjen e lajmeve ndaj mundësive turistike që ofron Shqipëria, gjë që përbën vërtet një nga industritë kryesore të vendit por, që nuk njihet mjaftueshëm nga të huajt, madje as nga shqiptarët vetë. Turizmi në fakt, përbën një industri të mirëfilltë e jo një interpretim sentimental, ashtu sikurse nënkuptohet nga shumë persona. Ȅshtë një industri ashtu si gjithë të tjerat, sepse zhvillohet dhe përhapet nën një regjim të lirë konkurrence.

Falë këtyre bazave, çdo vend përgatitet e propagandon me çdo mjet të mundshëm, brenda dhe jashtë shtetit përkatës, pasuritë dhe vlerat turistike që ai mbart. Ndaj, duke u gjendur përballë këtij fakti të pakundërshtueshëm, Drejtoria e Turizmit, që prej themelimit të vet, nisi të publikojë këtë organ shtypi zyrtar, me qëllimin dhe detyrën për të shpërndarë e për të bërë të njohur thesarin turistik, të cilin, natyra i ka dhuruar Shqipërisë. ‘DRINI’ doli nga shtypi për herë të parë në muajin shkurt 1940, me një program të përcaktuar dhe një përmbajtje të seleksionuar e të shkruar nga bashkëpunëtorë të shumtë e të vlefshëm.

Në këtë organ zyrtar të Ministrisë së Kulturës Popullore janë shfaqur artikuj të shumtë mbi arkeologjinë, artin, historinë, bukuritë panoramike, folklori, legjendat, shprehitë e jetës shqiptare, artizanati, gjuetia, alpinizmi, burime termale, peshkimi, etj. Në Revistë, në katër vite janë publikuar 298 artikuj me tematika të ndryshme turistike, gjithnjë nën kuadrin e parashikuar prej programit. Për tre vjet, ‘DRINI’ është publikuar përveç edicionit në gjuhën shqipe, edhe në gjuhë të huaja si italisht, frëngjisht e gjermanisht.

Kur situata e mundësonte, ky organ zyrtar dhe unik për propagandën e turizmit në Shqipëri, shpërndahej jo vetëm në shumë shtete në Evropë por, deri në Kalkutë- Indi, Amerikë, etj. Nga shënimet na rezulton se nga kjo revistë, në vite janë shpërndarë 27.110 kopje në gjuhë shqipe, 29.290 kopje në gjuhë italiane dhe në tre vjet, 4.095 kopje në gjuhë frënge e 3.965 kopje në gjuhë gjermane. Në vitin 1943, ky periodik, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të vet të shumtë, nisi një fushatë të shtrirë njohjeje të Kosovës.

Gjithnjë kjo fushatë, është zbatuar brenda një programi të saktë, në mënyrë që lokalitetet piktoreske, historike dhe ato të rëndësisë turistike për Kosovën shqiptare, të njiheshin si jashtë, edhe brenda Shqipërisë, në mënyrë që në dëshirë fati, edhe për shqiptarët qe nuk njohin lokalitetet e bukura kosovare dhe panoramën e tyre të mrekullueshme, pas shumë vitesh pushtim, ato t’i bashkoheshin si rajon, Atdheut Shqipëri. ‘DRINI’, në programin e vet, pikësëpari ka si detyrë kombëtare të përshkruajë në çdo mënyrë dhe të publikojë shumë e shumë artikuj tematikash turistike mbi Kosovën, Dibrën, Plavën, Gucinë, Ulqinin, etj.

Për ta arritur më së miri këtë qëllim dhe për të realizuar këtë dëshirë e detyrë kombëtare, lipset mbështetja dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i intelektualëve e shkrimtarëve shqiptarë. Duke qenë të bindur në këtë kauzë, me entuziazëm të pandërprerë, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, me synimin që shumë thesare turistike, deri tashmë të panjohur, të njihen fillimisht nga vetë shqiptarët dhe të nesërmen, nga të huajt. “Si përfundim, jemi të sigurt se artikujt e këtij periodiku, të cilët në këtë çast ndoshta, dikujt mund t’i duken si të panevojshëm, do të shërbejnë për përgatitjen e çdo publikimi të mëtejshëm, që do të paraqesë sidomos jashtë atdheut, turizmin kombëtar dhe vlerat e tij. Koha më e volitshme është kjo e sotmja: për këtë arsye, edhe ne vetë duhet të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundshme në këtë fushë kështu siç gjendemi, si pas lufte”. / Memorie.al

Demir Alizoti

Drejtor përgjegjës

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, pasi...”/ Refleksionet e historianes së njohur

Next Post

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere...”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

April 24, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

April 19, 2026
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

April 4, 2026
“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

March 30, 2026
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

April 1, 2026
“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu

March 29, 2026
Next Post
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere...”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme