• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi kanë rahur shumë kryetarin e Këshillit, Neshat Çarçani, i cili pandehej të kishte revolver, janë marë 50 burra të tjerë dhe pasi u janë hequr sherqet…”/ Dokumenti i Mihal Bishës, i vitit 1946

“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Pëllumb Dishnica tha se në ‘Pallatin e Brigadave’ ku është kuzhinieri i Zogut, udhëheqësit me familjet e tyre…”/ Përgjimet e të internuarve në Ishullin e Zvërnecit
“Si i vrau vëllai im me granata, 15 oficerë të Garnizonit të Përmetit në ’47-ën, për hakmarrje ndaj…”/ Dëshmia e malsorit nga Dukagjini, që ç’varrosi natën eshtrat
“Babanë e pushkatuan me 11 të tjerë në Gjirokastër dhe kur u hapën themelet e shkollës Industriale, njerëzit u tmerruan, se…”! / Dëshmia e të birit të sekretarit të Fan Nolit
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës

– Torturat e Sigurimit në Gjirokastër e Tepelenë: “Kemi vepruar gabim, udhëzimi ishte vetëm për Veriun”! –

Memorie.al / Një ngjarje e rëndë që kishte tronditur një varg fshatrash të Gjirokastrës dhe Tepelenës, ishte bërë shkak për të diskutuar gjerësisht në rangjet e partisë, për metodat e dhunshme që po përdorte Sigurimi i Shtetit sipas udhëzimeve të Ministrisë së Brendshme, ndaj popullsisë në fushatën e mbledhjes së armëve.  Ngjarja ishte raportuar fillimisht nga disa fshatarë të cilët, pasi ishin rrahur e torturuar për vdekje, kishin shkuar të protestonin në instancat e larta partiake në Gjirokastër e, duke kërcënuar se do të shkonin deri në Tiranë.

Raporti i datës 27 tetor 1946, për ngjarjen e jashtëzakonshme, ku implikohej Abaz Laze

Ngjarja ishte hetuar nga përfaqësuesit partiakë dhe në një raport të datës 27 tetor 1946, disa ditë pas ngjarjes, i bëhej një raport mbi atë ngjarje Komitetit Qendror të Partisë. Në raport shkruhej:

Gjithashtu mund të lexoni

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve…”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

“Kur isha në një qeli me Havzi Nelën në burgun e Burrelit, ai më tregonte se kur ishte me Lavdijen, në burg në Jugosllavi, UDB-ja…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, Bedri Çoku

“Pas mbledhjes që kanë pasur përgjegjësit e seksioneve të Brendshme në Tiranë, ku është shtruar nër të tjerat edhe ç’ështija e çarmatimit, përgjegjësi seksionit të Brendshëm të Prefekturës, shoku Abaz Laze, ka mbledhur një sasi oficerash të policisë dhe u ka shtruar metodat që do të përdornin në lidhje me çarmatimin e, veçanërisht në zonat që nuk janë të lidhura sa duhet me ne.

Si mbas thënieve të Përgjegjësit të seksionit të Brendshëm në Tiranë, është shtruar se mund të përdoren edhe tortura në raste se do të ketë shumë rezistencë në ndonjë fshat për dorëzimin e armëve dhe se mund të arrihet edhe në pushkatim në vend, duke pasur gjithmonë parasysh që t’a vlejë dhe se nga një akt i tillë, ne do të kishim më tepër përfitim, se sa humbje.

Këtë metodë u a ka shtruar Përgjegjësi seksionit të Brendshëm edhe oficerëve që dërgoi për të bërë çarmatimin në zona të ndryshme. Këtë ata e kanë marrë kallëp dhe kanë shkuar e kanë vepruar. Në mënyrë të veçantë, e kanë keq kuptuar këtë disa nga oficerët, ai që ishte dërguar në Lazarat e Fush-Bardhë, ai q’ishte dërguar në Tepelenë, në Këlcyrë dhe më pak ai në Libohovë”.

Më tej në atë raport jepeshin edhe disa për torturave që ju ishin bërë fshatarëve të Fushë Bardhës.

“Më keq është shtruar ç’ështija në Fush-Bardhë. Atje oficeri i dërguar ka grumbulluar popullin në shkollë të fshatit, u ka marrë deklarata ku të vërtetonin se nuk kishin armë; është arrestuar më von Kryetari i Këshillit të fshatit, Neshat Çarçani i cili pandehej të kishte revolver dhe automatik, por që nuk kishte ndonjë fakt, në se i kishte këto ose jo.

Ky është kapur dhe rrahur shumë. Pas këtij janë marrë 50 bura të tjerë në shkollë dhe u janë hequr sherqet, kjo për t’i frikësuar dhe gjoja për t’i rrahur, ndër këta disa kanë ngrënë nga ndonjë pëllëmbë dhe prej tyre janë mbajtur 16 veta, të cilët janë rrahur në mënyrë të keqe, e para pse janë rrahur në mënyrë të bujshme e përpara të tjerëve dhe e dyta, pse janë rrahur shumë, aq sa u janë fryrë këmbët…?!

…Fshatarët e rrahur shumë të hipur në kafshë, kanë ardhur në qytet për t’u ankuar para autoriteteve dhe kanë kërkuar që të vinin në Tiranë. Është takuar me ta Kryetari Komitetit Ekzekutiv dhe Prokurori i Qarkut, ata që ishin shumë rrahur u dërguan në Spital për mjekime dhe pjesa tjetër, mbasi u fol ca me ta, u kthyen përsëri në fshat…”!

Pas këtij raporti, Sekretari i Komitetit Partisë të Gjirokastrës, Mihal Bisha, dërgon në Komitetin Qendror në Tiranë një tjetër shkresë, ku propozon që të merren masa ndaj oficerëve të Sigurimit, në mënyrë që të kenë se si të bëjnë punë bindëse në këto fshatra.

Shkresa e dytë, ku zbulohet fakti se për fushatën e dhënë, ishin dhënë instruksionet në Ministrinë e Brendshme, duket mes dokumenteve të fondit të Partisë në AQSH, të cilin po e sjellim të plotë si më poshtë:

Raporti i sekretarit të Qarkorit të Gjirokastrës, Mihal Bisha, dërguar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Tiranë

Gjinokastër, 18.12.1946

              Komitetit Qendror të PKSH

                                Tiranë

Në lidhje me shkresën tonë nr.973, datë 27/XI/’46, ju njoftojmë sa më poshtë:

Në mbledhjen e fundit që pati Komiteti Qarkor, studioi edhe një herë çështjen e çarmatimit dhe metodat që ishin përdorur në lidhje me këtë veprim.

Siç është përmendur edhe në raportin e parë, mënyra e procedimit në çarmatim nuk ka qenë e drejtë, mbasi janë bërë rrahje e tortura të pavend e, të tepërta.

Në mënyrë më të paligjshme është vepruar në Fushë Bardhë të N/prefekturës së Qendrës. Mbasi u studiua një nga një mënyrat e procedimit në çdo krahinë, u shtrua kujdesi dhe puna e madhe që duhet bërë nga ana e organizatës në këto vende, për të vënë në vend gabimin e bërë me rastin e çarmatimit.

Mbasi u studiua çështja, u vendos që t’i jepej dënimi respektiv çdo shoku, për gabimet e bëra.

1- Shokut Abaz Laze, anëtar i Komitetit Qarkor dhe përgjegjës i seksionit të Brendshëm, t’i hiqet një vërejtje e rëndë duke shënuar dhe në biografinë e tij, për këto arsye:

Mbasi shoku ka marrë kallëp, mënyra si u shtrua në mbledhjen pranë Ministrisë së Brendshme dhe nuk ka ditur tua përshtatë konditave të qarkut tonë, megjithëse u këshillua nga shokët e Qarkorit dhe ju shpjegua se na; nuk jemi në konditat e Malësive të veriut.

Mbasi shoku nuk ka sqaruar mirë oficerët që ka dërguar nëpër krahina, duke ditur se këta ishin element të ulët dhe që për sjellje jo korrekte dhe arrogante karshi popullit, ishin mbajtur në dispozicion të policisë dhe ishin lënë jashtë kuadrit të ri.

Mbasi nuk ka kontrolluar punën e shokëve dhe nuk i ka qëndruar punës në krye, megjithëse edhe në Tiranë, edhe këtu, ju shpjegua rëndësia e madhe e këtij veprimi.

Mbasi edhe ku i është vënë në dukje mënyra e keqe e veprimit në Fushë Bardhë, nuk ka dërguar menjëherë oficerë të t’aftë ose, të kishte shkuar edhe vetë për ta korrigjuar shpejt e në vend gabimin.

2- Shoku Petrit Karkanaqe, për veprimet e paligjshme, për rrahjet dhe torturat, për provokacionet që donte të bënte siç u është raportuar edhe në raportin e mëparshëm, propozohet përjashtimi i tij nga partia, të propozohet të zhvishet nga funksioni si oficer.

3- Për Zenel Bellon, si u është raportuar edhe në raporte të veçanta për qëndrime te tij të dobëta, propozohet përjashtimi i tij nga partia për një kohë të pacaktuar dhe njëkohësisht t’urdhërohesh të largohej nga katundi i tija, meqë qëndrimi i tij atje do na vështirësonte punën tonë, për sqarimin e atyre masave.

Për këtë u mjaftuam me kaq meqë puna e tij e deritanishme ka qenë e mirë dhe pse në këtë gabim, ka rënë nga niveli i tij i ulët dhe duke pasur bashkëpunëtor, një oficer si Petriti.

Për këta dy të fundit, u mendua që mbasi të ktheheshin shokët që i kishte thirrur Ministria e Brendshme, si dhe të shikohej çështja edhe atje, dhe të propozohej edhe procedimi i tyre.

Për Dine Merçanin, anëtar partie në organizatën e N/prefekturës qendrës, anëtar i thjeshtë në celulën e Kardhiqit, u vendos t’i hiqet një vërejtje, mbasi edhe ky nuk ka mbajtur qëndrim të mirë në kohën e çarmatimit. Memorie.al

Komitetin Qarkor

Mihal Bisha

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Mars 2023

Next Post

“Kajan Oshafi nga Blaca, me armë lufte, ka vrarë Sejfulla Banushin dhe Ramadan Bakinë nga Zagorçani, prandaj policija...”/ Vendimi gjykatës së Korçës, gusht 1938, për “atentatorin” Kajo Karafili, “Hero i Popullit”  

Artikuj të ngjashëm

“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve…”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

November 16, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur isha në një qeli me Havzi Nelën në burgun e Burrelit, ai më tregonte se kur ishte me Lavdijen, në burg në Jugosllavi, UDB-ja…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, Bedri Çoku

November 17, 2025
“Florian Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje shokut Elham, por ai kish ofenduar shokët Kosta Gazeli dhe Jorgo Çuli…”/ Raporti sekret i Rexhep Kollit, në ’82-in
Dossier

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën …”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

November 16, 2025
“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën
Dossier

“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën

November 13, 2025
“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të
Dossier

“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të

November 12, 2025
“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën

November 13, 2025
Next Post
“Kur korrieri i dha letrën që ia dërgonte shoku i tij i shkollës në Itali, gjeneral Dali Ndreu, ku shkruhej; mos u gënje me përrallat me Mbret, Mustafa Deliallisi, tha…”/ Historia tragjike e ushtarakut të Zogut

“Kajan Oshafi nga Blaca, me armë lufte, ka vrarë Sejfulla Banushin dhe Ramadan Bakinë nga Zagorçani, prandaj policija...”/ Vendimi gjykatës së Korçës, gusht 1938, për “atentatorin” Kajo Karafili, “Hero i Popullit”  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme