• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!
“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Rreth Prishtinës, ka mbi 5 mijë të vrarë, fshatrave shqiptare ju vihet zjarri, banorët qëllohen për vdekje si minj dhe kjo gjueti njerëzish, thuhet me gëzim nga serbët…”/ Shkrimi i gazetarit danez, Fritz Magnussen
“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit…”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani

Nga Fitim Refati

Memorie.al / Viti 1914 shënon një fazë të re në procesin e emigrimit në masë të shqiptarëve nga Kosova, veçanërisht atyre që i përkisnin shtresës fetare myslimane. Drejtimi kryesor i emigrimit të tyre ishte Perandoria Osmane, pjesërisht Shqipëria e ndonjë vend tjetër. Ai realizohej përmes rrugës tokësore: Pazar i Ri – Mitrovicë – Shkup – Selanik – Edrene – Stamboll; dhe përmes rrugës detare nga porti i Tivarit. Kjo dukuri ndiqej me interes të madh prej agjencive konsullore të Austro-Hungarisë të akredituara në Shkup, Prizren e Mitrovicë.

Ato, me anë të telegrameve, relacioneve, raporteve e referateve shpeshherë konfidenciale, e njoftonin Vjenën zyrtare me shqetësim dhe në mënyrë të hollësishme për shkaqet e emigrimit të shqiptarëve, numrin e familjeve, numrin e përgjithshëm të të emigruarve, vendbanimet dhe qendrat e Kosovës nga ata emigronin, peripecitë e tyre gjatë tërheqjes së pasaportave dhe rrugës së emigrimit. Sipas dokumenteve austro-hungareze, shkaqet e emigrimit në masë të shqiptarëve, në gjysmën e parë të vitit 1914, kishin të bënin me reprezaljet shtetërore, administrative, ushtarake e civile serbo-malazeze ndaj shqiptarëve, pas përfundimit të Kryengritjes së vitit 1913 dhe Kryengritjes së mars-prillit të vitit 1914.

Faktorë të kombinuar, që u manifestuan me plaçkitje, gjoba, taksa e tatime të papërballueshme; rekuizime, sekuestrime, punë të detyrueshme dhe angari; cenim të besimit fetar dhe nderit në familje; ekspedita ushtarake ndaj shtëpive dhe vendbanimeve, shpërfillje të ankesave të shqiptarëve nga organet e administratës dhe qeverisë; keqtrajtime, tortura, burgosje, internime, djegie me pretekst të shtëpive dhe vendbanimeve, vrasje e masakra; mos gjykim e mosndëshkim të krimeve etj., i detyruan shqiptarët të zgjidhnin rrugën e emigrimit, për t’i shpëtuar shtypjes, asimilimit e likuidimit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Emigrimi përfshiu të gjitha shtresat shoqërore, të organizuara në grupe familjare dhe fisnore. Mirëpo, ai nuk mund të realizohej pa siguruar dokumentet e nevojshme; çertifikata dhe pasaporta emigrimi. Këto dokumente i lëshonin organet e administratës, duke zbatuar procedura arbitrare, nga të cilat shqiptarët paguanin taksat e prapambetura, shisnin pronat dhe pasurinë për të siguruar dokumentin përkatës. Shuma e një pasaporte ishte 15 dinarë, por çmimi i saj rritej e zbritej hëpërhë.

Në këtë kontekst, më 20 prill të vitit 1914, konsulli austro-hungarez në Shkup, Jeliçka, konstatonte: “Megjithëkëtë, myslimanët (shumica prej tyre shqiptarë, F.R), i durojnë të gjitha këto fatkeqësi, me qëllim që të kenë mundësi të largohen nga ky vend dhe shpesh gëzohen, kur si çmim të shitjes së shtëpive të tyre marrin me vete shumën e një qiraje vjetore”.

Ata, kur arrinin në Shkup, prisnin në stacionin e trenit dhe kalonin natën në të ftohtë, duke qëndruar mbi vagonë dhe pa kurrfarë ndriçimi.

Në këto dokumente del në pah se qytetet kryesore dhe fshatrat përreth tyre, ku emigrimi u përditësua, ishin: Shkupi, Prishtina, Pazari i Ri, Peja, Mitrovica, Vushtrria, Gjilani, Kumanova, Presheva, Tetova, Gostivari etj., ndërsa viset e rrethinës së Prizrenit e Gjakovës, sipas konsullit austro-hungarez në Prizren, Kohlrus, i përgjigjeshin relativisht procesit të emigrimit, sepse duke qenë në kufi me Shqipërinë shpresonin se situata politike në Ballkan do të ndryshonte në favor të bashkimit të tyre me shtetin shqiptar.

Gjatë muajve janar, shkurt dhe gjysmës së parë të marsit, në dokumentet e këtyre agjencive konsullore, sidomos nga Shkupi dhe Mitrovica, theksohet emigrimi i dhjetëra e qindra familjeve shqiptare në drejtim të Perandorisë Osmane. Mirëpo, në gjysmën e dytë të muajit mars, kur kushtet klimatike ishin më të përshtatshme, procesi i emigrimit mori përmasa alarmante.

Në bazë të llogaritjeve statistikore për muajin mars e prill, që hartonte konsullata austro-hungareze në Mitrovicë, vlerësohej se vetëm nga ky rreth administrativ kishin emigruar 1.200 familje.

Raportohet po ashtu se emigrimi në këtë kohë përfshiu në masë edhe shqiptarët e bajrakut të Astrazupit, gjatë dhe pas kryengritjes së mars-prillit, të cilët, sipas konsullit austro-hungarez në Prizren, Lejhanec, u detyruan të shpërnguleshin në Shqipëri. Mirëpo, shkalla më e lartë e emigrantëve shqiptarë kishte destiancion Perandorinë Osmane.

Në bazë të informacioneve të përditshme që siguronte konsullata e përgjithshme austro-hungareze në Shkup, fluksi i emigrantëve nga Kosova ishte aq i lartë sa rrezikonte zbrazjen e saj nga popullsia vendëse. Në një raport të hollësishëm të saj dërguar të gjitha qendrave diplomatike të Austro-Hungarisë në Evropë e më gjerë, më 19 mars 1914, nënvizohet: “Sipas lajmeve që vinë çdo ditë në zyrë, nëpërmjet Shkupit emigrojnë në muaj rreth 1.000 familje (shqiptare, F.R), të cilat kryesisht vinë nga krahinat e Tetovës, Ferizajt, Prishtinës, Jeni pazarit, Mitrovicës dhe Vuçitërnit…!

Nëse themi se çdo muaj emigrojnë krejtësisht 3.000 familje, në të vërtetë ky numër mund të jetë më i lartë. Pasi një familjeje i përkasin mesatarisht 5 vetë, do të rezultonte një numër mujor emigrantësh prej 15.000 vetë, respektivisht një numër vjetor prej 180.000 vetash”. Ajo vinte në përfundimin se në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; “Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve” nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në “Serbinë e Re”. Emigrimi i shqiptarëve tërhoqi me entuziazëm vëmendjen e qeverisë serbe.

Kryeministri Nikolla Pashiq dhe ministra të tjerë, gjatë muajit prill realizuan vizita në Kosovë, qëllimi kryesor i të cilave ishte uzurpimi i pronave dhe pasurive të shqiptarëve të emigruar, si dhe ri dizajnimi i tyre për nevoja të kolonizimit.

Konsulli austro-hungarez në Shkup, Jeliçka, në raportin e datës 19 mars 1914, konstatonte: “Natyrisht, serbët, deri ku është e mundur, heshtin ose e mbajnë të fshehtë këtë lëvizje të madhe emigrimi”.

Sipas tij, ky eksod nuk mund të fshihej në arenën ndërkombëtare, por diskreditonte regjimin serb e malazez në Kosovë dhe ndikonte në rënien e mëtejshme të ekonomisë së saj, sepse i sillte Kosovës humbje të trefishtë: nga ana e prodhuesve, konsumatorëve dhe taksapaguesve. Për më tepër, administrata serbe përmes tellallit u bënte thirrje shqiptarëve myslimanë për të emigruar, duke u dhënë pasaporta me çmime të ulëta dhe duke u bërë zbritje udhëtimi prej 50% me trenat e Serbisë.

Në muajin maj, sipas raporteve të konsullatës austro-hungareze në Mitrovicë, zyrtarët dhe serbët lokalë në Drenicë ushtronin trysni ndaj popullsisë shqiptare për të emigruar sa më shpejtë, sepse autoritetet administrative dhe elementi serb nuk do të mund të duronin bashkëjetesën me shqiptarët. Emigrimi i popullsisë shqiptare shqetësoi jashtëzakonisht krerët popullorë dhe ata fetarë.

Në trevat lindore, Idriz Seferi, Mehmet Agë Doda nga Presheva, Hoxhë Myslim Efendiu e të tjerë, në prill dhe në maj përpiqeshin të pengonin procesin e emigrimit të shqiptarëve nga viset e Gjilanit, Preshevës e Kumanovës. Mirëpo, sipas rezervatit të konsullit austro-hungarez në Shkup, dërguar Vjenës zyrtare më 2 maj 1914, ata; “…po orvaten më kot të pengojnë eksodin masiv të popullsisë…”!

Për të parandaluar emigrimin e shqiptarëve në drejtim të Perandorisë Osmane, Hasan Prishtina, si ministër i Postës dhe Telegrafëve në Qeverinë e Turhan Pashë Përmetit, sipas raportit të të dërguarit austro-hungarez në Durrës, Lovental, dërguar Bertoldit më 25 prill 1914, i propozoi Qeverisë shqiptare, ndërkohë edhe Austro-Hungarisë, ndarjen e një kredie për strehimin dhe sistemimin e shqiptarëve të Kosovës në vise të Shqipërisë.

Megjithatë, propozimi i Hasan Prishtinës nuk u mirëprit nga Qeveria dhe as nga Vjena zyrtare, sepse realizonte praktikisht shpopullimin shqiptar të Kosovës dhe triumfonte ambiciet serbo-malazeze për transformimin kombëtar dhe kulturor të Kosovës. Për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore, më 28 korrik të vitit 1914, për fatin e mirë të shqiptarëve, emigrimi masiv pësoi një ulje, por nuk u ndal plotësisht./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur autoritetet greke filluan shpërnguljen e çamëve për në Anadoll, Musa Demi, Ymer Çapari e Xhevat Merushi u burgosën, pasi kërkuan...”/ Historia e trishtë e popullsisë çame në Greqi

Next Post

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë...”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
Next Post
“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë...”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme