• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi që…”/ Shkrimi i ’61-it te “Shejazat”, ku Enveri akuzon Koliqin

Publikohen fotot e rralla dhe të panjohura të familjes së njohur Koliqi
21
Shares
1.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një shkrim të botuar në vitin 1963 në revistën “Shejzat’ që nxirrte në Romë studiuesi, poeti, shkrimtari dhe eksponenti i mërgatës politike shqiptare në Perëndim, Ernest Koliqi, i cili merr shkas dhe i referohet një shkrimi të revistës “Nëntori”, të gushtit të vitit 1961, ku i bëhet një jehonë e madhe takimit të Enver Hoxhës, me shkrimtarët dhe artistët shqiptarë, të zhvilluar asokohe në Tiranë. Analiza e shkrimit të botuar te “Shejzat” me pseudonimin “Kosovari”, ku autori përmend disa nga artistët dhe shkrimtarët shqiptarë, duke cituar edhe thëniet e tyre “për Partinë dhe Enverin”, duke veçuar vetëm Fatos Arapin, poetin e njohur “që nuk bën dallkauklliqe me regjimin”. Në atë shkrim autori ka pasqyruar edhe fjalën e Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist tregon se si e kishte takuar mikun e tij të vjetër Eqerem Çabejn, pas 30 vitesh, duke i’a dhënë dorën atij, “pasi ai, nuk kishte bërë krime si Ernest Koliqi”, etj. Në atë shkrim, ku autori “Kosovari”, ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, Enver Hoxhën për krime dhe eliminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj.

           Fjala e shkrimtarëve dhe artistëve në takimin me Enver Hoxhën

Shefqet Musaraj (poet, shkrimtar) “…Në çfarë epoke jetojmë ne? Epokën më të shkëlqyer të historisë njerëzore, atë të triumfit të socializmit dhe të komunizmit mbi kapitalizmin që po vdes …” (faqe 40, “Nëntori”, Gusht 1961)

Gjithashtu mund të lexoni

“Beteja e Kosovës më 15 qershor 1389, për nga rëndësia historike dhe vendi që ka zënë në kujtesën popullore, llogaritet…”/ Projekti ose “Naçertania” ish-kryeministrit serb, Ilia Garashanin

“Emigracioni i ardhur nga malet e Shqipërisë së sotme qendrore, djepi dhe foleja e shqiptarëve, u favorizua nga shtrirja tokësore e Serbisë…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

Odise Paskali (skulptor) “…Duhet adaptuar çdo formë edukimi ideopolitik me qëllim që të bëhet shprehi për të gjithë, e natyrshme si gjuha që flasim. (fq. 44)

Albert Paparisto (muzikant) “…Prandaj ne të gjithë e pritëm këtë vendim të Komitetit Qendror të Partisë sonë me gëzim të madh. S’ka kënaqësi më të madhe për ne kur shohim që puna jonë çmohet dhe vlerësohet, kur lexojmë që ‘Në punën e madhe që bën Partia për edukimin komunist të masave, shkrimtarët dhe artistët kanë qenë një mbështetje e fortë me veprat e tyre, kanë ushtruar një influencë të shëndoshë në formimin e njeriut të ri’. (fq. 45)

Sterjo Spasse (shkrimtar) auktori i përmendun i “Botës së Hiçit”, mbasi e nisi fjalën e tij me një përbuzje cinike, për kohën që i dha mundësitë e lejen e plotë për me u ba i njoftun në letrat shqipe, vijon në fq. 48 “Ne i falemi Partisë sonë e Udhëheqësit tonë, ne i falemi me mish e me shpirt, sepse nën udhëheqjen e tyre të urtë e largpamëse, u përtëri e u forcua krenaria jonë kombëtare, sepse anembanë botës ndihet e nderohet personaliteti i popullit tonë, madje nderohet edhe prej atyre që na urrejnë për vdekje!…”

Foto Stamo (piktor) “…Shokë, Vendimi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hap në krijimtarinë tonë një horizont mjaft të gjerë, ne si kurdoherë, me një unitet të çelniktë, me dashuri respekt dhe mirënjohje të madhe, për partinë tonë të lavdishme, për udhëheqësin tonë të dashur Enver Hoxha, për popullin tonë, do të vëmë të gjitha forcat për të zbatuar me nder, të gjitha detyrat që na ngarkon vendimi i Komitetit Qendror të PPSH. “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë dhe arteve”.

Andrea Varfi (shkrimtar) fillon: “Vendimi i Komitetit Qendror të P.P. të Shqipërisë ‘Mbi zhvillimin e mëtejshëm, etj’ dhe fjala e shokut Ramiz (Alija) na mbushin zemrat me gëzim, sepse janë edhe një tjetër dëshmi e gjallë që shpallë edhe njëherë botërisht, se ne punëtorët e artit dhe letërsisë, kemi qëndruar dhe qëndrojmë gjithnjë të vendosur, në të gjitha situatat, të bashkuar rreth Partisë së Punës, se ne “ u kemi bërë një luftë parimore të vendosur gjithë pikëpamjeve të ideologjisë borgjeze dhe revizioniste”, se ne…” etj., etj.

Vilson Kilica (profesor n’ Institutin e Naltë t’Arteve Figurative) “…Për edukimin artistik të rinisë Partia dhe qeveria, tregojnë një kujdes të veçantë sepse nga edukimi ideologjik dhe estetik të saj, varet rruga e zhvillimit të mëtejshëm të artit nacional…”

Mustafa Krantja (muzikant, dirigjent) “…Nuk maten dot kufijtë e gëzimit tonë, sa herë që puna dhe arti ynë , sukseset dhe problemet tona, bëhen çështje Partie. Sa i ngushtë duhet të jetë diapazoni shpirtëror si dhe botëkuptimi i estetëve t’artit për art, i revizionistëve të çdo kallëpi për ta ndarë artin nga Partia, për t’i hequr atij elementin e partisë…”

Konstantin Trako (kompozitor) “…Krijimet tona duhet të përshkohen nga mësimet e marksizëm-leninizmit, nga idetë e internacionalizmit proletar, të kontribuojnë për vëllazërimin e popujve, në luftë kundër imperializmit amerikan, kundër ideologjisë s’artit borgjez dhe revizionist, për mbrojtjen e paqes dhe të kulturës…”

Llazar Siliqi (shkrimtar) “…Vendimin e pritëm në një kohë, kur më shumë se kurrë ndonjëherë na shkrimtarët dhe artistët e ndjejmë veten të lidhun me Partinë e marksizëm-leninizmit”.

Nonda Bulka (shkrimtar, poet) “…Këtij populli të mrekullueshëm të udhëhequr nga Partia e tij e lavdishme, me në krye birin ma të dashur dhe besnik, Enverin, artistët dhe shkrimtarët t’ja kushtojnë të gjithë talentin, që u ka dhuruar natyra”.

Po kështu vijojnë skulptorja Kristina Hoshi, skulptori Kristaq Rama, poeti Luan Qafëzezi, kritiku Ali Abdihoxha, i cili i bie veçanërisht ideologjisë së revizionizmit, modern jugosllav. Vehbi Bala, shkrimtar dhe kritik, e nis me titullin: “Partia udhëheq krijimtarinë artistike, në majat ma të nalta”. E mos e pyet ma gjatë, se të kallëzon vetë, kurse Ismail Kadareja (poet) trajton temën e vet me titullin “Nëqoftëse arti është në shërbim të popullit, çfardo forme që të ketë ai, është art i vërtetë”, dhe qysh në fillim ua hedh të vjetërve, e veçanërisht Andrea Varfit, me këtë hymje: “Kur shokët tanë më të vjetër folën këtu dhe falenderuan partinë, për kujdeset e saj për artet, neve më të rinjve në moshë, na përket të falenderojmë edhe më tepër, sepse në këtë kujdes e kemi ndjerë edhe më konkretisht që në fillim të veprimtarisë”.

Mark Gurakuqi (shkrimtar) flet dhe për kritikën letrare dhe përfundon kështu: “Prandaj tue zbatue porositë e vendimet e Komitetit Qendror të Partisë sonë, do të dimë ta nxjerrim nga prapambetja kritikën tonë letrare, tue bamë ma të gjallë, ma dinamike, ma të shpejtë e ma të guximshme në pasqyrimin e jetës sonë të pasun letrare”.

I vetmi që nuk ban dallkaukllëqe të teprueme e qi rreh ma fort çështjet teknike t’artit, asht Fatos Arapi. Folsi i fundit asht Fatmir Gjata, shkrimtar e kryeredaktor i revistës Nëndori. Ai trajton temën me titullin “Për ne, fjala ma e bukur, më krenare, më e shtrenjtë dhe më e madhërishme, është fjala Parti”

“Shenjza”: Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po ç’ka u pat ba aradhja e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye,

Në artikullin e revistës “Shëjzat” autori i shkrimit “Vështrim i thjeshtë krahasues”, me pseudonimin “Kosovari”, ndalet edhe tek fjala e Enver Hoxhës, për shkencëtarin e njohur shqiptar, Eqerem Çabej. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet: “Le të kthehemi tash përsëri te fjalimi i Enverit dhe të shofim se si ai po i përkëdhel shkrimtaro-artistët për ta quejt “mrekullibarës”, por m’anën tjetër, zhdrejtësi sa me thanë edhe i kërcënon (fq. 10): “Durim të madh ka patur Partia me njerzit. Pas 30 ose 35 vjetësh, unë i dhashë dorën një mikut tim të vjetër, Eqerem Çabejt, Këtë nuk e kam pasur rast ta bëj më përpara. Eqeremi, mori një kulturë gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugën e tij në jetë, ashtu si e gjykonte ai, rrugë e ndryshme nga ajo e jona. Është fakt se ai nuk ka qenë në radhë me ne, por krime ai nuk ka bërë dhe kur u çlirua Atdheu, nuk mori baltën e Atdheut në thundrën e këpucëve, sikur bëri Ernest Koliqi, Eqeremi nuk tradhtoi si ai. Ishte fare e lehtë, që ne të merrnim masa kundër tij, por partia këtë nuk e bëri…” Shumë mirë qi Dr. Çabej, asht kursye si shkencëtar, por Enveri nuk e tregon të vërtetën e plotë, se ai asht hakmarrë kundër Çabejt, tue i vra vëllanë (1944) qi e kishte gjykatës në Tropojë. Tash le të bajmë një pyetje. Jo, jo, lene Ernest Koliqin, qi u ze diellin edhe sod e për shpirt, do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë, me Vinçens Prendushin në krye, e pra si Dr. Çabej, as ata “nuk e morën baltën e atdheut në thundrën e këpucëve”. Po dramaturgu shqiptar Et’hem Haxhiademi, po Musine Kokalari, po Hamit Kokalari me shokë e shoqe të tjera, qi s’e kanë pasë pozitën e Koliqit, ç’u banë? Apo Kokolari u zhduk se shkroi librin “Kosova djep i Shqiptarizmit”. Mandej pse Dr. Çabejt nuk ia bani zemra, me çelë gojën botnisht e me falenderue Partinë (Enverin) qi i paska falë jetën? Ardhtë dita qi përgjigjet e këtyre pyetjeve, t’i japi vetë Enveri”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share21TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Demagog, sharlatan dhe intrigant politik, pretendon se kryeministri Mehmet Shehu, ishte një agjent i Jugosllavisë…”/ Libri i ’84-ës në Algjer, për Enverin

Next Post

Kalendari Historik 08 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Beteja e Kosovës më 15 qershor 1389, për nga rëndësia historike dhe vendi që ka zënë në kujtesën popullore, llogaritet…”/ Projekti ose “Naçertania” ish-kryeministrit serb, Ilia Garashanin
Dossier

“Beteja e Kosovës më 15 qershor 1389, për nga rëndësia historike dhe vendi që ka zënë në kujtesën popullore, llogaritet…”/ Projekti ose “Naçertania” ish-kryeministrit serb, Ilia Garashanin

January 31, 2023
“Emigracioni i ardhur nga malet e Shqipërisë së sotme qendrore, djepi dhe foleja e shqiptarëve, u favorizua nga shtrirja tokësore e Serbisë…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Emigracioni i ardhur nga malet e Shqipërisë së sotme qendrore, djepi dhe foleja e shqiptarëve, u favorizua nga shtrirja tokësore e Serbisë…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

January 30, 2023
Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën

January 29, 2023
“Jovan Haxhi – Vasiljeviç, u ankua se shqiptarët, kishin filluar të kërkonin pavarësinë dhe po ua mohonin serbëve të drejtën për…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Jovan Haxhi – Vasiljeviç, u ankua se shqiptarët, kishin filluar të kërkonin pavarësinë dhe po ua mohonin serbëve të drejtën për…”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

January 28, 2023
Memorie.al
Dossier

“Në Tiranë, u dashurova me vajzën e një funksionari të lartë, por s’na lanë, asaj i’a hoqën fëmijën nga barku, ndërsa të atin e…”/ Historia tronditëse e kongolezit që erdhi në ’65-ën në Shqipëri

January 29, 2023
“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!
Dossier

“Ndërsa për Bogdanoviçin, shqiptarët ishin vegla në duart e turqve, për Samarxhiçin, ishin vegla të Selisë së Shenjtë…”/ Kur ideologjia serbe, krijonte imazhin e shqiptarit armik…!

January 28, 2023
Next Post
Kalendari Historik 06 Korrik

Kalendari Historik 08 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!