• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, October 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në tetor 1913 në Raven u masakruan 30 vetë, ku 12 i hodhën në pus, në Vergan u vranë 52 vetë nën 25 vjeç, në Zuznije 45 vetë, në Shtirovicë po 45 …”/ Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

“Edhe pas mbarimit të Luftës, në Jugosllavi dhe në Shqipëri, Kryezinjtë, u persekutua barbarisht, ku me dhjetra burra të saj, u vranë e u burgosën…”/ Historia tragjike e familjes së famshme
“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“Në tetor 1913 në Raven u masakruan 30 vetë, ku 12 i hodhën në pus, në Vergan u vranë 52 vetë nën 25 vjeç, në Zuznije 45 vetë, në Shtirovicë po 45 …”/ Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve
“Edhe pse gjyshi ishte ‘Hero i Popullit’, 6 burra nga fisi ynë u pushkatuan, 12 u arratisën nga Shqipëria, 20 u burgosën dhe 55 familje u internuan deri në ‘91-in…”/ Dëshmia e dhimbshme e të arratisurit në Australi
“Aty hangrëm bukë e krypë, t’uj punu dhe jo t’uj lypë…”/ Historia e panjohur e ‘sheherlinjëve’ të Dibrës së Madhe që erdhën në Tiranë, ku shumë prej tyre spikatën në politikë, art-kulturë, sport, etj.

Nga SHERADIN BERISHA

Pjesa e dytë

Memorie.al / Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912, pushtuan gjysmën e territoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova (me këtë territor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb. Këto shtete ortodokse, duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, në dëm të Shqipërisë, përfituan këto territore:

                                                                   Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

“Me një ton të butë, por që mua më rëndoi si plumbi, ai më tha: ‘Jam unë ai…kam qenë aty atë natë, me grupin që ekzekutoi dajën tuaj Fadilin dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

Betejat më të përgjakshme u zhvilluan në shpatet lindore të Pikllimës (Koritnik), në rrethet e Breznes (pranë Hanit të Llapushnikut) e deri në Zhur e Billushë të Vërrinit. Në këto fushëbeteja, kryengritësve lumjanë iu bashkuan edhe qindra gorarë, opojarë e vërrinas nën komandën e atdhetarit Nail Hyseni – Dani, si dhe një pjesë e luftëtarëve të krahut të majtë (kolonës së dytë) në krye me Ramadan Çejkun, Kadri Shahinin, Rasim Selmanin të cilët u ngjitën kodrës së Zbinecit…!

Në betejën e përgjakshme të zhvilluar te Hani i Lapushnikut u plagos rëndë Qazim Lika dhe ”atë nga vija e luftës e tërhoqën tre goranë të Brodit dhe e dërguan në Spitalin e Selanikut për shërim. Ndërkohë që në krye të forcave kryengritëse të këtij krahu mbeti Nail Hyseni – Dani nga Rapça, i cili luftoi trimërisht kundër forcave serbe”.

Në luftimet e fund shtatorit dhe fillim tetorit 1913, në fushëbeteja ranë dëshmorë edhe 20 luftëtarë shqiptarë: Kadri Shahini, Mustafë Cuni, Bajram Maliqi, Tafuz Allaraj, Mehmet Shpata, Ramadan Allaraj, Sali Karanxha, Shaban Tahiqi, Qerim Krasniqi, Murat Murati, Dajlan Basha, Vehip Beqiri etj., 16 ndërsa forcat e armikut patën mbi 30 ushtarë të vrarë dhe shumë të plagosur.

Për këto luftime kanë shkruar edhe diplomatë të huaj. Kështu konsulli austro-hungarez njoftonte qeverinë e tij në Vjenë me tel. shifër nr.28, datë 29.09.1913 se ”shqiptarët nën udhëheqjen e Qazim Likës, pas luftimesh të gjata, i kanë thyer serbët në Kolesjan, Vasije e deri afër Bicajt… e sot kanë arritur në Prizren afërsisht 50 serbë të plagosur”.

Pra, Kryengritësit shqiptarë në këto beteja pasi dolën triumfues, repartet e mbetura serbe duke u tërhequr për Prizren, ia mundësuan atyre që të përqendrohen në vijën frontale: Vlashnje (ura e Vlashnjes) – Poslisht – Billushë – Hoqë e Qytetit – Jeshkovë – Lybeçevë – Lez – Sharr…, ashtu sikurse në vjeshtën e vitit 1912.

ZGJERIMI I KRYENGRITJES EDHE NË MALËSINË E GJAKOVËS

Kryengritja shqiptare në fund të shtatorit u zgjerua edhe në Malësi të Gjakovës dhe drejtues të saj ishin: Bajram Curri, Sali Hoxha, Isa Boletini, Hysni Curri, Bajram Daklani etj. Bajram Curri me krerët tjerë pasi kthehet nga Shkodra, duke e ndjerë gjendjen e mjerueshme të popullatës në Malësinë e Gjakovës, e cila nga represioni serbë kishte braktisur vatrat e tyre, bënë thirrje për të kapur armët kundër pushtuesve serbë.

Luftime të përgjakshme u zhvilluan fillimisht në Qafë të Morinës për të vijuar pastaj në tërë Malësinë e Gjakovës. Ndërkohë që kryengritësit shqiptarë synonin çlirimin e Gjakovës, për t´i ikur terrorit të egër, 10 mijë banorë të kësaj ane u detyruan të largohen për në Nikaj, Mertur, Pukë, Toplanë, Shkodër e gjetiu.

Komanda serbe në këtë zonë (në drejtim të Qafës së Morinës…) kishte mobilizuar shtatë batalione të përforcuara edhe me artileri të rëndë, që arrinin në 12 mijë forca ushtarake, të drejtuar nga gjenerali Vashoviq dhe oficerë mizorë si Sava Llazaroviç (që në popull njihej edhe me emrin ‘Savë Batarja’) etj.

Në luftërat e përgjakshme që u zhvilluan edhe trup më trup, në fushëbeteja ranë dëshmorë 80 luftëtarë prej të cilëve 21 prej fshatit Shipshan, ku ishte i vendosur edhe shtabi i luftës në krye me Bajram Currin, ndërsa nga forcat e armikut u vranë 350 ushtarë. Në fillim të javës së parë të tetorit 1913 kryengritësit shqiptarë, pas një lufte heroike arritën t´i largojnë forcat pushtuese serbo-malazeze nga Malësia e Gjakovës.

SHUARJA E KRYENGRITJES

Lajmet që vinin nga frontet e luftës për sukseset e kryengritësve shqiptarë, e tronditën rëndë Nikolla Pashiqin dhe kabinetin e tij qeveritar. Kjo gjendje ndonëse e kishte tmerruar edhe diplomacinë ruse, shtypi rus kërkonte nga qeveria serbe që të mobilizohet për t´i ri okupuar territoret shqiptare dhe kërcënohej se askush nuk mund ta detyrojë ushtrinë serbe të largohet nga territoret që do t´i zaptojë sërish! Atëkohë shtypi pro-qeveritar serbë dhe gazeta ruse “Pravda”, akuzonin Bullgarinë dhe Austro-Hungarinë për nxitjen dhe përkrahjen logjistike që po i jepnin gjoja kryengritësve shqiptarë.

Kjo propagandë shoviniste, mundohej që ta bind opinionin serb për gjoja paaftësinë e shqiptarëve për të luftuar kundër forcave serbe, dhe prandaj e akuzonin Bullgarinë dhe Austro-hungarinë për përgatitjen dhe organizimin e kësaj kryengritjeje, me përmasa kaq të mëdha! Kjo propagandë antishqiptare është bazuar në një proklamatë të lëshuar më 12 shtator 1913, nga vojvoda bullgar Millan Matov, i cili deklaronë se, ”…është lidhur marrëveshja për ta siguruar autonominë e të dy regjioneve.21 Ndërkaq, gazeta ”Odjeg” organ i Partisë Radikale serbe, shkruante pa hezitim ”se arnautët komandohen prej oficerëve austriak!”

Qeveria serbe duke pasur mbështetje, sidomos nga Rusia dhe Franca, në fund të shtatorit e fillim të tetorit 1913, bëri përgatitje të shpejta për shuarjen e kryengritjes dhe me këtë rast vetëm në drejtim të Dibrës… mobilizoi deri në 40 mijë trupa, ndërsa përgjatë tërë vijës frontale të luftimeve prej më se 100 km i aktivizoi rreth 70 mijë trupa. Në fillim të tetorit ushtria serbe filloi ofensivën kundër kryengritësve shqiptarë në tri drejtime:

  1. në drejtimin – Dibër – Strugë – Ohër – Pogradec;
  2. në drejtimin – Lugina e Drinit të Zi – Dibër – Peshkopi – Lumë për t´u rënë prapa forcave shqiptare, që sulmonin Prizrenin, ndërkohë që forcat serbe sulmuan edhe nga Prizreni kryengritësit shqiptare, që ishin pozicionuar në trevën e Vërrinit.
  3. kurse drejtimi tjetër nga Gjakova për në Malësi 23, me qëllim të prerjes së rrugës për kryengritësit që të mos depërtojnë në Rrafshin e Dukagjinit. Ushtria serbe kërkonte ta shuante sa më shpejt kryengritjen shqiptare në mënyrë që ajo të mos përhapej brenda në Kosovë.

MASAKRAT E USHTRISË SERBE NË DIBËR DHE NË VENDBANIMET TJERA SHQIPTARE

Operacionet pushtuese të artilerisë së rëndë serbe që filluan më 1 tetor 1913, forcat kryengritëse shqiptare në trevat e Dibrës e më gjerë i gjetën në llogore, të cilat për disa ditë rresht qëndruan të pamposhtur, për t´i dhënë kështu mundësi popullatës së pambrojtur që të tërhiqen në brendësi të Shqipërisë. Dyndja më e madhe e popullatës u bë në drejtim të Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit 24, ndërkohë që fati i atyre që s´patën mundësi të ikin do të jetë tragjik.

Në një telegram dërguar konsullit austro-hungarez në Durrës, më 10 tetor 1913, thuhet se: ”Numri i dibranëve… të emigruar deri më sot në Tiranë e Durrës arrin në 10 mijë frymë. Mbasi vazhdimisht janë duke vërshuar të tjerë, konkludohet se pas dy-tri ditëve ka për t´u rritur trefish. Njerëzit nuk posedojnë asgjë, veç rrobave që mbajnë të veshura dhe prandaj mjerimi i tyre është kolosal.”25 Dhe sipas të dhënave, thuhet se qyteti i Dibrës, dikur me 18-20.000 banorë, në fund të vitit 1913 kishte mbetur me vetëm 2.000 banorë, por edhe kjo pakicë vdiste nga uria.

Ushtria barbare serbe gjatë këtij operacioni pushtues, ndaj popullatës shqiptare, ushtroi një terror të pashembullt në historinë e njerëzimit dhe ky gjenocid nuk bëhej thjesht nga sadizmi i ushtarëve serbë, por burimin e kishte tek qarqet më të larta politike dhe ushtarake të Serbisë. Sipas një lajmi të botuar në formë komunikate në gazetën ”Politika”, vet mbreti Petar Karagjorgjeviq në mbledhjen e këshillit të ministrave të qeverisë serbe, kishte dhënë pëlqimin për një ekspeditë të tillë ndëshkimore në Shqipëri.

Krimet serbe në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli. Ai për masakrat në Dibër, shkruan: ”Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhri i post-komandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.”

Gjenocidi dhe terrorizimi i ushtrisë serbe përfshiu mbarë vendbanimet shqiptare në Maqedoni. Vetëm në vijën Strugë – Dibër – Mavrovë – Gostivar – Tetovë u dogjën e u shkatërruan tërësisht 180 fshatra, ndërsa në rrethin e Ohrit u dogjën rreth 30 fshatra tjera shqiptare. Në këto ekspedita ushtarake, u vranë e u masakruan mizorisht mijëra shqiptarë të pafajshëm.

Soldateska serbe dogji e shkretoi fshatrat e Dibrës

Në Dibër të sipërme, vranë e masakruan, dogjën e plaçkitën këto fshatra: Valikardhin, Sopotin, Shupencën, Gjoricën, Homeshin, Okshatin, Topojanin, Kovashicën, Glloboçishtën, Bllacën, Zogajn, Kërçishtën, Çerenecin, Maqellarën, Pesjakën, Erebarin, Vojnikun, Allajbegun, Avdeni, Çoken, Majtarin etj. Ndërkaq në Dibër të poshtme, barbarët serbë shkretuan fshatrat: Rabdish, Zimur, Tomin, Grazhdan, Muhurr, Ushtelenxë, Deshat, Sohodoll, Razhnapojë, Çerie, Pilaf, Luzni, Brezhdan, Bahute, Çetush, Pollozhan, Blliçe, Lipjan, Peshkopi, Trepçë, Çidhën, Penës, Venishtë, Divjak, Sllatinë, Vleshë, Kullë, Sllovë, Dardhë, Shumbat etj.

Në Gostivar dogjën: Reçanin, Zdunjën, Ravenin, Vertokun, Mirditën, Zajasin, Ternicën, Nisrovën, Jançen, Orkushtin, Simnicën, Kalishtin, Konjarën, Sollokicën, Deshatin, Verganin, Bigorin, Pilatin, Çafën, Zuznijën, Shtirovicën, Dobovën, Strazimirin, Certanin, Klenjen, Stellovan, Bllacën, Spasin, Majtaren, Çerenin, Vojnikun, Klobçishtin etj. Në Reçan pasi u pushkatuan 30 vetë, repartet serbe i mblodhën 200 pleq, gra e fëmijë i mbyllën në dy shtëpi dhe i dogjën të gjallë. Në Zdunjë u dogjën 37 burra, gra e fëmijë të fshatit brenda ditës. Të nesërmen u masakruan edhe 9 të tjerë në vendin ”Vakuf” të Banicës.

Ato ditë tetori 1913 në fshatin Simnicë u dogjën 113 shtëpi, u vranë 18 vetë, ndër të cilët edhe dy gra. Pas tetë ditësh me ftesë të sekretarit të nënprefekturës u thirrën me emra 22 vetë, të cilët pasi u lidhën gjoja për t´i nis në nënprefekturë i masakruan po në vendin “Vakuf” të Banicës dhe masakrues ishin: Vojvoda Bogdan, Petro Mitre, Kërsti… me çetën e tyre. Në Vertok u pushkatuan 18 vetë dhe u groposën në ”Bigorë”, ndërsa në ”Vakuf” të Banicës u pushkatuan edhe 40 burra tjerë të fshatit.

Në Raven u masakruan 30 vetë nga të cilët 12 vetë janë hedhur në pus. Në fshatin Vergan u vranë 52 vetë nën moshën 25 vjeç. Në Bigor u masakruan 13 vetë, në Zuznije u masakruan 45 vetë, në Shtirovicë 45 vetë…! Në Kalisht gjatë rrugës për në Pozheran u vranë e u therën 43 vetë…, ndërsa gjatë rrugës për në Gostivar u masakruan 32 shqiptarë të fshatit Çegran. Në katundin Çafë të Gostivarit u vranë e masakruan 94 vetë: gra, pleq, fëmijë dhe në mesin e tyre qenë: Murat Selimi me gruan dhe katër fëmijë, Jonuz Selimi me gruan dhe tre fëmijë dhe Mehmet Halili me gruan dhe katër fëmijë.

Në Rekë dogjën: Monarcin, Tërnikën, Nistrovën, Jançën, Radostushën, Kosovrastin, Skudrinën, Prisojnicën, Varbënin…etj. Në Gollobërdë dogjën: Zabzunin, Klenjën, Stellovën, Boravën, Sebishtin, Ostrenin, Okshtunin… Në Kërçovë u vranë 70 burra, nga të rrahurit dhe trupat e tyre u dogjën, po ashtu në tetor 1913 edhe shumë fshatra përreth Kërçovës u dogjën dhe meshkujt u vranë dhe u masakruan pamëshirshëm. Fshati Zajas u dogjë dy herë: herën e parë u vranë 40 meshkuj dhe u hodhën me një pus, ndërsa herën e dytë u vranë mbi 200 të tjerë. Poashtu edhe në fshatin Sop rreth 200 banorë shqiptarë pasi u lidhën u futën në xhami dhe u dogjën për së gjalli, në Çellopek u masakruan 47 vetë.

Në fshatrat Llozhana, Lisiçan, Klenja, Lutvin, Zhitovcë, Deshovë, Dobrishë etj, ushtria serbe masakroi pamëshirshëm qindra shqiptarë, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët.

Mizori të tilla u bënë edhe në fshatrat: Leshnicë, Dragomash, Mahmudaj, Llapkadol, Plasnicë, Lishicë, Divjakë, Venishtë, Sllatinë, Tria, Veleshkë, Kal, Dardhë, Reç, Shumbat, Palaman etj. Në Gjoricë qenë masakruar 14 vetë bashkë me plakun e katundit.

Në Zogaj gjithë fshati qe plaçkitur,… 124 shtëpi qenë djegur dhe në mënyrë të tmerrshme u dogjën nga flakët e zjarrit disa meshkuj, gra dhe fëmijë. Në Maqellar qenë plaçkitur e djegur 10 shtëpi dhe u therën me bajoneta 27 vetë. Të tjerët për të shpëtuar jetën dhanë 50 buaj, 113 dhi dhe dy lopë. Në Bllaç qe plaçkitur fshati dhe pastaj i qe vënë zjarri, ndërkohë që të gjithë fshatarët pa dallim (burra gra e fëmijë) u masakruan në mënyrën më mizore, që s´mundet njeriu ta përshkruaj atë kasaphanë.

Në Allajbeg u masakruan në mënyrë të tmerrshme 23 burra e gra si dhe një fëmijë 5 vjeç, ndërkohë që u plaçkit i tërë fshati e pastaj u dogjën 65 shtëpi. Në Zuznije qenë masakruar 45 vetë, u dogjën 5 shtëpi dhe u vodhën gjithë bagëtitë: 1.500 dhen e 20 kuaj. Në Deshat qenë djegur 15 shtëpi ku u dogjën të gjallë dy gra, dy fëmijë nga 7 vjeç dhe një 10 vjeç si dhe qenë vjedhur 50 buaj e 500 deshë. Barbarizmat serbe janë shtrirë edhe në krahinën e Demirhisarit dhe të Përlepit, ku u dogjën 6 fshatra tërësisht, ndërsa u vranë e u masakruan të gjithë banorët e këtyre fshatrave./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me një ton të butë, por që mua më rëndoi si plumbi, ai më tha: ‘Jam unë ai…kam qenë aty atë natë, me grupin që ekzekutoi dajën tuaj Fadilin dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

Next Post

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes...”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

Artikuj të ngjashëm

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!
Dossier

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

October 6, 2026
“Me një ton të butë, por që mua më rëndoi si plumbi, ai më tha: ‘Jam unë ai…kam qenë aty atë natë, me grupin që ekzekutoi dajën tuaj Fadilin dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme
Dossier

“Me një ton të butë, por që mua më rëndoi si plumbi, ai më tha: ‘Jam unë ai…kam qenë aty atë natë, me grupin që ekzekutoi dajën tuaj Fadilin dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

October 5, 2026
“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988
Dossier

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

October 5, 2026
“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve
Dossier

“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

October 6, 2026
“Dhuna serbe ndaj popullit të Kosovës e viseve të saj, u shfaq edhe ndaj demonstratave të 1968-ës në Prishtinë, Tetovë etj., ku UDB-ja…”/ Dokumentet sekrete serbe, që u rrëmbyen nga shërbimet sekrete shqiptare
Dossier

“Në mbledhjen e katërt, më 26-27 korrik 1993, në ‘Kodër të Trimave’ në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, në Prishtinë – u emërtua shkurt: Lëvizja Popullore e Kosovës…”/ Historia e krijimit të UÇK-së

October 4, 2026
Fëmija i Bulevardit “Stalin”
Dossier

Fëmija i Bulevardit “Stalin”

October 3, 2026
Next Post
“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes...”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme