• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, August 13, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Tetor

Kalendari Historik  3 Tetor
0
Shares
115
VIEWS

1929 – Në Bursën e Wall Street-it në New York, ndodh falimentimi i famshëm që njihet me emrin Black Thursday. Ajo, filloi në 24 tetor dhe vazhdoi deri më 29 tetor 1929, kur çmimet e aksioneve në Bursën e Nju Jorkut u rrëzuan. Ishte përplasja më shkatërruese e tregut të aksioneve në historinë e Shteteve të Bashkuara, kur merret parasysh masa e plotë dhe kohëzgjatja e efekteve të saj pas saj. Falimentimi, i cili pasoi rrëzimin e Bursës në Londër të Shtatorit, sinjalizoi fillimin e Depresionit të Madh 12-vjeçar që preku të gjitha vendet e industrializuara perëndimore.

 

1945 – Vdes në moshën 58 vjeçare, Kryeministri i Norvegjisë gjatë pushtimit nazist Vidkun Quisling. Nga 1942-1945 ai shërbeu si udhëheqës i Norvegjisë, duke drejtuar administratën shtetërore së bashku me guvernatorin nazist Josef Terboven. Qeveria e tij e bashkëpuntore, pro-naziste, e njohur si regjimi Kuisling, u mbizotërua nga ministrat e partisë së tij të ekstremit të djathtë. Qeveria bashkëpunuese mori pjesë në genocidin e Zgjidhjen Finale ndaj hebrenjve. Me çlirimin e Norvegjisë, Quisling, u arrestua, u gjykua, dhe u dënua me vdekje, për shkak të politikave të tij të bashkëpunimit të ngushtë me gjermanët. Sot sinonimi i Quisling-ut, nënkupton një qeveri kukull që vepron ënn urdhërat e pushtuesve.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 13 Gusht 2022

Kalendari Historik 12 Gusht 2022

1960 – Një raketë balistike shëprthen në kozmodromin e Baikonur-it në Bashkimin Sovjetik, duke lënë të vdekur rreth 100 persona. E njohur ndryshe dhe si katastrofa Nedelin, për shkak të vdekjes së Marshallit të ushtrisë Mitrofan Nedelin në këtë shpërthim, modeli i kësaj rakete R-16, shpërtheu kur motori i shkallës së dytë u ndez aksidentalisht, duke vrarë një numër të panjohur të personelit ushtarak dhe teknik që punonte në përgatitjet. Megjithë madhësinë e fatkeqësisë, lajmi për këtë tragjedi u mbajt i fshehtë nga Kremlini zyrtar dri në vitin 1990.

 

1964 – Rajoni i Rodezisë së Veriut në pjesën jugore të kontinentit afrikan, shpall pavarësinë nga Britania e Madhe. E njohur ndryshe dhe si, Federata e Rodezisë dhe Nyasaland e formuar në vitin 1953, ishte jashtëzakonisht jo-popullore midis shumicës dërrmuese afrikane. Kjo për shkak të sundimit të ashpër të popullsisë europiane ndaj asaj me ngjyrë. Formimi i saj nxitoi thirrjet për sundim të mazhorancës. Si rezultat i këtij presioni, vendi u bë i pavarur në vitin 1964 , me emrin që njihet zyrtarisht dhe sot si Zambia. Kryeqyteti i Zambia-s u shpall Lusaka.

 

1966 – Lind në Saratov të Rusisë, miliarderi i famshëm ruso-izraelit, Roman Abramovich. Abramovich është pronari kryesor i kompanisë private të investimeve, Millhouse LLC, dhe njihet më së shumti jashtë Rusisë si pronar i Chelsea F.C. një nga klubet e futbollit më të suksesshme në Premier League. Ai ishte ish guvernator i Krahinës Autonome të Chukotka-s nga 2000 deri në 2008. Sipas Forbes, vlera neto e Abramovich ishte 12.9 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2019 , duke e bërë atë personin më të pasur në Izrael, 11-të më të pasurit në Rusi dhe personin e 120-të më të pasur në botë. Gjithashtu Abramovich njihet edhe për bamirësitë dhe filantropinë e tij jo vetëm në Chukotka, por edhe më gjërë.

1990 – Për herë të parë pas gati gjysëm shekulli, Kryeministri italian Giulio Andreotti, pranoi publikisht para senatit, ekzistencën e Operacionit Gladio. Ky operacion i fshehtë ushtarak do të fillonte pas Luftës së Dytë Botërore në mjaft vënde të Europës Perëndimore, veçanërisht në Itali. Gladio kishte si qëllim, ndalimin me çdo lloj mjeti dhe mënyre të përhapjes së idenve komuniste në këto vënde. Ky operacion i fshehtë do të përfshinte CIA-n dhe disa shërbime inteligjente europiane në një sërë aksionesh klandstine, për ndalimin e përhapjes së ndikimit sovjetik në Europë dhe Mesdhe.

 

2004 – Pas gati 50 ndeshjesh të futbollit pas asnjë humbje, ekipi i Arsenal F.C. më në fund pëson humbjen e parë. Kjo humbje do të ndodhte përballë skuadrës së Manchester United-it në derbin e famshëm të Anglisë. Ky rekord fitoresh, do të klasifikohej nga specialistët e futbollit, si një ndër më të vështirët për tu thyer, sidomos në kampionatin anglez të futbollit, Premier League. Të mbiquajtur ndryshe edhe si Thë Invincibles (të pathyeshmit), ekipi i Arsenalit në sezonin 2003-2004 drejtohej nga Arsene Wenger, dhe kishte në përbërje lojtarë si, Henry, Bergkamp, Viera, etj.

 

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga uria dy motrat dhe nipi, e nga që s’kishim qefin, nëna grisi jorganin e vetëm…”/ Dëshmia tragjike e ish-‘diversantit’

Next Post

Prefekti Beso Gega: “Popull patriot i Gjinokastrës, dje u grabit Ali Këlcyra, lulja e nacionalizmit shqiptar, nga një çetë komuniste…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i vitit 1943

Artikuj të ngjashëm

Ramiz Alia: “Ne nuk ju japim dot çmimin ‘Nobël’. Nënë Tereza: “Ju më jepni një shtëpi të sjell motrat e mija këtu dhe…”/ Proces-verbali i takimit me bamirësen e famshme, maj 1990
Kalendari historik

Kalendari Historik 13 Gusht 2022

July 29, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 12 Gusht 2022

August 11, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 11 Gusht 2022

August 10, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 10 Gusht 2022

August 9, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 09 Gusht 2022

August 8, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 08 Gusht 2022

August 7, 2022
Next Post
Prefekti Beso Gega: “Popull patriot i Gjinokastrës, dje u grabit Ali Këlcyra, lulja e nacionalizmit shqiptar, nga një çetë komuniste…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i vitit 1943

Prefekti Beso Gega: “Popull patriot i Gjinokastrës, dje u grabit Ali Këlcyra, lulja e nacionalizmit shqiptar, nga një çetë komuniste…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i vitit 1943

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!