• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Prefekti Beso Gega: “Popull patriot i Gjinokastrës, dje u grabit Ali Këlcyra, lulja e nacionalizmit shqiptar, nga një çetë komuniste…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i vitit 1943

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon disa dokumenta të panjohura arkivore që i përkasin qershorit të vitit 1943, ku ndodhet një korrespodencë ndërmjet Prefekturës së Gjirokastrës, Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë dhe Shoqërisë së Autobuzëve të Transportit Publik (S.A.T.A.), ku bëhet e ditur ngjarja e ndodhur më datën 11 qershor të atij viti, ku në fshatin Picar të rrethit të Gjirokastrës, një çetë komuniste e përbërë prej rreth 50 vetash, të armatosur dhe me kapele me yll të kuq, ndaluan autobusin e linjës Tiranë-Vlorë-Gjirokastër, dhe pasi kontrolluan të gjithë pasagjerët, rrëmbyen me forcë Ali Këlcyrën, të cilin e morën në krah dhe u larguan duke kaluar lumin e Kardhiqit. Të gjitha detajet e asaj ngjarje të bujshme, ku forcat komuniste partizane, u detyruan që të lironin kreun e Ballit Kombëtar për Jugun e Shqipërisë, pas ultimatumit që i dha Ministria e Punëve të Brendshme, kreut të Prefekturës së Gjirokastrës, Beso Gega, duke i shkruar që ai të interesohej personalisht, që Ali Këlcyra të lirohej i gjallë, pasi përndryshe, ai qark i asaj Prefekture, do të kishte konsekuenca shumë të këqija. Si dhe fjalimet e Prefektit Beso Gega dhe Hasan Xhiku para popullit të qytetit të Gjirokastrës, të cilët e konsideruan Ali Këlcyrën si “lulja e nacionalizmit shqiptar”, dhe bënë thirrje që të shkulej nga rrënjët ideologjia komuniste, që ishte një teori e turpshme,  e importuar nga jashtë.

Pas viteve ’90-të një nga polemikat e debatet e hapura në shtypin e shkruar dhe mediat vizive apo libra të ndryshëm nga gazetarët, publicistët, studiuesit, historianët, veteranët e Luftës, etj.  është edhe ai që ka të bëjë me konfliktin e armatosur (apo luftën civile) që nisi në periudhën e pushtimit të vendit në mes forcave komuniste partizane të udhëhequra prej Enver Hoxhës dhe atyre  nacionaliste të Ballit Kombëtar e Legalitetit të kryesuara prej Mit’hat Frashërit dhe Abaz Kupit.

Përveç debatit se kush e nisi fillimisht luftën civile apo konfliktin e armatosur, pra kush sulmoi dhe goditi i pari duke kryer: vrasje, tortura, rrëmbime, atentate, plaçkitje, djegie shtëpish e pronash, etj., ka ekzistuar dhe vazhdon të jetë i hapur ende edhe debati se: në ç’periudhë kohore nisi konflikti i armatosur ndërmjet tyre, ku herë pas here nga të “dy krahët”, merret si “kufi” i ndarjes ndërmjet komunistëve dhe nacionalistëve, Konferenca e Mukjes me prishjen e njëanshme të marrëveshjes së famshme (nga ana e Enver Hoxhës) që ishte arritur të nënshkruhej në mes dy palëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Këtë gjë e konfirmojnë dhe e paraqesin shumë qartë edhe këto dokumenta arkivore që Memorie. al po publikon në këtë shkrim, të cilat bëjnë fjalë mbi rrëmbimin e Ali Këlcyrës, nga një çetë partizane e armatosur e qarkorit komunist të Gjirokastrës, (që kryesohej nga Bedri Spahiu), e cila më datën 11 qershor të vitit 1943, e rrëmbeu atë nga autobuzi i linjës Tiranë – Vlorë – Gjirokastër, duke i prerë rrugën në fshatin Picar (15 km. larg Tepelenës), dhe u larguan duke kaluar lumin e Kardhiqit me Ali Këlcyrën që e mbanin në krah, për t’u fshehur fshatrave të asaj zone ku strehoheshin formacionet partizane.

Dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve shtetërore nga Tirana, drejtuar Prefekturës së Gjirokastrës, e cila u dha ultimatum forcave partizane, që të frikësuara nga një operacion ndaj tyre, u detyruan dhe e lanë të lirë Ali bej Këlcyrën, i cili po shkonte me mision në Gjirokastër, për të organizuar forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar.

Për më shumë, rreth kësaj ngjarje, na njohin dokumentet në fjalë që Memorie.al i bën publike për herë të parë.

Njoftimi i Prefektit të Gjirokastrës drejtuar Ministrisë së Brendshme mbi rrëmbimin e mbajtjen peng të Ali Këlcyrës nga çetat komuniste

Prefektura e Gjinokastrës

        Nr. 174/8 RES.                                                                           Gjinokastër më 12./6/1943

       Ora 7 e 50

Tepër Urgjent, vonesa shkakton

përgjegjësi të randë.

Ministrisë së P. të Brendshme

Zyrës Politike

Tiranë

      Kryeministrisë

        Për njoftim                                           Tiranë

Vijon teli Nr.174/7 Res datë e djeshme.

Komisioni u kthye në orën 5.30 nga kufiri grek mbas Libohovës dhe mbasi kishte ardh në kontakt me kryetarët e çetave komuniste të cilët e informuen se z. Ali Këlcyra asht gjall.

Këtë lajm Prefektura e ka marrë dhe nga fuqitë civile që erdhën në kontakt zjarri me çetën që grabiti dhe në kohën kur kalonin lumin e Kardhiqit ish parë së largu se Këlcyrën e kalonin duke e marrë në krahë (.)

Çeta grabitëse ndodhet e rrethuar nga të gjitha anët (.)

Komisioni u dërgua rrishtas në Cepo, ku ndodhet Aliu (.)

Sado që luftimi u pushua, rrethimi nga larg vazhdon (.)

Lutemi urdhënoni Komandën Ushtarake që të kemi kontakte lirisht e me telefon në çdo kohë. Tash marr letrën e Ali Këlcyrës nga Plesati dhe ndodhet gjallë në shtëpinë e Iljaz Mehmetit, i njohun personalisht nga unë (.)

Kaligrafija dhe firma është autentike dhe kërkon pushimin e luftës (.)

Rrethimi ngushtohet (.)

Katundarët të tmerruar nga rrethimi dhe nga zjarri i luftës do të provokojnë patjetër lirimin e Aliut gjallë (.)

Tash nisem për në vendin e ngjarjes personalisht, përfundimi do t’u njoftohet.

Prefekti

Rasim Babameto

Urdhri i Ministrisë së Brendshme drejtuar Prefekturës së Gjirokastrës, që të ndërhyjë për lirimin me çdo kusht të Ali Këlcyrës

MBRETNIJA SHQIPTARE

MINISTRIJA E P. TË BRENDSHMESH

Z Y R A   P O L I T I K E                                                 Tiranë më 12.VI.1943

Tepër Urgjent

Vonesa shkakton përgjegjësi

shumë të randë

Telegram

Prefekturës Gjinokastër

Përgjigje telegramit  Nr.174/11      Res datë 11 të k. m.

Titullari i asaj Prefekture të interesohet personalisht që Ali Këlcyra të dorëzohet patjetër i gjallë, përndryshe qarku i asaj Prefekture do të ketë konsekuenca shumë të këqija (.)

Përgjegjësinë e presim ngushtësisht (.)

             M I N I S T R I

              (firma)

                  P.T.

KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

                T I R A N Ë

                  Për dijeni

              M I N I S T R I

              (firma)

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për Këshillin e Ministrave mbi fjalimet e Prefektit të Gjirokastrës për rrëmbimin e Ali Këlcyrës

MBRETNIJA SHQIPTARE

MINISTRIA E P. TË M BRENDSHME

    Z Y R A   P O L I T I K E                                                          Tiranë, më 12.VI.1943

U R GJ E N T   P.T  KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

KOMANDËS SË IX. ARMATE

          T I R A N Ë

          SHKURTIMI:

ZZ. Beso Gega e Hasan Xhiku që kanë mbajt një fjalim në Gjinokastër.

Për dijeni, këtu poshtë kam nderin me:

Ju përshkue telegramin qi ka arrijtë nga Prefektura e Gjinokastrës, me datë 12 të k. m., në lidhje sa ban fjalë lajmërimi i kësaj Ministrie me Nr… Res datë 12 të vazhduesit:

“Sot u zhvillue një deklaratë e furishme në këtë qytet. Fjalët që u mbajtën nga ZZ. Beso Gega e Hasan Xhiku, janë këto (.)

Populli i Gjinoklastrës, popull patriot, dje u grabit Ali Këlcyra, lule e nacionalizmit shqiptar nga një çetë komuniste.

Pra duhet të ç’kulet rrënja e kësaj organizate që me sistemet e saj teoristike e të turpshme të importuar nga jashtë, tronditin gjendjen e kombit. Kjo asht dëshirë e jona dhe kjo asht shprehja e gjithë Kombit Shqiptar”.

               M I N I S T R I

                  (firma)

Ankesa e Shoqërisë S.A.T.A drejtuar autoriteteve të larta shtetërore për çetën komuniste që i rrëmbeu nga autobuzi i saj, Ali Këlcyrën

SOCIETA  ALBANESE  TRANSPORTI  AUTOMOBILICISTICI

   Tiranë, 15 qershor 1943

       P.T.

MËKËMBËSISË SË PËRGJITHSHME

KRYESISË SË KËSHILLIT MINISTRUER

KOMANDËS EPRORE F.F. A.A. TË SHQYPNIS

MINISTRISË SË INDUSTRISË & TREGTISË

MINISTRISË SË P. TË MBRENDËSHME

MINISTRISË SË KULTURËS POPULLORE

DREJTORISË SË PËRGJITHËSHME TË POSTAVE

            T I R A N Ë

AGREDIMI I AUTOKORRJERËS TIRANË – VLONË – GJINOKASTËR

Kemi nderin t’u parashtrojmë Autoriteteve në drejtim sa vijon:

Më datën 11 të k. m. autobuzi jon FIAT 626/RNL tabella 1253 Tiranë, n’ 81 i matrikullës, i dirizhuem nga shoferi CANTALUPO Arturo e nga fatorino MURAT Musta, ndërsa po kalonte mbi rrugën Gjinokastër – Vlonë – Tiranë, në shërbim të rregullt mbi linjën publike për bartje udhëtarësh e postet, i nisun nga Gjinokastra rregullisht në orën 7, me 27 udhëtarë ngarkuet, si mbërriti afër katundit Fusha e Pizharit 15 km. larg Tepelenës, njaty kah ora 7 e 30 u ndalonte nga dy veta të armatosun. Shoferi jonë u detyrua me ju bind dhe ndalonte makinën: atëhere shef nga të dy anët e rrugës shumë veta të tjera, gjithsej nja 50 vetë të gjithë me një yllë të kuq në berret dhe me një shqyponjë të zezë mbi një stofë të kuqe mbi gjoks, t’ë armatosun me pushkë, me bomba dhe mitroloza. Banditët detyruan të gjithë udhëtarët me zbritë nga autobuzi dhe banë kontrollin e të gjithë dokumentave dhe muerrën me vedi një udhëtarë, një farë ALI KËLCYRA. Mbasandej njeni që dukej i pari i tyre, mbajti një fjalim në gjuhën shqype dhe urdhënoj një djal me i këndue boletinin komunist dhe u ndau disa kopje udhëtarëvet. Mbas një ndalimi prej gadi 30 minutave, autobuzi u la i lirë me vijue udhëtimin e vet për Vlonë: Ngjarja u denoncue në Komandën e Gjindarmërisë të Tepelenës.

I lutemi edhe njëherë nxehtësisht Autoriteteve në drejtim qi të kenë mirësinë me marrë masat e nevojshëme për me mujt kështu me evitue përsëritjen e vijueshme dhe të mërzitshme të këtyne incidenteve që turbullojnë së tepërmit sigurinë e ushtrimit të rregullit të shërbimit të komunikacionit që janë besue Shoqnis t’ona S.A.T.A

Me nderime

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme në vitin 1942 drejtuar disa Prefekturave, mbi lirimin nga internimi në Itali dhe kthimin në Tiranë të Ali Këlcyrës

Mbretnija Shqiptare                                      Tiranë, më 1942

Ministria e P. të Mbrendëshme

Zyra Politike dhe e Personelit

Nr. 44/220. RESERVAT

SHKURTIMI: Persona të liruar

nga internimi.

PREFEKTURAVET: TIRANE, SHKODER, KORÇE, BERAT, GJIROKASTER

Zyra e punëve Speciale, Reservate pranë Komandës Eprore K…të Shqipërisë, në bazë të dispozitave të Mëkëmbësisë së Mbretërore të Përgjithshme, i ka shkruar Ministrisë së P. të Brendshme, (Sigurimi), Romë, për të lënë të lirë të kthehen në Tiranë, Mahmut Golemi, e Beqir Zagoriçani, t’ë internuar në Viçense, Faik Quku i internuar në Pistoia, dhe Ali Këlcyra, i internuar në Çortona./Memorie.al

Kaq për dijeni.

M I N I S T R I

(firma)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 24 Tetor

Next Post

Kalendari Historik 25 Tetor

Artikuj të ngjashëm

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 7, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
Next Post
Kalendari Historik  3 Tetor

Kalendari Historik 25 Tetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme