• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova

Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
Porosia e Komitetit Qendror të P.P.SH.-së: “Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai….”/ Raporti sekret për studiuesin nga Kosova
0
Shares
707
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi 14. K.Q. PPSH. Ap. Struktura), që mban datën 3 dhjetor 1974, ku studiuesi dhe kritiku i njohur i letërsisë, Koço Bihiku, i ka dërguar një letër, Kareman Yllit, i cili asokohe ishte ndihmës i Hysni Kapos, për problemet e arsim-kulturës, ndërsa për shumë vite pati shërbyer Rektor i Universitetit të Tiranës. Sipas dokumentit në fjalë, problemi që ka shqetësuar Bihikun, ka qenë “Konferenca Kombëtare e Studimeve për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar”, që është mbajtur ato ditë në Tiranë. Shqetësimi i Bihikut, kishte të bënte me faktin, se autorët e referatit (Prof. Bedri Dedja dhe Prof. Dhimitër Shuteriqi), kishin ‘konfonduar’ tezat e tyre, me ato të Prof. Rexhep Qosjes, i cili sipas tij (Bihikut), “ka futur në një thes letërsinë tonë të Luftës, me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit”! Dhe kjo gjë sipas tij, duhej të rregullohej, por autorët Dedja dhe Shuteriqi, nuk pranonin ta ndryshonin referatin!

Në kuadrin e një marrëveshje për bashkëpunimin kulturor e arsimor që Tirana zyrtare kishte lidhur me Krahinën Autonome të Kosovës, Malin e Zi dhe Republikën e Maqedonisë,(marrëveshje e lidhur në Beograd disa kohë pas agresionit ushtarak të Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki, kur dhe filluan “vitet mjaltit” mes Tiranës dhe Beogradit) në fillimin e viteve ’70-të, u kryen mjaft vizita të ndërsjellat të personaliteteve të fushës së arsimit, artit kulturës dhe letërsisë shqipe, në të dy anët e kufirit.

Në këtë kontekst, asokohe Shqipërinë e vizituan emra të njohur, si: Rexhep Qosja, Bekim Fehmiu, Ali Hadri, Emin Pllana, Blerim Luzha, Ali Aliu, Agim Vinca, Ibrahim Rugova, Skënder Riza, Emin Pllana, etj etj, dhe po kështu në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi, shkuan për vizita, seminare, konferenca, sesione shkencore, promovime, leksione etj, edhe kolegët e tyre nga Shqipëria, si: Androkli Kostallari, Dhimitër Shuteriqi, Aleks Buda, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Pirro Mani, Agim Zajmi, Nasho Jorgaqi etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

Gjithnjë në kuadrin e kësaj marrëveshje dhe të një bashkëpunimi më të gjerë që synohej asokohe ndërmjet Universitetit Shtetëror të Tiranës, Akademisë sonë të Shkencave dhe instituteve të tjera në varësi të saj, me homologet nga Kosova, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë, mjaft shkrime, referate, kumtesa dhe studime të ndryshme të autorëve shqiptarë që jetonin e punonin në anën tjetër të kufirit, gjenin vend dhe botoheshin në tekste të ndryshme që nxirrte Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave dhe institucionet e tjera në varësi të saj. Por gjithsesi, Tirana zyrtare nuk e ulte për asnjë çast vigjilencën ndaj “prurjeve” të anës tjetër të kufirit, përkundrazi, veprat e tyre shikoheshin me lupë.

Lidhur me këtë, bën fjalë edhe ky dokument arkivor, që mban datën 3 dhjetor 1974, ku studiuesi dhe kritiku i njohur i letërsisë, Koço Bihiku, i ka dërguar një letër, Kareman Yllit, i cili asokohe ishte ndihmës i Hysni Kapos për problemet e arsim-kulturës, ndërsa për shumë vite pati shërbyer Rektor i Universitetit të Tiranës. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, problemi që ka shqetësuar Bihikun, i cili që nga ajo kohë dhe më pas (deri në fundin e periudhës së regjimit komunist) është njohur si një konservator dhe fanatik i zjarrtë i realizmit socialist, ka qenë “Konferenca Kombëtare e Studimeve për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar”, që është mbajtur ato ditë. Ndër të tjera në materialin e asaj konference, do publikohej edhe referati i mbajtur nga profesorët Bedri Dedja dhe Dhimitër S. Shuteriqit, me temë: “Probleme të kulturës gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”.

Shqetësimi i Bihikut ka të bëjë me faktin, se autorët e referatit (Dedja dhe Shuteriqi), kanë konfonduar “studiuesit tanë” me tezën e prof. Rexhep Qosjes, i cili sipas tij (Bihikut), “ka futur në një thes letërsinë tonë të Luftës, me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit”. Dhe kjo gjë sipas tij duhet të rregullohet, por autorët Bedri Dedja dhe Dhimitër Shuteriqi, nuk kanë pranuar ta ndryshojnë referatin, duke ndarë aty me “një vijë demarkacioni” qëndrimin e prof. Qosjes nga ai i “studiueseve tanë”. Por kjo gjë duket nuk ka ndodhur, dhe për këtë arsye, Bihiku ka shkruar letrën në fjalë, ku në fund të saj shkruan: “Shoku Kahreman, po ju drejtohem me këtë letër me shpresë se do të ndërhyni që t’u ndërpritet rruga këtyre shfaqjeve jo korrekte midis nesh”.

Nuk dimë se si ka shkuar më tej fati i problemit që ngre Bihiku, por ajo që vihet re në letrën e tij për Kareman Yllin, është fakti që; edhe pse lidhur me tezat e prof. Qosjes (që “fut në një thes letërsinë tonë të Luftës me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit”), janë pyetur instancat përkatëse, d.m.th. Komiteti Qendror, përgjigja ka qenë: “ta lënë në referat ashtu çështjen e Rexhep Qosjes, për të mos acaruar marrëdhëniet me të”.

Me shumë gjasa ku “lëshim” ndaj prof. Qosjes, ka të bëjë me qëndrimin e tij pro dhe në një linjë me politikën zyrtare që po ndiqte regjimi komunist i Tiranës, gjë të cilën e kemi parë edhe në një nga kapitujt paraardhës të këtij libri (raport-informacioni i prof. Androkli Kostallari për udhëheqjen lidhur me vizitën e prof. Rexhep Qosjes në Shqipëri në vitin 1970), ku Kostallari midis të tjerash shkruan: “Ai tha se: ‘Nuk ka botëkuptim tjetër përveçse atij marksisti-leninist’, se ‘I bëhet zemra mal’ kur shikon zhvillimin e vrullshëm të

Shqipërisë në këta 25 vjet që të bindin se ‘mund të shkurtohet historia”. “Kryesorja, – tha ai, – është se ju të gjitha këto i bëni duke u mbështetur në forcat tuaja”. Ai tha se: “Është i bindur se vetëm socializmi mund ta shpëtonte popullin shqiptar nga gjendja e mjeruar dhe e prapambetur në të cilën ndodhej në të kaluarën”.

Letra e Koço Bihikut për Kahreman Yllin

Shoku Kahreman

Këto ditë u mblodh redaksia e “Studimeve Filologjike” e cila vendosi të botojë materialet e Konferencës Kombëtare të Studimeve për Luftën Antifashiste Nac-Çlirimtare të popullit shqiptar, ndër të tjera edhe referatin e Bedri Dedes dhe të shokut Dhimitër S. Shuteriqit “Probleme të kulturës gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”.

Në referat ka shumë pasaktësi lidhur me ato që janë thënë rreth çështjes së lindjes së realizmit socialist në letërsinë shqiptare, por ajo, që sipas mendimit tim, duhet të ndreqet para se të botohet në revistën tonë, është fakti që autorët e referatit duke polemizuar me studiuesit tanë, përfshijnë në atë edhe Rexhep Qosjen, duke iu atribuar kështu të parëve pikëpamjet e këtij të fundit, gjë që nuk është aspak e drejtë. Kështu p.sh. në fq. 19 të referatit thuhet: “Ka edhe një tezë, e cila e fut në një thes letërsinë tonë me të Luftës me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit, gjer në fillim të viteve ’60-të, Nga kjo pozitë historiografinë tonë të letërsisë e quajnë më shumë histori të ideve politiko-shoqërore dhe vetë letërsinë “angazhim ideologjik”.

Duke lënë mënjanë faktin se në studimin e Rexhep Qosjes bëhet fjalë jo për për lindjen e realizmit socialist, të cilin ai nuk e njeh fare për të tillë, por për çështjen e periodizimit, mua më duket që më e drejtë është që ky pasazh në referat të distancohet nga paraqitja e mendimeve të studiueseve tanë, duke thënë në fund të paraqitjes së tezave të shokëve tanë, se ka studiues të jashtëm, të cilët e fusin në një thes letërsinë tonë të Luftës me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit.

Kahreman Ylli

Ky propozim u pranua nga e gjithë redaksia e revistës dhe u ngarkua kryeredaktori që t’ua transmetojë autorëve. Shoku Bedri Dedja refuzoi që të bëjë ndryshime në referat, duke thënë se referati është botuar dhe kësisoj është sanksionuar nga organet e larta. Ata që kanë mendimin e kundërt, le t’i shprehin në faqet e organeve tona. Lidhur me Rexhep Qosen, tha se ka biseduar në instancat përkatëse, të cilat i kanë thënë ta lë në referat ashtu çështjen e Rexhep Qosjes, për të mos acaruar marrëdhëniet me të.

Shoku Androkli si kryeredaktor na njoftoi këtë mendim të shokut Bedri Dedes, duke shtuar se nuk mund të ngrihet kundër vullnetit të autorëve.

Mua nuk më duket e drejtë që kjo çështje po zgjidhet në këtë mënyrë, sepse ky është një qëndrim jo korrekt ndaj studiueseve tanë, të cilët s’ka arsye që t’i konfondojmë me Rexhep Qosen, që qëndron në pozita krejt të kundërta ideologjike dhe metodologjike me ne. Asnjë nga studiuesit tanë nuk përdor për letërsinë fjalën “angazhim ideologjik”, dhe nuk mendon se në zhvillimin e letërsisë “rëndësi vendimtare”, kanë faktorët e zhvillimit të saj të brendshëm, siç thonë autorët e referatit. Këmbëngulja e shokëve Bedri Dedja dhe Dhimitër Shuteriqi për të mos bërë fare ndryshime në referat lidhur me këtë pikë, nuk më duket e rregullt.

Shoku Kahreman, po ju drejtohem me këtë letër me shpresë se do të ndërhyni që t’u ndërpritet rruga këtyre shfaqjeve jo korrekte midis nesh./Memorie.al

3.XII.1974                         

Me respekt

Koço Bihiku

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Fotot e panjohura / Selitë e ambasadës shqiptare në OKB dhe emrat e punonjësve të Sigurimit të Shtetit që kanë shërbyer aty nën petkun e diplomatit…!

Next Post

Kalendari Historik 5 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
Next Post
Kalendari Historik 3 Dhjetor

Kalendari Historik 5 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!