• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, April 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pjesën më të madhe të informacionit, CIA e merrte nga emigrantët politik shqiptarë, të cilët referonin shifra jo gjithmonë të sakta, por ata…”/ Studimi më i ri për të internuarit politikë, në vitet 1944-1990

“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Në Washington, mendonin se figura të tilla, mund të ishin; Kupi, nga zogistët, Dilo, nga ‘Balli Kombëtar’ ose Vërlaci, nga ‘Blloku Indipendent’…”/ Si dështuan përpjekjet për rrëzimin e Enver Hoxhës
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
“Me eliminu gjakderdhjen si në Rumani, më 24 dhetuer ’89, ‘Blloku Kombëtar Indipendet’, u mblodh urgjent në New York dhe vendosi që në Shqipni…”/ Dëshmia e studiuesit nga SHBA-ës
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Krerët e ‘Bllokut’ dhe ‘Agrarët”, kanë qëndrime të ndryshme ndaj ‘Komitetit të Apostol Tenefit’ në Jugosllavi…”/ Dokumentet e panjohura
“Krerët e ‘Bllokut’ dhe ‘Agrarët”, kanë qëndrime të ndryshme ndaj ‘Komitetit të Apostol Tenefit’ në Jugosllavi…”/ Dokumentet e panjohura

Nga Brisejda LALA

Memorie.al / Vendosja e regjimit diktatorial në Shqipëri u shoqërua me dhunë dhe represion, jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe familjarëve të tyre. Të shpreheshe kundër regjimit, të largoheshe nga vendi ku ishe i internuar, të ishe i pasur ose relativisht i pasur, kategorizoheshe automatikisht në kundërshtar të regjimit. Familjarët e emigrantëve politikë, u arrestuan dhe u internuan në kampet më famëkeqe të ngritura nga komunizmi, duke u privuar çdo lloj komunikimi me të afërmit e tyre. Çështja që ngrihet për diskutim, lidhet me represionin ndaj familjarëve të kundërshtarëve politik dhe sa legjitim ishte persekutimi i tyre.

Gjatë përpjekjeve për të anatemuar çdo gjë që lidhej me të kaluarën, regjimi injoroi të gjitha ligjet dhe marrëveshjet që kishin ekzistuar gjatë monarkisë. Kjo la një vakum ligjor i cili domosdoshmërish duhej mbuluar me legjislacion të ri, gjë që regjimi komunist nuk e realizoi gjithmonë në kohë dhe me efikasitet.

Studimi “Historia e internimit në Shqipëri 1944-1990”, ka për qëllim të hedhë dritë në një pjesë të rëndësishme dhe të pastudiuar të historisë së vendit. Edhe pse kjo temë ka zgjuar interesin e historianëve, nuk janë bërë më parë studime specifike që lidhen me familjet e internuara gjatë diktaturës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

Bazuar në dokumentet arkivore shqiptare por edhe historitë e transmetuara nga dëshmitarë të kohës, janë analizuar faktet historike mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative gjatë regjimit komunist.

Përveç bazës ligjore mbi internimin një rëndësi të veçantë në këtë studim, është analiza e kushteve në të cilat kanë jetuar familjet e internuara gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit. Në këtë kuadër vlen të përmendet që kushtet jetësore, mjekësore dhe higjienike, linin shumë për të dëshiruar, madje ishin në kufijtë e mizerjes.

Për të bërë një sintezë më të saktë të ndodhive, nuk bazohemi vetëm në historitë gojore, por edhe në dokumentet arkivore të kohës, të cilat hedhin dritë mbi disa aspekte të veçanta të procesit të internimit.

Për të bërë një panoramë sa më të plotë të temës, krahas vështirësive të shumta mbi analizën e represionit komunist dhe sistemit të internimit, është bërë edhe një përmbledhje mbi hipotezat e parashtruara, duke i parë ngjarjet në kontekstin e kohës.

Ky studim synon të analizojë, argumentojë dhe konkludojё mbi disa hipoteza të rëndësishme të regjimit komunist, në raport me të drejtat e të dënuarve me masën e internimit dhe persekutimin e tyre, duke i dhënë përgjigje pyetjeve: Sa e ligjshme ishte që këto persona të internoheshin në kampe të rrethuar me tela me gjemba, apo vende internimi?

Cilat ishin të drejtat dhe kushtet jetësore që gëzonin familjet e internuara në Shqipëri, në raport me vendet e tjera dhe atyre që nuk e kishin këtë status? Çfarë statistikash mund të sjellim lidhur me represionin komunist ndaj të internuarve, në periudhën 45- vjeçare të qeverisjes së tyre?

Në këtë punim jam munduar që të paraqes në mënyrë të detajuar dhe të plotë, me aq sa lejojnë burimet që disponojmë mbi këtë temë, jetën e familjeve të internuara në përditshmëri dhe vështirësitë e tyre gjatë komunizmit.

Pasqyrohen në këtë studim një numër i madh dokumentesh, mbi ligjshmërinë e procesit të internimit, kushtet e jetesës në kampe dhe vende internimi, shkeljen e të drejtave të individit etj.

Vështirësitë kryesore që kam hasur gjatë hulumtimit dhe ngritjes së narrativës historike kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e dokumenteve arkivore për këtë temë. Dokumentacioni arkivor në dispozicion të studiuesve është i cunguar dhe burokracitë e shumta në aksesin e dokumentacionit, e kanë bërë akoma më të vështirë këtë hulumtim.

Informacioni në dokumentacionin vendas, sidomos për kampet e internimit mungon, ose nuk është lehtësisht i aksesueshëm ndaj më është dashur të referohem tek burime të arkivave të huaja, ose në dëshmitë e ish të internuarve.

Këto burime ndonëse të vyera, krijojnë vështirësi analitike, kryesisht përsa i përket relativitetit të historisë së rrëfyer. Burimet bibliografike gjithashtu nuk janë të shumta dhe mungojnë studimet e thelluara historike mbi këtë temë.

Grumbullimi i dokumenteve arkivore si edhe procesi i seleksionimit të materialeve burimore, ka qenë i vështirë për shkak të mungesës së burimeve arkivore të de klasifikuara, lidhur me këtë çështje. Arkivat nuk ofrojnë një material burimor të pasur, konkret mbi internimin dhe kampet me tela me gjemba. Megjithatë për të pasur një bazë të gjerë burimesh primare, jam konsultuar me dokumentacionin e Arkivit Qendror të Shtetit.

Arkivi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, vë në dispozicion materiale dokumentare kryesisht qëndrimit të organizatave ndërkombëtare, lidhur me shkeljen e të drejtave të individit në vendin tonë, që përbëjnë një vlerë të shtuar në këtë studim. Raportet dokumentare te CIA-s dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi gjendjen në Shqipëri, kanë një rëndësi të veçantë në këtë studim.

Pjesën më të madhe të informacionit, CIA e merrte nga emigrantët politikë, të cilët referonin shifra jo gjithmonë të sakta, por furnizonin me një informacion shumë të rëndësishme mbi kushtet e jetesës, mungesën e ushqimit dhe cenimin e të drejtave në vend. Ky informacion i detajuar, përbën sot një burim të rëndësishëm në studimin historik të sistemit të kampeve të internimit të ngritura në Shqipëri.

Gjithashtu kam shfrytëzuar një numër të madh dosjesh që gjenden në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, si edhe te Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), kryesisht referuar shifrave dhe vendimeve të dhëna për internimin dhe dëbimin, si masa administrative. Për të analizuar më qartë sistemin e internimit dhe krijimin e kampeve të internimit në vend, më kanë ardhur në ndihmë botimet dokumentare të botuara më parë.

Një zë të rëndësishëm në këtë studim, kanë dëshmitë e ish-të internuarve, të cilët ndajnë me ne përvojat e tyre nëpërmjet intervistave. Përgjatë viteve, ISKK-ja i ka kthyer këto intervista në disa vëllime me botime memuaristike, nën titullin “Zërat e Kujtesës”.

Metodologjia e përdorur në këtë punim, është ajo klasike që ndërtohet dhe shtrohet mbi analizën e internimit, fenomenit historik, duke përgjithësuar dhe trajtuar çdo rast si unik, por edhe si pjesë e një strukture të tërë shtetërore, që funksiononte mbi bazën ideologjike të luftës së klasave.

Në punim nuk mungojnë vështrime krahasuese të fakteve, sjellë nga dëshmitarët, me qëllim që të evidentohet më së miri e vërteta historike bazuar mbi materialet që disponojmë. I gjithë punimi është ndërtuar në rend kronologjik, i ndarë në kapituj, ku secili prej tyre trajton çështje të caktuara. Përmbajtja e studimit fillon me listën e shkurtimeve, parathënien, hyrjen ku bëhet një historik i fenomenit historik dhe shpjegim i termit internim dhe dëbim.

Studimi ndahet në tre kapituj, ku secili prej tyre trajton çështje të caktuara. Kapitulli i parë, me titull: “Një histori e shkurtër e ligjit të internimit”, trajton historikun e institucionit të internim – dëbimit në nivel krahasues me periudhat e mëparshme, duke specifikuar aspekte ligjore dhe problemeve që buronin nga aplikimi i ligjeve për këto masa administrative.

Kapitulli i dytë fokusohet në klasifikimin e kampeve të punës dhe të internimit, duke bërë një kategorizim të tyre referuar edhe shembujve të marrë nga vendet e tjera. Në këtë kapitull një vend të veçantë zënë aspekte të jetesës në kampe me tela me gjemba, si edhe në fshatra internimi, ku burimet arkivore hedhin dritë mbi problemet kryesore që hasnin në përditshmëri të internuarit.

Në kapitullin e tretë bëhen analiza statistikore referuar të dhënave që sjellin arkivat e kohës lidhur me këtë fenomen. Studimi mbyllet me konkluzionet dhe bibliografinë e shfrytëzuar për këtë punim. Shtojca e përfshirë në këtë studim synon të japë një pasqyrë më të qartë të kampeve të internimit të ngritura në vend.

Përpjekjet për të hedhur dritë mbi historinë e internimit dhe dëbimit në Shqipërinë komuniste, janë për t’u vlerësuar dhe mendoj që ky studim do të jetë i rëndësishëm në këtë kontekst. Përmes këtij studimi, synoj të vë në pah mbi disa çështje që nuk janë trajtuar sa duhet në të kaluarën, duke sjellë fakte të reja që pasurojnë tablonë mbi represionin komunist. Ky studim është produkt i bashkëpunimit që kam patur me punonjësit e ISKK-së, të cilët kam kënaqësinë t’i falenderoj.

Një falenderim i veçantë i dedikohet ish-drejtoreshës së Studimeve pranë ISKK-së, Znj. Luljeta Lleshanaku, pa këmbënguljen dhe kontributin e së cilës ky studim nuk do të mund të vinte në këtë formë sot.

Gjithashtu i detyrohem mirënjohjen të thellë të gjithë ish të internuarve të cilët ndajnë me stafin e ISKK-së përvojën e tyre, duke dhënë një kontribut të madh për të ardhmen dhe brezat që vijnë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur i deleguari i Komitetit të Partisë në mbyllje të fjalës së tij tha; ai meriton të gjykohet si armik, por partia është zemër gjerë, Mehmeti u ngrit dhe...”/ Historia e ish-oficerit të Zogut, nga Derjani i Matit

Next Post

Kalendari 14 Mars 2026

Artikuj të ngjashëm

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

April 12, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Dossier

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshmi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

April 14, 2026
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85
Dossier

“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85

April 12, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Në 1967 kur Enver Hoxha filloi sulmin frontal kundër fesë, bota myslimane reagoi ashpër dhe gazeta ‘Al Arabi’ e Kuvajtit, botoi për Shqipërinë një…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
Kalendari 1 Mars 2026

Kalendari 14 Mars 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme