• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Pas arrestimit tim, djalit dy muajsh që kisha në çerdhen e Maliqit, i bëri një gjilpërë doktoresha, (gruaja e anëtarit të Byrosë Politike) dhe ai…”/ Historia e tmerrshme, e ish-të burgosurit të Spaçit!

“Pas arrestimit tim, djalit dy muajsh që kisha në çerdhen e Maliqit, i bëri një gjilpërë doktoresha, (gruaja e anëtarit të Byrosë Politike) dhe ai…”/ Historia e tmerrshme, e ish-të burgosurit të Spaçit!
“Babai vuajti 20 vjet në burgun e Burrelit dhe e liruan se u diagnostikua me kancer, por vdiq 4 orë pas operacionit, sepse…”! / Dëshmia e dhimbshme e 90 vjeçarit, me 7 të burgosur nga rrethi familjar
“Pas arrestimit tim, djalit dy muajsh që kisha në çerdhen e Maliqit, i bëri një gjilpërë doktoresha, (gruaja e anëtarit të Byrosë Politike) dhe ai…”/ Historia e tmerrshme, e ish-të burgosurit të Spaçit!
“Pas arrestimit tim, djalit dy muajsh që kisha në çerdhen e Maliqit, i bëri një gjilpërë doktoresha, (gruaja e anëtarit të Byrosë Politike) dhe ai…”/ Historia e tmerrshme, e ish-të burgosurit të Spaçit!
“Pas arrestimit tim, djalit dy muajsh që kisha në çerdhen e Maliqit, i bëri një gjilpërë doktoresha, (gruaja e anëtarit të Byrosë Politike) dhe ai…”/ Historia e tmerrshme, e ish-të burgosurit të Spaçit!
0
Shares
19.3k
VIEWS

Nga Marçel Hila                 

Memorie.al/ Keqtrajtimet në burgje dhe krime të komunizmit. Dëshmon Petrit Bazelli, ish-i dënuar politik në Spaç dhe në Qafë Bari, i cili u arrestua në dhjetor të vitit 1980, me akuzën për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 10 vjet burg. Ka vuajtur dënimin në burgjet e Spaçit dhe të Qafë Barit, ku si i burgosur ka punuar në minierë. U lirua në vitin 1987, duke përfituar ulje dënimi nga amnistia e asaj kohe.

Dëshmitarët e rremë që i’u përdorën në gjyq nuk kërkuan asnjëherë falje. Kur u arrestua, djalin e vogël e la 2-muajsh, por pasi ai u burgos, djalin e vogël e vizitoi një mjeke dhe u tha se fëmija ishte i sëmurë, prandaj duhej shtruar në spital. Disa ditë më pas e shoqja, që shkoi në spital për t’a ushqyer fëmijën, vuri re tre të shpuara në shtyllën kurrizore. Që prej asaj kohe, fëmija mbeti i pazhvilluar, në stad foshnjërie: as nuk eci, as nuk foli ndonjëherë!

Sot atë e trajtojnë me statusin e personit paraplegjik-tetraplegjik. Në vitet e demokracisë, Petriti punoi si drejtor në Burgun e Korçës. Për çështje pune i vjen në institucion një drejtor i Prokurorisë së Tiranës dhe Petriti u gjend ballë për ballë me ish-hetuesin e tij, i cili dikur e kishte marrë në pyetje në hetuesi dhe kishte përgatitur dosjen për burgosjen e tij. Petrit Bazelli aktualisht është në pension dhe ai shprehet: “Mua burgu s’pati ç’të më bënte. Fizikisht nuk pësova ndonjë dëmtim, por djali më mbeti plagë e hapur në shtëpi”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

 

Mirë se erdhët, zoti Petrit! Ju falënderoj shumë që keni pranuar të jepni këtë intervistë për ne, për të nxjerrë në dritë vuajtjet e familjes suaj, si të mijëra familjeve shqiptare që u goditën nga diktatura. Çfarë mund të na thoni për rrethanat dhe arsyet në të cilat u arrestuat dhe u dënuat?

