• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, July 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi u nis nga Rehova e Beratit dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin ‘Siena’, natën e kaloi në një repart në periferi të Vlorës, ku…”/ Ana e panjohur e vizitës së Duçes në Shqipëri në ’41-in

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Pasi u nis nga Rehova e Beratit dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin ‘Siena’, natën e kaloi në një repart në periferi të Vlorës, ku…”/ Ana e panjohur e vizitës së Duçes në Shqipëri në ’41-in
“Shqiptarët janë shumë më lart si popull se italianët, por jo më pak i mshojnë gjithnjë ‘nevojës së civilizimit’, pasi…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
“Në rrugën nga Berati për nga shkoje në vijën e parë të frontit, u vendos artileria e rëndë italiane dhe dëgjohej shpërthimi i tyre çdo natë…”/ Kujtimet e panjohura të italianit, që jetoi 20 vite në Shqipëri

Nga Zylyftar Hoxha

Memorie.al / Pas gati dy vjetësh të pushtimit të Shqipërisë, Benitto Mussolini (Duçe) shkel për herë të parë vendin tonë. Qëllimi i kësaj vizite inkonjito dhe të mbajtur tepër sekret nuk ishte Shqipëria, por fronti i Luftës Italo-Greke ku punët po shkonin keq e më keq. Ardhja e tij e beftë ishte ngritja e moralit të rënë përtokë të trupave fashiste, të cilat po pësonin disfatë pas disfate me grekët. Lajmi i vizitës së Duçes në Shqipëri u bë i ditur më 10 maj 1941, pas gati një muaj e gjysmë pasi ai kishte mbërritur në Romë. Për nder të tij dhe të të rënëve në luftë, në lartësitë e Tërpanit të Beratit më pas u ngrit një memorial gjigant, por që fatkeqësisht, u prish nga mentaliteti i kohës.

Po kështu, një memorial i bukur, por që edhe ky pësoi fatin e të parit ka qenë në varrezat e ushtarëve italianë në Uznovë të Beratit. Duçja  qëndroi në Shqipëri 18 ditë duke vizituar gjithë vijën e frontit të luftimeve.

Sipas një ditari të Komandës Eprore të Fuqive të Armatosura të Shqipërisë mësohet se Mussolini i nisur nga Bari, mbërriti në aeroportin e Tiranës më 2 mars 1941, në orën 10.05. Aty u prit nga gjenerali Cavallero, Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jacomoni dhe nga gjenerali Ranza.

Gjithashtu mund të lexoni

“T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e, punet e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

“Pasaportat turke si dhe përgatitja e listave vjetore e vizave përkatëse për të dalë nga Jugosllavia, do të bëhen…”/ Viti 1938, kur Mbretëria Jugosllave dhe Turqia do shpërngulnin popullsinë shqiptare

Pa ndaluar fare në Tiranë, por fare pak në Ndroq ku ishte komanda e Bersalierëve të Regjimentit të parë Italia, ai u nis menjëherë drejt Rehovës së Beratit. Në Berat u detyrua të qëndrojë përkohësisht midis ushtarëve të divizionit “Bari”, që ishte vendosur në të dy anët e Urës së Goricës, për shkak të bombardimeve që po bënin aleatët në qytet.

Pas këtij pushimi të shkurtër në mesditë gjendet në Rehovë ku u përpoq për t’u dhënë zemër oficerëve të mbledhur aty. Në orën 15.00, ai u nis nga Rehova dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin “Siena”. Natën e kaloi në një repart të vendosur në periferi të qytet të Vlorës.

Më 3 mars, Duçja u nis drejt Dhëmblanit dhe Tërpanit duke kaluar në revistë regjimentin “Lupi di Toscana”, regjimentin 67 të Fanterisë së divizionit “Legnano” si dhe duke marrë pjesë në një meshë fetare të oficerëve në Dhëmblan. Në mbrëmje u kthye përsëri në pozicionin 22 në periferi të Vlorës që u bë në një farë mënyre rezidenca e tij e ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri.

Më 4 mars Mussolini niset në Berat, në një ditë të ngjeshur takohet me “Këmishat e zeza” që po marshonin drejt qytetit dhe me detashmente të divizionit “Bari”, qëndroi në Spitalin Ushtarak nr. 482 dhe më pas hëngri mëngjes me punëtorët që po ndreqnin rrugën për në Ujë të Zi.

Në Rehovë bisedoi gjatë me gjeneralët e komandave të Trup-Armatave IV e VIII,  të divizioneve “Pinerolo”, Gagliari”, “Puglie”, “Bari”, “Centauro”, etj. Në mbrëmje u kthye në bazën, në Vlorë.

Më 5 mars Musolini shkoi në zonën e Devollit ku vizitoi “vullnetarët” shqiptarë, u kthye në Kuçovë ku hëngri drekë në selinë e AIPA-s (Azienda Italiana Petroli Albanesi”). Shkoi përsëri në Berat, u interesua për të plagosurit dhe pasi kaloi në revistë “Lanceri di Milano”, u rikthye në pozicionin 22, pranë Vlorës.

Më 6 mars, Duçe shkoi në Dhërmi, ku vizitoi spitalin ushtarak, u rikthye në Llogara ku qëndroi në observatorin detar, më pas vizitoi qendrën e spitaleve të Dukatit dhe kaloi në revistë Regjimentin XVIII të Fanterise “Acqui”; po kështu bëri në Shushicë me Legjionin e XV të “Këmishëve të zeza” të Brescia-s dhe në Brataj me Fanterine 77, “Lupi”. Duke u kthyer në rezidencën e tij, mbas-dite asistoi në ushtrimet e “Arditi”-ve dhe vizitoi spitalin nr. 118.

Më 7 mars, në ora 10.00, Mussolini takon përfaqësi të fshatarëve, të cilëve u dhuron një shkollë, ku vë dhe gurin e parë të themelit. Natën e kaloi në një bazë tjetër, në pozicionin nr.34, në afërsi të Beratit. Më 8 mars shkoi përsëri në Rehovë në një rutinë takimesh me oficerë dhe ushtarë dhe fjeti po në pozicionin nr. 34.

Më 9 mars asistoi në veprimet luftarake, qëndron gjithë ditën në llogore. Po këtë gjë bëri edhe në datat 10 dhe 11 mars. Më 12 mars, Mussolini i shoqëruar nga gjenerali Priçolo shkoi në Elbasan, ku bisedoi me komandantin e Armatës IX, gjeneralin Pirzio Biroli. Në orën 19.45 u kthye në pozicionin e mëparshëm në Vlorë.

Më 13, 14, 15, s’ka gjë për të shënuar dhe si duket vizitës së tij i ka ardhur fundi, qëndron gjithë ditën në observator dhe ha bukë me ushtarët. Më 16 mars, paradite dhe pasdite Mussolini priti gjeneralët e tij. Më 17 mars kalon edhe një herë nga Elbasani. Më 18 mars shkoi ne Gramsh, inauguroi urën mbi Devoll dhe shkoi në Spitalin e Llixhës.

Më 19 mars, Duçja u interesua për fortifikimet mbrojtëse dhe për rrugët. Më 20 mars, viziton spitalet e Krastes dhe shkoi deri ne liqenin e Ohrit; në kthim  dëgjoi raportet e gjeneralëve. Më 21 mars kryeministri fashist u rikthye në Romë, i pakënaqur dhe i dëshpëruar nga ajo që pa në frontin e luftës. Bilanci i Luftës Italo-Greke qe tepër tragjik, por është interesant fakti se ai është pak a shumë edhe i barabartë. / Memorie.al

           Italia                            Greqia

Të vrarë 13.755               Të vrarë 13.408

Të plagosur 50.874         Të plagosur 42.485

Të sëmurë 52.108            Të sëmurë 10.000

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar...”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

Next Post

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha...”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

Artikuj të ngjashëm

“T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e, punet e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906
Dossier

July 4, 2026
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Pasaportat turke si dhe përgatitja e listave vjetore e vizave përkatëse për të dalë nga Jugosllavia, do të bëhen…”/ Viti 1938, kur Mbretëria Jugosllave dhe Turqia do shpërngulnin popullsinë shqiptare

July 5, 2026
“Faktin, që policia qëlloi me armë mbi 17 vjeçarin Atin Basha, ia konfirmuan kryehetuesit Q. Lame, edhe drejtori Policisë D. Bengasi dhe zv.ministri Z. Ramizi…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve të 2 korrikut ‘90

July 3, 2026
“Në ’46-ën, teksa po largohej nga aeroporti i Laprakës, shefi i misionit të SHBA-ve, gjenerali Jakobs, iu drejtua përkthyesit Petro Marko; ne po ikim, por…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Gjatë kontrollit të objekteve publike në Prishtinë në 1999, në një ndërtesë pesëkatëshe, u zbulua një dhomë e cila nga njësitë kriminale serbe, ishte përdorur…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
Dossier

“Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer xhamat në katin e dytë, por ambasadori u tha se në Shqipëri jetohet…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90

July 3, 2026
Next Post
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha...”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme