• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Prenk Jakova, u mërzit keqazi me Rikard Ljarjen dhe kur e takoi rastësisht në Tiranë, i futi një shuplakë, pasi ai…”/ Historia e panjohur e aktorit të famshëm, me kollosin e muzikës shqiptare

“Prenk Jakova, u mërzit keqazi me Rikard Ljarjen dhe kur e takoi rastësisht në Tiranë, i futi një shuplakë, pasi ai…”/ Historia e panjohur e aktorit të famshëm, me kollosin e muzikës shqiptare
“Kur vuri operën, “Mrika”, Enver Hoxha e përgëzoi Prenkën dhe i kërkoi të bënte edhe për Skënderbeun, por ajo i krijoi aq shumë shqetësime, sa që….”/ Dëshmia e vëllait të kolosit të muzikës shqiptare
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…

Nga Kastriot Kotoni

Memorie.al /  Duhet të ketë qenë viti 1971, kur në një pallat tek zona pas Ekspozitës “Shqipëria Sot”, në faqen e anësore të pallatit numër tre, shfaqeshin në bezen e tendosur e të bardhë, filma të ndryshëm. Makina e kinemasë ishte kudo në Shqipëri dhe përçonte ideologjinë e shtetit, në skajet më periferike të atdheut. Filmi që për herë të parë shikoja në ambient të hapur, ishte “Komisari i Dritës”, prodhim i vitit 1966, i Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku luanin aktorët e mirënjohur Rikard Ljarja, Roza Anagnosti, Ndrek Luca, Liza Vorfi, Mario Ashiku, Viktor Zhusti, Ndrek Prela, e shumë të tjerë.

Pikësëpari nuk do ta shtrij argumentin psikoanalitik të spektatorit dhe lexuesit të librit, sepse nuk është këtu rasti, por mbaj mend se efekti i filmit në kohë të ndryshme, nuk ka ndryshuar asgjë deri para viteve 1992. A ishte skenari i mirë, si dhe regjia e hollë e Viktor Gjikës dhe Dhimitër Anagnostit, apo dhe loja e aktorëve, po ashtu këtë nuk mund ta them?

Siç dihet që kinemaja është art kolektiv, duket se janë bërë bashkë shumë zëra. Këtu figura e heroit kryesor “Dritanit të Shkabajve”, e luajtur me mjeshtri nga Rikard Ljarja, del në pah qysh në minutat e para të filmit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Artist i Merituar”, ishte konceptuar si një yll drite, në mes të errësirës, ku me po aq mjeshtëri luanin personazhet negative, aktorët e tjerë. Tek unë mbërriti mesazhi i vetë-përmbushjes si spektator e, krijoj atë mumifikim të pavdekshëm, që për fat këtë privilegj, e ka vetëm arti. Së fundja e gjithë qenia njerëzore e zotëron pasurinë, pushtetin dhe pasurin e talentit të vetë, në funksion të pavdekësisë, ose memorizimit sa më të gjatë, në mendjen njerëzore.

Rikard Ljarja, kishte fituar kinoprovën për këtë film në moshën 23-vjeçare, një vit pasi kishte përfunduar studimet e larta. Ai kishte ardhur nga Teatri “Migjeni” i qytetit të artit dhe të sportit, si ai i Shkodrës. Në këtë teatër, që ishte nga teatrot më me emër të Shqipërisë, ai ishte gjendur mes artistëve me të talentuar dhe me përvojë, siç ishin; Bep Shiroka, Lec Bushati, Tano Banushi, Tinka Kurti, etj.

Por djalit simpatik dhe tejet të talentuar si instrumentist (fizarmonikë), ishte i ftuar në të gjitha grupet muzikore të Shkodrës (ai ishte më i kërkuari). Dhe siç e shpjegon ai kohën e artë kur lulëzonte lëvizja artistike dhe sportive në rrethin e Shkodrës, thotë ndër të tjera se “nuk kishte fëmijë të moshës, që nuk merrej me mësimin e një vegle muzikore në rrethet artistike, të Shtëpisë së Pionierit”.

Ky ambient ishte si të thuash “humusi” i talenteve të tjera që ka nxjerrë Shkodra, në rang kombëtar. Teatri “Migjeni” i asaj kohe ka qenë një shkollë për Rikardin, në të gjitha kuptimet. Rikardit i buzëqesh fati dhe merr sërish një rol protagonisti si tek “Skënderi” në filmin “Duel i heshtur”. Roli i një marinari me profil tejet pozitiv psikologjik, rrallëherë i është bashkëngjitur figurës së personazhit, një qenie kaq e përmbushur në kinematografinë shqiptare.

Në filmin “Rrugë të bardha” të realizuar në vitin 1974, me regjisor Viktor Gjikën dhe skenar të Vath Koreshit, ai me rolin e “Dedës”, si fillrojtës, ka shpalosur talentin e përkushtuar dhe kontradiktën e njeriut të zakonshëm, i cili për hir të punës, i duhet të gjendet në vorbullën e qytetit, që varet nga një fije teli.

Këtë hero e gjejmë në kinematografinë botërore e, vetë aktori nuk e pranoi absurdin paragjykues të stereotipit të “Lejfenit”, në mediat e pas viteve 1991. Hollivudi ka filma të tërë me zjarrfikësit e me rojtarët e pyjeve dhe pa harruar, me aviatorët dhe kapitenët e anijeve. Mevlan Shanaj, aktorë dhe regjisor shprehet: “Rikardi është pionieri i kinemasë moderne shqiptare. Ai u bë figura më komunikuese me shikuesit e shumtë shqiptarë.

Rikardi e ndihmojë fatin e tij në kinematografinë shqiptare, duke punuar me shumë pasion, duke i shndërruar personazhet e tij, në modele që kishin forcën për të ndryshuar të tashmen, d.m.th., se besonte tek forca e kinemasë edhe nën peshën e censurës”.

Në filmin “Ndërgjegjja” dhe në filmin “Plagë të vjetra”, ndihet fryma e aktorit modern, me tension psikologjik prej intelektuali i cili gjendet në kahun e kundër të personazheve që kishte krijuar më parë. Ndihet fryma e kinemasë evropiane, e ngjizur mirë në të gjithë aspektet.

Tek filmat me aksion, si tek “Kur zbardhi një ditë”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, filmi më i shikuar në Kinë e Korenë e Veriut dhe Vietnam, “Radiostacioni”, “Rrugicat që kërkonin diell” dhe në filmin “Skëterrë 43”, si dhe “Ilegalët” ose “Yjet e netëve të gjata”, koloriti aktoresk i personazheve, e përsos ndjeshmërinë në psikologjinë e shikuesit. Rikardi, edhe në role të dyta, ndriçon.

Ai ishte ndër aktorët e vetëm deri në vitet 1990, që ka më shumë role në kinematografinë shqiptare dhe ishte nga aktorët më të njohur të vendit, sa për humor thuhej: “Do të hamë bukë, ose me ‘Dedën’ e ‘Rrugëve të bardha’, apo ‘Skënderin’ e ‘Duelit të heshtur’ dhe padyshim me ‘Dritanin e Shkabajve’ të filmit Komisari i dritës’”.

Me zërin e tij bas, tejet të pastër e tingëllues e, me një pamje tejet simpatike, u bë ikona e filmit shqiptar. Ndokush e thërriste me emrin e personazheve, sepse e tillë ishte koha dhe respekti për artistin. Batutat e filmave, u bën një zhargon i humorit të kohës, e në çdo mjedis, përmendej shpesh emri i Rikardit, me rolet e tij emblematikë.

Ishte koha e ikonave, ku vende si Franca, Italia dhe Britania e Madhe, përkundrejt industrisë amerikane të filmit “Hollivudit”, krijuan mite të pavdekshme, me aktorë të tillë, si; Alen Delon, Brixhid Bardo, Zhan Gaben, Sofia Loren, Marçelo Mastrojani, Xhina Lolobrixhida, Klaudia Kardinale e Alberto Sordi, Vudi Alen, e plotë të tjerë, që fati e deshi që edhe shikuesi shqiptar t’i adhurojë, por dhe e rriti grintën, e ndaj aktorët shqiptar, duhet të ishin të atyre përmasave, që të mund t’i ndiqje në filmat e tyre.

Një tjetër talent shfaqi Rikardi edhe në fushën regjisoriale të filmit dhe të teatrit. Lista e gjatë fillon si bashkëregjisor me regjisorin Sajmir Kumbaro, në filmin “Rrugicat që kërkonin diell” dhe “Ilegalët”, më pas vijojnë filmat e tij, si; “Kur hapen dyert e jetës”, “Në pyjet me borë ka jetë”, “Radiostacioni”, “Pesha e kohës”, “Ura dhe kështjella”, “Skëterrë 43”, “Fundi i një gjakmarrjeje”, “Folk”, etj.

Tek Rikardi, fëmija i Karlit dhe Angje Logorecit, mbesës së mirënjohurit Mati Logoreci, talenti i fshehur i violinistit dhe i shkrimtarit, u shfaqën diku më herët e diku më vonë. Siç kujtonte vetë Rikardi mamanë e tij, e cila ia lexonte librat me zë, ende pa vajtur në shkollë, “së bashku me motrën Ernesta unë hyra në botën e kërkimit dhe të heshtjes”, thoshte ai.

Tetë viteve të fëmijërisë, nuk iu nda veglave muzikore dhe shpesh prindërit e tij, e shikonin të ardhmen e Rikardit në botën e muzikës, si kompozitor nga më të njohurit, ose muzikant. Kështu kujtonte ai “shuplakën” e dhënë nga Prenk Jakova. Dhe a e dini pse? Rregullat në atë kohë, për të drejtën e studimit, ishin me planifikim të bursave të studimit.

Rikardit i del e drejta për të vazhduar Institutin dyvjeçar për Matematikë – Fizikë. Babai i tij Karlo, me një formim shkollor austriak, i propozon që të shkojë më mirë në degën Kimi-Industriale, si duket duhet t’i ngjante xhaxhait të tij, Gaspër Larja, ixhinierit të mirënjohur të birrës “Korça”, i cili i kish kryer studimet në Itali.

Por Rikardi konkurron për aktor në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu, ku edhe fitoi. Në këto ditë të qëndrimit në Tiranë, takon Prenkën, i cili u nervozua me Rikardin, pse nuk kishte pritur sa të hapej Instituti i Lartë e, të vazhdonte për muzikë, e t’i jep një shuplakë.

Skenaristi Rikard Larja, ka një frymë të re në filmat “Kur hapen dyert e jetës” dhe “Pesha e kohës”, aty ai del hapur në përballjen me të vërtetën, ku konservatorizmi si fenomen i shoqërisë, përfaqëson murin që nuk kalohet pa përplasje idesh dhe kërkim reformash, ai përgatiste kështu shoqërinë shqiptare, për nevojën e ndryshimit, me guxim intelektual.

Këtyre viteve të tranzicionit të tej zgjatur shqiptar, aktori më i preferuar i para viteve 1990, nuk do të ftohej në asnjë rol, në ato pak filma që janë bërë për gati 30 vjet. Vetëm Mevlan Shanaj, i ka dhënë një rol në filmin, “Fletë të Bardha”.

Kineasti Agim Sopi, i ka dhënë rol në filmin “Anatema”. Po ashtu merr një rol nga regjisori Ekrem Kryeziu, në filmin “Viktimat e Tivarit”, në vitin 1996. Mori disa role në teatër, si në atë “Migjeni”, në pjesën “Shën Gjon Kryepremi” dhe në atë të teatrit të Vlorës “Petro Marko”, një dramë të Fadil Hysës, me titull “Testamenti” dhe vazhdon me një vënie në skenë si regjisor në “Teatrin Kombëtar”, i veprës së Stefan Çapaliku, titulluar “Utopos”.

Pranon një ftesë në Kosovë, në teatrin e Prishtinës dhe i përvishet punës për një dramë të re, me autor Ariel Dorfmuni, e cila titullohej “Vdekja dhe vajza” dhe kishte në qendër të saj, shkeljen e të drejtave të njeriut.

Rikardi, i cili ish betuar në adoleshencën e tij vetes, se do të bëhej shkrimtar, por rrjedha e jetës kish ndryshuar e nën sirtar kishte romanin e tij të parë; “Në një humbëtirë këtej rrotull”, por siç thoshte ai – i vinte droje nga vetja, dhe një ditë miq e shokë të tij, e kishin nxitur që ta botonte.

“Gjithmonë kam hedhur në letër shënime. Shkruaja çfarëdo që më vinte ndër mend, kam shumë prej tyre, sepse i ruaj dhe kur të kem kohë, do të mendohem”, thoshte Rikardi.

Kur e takoja spontanisht shkrimtarin Rikard Larja, e kur fillonim bisedat për letërsinë, kam pasur përballë një përmasë kulturore të admirueshme, e mbi të gjitha surprizuese, sepse unë në lagjen time, nuk flisja me asnjë aktor që banonte aty në rrugën “Myslym Shyri” dhe nuk ishin pak, mbi 20, para viteve 1990, kisha bindjen time, se ata duhet t’i duash, sipas veprës së tyre, ku luajnë në teatër apo në film, por këtu për çudinë tone, as zona rezidenciale për aktor e, njerëz të shquar, nuk kishte e s’ka për të pasur ndonjëherë, e ndeshesh me mitin tënd, tre herë në ditë.

Rikardi i mirë organizuar në dijet e tij albanologjike, me adhurimin për Eqrem Çabej, të mahniste, miq e shokë e bashkëkohës të tij, tregojnë për humorin e holl e hokatar, që do të mbahet mend gjatë. Boton shkrime në shtypin e kohës, për shqetësimet e shoqërisë dhe të artit.

Në vitin 2009, boton romanin e tij të dytë; “Kohë qensh”. Më tej vazhdon me botimin e librave; “Tymi kronikë bardhezi”, proza dhe romanin “Josifopedia”. Ndonëse tërë jetën i është shmangur “morbus actorum”, profilit të identifikimit të aktorit me famë me rolet e tij, përsëri ka qenë e pamundur, sepse siç tregonte ai, për ftesën që i ka bërë i biri i “Heroit të Punës Socialiste”, fillrojtësi Pjetër Llesh Deda; “nuk mund ta shmangia”.

“Ata do të ndiheshin keq, nëse nuk u shkoja në dasmën e tij”. Atje e kishin pritur me nderime në krye të vendit dhe “pata ndjesinë sikur njerëzit më shikonin, si të ishte vetë Pjetri”. Ai e kish mbajtur frymën drejt Gjirokastrës, me plotë mall për dekorimin e babait të tij, si profesor i lëndës së fizikës në gjimnazin e qytetit të çuditshëm. Gjirokastra kish në gjirin e saj rreth 40 familje nga veriu i Shqipërisë dhe kjo koloni, kish caktuar një ditë në vit, që mblidheshin e darkonin bashkë.

Të paharruara do të mbeten sentencat e tij lapidare për shqiptarët, siç shkruan ai; “Kur jemi të besës, jemi deri në fund-sepse na kanë besuar”. “Kur jemi të pabesë, jemi deri në fund-sepse na kanë pabesuar”. Racë e veçantë.

Rikardi ishte i lidhur shumë me qytetin e tij të lindjes Shkodrën, ndaj kalonte një pjesë të kohës, në shtëpinë e tij të vjetër, ku punonte kopshtin e mbillte lule, por edhe mbushte botën e tij shpirtërore, e kthehej në Tiranë, duke shkruar si për historinë e saj, por edhe skiconte veprat e ardhshme letrare, me personazhe ekzotik dhe surrealist.

Jeta e tij pranë shesheve të xhirimit i dha njohjen me bashkëshorten e tij, aktoren Marjeta Ilo, me të cilën do të gëzonte jetën, me lindjen e fëmijëve, vajzën Lorena dhe djalin Leandër.

80-vjetori i lindjes së Rikard Larjes, ishte një rast që të tregohesha një nga mijëra shikuesit e tij, mirënjohës për atë çfarë na ka dhuruar, me rolet e tij në kinematografi dhe në letërsi, tingujt e muzikës dhe llojin e pikturës së tij, ishte privilegj i një brezi tjetër dhe rrethi më të ngushtë.

Siç thoshte vetë Rikardi, megjithëse kishte lindur më 1 prill të vitit 1943, ditëlindjen e festonte më datë 3 prill. Pallati që dikur unë e pashë në bezen e tendosur, ishte koincidenca që më kish lidhur me Rikardin, sepse ai aty doli për herë të fundit, për të mos u kthyer më, drejt Shkodrës, në 20 prill të vitit 2020. Memorie.al

(*Titulli i origjinalit: “Pak fjalë për Rikard Ljarjen”)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur një oficer madhor, i tha Hafëz Musa Dërgutit; po ti Hoxhë Efendi, që deri tash na ke mësue, se asht sevap me mytë kaurrin, si rri ti n’qeli, me priftënat, ai...”/ Kujtimet e At Zef Pllumit, për burgun e Burrelit?!

Next Post

“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në...”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në…”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos

“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në...”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!