• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas debatit me Enverin në zyrën e tij, në gjaknxehtësi e sipër, vëllai im vuri dorën te pistoleta që kishte në brez…”/ Rrëfimi i emigrantit boshnjak për dy vëllezërit e pushkatuar, pas…

Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të emigrantit boshnjak, Hysen Sejdini, i cili së bashku me familjen e tij në vitin 1941, ishin larguar nga Mostari për shkak të konflikteve të armatosura ndërmjet çetnikëve serbë e ustashëve kroatë dhe kishin ardhur në Shqipëri duke qëndruar fillimisht në qytetin e Durrësit te Hotel “Molla” dhe më pas në Tiranë në një shtëpi tek “Selvija” pronë e Mahmut Dajës.

Angazhimi i Hysenit dhe vëllait të tij, Hakiut, me njësitet guerile të Tiranës nën drejtimin e Lym Ketës që dy vëllezërit e kishin mik të ngushtë dhe më pas si partizanë në Çetën e Dajtit që komandohej nga Hamit Keçi, ku ata qëndruan deri në fund të Luftës për t’u caktuar më pas në punë si mekanik në Uzinën Qendrore (Uzina “Enver”), ku si gjithë ish-partizanët e tjerë, kishin të drejtën e mbajtjes së armës.

Acarimi i Hysen Sejdinit pas urdhrit të dhënë nga Enver Hoxha, për largimin e të gjithë shtetasve jugosllavë nga Shqipëria, pas prishjes së marrëdhënieve me Beogradin, (nga frika se mos këtu mbeteshin agjentët e UDB-së) dhe takimi me Enverin në zyrën e tij pas ndërmjetësimit të Lym Ketës dhe Myslym Pezës, ku gjatë debatit, në gjaknxehtësi e sipër, Hyseni në mënyrë instiktive vuri dorën te pistoleta që kishte në brez!

Gjithashtu mund të lexoni

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!

Ndërhyrja e menjëhershme e Koci Xoxes dhe shoqëruesve të tjerë që ishin në paradhomë, të cilët i vunë hekurat Hysenit dhe e dërguan në Burgun e Tiranës, ku pas pak kohësh e nxorën në gjyq së bashku me vëllanë, Hakiun dhe disa të tjerë, që ata nuk i njihnin fare, ku i dënuan me vdekje, duke i akuzuar si “Grup armiqësor e agjentë të UDB-së, që kishin dashur t’i bënin atentat Komandantit”?!

Pas prishjes me Jugosllavinë e Titos, Enver Hoxha dha urdhër që të gjithë shtetasit jugosllavë që gjendeshin në Shqipëri, të largoheshin duke i riatdhesuar në vendin e tyre, sepse sipas tij këtu mund të ngeleshin shumë agjentë të UDB-së. Hyseni tepër i indinjuar nga ky urdhër që prekte edhe familjen tonë, pasi si emigrantë boshnjakë kishim akoma shtetësinë jugosllave, me anë të dy miqve të ngushtë të tij, Myslym Pezës e Myslym Ketës, i kërkoi takim Enver Hoxhës, i cili e priti në zyrën e tij aty ku sot është Akademia e Shkencave. Gjatë debatit të ashpër në zyrën e Enverit, Hyseni, tepër i acaruar vuri dorën tek pistoleta që e mbante në brez”. Kështu e kujtonte, Elmaz Sejdini, boshnjaku i lindur në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës dhe i ardhur në Shqipëri si emigrant që nga viti 1941, takimin e vëllait të tij, me Enver Hoxhën, ku gjaknxehtësia do t’i kushtonte shtrenjtë, pasi Enveri nuk do t’ja falte atë gjest, duke e dërguar para togës së pushkatimit. Pasi kishte kaluar një jetë plot vuajtje e peripecira në kampet e internimit, për shkak të vëllait që u ekzekutua pas takimit me Enver Hoxhën, Elmaz Sejdini pas viteve ’90-të, mundi që të kthehej në Tiranë dhe të kalonte vitet e mbetura, në një kthinë të vogël të Institutit për Integrimin e ish-të Përndjekurve dhe Burgosurve Politikë të Shqipërisë, ku ishte strehuar falë dashamirësisë së Kurt Kolës, që kryesonte atë institucion. Gjatë një bisede me të në ato vite kur shërbente pranë atij institucioni, ai na rrëfeu të gjithë historinë e familjes së tij, dhe të dy vëllezërve më të mëdhenj, Hysenit e Hakiut, të cilët u pushkatuan në vitin 1951, të akuzuar si “krerët e një grupi agjenturor të UDB-së jugosllave, që kishin dashur t`i bënin atentat Enver Hoxhës”?!.

Largimi nga Mostari

Lidhur me historinë e largimit nga vendlindja e tyre, Mostari për në Shqipëri, Elmazi, i fundmi i mbetur gjallë nga katër djemtë e familjes Sejdini, i cili që pas kthimit nga internimi në vitin 1991, së bashku me shtatë pjesëtarë të familjes së tij, jetoi për shumë vite në një dhomë të vetme, në një nga zyrat e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, tregonte:” Babai, Qamili fillimisht punonte si pastiçer në një lokal të Mostarit, ku banonte familja jonë. Pasi lokali që punonte babai u mbyll nga serbët, ai u detyrua që të punonte për shumë vite, në minierat që ndodheshin në periferi të Mostarit. Kjo gjë vazhdoi deri nga prilli i vitit 1941, kur familja jonë ashtu si mijra familje të tjera myslimane boshnjake, u detyruan të shpërngulen nga trojet e tyre, si rezultat i fillimit të luftës civile ndërmjet çetnikëve serbë dhe ustashëve kroatë, prej së cilës barra dhe fatkeqësitë binin mbi ne boshnjakët. Italianët të cilët asokohe kishin pushtuar një pjesë të Ballkanit, u kujdesën për boshnjakët, duke i ndihmuar ata që të emigronin për në Çekosllovaki, Bullgari e Shqipëri. Në këtë kuadër edhe familja jonë që përbëhej prej dy prindërve dhe gjashtë fëmijëve, më datën 8 prill 1941 u gjend e hipur në një vapor të madh ushtarak italian, të cilën e pritëm gjatë në portin e qytetit, pasi ai mezi u ankorua nga minat e shumta që kishin vënë gjermanët në det. Teksa vapori italian po afrohej në afërsi të ujërave shqiptare, nisur dhe nga ngarkesa e madhe që ai kishte në bord ku ishin me mijra emigrantë boshnjakë, u vendos që disa familje të zbarkonin në portin e Durrësit. Babai Qamili kërkoi që edhe familja jonë të zbriste në Durrës, pasi ai kishte dëgjuar se prej shumë vitesh dhjetëra familje myslimane boshnjake që kishin emigruar aty, ishin stabilizuar më së miri duke u integruar në jetën shqiptare. Në portin e Durrësit zbritëm dhjetë familje boshnjake dhe vapori me emigrantët e tjerë vazhdoi rrugën për nuk e di se ku. Ne, familjet boshnjake nën kujdesin e Bashkisë së qytetit, na shpërndanë nëpër hotele të ndryshme të Durrësit dhe familjes sonë i takoi të banonte për dhjetë ditë në hotelin “Molla”. Të gjitha shpenzimet e fjetjes, ngrënies dhe udhëtimit na paguheshin nga qeveria shqiptare e asaj kohe”, kujtonte Elmaz Sejdini peripecitë e largimit të familjes së tij, ku ata të detyruar nga lufta civile ndërmjet çetnikëve serbë dhe ustashëve kroatë, u detyruan të braktisin trojet e tyre dhe si emigrantë të vendoseshin në Shqipëri.

Stabilizimi i familjes Sejdini në Tiranë

“Pas dhjetë ditësh qëndrimi në qytetin e Durrësit, të dhjetë familjet tona boshnjake i sollën në Tiranë, duke na shpërndarë nëpër shtëpi të ndryshme. Familja jonë u vendos tek shtëpia e një tiranasi të vjetër, të quajtur Mehmet Daja, që banonte aty afër Selvisë. Mbasi u vendosëm aty, po nën kujdesin e qeverisë shqiptare e cila kishte marrë përsipër stabilizimin e emigrantëve boshnjakë, babai filloi punë si minator në minierat e qymyrit të Kërrabës, të cilat asokohe ishin pronë e Kol Kuqalit. Gjatë asaj periudhe familja jonë u lidh tërësisht me Lëvizjen Antifashiste, dhe vëllai i madh, Hyseni, pasi ishte guerilas ilegal me Myslim Ketën, doli partizan në çetën e Dajtit që komandohej nga Hamit Keçi, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo. Pas mbarimit të Luftës, duke parë qëndrimin që kishte mbajtur familja jonë, nisur dhe nga nënshtetësia jugosllave, qeveria shqiptare na trajtoi si të barabartë me shtetasit e saj, e ndoshta shumë më mirë se ata. Babai vazhdoi të punonte si minator në minierat e Krrabës, kurse vëllai, Hyseni, ndonëse kishte qenë guerilas dhe partizan i njohur, u caktua të punonte si mekanik në uzinën Qendrore (Uzina “Enver”) dhe kishte të drejtën e mbajtjes së armës, si shumë ish partizanë të tjerë në atë kohë. Po kështu, unë vazhdova shkollën, pasi atë e kisha lënë përgjysëm në Mostar dhe ne si familje pothuaj nuk flisnim fare shqip”, kujtonte Elmazi mbërritjen e familjes së tij në Tiranë dhe kujdesin e qeverisë shqiptare të periudhës së Luftës për stabilizimin e saj, e gjithashtu asaj komuniste të Enver Hoxhës e cila i trajtoi me përparësi si shtetas jugosllavë që ishin.

Incidenti me Enver Hoxhën

Nga ana e qeverisë komuniste shqiptare, trajtimi me përparësi i familjes emigrante boshnjake Sejdini, vazhdoi deri aty nga viti 1948-të, kur Enver Hoxha shpalli prishjen me Jugosllavinë e Titos. Pas kësaj për familjen Sejdini filluan peripecitë e shumta, me arrestime, burgime, pushkatime dhe internime, që do të vazhdonin gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist. Pas prishjes me jugosllavët, kryeministri shqiptar, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, dha urdhër që të gjithë shtetasit jugosllavë që gjendeshin në Shqipëri, të riatdhesoheshin në vendin e tyre. Lidhur me këtë, në një mbledhje të Byrosë Politike ai u shpreh:” Duhet ta zbatojmë me përpikmëri këtë gjë, sepse do të na mbesin në Shqipëri shumë prej tyre që mund të jenë agjentë të UDB-së”. Po ç’ndodhi me familjen boshnjake Sejdini, që kishte shtetësinë jugosllave? Lidhur me këtë, Elmaz Sejdini kujtonte: “Urdhri i Enver Hoxhës për riatdhesimin e gjithë nënshtetasve jugosllavë që gjendeshin në Shqipëri, e indinjoi shumë vëllain tim Hysenin dhe sidomos thënia se; shumë prej nesh mund të ishin agjentë të UDB-së! Hyseni, si ish partizan dhe guerilas i njohur, i kërkoi dy miqve të ngushtë të tij, Myslim Ketës dhe Myslim Pezës, që t` i rregullonin një takim me Enver Hoxhën. Enveri e priti Hysenin në takim tek zyra e tij, aty ku sot është Akademia e Shkencave. Hyseni zhvilloi një debat të ashpër me Enver Hoxhën dhe ndërmjet të tjerash i tha: ‘Unë kam dalë partizan e kam luftuar për Shqipërinë e për ty, dhe jo për Titon. Si do të na dërgosh ti në Jugosllavi?! Si mund ta thuash ti atë fjalë se do t`i përzësh boshnjakët nga Shqipëria, sepse janë agjentë të UDB-së”?! Pas këtyre fjalëve që Hyseni i tha me ton të lartë dhe tepër i acaruar, në gjaknxehtësi e sipër ai në mënyrë instiktive vuri dorën në pistoletën që mbante në brez. Menjëherë pas kësaj ndërhyri Koci Xoxe me dy oficerë të Sigurimit të cilët ndodheshin në paradhomën e kryeministrit dhe i vunë prangat Hysenit, duke e arrestuar brenda në zyrën e Enverit”, kujtonte Elmazi incidentin e vëllait të tij Hysenit në zyrën e Enver Hoxhës, gjë e cila do t` i kushtonte jetën atij dhe vëllait tjetër Hakiut.

Peripecitë e familjes boshnjake në minierat e Kërrabës, Kamit, Kurbneshit etj.

Pas dhënies së dënimit me vdekje, Hyseni me gjithë Hakiun bënë apelim për falje jete në Kuvendin Popullor, i cili nuk jua aprovoi, duke lënë në fuqi vendimin për pushkatimin e tyre. Lidhur me këtë Elmazi kujtonte:” Nga dita e dhënies së dënimit me vdekje, Hyseni me Hakiun, u lanë për tre vite në burgun e Tiranës, në pritje të ekzekutimit, ku ne shkonim dhe i takonim sipas mundësive që na krijoheshin. Duke pasur parasysh marrëdhëniet tepër të acaruara ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, qeveria shqiptare e kishte të vështirë pushkatimin e tyre, pasi ne akoma mbanim nënshtetësinë jugosllave dhe kjo gjë do të sillte pështjellime të reja ndërmjet dy vendeve. Po ashtu dhe heqja e nënshtetësisë jugosllave nuk mund të bëhej pa kërkesën tonë. Si rezultat i kësaj, më 23 prill të vitit 1951, familjes sonë i dhanë nënshtetësinë shqiptare, pa na pyetur fare ne. Pas katër ditësh, Hysenin dhe Hakiun, i pushkatuan në Breg të Lumit dhe pas dhjetë ditësh neve na e treguan vetëm vendin e ekzekutimit, pasi kufomat e tyre nuk lejohej që t`i merrnim. Pas pushkatimit të dy vëllezërve, familjen tonë e internuan në Memaliaj, ku ne punuam në minierë deri në vitin 1954 kur na hoqën që andej dhe na dërguan në minierën e Kamit në Tropojë, ku qëndruam deri në vitin 1958. Pas kësaj, na dërguan në minierën e Kurbneshit ku qëndruam deri në vitin 1964, kur na hoqën që andej dhe na dërguan në Kërrabë. Në minierat e Kërrabës punuam deri në vitin 1991, kur filluan ndryshimet politike në Shqipëri”, kujtonte Elmazi peripecitë e familjes së tij nëpër minierat e ndryshme të vendit, ku ju vdiqën dhe dy prindërit (Qamili me Aishen), të cilëve akoma nuk ju dihet varri, pasi si të internuar që ishin, ata i varroste shteti.

Takimi me Presidentin Izetbegoviç në ’92-in

Me fillimin të proceseve demokratike në vitin 1992, pasi mori një letër nga Muharrem Zejnullahu (konsulli boshnjak në Tiranë) Elmaz Sejdini shkoi në Bosnje dhe me ndihmën e të afërmve të tij, u takua me Presidentin Alia Izetbegoviç, të cilit i kërkoi shtetësinë boshnjake dhe riatdhesimin e familjes së tij në Mostar. “Presidenti Izetbegoviç më tha të bëja dokumentet”, kujtonte Elmazi, i cili që nga ajo ditë (kur i patëm marrë këtë intervistë), rrinte gjithnjë në pritje të asaj kërkese, duke shtyrë ditët në një gjendje tejet të mjeruar së bashku me shtatë pjesëtarët e tjerë të familjes, aty në një zyrë të katit të dytë të Shoqatës së Përndjekurve Politikë, duke mos harruar për asnjë çast që të falenderonte Osman Kazazin dhe Kurt Kolën, që nuk e kanë ngacmuar për ta nxjerrë nga andej në rrugë të madhe!

(Gjë të të cilën, Elmaz Sejdini nuk ja arriti kurrë, pasi ndërroi jetë disa kohë më pas duke e zhytur me tej në mjerim familjen e tij…!)/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share13TweetPinSendShareSend
Previous Post

Tentoi vetëvrasjen duke prerë gishtat e këmbës me bel në Vloçisht, por e varrosën të gjallë…/ Historia tragjike e kolonelit të diplomuar në Akademinë e Torinos, që u dënua me 30 vite në Gjyqin Special

Next Post

Foto të rralla nga Tirona e komunizmit/ Nga Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e Ministritë, “21 Dhjetori”, “Zogu i Zi”, Lana, Kinema “Partizani”, “Pazari ”, këndi sportiv me ringun e boksit, etj.

Artikuj të ngjashëm

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 16, 2025
“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!
Dossier

“Më 1917, prova e një austriaku, rezultoi e suksesshme, pasi mrekullia e filmit i kish mahnitur qytetarët-fshatarë të Tiranës, që binin ende erë dhe…”/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë?!

May 16, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 15, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit

May 15, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 14, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“I lartpërmenduri u ekzekutua në kohën dhe në vendin e caktuar e, fjalët e tij të fundit ishin…”/ Proces-verbali pushkatimit të Hamit Myrtja më 30.12.’76, nga hetuesi Sh.Ç., prokurori R.K. dhe zv.shefi Policisë, B.Sh

May 14, 2025
Next Post
Foto të rralla nga Tirona e komunizmit/ Nga Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e Ministritë, “21 Dhjetori”, “Zogu i Zi”, Lana, Kinema “Partizani”, “Pazari ”, këndi sportiv me ringun e boksit, etj.

Foto të rralla nga Tirona e komunizmit/ Nga Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e Ministritë, “21 Dhjetori”, “Zogu i Zi”, Lana, Kinema “Partizani”, “Pazari ”, këndi sportiv me ringun e boksit, etj.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!