• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Publikohen fotot e rralla / Varrimi madhështor në Tiranë i Ceno beg Kryeziut, kunatit të Mbretit Zog, që mbeti i vrarë nga një student shqiptar nga Elbasani

Memorie.al publikon disa foto me imazhe të rralla që pasqyrojnë varrimin e Ceno beg Kryeziut nga familja e njohur e Kryezinjve të Gjakovës që ishte martuar me njërën nga motrat e Ahmet Zogut, me të cilin kishte dhe një djalë, të quajtur Tati. Ceno begu ishte një nga njerëzit që mbështeti rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në dhjetorin e vitit 1924 dhe në qeverinë e krijuar në janarin e vitit 1925, kryeministri Ahmet Zogu, i dha atij postin e Ministrit të Brendshëm. Gjatë kohës që Ceno Begu ishte në atë post, ndodhën vrasjet e Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit, të cilat nuk kaluan pa lënë pasoja në politikën shqiptare, ku opozita e asaj kohe akuzoi kryeministrin Ahmet Zogu, duke thënë që ai kishte urdhëruar Ceno begun për eliminimin e dy politikanëve të njohur.

Pas disa kohësh, Kryeministri Ahmet Zogu i prishi marrëdhëniet me Ceno begun dhe pasi e shkarkoi nga posti i Ministrit të Brendshëm, e emëroi atë Ministër fuqiplotë të Shqipërisë në Beograd. Marrëdhëniet në mes Zogut e kunatit të tij, u ftohën akoma dhe më shumë, për shkak se Ceno begu, thuhet se filloi të ndiqte një politikë pro-jugosllave në dëm të interesave të Shqipërisë dhe vetë Zogut. Pas kësaj, Zogu e emëroi Ceno begun si Ministër fuqiplotë në Republikën e Çekisë, ku pas pak ditësh, ai u vra nga një student shqiptar, i quajtur Alqiviadh Bebi nga Elbasani.

Vrasja e tij ndodhi më 14 tetor të vitit 1927 në orën dhjetë të natës, teksa Ceno begu ishte duke hyrë në kafenenë e tij të preferuar “Passage”, që ndodhej në sheshin “Vaclavski Namesit”, studenti shqiptar Alqiviadh Bebi, që ishte futur më përpara aty dhe po pinte i vetëm në tavolinë, e qëlloi disa herë me pistoletë në trup dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, studenti elbasanas nuk u largua dhe personeli i lokalit e kapi dhe i’a dorëzoi policisë. Ajo vrasje në atë kohë bëri bujë të madhe dhe u publikua nga shumë gazeta të Europës, të cilat dhanë versione nga më të ndryshmet për motivet e saj, ku nuk munguan dhe akuzat ndaj Zogut, i cili sipas tyre, kishte paguar studentin shqiptar që ta vriste kunatin e tij.

Po kështu shtypi i kohës për atentatin ndaj Ceno begut e akuzonte herë Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e herë emigrantët shqiptarë antizogistë që ndodheshin në Jugosllavi. Nga disa dëshmi të kohës, thuhet se kryeministri shqiptar Ahmet Zogu, lajmin për vrasjen e Ceno begu e përjetoi rëndë dhe pati një atak nervor kur mori vesh vdekjen e burrit të motrës. Ai qau ditë të tëra para personaliteteve të larta të shtetit shqiptar të asaj kohe që shkonin për t’a ngushëlluar si dhe para vëllezërve të Ceno begut, por e vërteta s’doli kurrë në dritë! Së pari, se në fillim Alqiviadh Bebi pohoi se e kish vrarë vetë, thjesht për motive patriotike dhe pa porosinë e askujt, e së dyti, sepse atë e vranë vetë vëllezërit e Ceno begut në sallën e gjyqit, me anë të Zija Vuçiternit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

Atë ditë që në kryeqytetin çek Pragë, filloi gjyqi ndaj Alqiviadh Bebit, i cili e pranoi se atë vrasje e kishte bërë për motive politike, pasi sipas tij, ‘Ceno Begu kishte tradhtuar Ahmet Zogun’, ndodhi dhe vrasja e tij brenda në sallën e gjyqit, nga një shqiptar i quajtur Zija Vuçiterni nga Kosova, që shërbente si adjutant i Gani Beut (vëllai i Cenos), i cili e qëlloi disa herë me pistoletë Bebin, që ra i vdekur mbi tavolinën e gjykatësit dhe plumbat e tjerë plagosën edhe një gazetar italian. Zija Vuçiterna e pranoi autorësinë e vrasjes në gjyqin e tij që u zhvillua po në Pragë, duke deklaruar: “Mora hakun e vëllait tim, Ceno begut”. Pas disa ditësh, trupi pa jetë i Ceno beg Kryeziut u soll në Shqipëri, ku atij i’u bë një varrim madhështor në Tiranë, gjë e cila duket edhe nga fotot përkatëse që publikohen për herë të parë nga/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra për Enverin: “Vajza e atasheut polak është imorale, qëndron në bankë në pozicion provokuese dhe…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ për shtetaset e huaja

Next Post

Riza Shehu, intelektuali nacionalist-demokrat, misionar i gjuhës dhe hapjes së shkollave shqipe, i Shoqërisë “Bashkimi”, në ish nënprefekturën e Zerqanit

Artikuj të ngjashëm

“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953
Galeria e Fotove

March 7, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Galeria e Fotove

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

April 2, 2024
Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930
Galeria e Fotove

Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930

January 29, 2025
Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920
Galeria e Fotove

Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920

July 6, 2023
Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Galeria e Fotove

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet 1921-1924

June 24, 2023
Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930
Galeria e Fotove

Ushtarakë e civil duke udhëtuar me vaporin “Jolanda” në Bunë, Shëngjin, Pulaj etj. në vitet 1922-1930

June 19, 2023
Next Post
Riza Shehu, intelektuali nacionalist-demokrat, misionar i gjuhës dhe hapjes së shkollave shqipe, i Shoqërisë “Bashkimi”, në ish nënprefekturën e Zerqanit

Riza Shehu, intelektuali nacionalist-demokrat, misionar i gjuhës dhe hapjes së shkollave shqipe, i Shoqërisë “Bashkimi”, në ish nënprefekturën e Zerqanit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!