Jam arrestuar më 16 dhjetor të vitit 1980, sapo dola nga puna në Kombinatin e Sheqerit në Maliq, me akuzën për agjitacion e propagandë. Hetuesia u zhvillua në Korçë dhe përfundoi në maj të vitit 1981. Mora dënimin me 10 vjet burg dhe më çuan në burgun e Spaçit.

Pas 4 ditësh fillova punë në minierë si minator deri në vitin 1983, pastaj ne që ishim të aftë për punë, na transferuan në Qafë të Barit, për punë në minierë. Atje punova deri 1 muaj para se të lirohesha.

Nga sasia e punës në minierë përfitonim zbritje të dënimit me disa ditë, 3-4 ditë, sipas llogaritjes që kryenin në burg.

Jam liruar nga burgu në datën 30 tetor 1987, për arsye se përfitova nga 2 amnisti që u bënë. Pasi u lirova, fillova punë nëpër ferma bujqësore, sepse nuk të linte njeri të punoje në profesion, askund, përveçse në bujqësi.

Në vitet e demokracisë, kam punuar në Policinë e Shtetit, derisa dola në pension më 2014, sepse mbusha moshën 65 vjeç.

A keni dijeni për vdekjet në burgjet ku ju keni qenë? Si veprohej me trupat e atyre që ndërronin jetë? Ku i varrosnin dhe në ç’mënyrë?

Në burg, ne punonim në minierë dhe nuk kishte vit pa vdekur 3-4 veta që i zinte miniera. Njëherë, edhe unë u rrezikova nga vagoni i piritit, kur isha në burgun e Qafë Barit, por shpëtova mirë: theva vetëm një gisht që u ngjit dhe u shërua. Për viktima apo të vdekur të tjerë, ne nuk e dinim se ku varroseshin. Dinim që varroseshin diku, po se ku, jo!

Ata kishin hartat e tyre për vendet dhe nuk vinin tabela që të tregonin se këtu është “X”-i, që kur të vinte koha, t’i kërkonin. Askush nuk e dinte se ku ishte vendi i varrimit, nuk e dinte.

A keni dijeni se sa veta mund të kenë vdekur në Qafë të Barit dhe në Spaç, duke punuar?

Çdo vit galeria zinte 3-4 veta, po nuk e merrnim vesh, i varrosnin.

Me një llogari të thjeshtë, vetëm gjatë kohës që ju keni qenë atje, për 7 vjet, të paktën mund të kenë vdekur 21-28 veta.

Burgu i Qafë Barit ishte burg i vogël, me 700-800 veta, dhe ne arrinim të merrnim vesh kur ndodhte ndonjë vdekje në punë, ndërsa në burgun e Spaçit, nuk e merrnim dot vesh, se ishim 1400-1500 veta dhe punonim me 3 turne.

Ne njihnim vetëm ata që kishim në brigadën e punës, të tjerët s’i njihnim dot, përveçse kur kishim ndonjë nga rrethi i të njohurve. Në Spaç, nuk mund të njihje këdo.

Ne punonim në vende që me ligj nuk lejohej. E thoshte edhe polici që na ruante. Shembej galeria e i zinte brenda, por ne duhet të punonim, të realizonim normën, përndryshe, po të mos e bënim normën, atëherë duhet të shkonim të hanim bukë e të ktheheshim me turnin tjetër, derisa të bëhej norma. Na përvëlonin acidet e piritit…!

Dua t’ju drejtoj dy pyetje me natyrë njerëzore dhe emocionale: A i keni takuar rrugës ata që ju kanë paditur, apo ata që ju kanë dënuar?

Unë nuk e di kush i bëri, di vetëm ata që dolën dëshmitarë: sekretari i Partisë në fshat, kryetari i Këshillit në fshat të Maliqit dhe dy të tjerë, me të cilët absolutisht nuk kisha folur ndonjëherë. I njihja, por nuk kisha folur me ta.

Me ardhjen e demokracisë, a i keni parë ata njerëz?

Dëshmitarët ishin spiunë të fshehtë. Ne mund të kishim bindjen që ishte ky apo ai, por me ata nuk flisnim. Nuk di!

Ndonjë që ju ka shkaktuar atë dëm, tani në demokraci a ju ka kërkuar të falur?

Jo. Përkundrazi, njëri, me të cilin kishim punuar bashkë 3-4 vjet në arsim dhe që e pushuan nga puna për mosplotësim të kushteve, më pas u vesh kapter dhe filloi punë në repart ushtarak, kur dola unë nga burgu, ndërronte rrugë, nuk donte të ballafaqohej, por edhe kolegët e tij e kishin marrë vesh që ishte spiun. Më pas, ai vrau dy oficerët që vendosën ta largonin nga puna, vrau edhe veten. Një tjetër ka vdekur.

Domethënë, nga ata nuk u pendua asnjëri, nuk ndien pendesë për çka kishin bërë?

Absolutisht, jo! Kishin frikë, nuk më dilnin në rrugë, e ndërronin rrugën…! Mirëpo ikën me të shumtët edhe ata.

Po familja juaj, a pësoi gjë kur ju u futët në burg?

Kur hyra në burg, kishte dy muaj e gjysmë që më kishte lindur i vogli i fëmijëve. Kisha një çupë dhe tre djem. Kur më arrestuan, djali i vogël ishte 2 muaj e 16 ditë. Ndërsa isha në hetuesi, bëra të pamundurën dhe i njoftova të kishin kujdes nga dy persona. Mirëpo më pas mora vesh që një makinë, gjoja e shëndetësisë, por faktikisht ishte me doktorët e Degës Brendshme, më mori djalin e vogël.

Kishin shkuar në çerdhen e fshatit Maliq, gjoja vizitë për fëmijët, dhe kishin pyetur për numrin e fëmijëve. Aty kishin marrë vesh se ishin tre fëmijë të porsalindur që kishin lindur tok me djalin tim, por im bir ishte në shtëpi, se gruaja, si mësuese, ishte me leje lindjeje.

E thirrën gruan time, se djalit i duhej bërë kontrolli shëndetësor. Shkon gruaja me djalin e vogël, e vizitojnë dhe i thonë se ishte i sëmurë, prandaj duhej shtruar në spital.

Pas disa ditëve, shkon gruaja t’i japë gji në mëngjes dhe e shikon djalin si të vdekur. Bërtet dhe grindet me infermieret. “Jo, ne s’dimë gjë! Ne po njoftonim prindërit me telefon. E ka bërë doktoresha”! – i thanë ato. – “E pamë kur e ndërruam fëmijën, që në shtyllën kurrizore kishte tri të shpuara”.

Shkuan atje prindërit e mi, vëllezërit. Gruaja bërtiste: “Çfarë i keni bërë djalit?” dhe në inat e sipër kishte zënë një infermiere për flokësh. Ato i thonë: “Ne s’dimë gjë. Doktoresha”! Doktoreshë ishte e shoqja e Vangjel Çërravës. Vangjel Çërravën e mori Enveri atje, në Komitetin Qendror.

Ishte anëtar i Byrosë Politike.

Po, e shoqja ishte doktoreshë. Edhe tre fëmijëve të tjerë u kishte marrë palcë. Dy mbetën sakatë, njëri kishte vdekur.

Mua burgu s’pati ç’të më bënte. Hyra dhe dola 7 vjet më i madh. Fizikisht, nuk pësova ndonjë dëmtim që të mbetesha sakat. Djali më mbeti sakat. Është gjynah edhe gruaja ime.

A është gjallë apo ju ka vdekur djali?

Gjallë! Është 40 vjeç, 41 bile, por ai ka mbetur, gjynah ta thuash, e kemi në shtëpi si tabut të zbuluar. Ai rron, por nuk ecën, as nuk flet. E shtruam shumë herë në spital, derisa më në fund e nxorën në kemp me statusin paraplegjik-tetraplegjik.

Pasi u futa në burg, gruaja nuk mund të rrinte në shtëpi. Shkoi te prindërit e vet, derisa u lirova unë nga burgu. Kurse pas demokracisë djemtë ikën jashtë, çupën e kam të martuar. Tani këtë e kam në shtëpi, as flet, as komunikon, as ecën. E ëma heq, se e nxjerr me karrocë, se ai do që të dalë, por nuk flet. Mund të flasë 20 fjalë.

Paske një plagë të madhe.

Kjo është plaga jonë më e madhe, se burgu s’pati ç’të na bënte.

Një pyetje e fundit: A ke menduar të hakmerresh ndaj tyre?

Absolutisht, jo! Ne ia lamë drejtësisë, që të zbatohej ligji, se menduam që do të bëhej shpejt dhe do të përgjigjeshin dëshmitarët, spiunët, por kjo punë iku. Ikën 30 vjet dhe s’kanë për të dalë. Isha drejtor i burgut të Korçës, kur erdhën tre veta nga Prokuroria e Tiranës. Nga xhami pashë një fytyrë. U?! Zura kokën me dorë.

Të jetë ky, apo jo? Mora emrat e tyre. I pari, emri i hetuesit tim!

Atëherë mendova ta marr e ta fus brenda në burg edhe t’i bie e t’ia bëj siç ma bënte ai mua në kohën e hetuesit, e të bënte sehir tërë burgu. Burgu i Korçës ishte katër hektarë. Brenda ishin dy godina, një për sigurinë e zakonshme dhe një për sigurinë e lartë.

Nuk e bëra atë punë, se nuk doja të turpërohesha, do të turpëroja shtetin. Atëherë u thashë se ishim të ngarkuar e le të vinin nga e hëna e tutje. Folën midis tyre ata dhe më thanë se bëhej puna me dy. Pranova dhe dhashë dy emrat e tjerë. Atë nuk e futa brenda; më dukej sikur ofendoja shtetin.

Ju falënderoj shumë për intervistën!

Ju faleminderit shumë juve z. Marçel dhe ju uroj jetë të gjatë me familje të shëndosha! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Të nxirren të dhënat për N. Lucin e S. Kelmendin, për aktet diversioniste ndaj përfaqësive tona jashtë…” / Raporti sekret i Sigurimit në ’83-in, për ‘grupin’ që do vriste Enver Hoxhën në Krujë

Next Post

“Dom Shtjefëni na ka fut urrjetjen për komunistat, na thoshte se: ata janë katila që vrasin, presin dhe kanë djegë murgesha…” / Deponimet e Gabriela Prenushit, para hetuesit Rasim Dedja, në ’53-in

Artikuj të ngjashëm

“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
Intervista

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

March 27, 2023
“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur
Intervista

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

March 26, 2023
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Intervista

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Intervista

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen …”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Intervista

“Kur u vetë dorëzova në Degën e Brendshme të Durrësit, kryetari, kolonel Kopi Niko, i ra kokës me grushte, kurse kur erdhi ministri Kadri Hazbiu, më tha…”/ Historia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 23, 2023
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 22, 2023
Next Post
“Dom Shtjefëni na ka fut urrjetjen për komunistat, na thoshte se: ata janë katila që vrasin,  presin dhe kanë djegë murgesha…” / Deponimet e Gabriela Prenushit, para hetuesit Rasim Dedja, në ’53-in

“Dom Shtjefëni na ka fut urrjetjen për komunistat, na thoshte se: ata janë katila që vrasin, presin dhe kanë djegë murgesha…” / Deponimet e Gabriela Prenushit, para hetuesit Rasim Dedja, në ’53-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!