• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, August 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra për Enverin: “Vajza e atasheut polak është imorale, qëndron në bankë në pozicion provokuese dhe…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ për shtetaset e huaja

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1963, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, me anë të një raport-informacioni që mban siglën ‘Tepër sekret’, njofton sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Rita Marko, “Mbi veprimtarinë armiqësore të muajve të fundit në qytetin e Tiranës”, ku jepen të dhëna të hollësishme rreth disa shtetaseve të huaja, kryesisht grave dhe vajzave polake, hungareze etj. Informacioni në fjalë është parë dhe sigluar edhe nga Enver Hoxha, i cili ka vënë një shënim për të hetuar hungarezen, Kloreta Nano, (bashkëshortja e Dr. Kosta Nano, mjek në Spitalin Ushtarak), e cila ka thënë se: “Në Shqipëri është krijuar një situatë e rëndë sa që njeriu nuk guxon t’i flasë tjetrit të vërtetën. Organet shqiptare nuk i lejojnë përfaqësuesit hungarezë të bredhin lirisht për të sqaruar masat. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë nga më injorantët, sepse nuk e kuptojnë situatën dhe hidhen kundra Hrushovit, por do të shohin se Hrushovi nuk ka vepruar akoma. Hrushovi dhe Tito janë burra shteti nga më të mëdhenjtë që po të shpëtojnë njerëzimin, janë tejpamës dhe se bota duhet të krenohet për këto, etj,…”!

Shprehja e njohur e Leninit se: “Çdo komunist është një çekist”, duket që ka gjetur zbatim sa më mirë me komunistët e organizatës bazë të partisë të lagjes nr. 5, në qytetin e Tiranës në vitin 1963, të cilët në mënyrë vullnetare, kanë bërë detyrën e punonjësve të Sigurimit të Shtetit, duke ndjekur, survejuar, e mbledhur të dhëna, për disa shtetase të huaja, që ishin asokohe në Tiranë. Kjo gjë del dhe bëhet e qartë nga një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë, së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, dërguar Rita Markos, i cili në atë periudhë kohe, mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, për organet e “Diktaturës së Proletariatit”. Në raport-informacionin në fjalë, nga komunistët e asaj organizatë bazë, janë mbledhur një sërë të dhënash, “për veprimtarinë armiqësore” që zhvillonin disa vajza dhe gra të huaja, kryesisht polake, hungareze etj., të cilat ishin pjesë e trupit diplomatik të akredituara në Shqipëri. Si p.sh., vajza e atasheut tregtar polak, (nxënëse te gjimnazi “Sami Frashëri”), apo ishin martuar me shqiptarë, si p.sh., agronomja hungareze, Edi Çeliku, punonjëse në Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit të Tiranës dhe Kloreta Nano, bashkëshortja e doktor Kosta Nanos, asokohe mjek, në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Siç thotë dokumenti në fjalë (dhe faksimilet përkatëse), pasi ka marrë raport-informacionin, sekretari I Komitetit Qendror të PPSH-së, Rita Marko, i’a ka dërguar atë Enver Hoxhës, i cili ka vënë aty shënimet përkatëse për secilin rast. Ndryshe nga rastet e vajzës gjimnaziste të atasheut tregtar polak apo agronomes Edi Çeliku, (e martuar me shqiptar), ku për “veprimtarinë armiqësore” të tyre, Enveri nuk ka shënuar asgjë, në rastin e hungarezes Kloreta Nano, ai ka shkruar: “Të hetohet pasi e tillë do jetë”. Kjo, pasi ai nuk ja ka falur asaj fjalët e thëna për të se: “Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë injorantë, sepse nuk po e kuptojnë situatën, ndërsa Tito dhe Hrushovi janë burra shteti të mëdhenj që po shpëtojnë njerëzimin dhe bota do të krenohet për këta…”. Shkrimi në fjalë me dokumentet arkivore, publikohet nga Memorie.al

Raport-informacioni i Rrapo Dervishit për Rita Markon

Gjithashtu mund të lexoni

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

PARTIA E PUNËS SHQIPËRISË                                                     Tepër Sekret

Tiranë, më 4.II.1963         

                                     KOMITETI I PARTISË QYTETI  TIRANE                                    

Nr. i Prot. 121  

Lënda: Dërgohet një informacion

                                          KOMITETIT QENDROR TE PPSH

    Shokut Rita Marko

          T I R A N E

Ngjitur po ju dërgojmë një informacion që i ka ardhur Komitetit të Partisë nga Xhemile Korbi, komuniste në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ne muarëm këto masa:

Thirrëm sekretarin e organizatës bazë të partisë të lagjes Nr. 5, për të parë se deri ku është shtrirë veprimtaria armiqësore e kësaj në vendin e banimit, me cilin ka marrëdhënie kjo familje dhe kush hyn e kush del.

Njoftuam Drejtorinë e Punëve të Brendshme për të parë këtë problem nëpërmjet kanaleve të punës së saj.

Një kopje e informacionit iu dërgua Drejtorisë Politike të Ushtrisë për të parë punën e kapiten Kosta Nanos si mjek në Spitalin Ushtarak.

Kaq për dijeni.

                          SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISË TE QYTETIT TIRANES

                                                  (Rrapo Dervishi)

Informacioni mbi shfaqjet armiqësore në qytetin e Tiranës

PARTIA E PUNËS SHQIPËRISË                                                      Tepër Sekret

KOMITETI I PARTISË QYTETI                 

TIRANE 

Ekzemplar Nr.

INFORMACION MBI DISA SHFAQJE ARMIQËSORE TE VËRTETUARA MUAJT E FUNDIT NE QYTETIN E TIRANES

Gjatë muajve të fundit të këtij viti Komiteti i Partisë ka marrë disa informacione nga organizatat e partisë me anë të të cilave vihemi në dijeni për disa lloje dhe forma të veprimtarisë armiqësore të shprehura me gojë, me anë parullash të shkruara nga persona të ndryshëm nëpër muret si dhe takime të dyshimta që kanë bërë element me përbërje jo të mirë, këtu poshtë po shënojmë disa nga këto të dhëna:

  • Propaganda armiqësore me gojë

Gruaja e Doktor Kosta Nano, e quajtura Kloreta Nano, me nënshtetësi Hungareze, në takime me gra të ndryshme shqiptare thotë se: Në Shqipëri është krijuar një situatë e rëndë sa që njeriu nuk guxon t’i flasë tjetrit të vërtetën. Organet shqiptare nuk i lejojnë përfaqësuesit Hungarezë të bredhin lirisht për të s’kjaruar masat. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë nga më injorantët sepse nuk e kuptojnë situatën dhe hidhen kundra Hrushovit, por do të shohin se Hrushovi nuk ka vepruar akoma. Hrushovi dhe Tito janë burra shteti nga më të mëdhenjtë që po të shpëtojnë njerëzimin, janë tejpamës dhe se bota duhet të krenohet për këto, etj komente me karakter armiqësor. Në të gjitha rastet nga shoqet ajo ka marrë përgjigjen e merituar. Me sa dimë, kohët e fundit ajo ka kërkuar për t’u larguar për në Hungari.

Mbi sa sipër kemi njoftuar Komitetin Qendror të Partisë më datën 4. II. 1963. Nga ana jonë u muarrën masa për të rritur vigjilencën e organizatës së Partisë në Lagjen Nr. 5. Gjithashtu u ngarkua Drejtoria e Punëve të Brendshme për të ndjekur çështjen e qytetares hungareze. Për të parë qëndrimin e Kosta Nanos, ish-mjek në Spitalin Ushtarak, u vu në dijeni Drejtoria Politike e Ushtrisë Popullore. Kohët e fundit, Kosta Nano është çmobilizuar nga Ushtria dhe u caktua mjek në Poliklinikën e qytetit.

Në fidanishten e ndërmarrjes lokale të pastrim gjelbërimit punon një agronome Hungareze, që quhet Edi Çeliku, edhe kjo duket se aktivizohet nga ana e ambasadës Hungareze. Tek ajo ka pasur raste që kanë shkuar punonjës të ambasadës. Gjatë ditëve që pati konfuzion në ndarjen e bukës, e cila në takime me punëtorët, u bënte pyetje, nëse e siguruan bukën apo jo. Është porositur organizata bazë e partisë që të tregoj kujdes lidhur me qëndrimin e saj.

Një veprimtari jo më pak armiqësore është duke zhvilluar vajza e atasheut tregtar polak, e cila vazhdon klasën e X-të në gjimnazin e ri “Sami Frashëri”. E përmendura propagandon në favor të revizionizmit dhe godet direkt vijën ekonomike dhe politike që ndjek e zbaton partia jonë. Ajo thotë: “Po të ndiqni rrugën kineze, kurrë nuk keni për të ndërtuar socializmin”. Është vërtetuar të ketë shpënë revista me artisë dhe artiste të huaja dekadente, bën gjeste imoraliteti e propagandon kudo duke folur për dashuritë dhe mbrëmjet që frekuenton ajo me përfaqësues të ambasadave Jugosllave, Egjiptiane etj. Jo pa qëllim ajo qëndron në bankë në pozicion provokues ndaj nxënësve dhe ju u thotë se jam revizioniste etj. Këto ditë u përjashtua fare nga shkolla./Memorie.al

         SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISË TE QYTETIT TIRANES

                          (Rrapo Dervishi)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

E vërteta e hidhur e librit “Estetika, Jeta, Arti” e prof. Alfred Uçit…!

Next Post

Publikohen fotot e rralla / Varrimi madhështor në Tiranë i Ceno beg Kryeziut, kunatit të Mbretit Zog, që mbeti i vrarë nga një student shqiptar nga Elbasani

Artikuj të ngjashëm

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in
Dossier

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

August 13, 2026
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”
Dossier

“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

August 12, 2026
“Tirana po zhvillohet më shumë nga jugë-perëndimi, d.m.th. drejt fushës dhe shumë pak drejt kodrave të bukura të lindjes, rrëzë Dajtit, pasi…”/ Diskutimi i arkitektit të njohur, Sokrat Moskë, në vitin 1971

August 14, 2026
“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
Next Post
Publikohen fotot e rralla / Varrimi madhështor në Tiranë i Ceno beg Kryeziut, kunatit të Mbretit Zog, që mbeti i vrarë nga një student shqiptar nga Elbasani

Publikohen fotot e rralla / Varrimi madhështor në Tiranë i Ceno beg Kryeziut, kunatit të Mbretit Zog, që mbeti i vrarë nga një student shqiptar nga Elbasani

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme