• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

“Jo vetëm fejesa e djalit, por Mehmeti ka bërë gabime të tjera të rënda, si atëhere kur shkoi te ambasadori sovjetik dhe i tha për mua…”! / Dokumenti ‘Tepër sekret’, 13 nëntor ‘81
“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974
“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Në dosjet e arkivave të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, tragjeditë njerëzore dhe humbjet e jetëve shpesh tjetërsohen në raporte të ftohta administrative, ku gjuha e thatë burokratike përpiqet të mbulojë përmasat e vërteta të ngjarjeve tejet të rënda. Një shembull i tillë tronditës është Komunikata Operative Nr. 208 e Drejtorisë së Administrimit dhe Studimeve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me datë 4 shtator 1974. Ky dokument sekret, hedh dritë mbi një ngjarje me pasojat më të rënda njerëzore të ndodhura në zonën e Sarandës, pikërisht në hapësirën midis fshatrave Mursi dhe Xarë.

Ngjarja e datës 3 shtator 1974, nis me një praktikë të zakonshme punëve bujqësore të kohës, djegien e kullotave nga Ndërmarrja Bujqësore “Vrinë” në vendin e quajtur Mallofre. Mirëpo, ajo që duhej të ishte një proces i kontrolluar u kthye në një katastrofë të vërtetë, pasi flakët morën përmasa të papërmbajtshme. Dokumenti pasqyron shifrat e një bilanci mjaft të rëndë: 15 persona u përfshinë nga zjarri, nga të cilët katër humbën jetën menjëherë, midis tyre edhe fëmijë e të rinj të moshave 14 e 15 vjeç, ndërsa të tjerë u shtruan në spital në gjendje kritike për jetën.

Përtej dhimbjes për viktimat, dokumenti arkivor zbulon edhe mënyrën se si funksiononte aparati shtetëror i Sigurimit dhe i rendit në përballje me emergjencat. Ndërhyrja e menjëhershme e grupit operativ u fokusua te gjetja e përgjegjësive ligjore dhe administrative, ku u ndaluan tre persona, përfshirë barinj dhe brigadierë, anëtarë partie, me akuzën e vënies së zjarrit pa lejen e Ndërmarrjes Pyjore. Përmes këtij teksti arkivor, lexuesi jo vetëm që njihet me një ngjarje të harruar me pasoja tragjike për komunitetin lokal të zonës së Sarandës, por edhe me mekanizmin se si funksiononte shtetit komunist, i cili pas çdo fatkeqësie, kërkonte me shpejtësi fajtorët brenda strukturave të ndërmarrjeve ku kishin ndodhur ato, pa vënë gishtin më lart. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë i cili publikohet për herë të parë dhe me faksimilen përkatëse nga Mnemorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, DATË 4 SHTATOR 1974

SARANDA

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                  Ekzemplar Nr. 1

DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE                             Tiranë, më 4.9.1974 

                                               KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 208

Më 3.9.1974, ora 15 e 30, midis katundeve Mursi dhe Xarë, në vendin e quajtur Mallofre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegien e kullotave, por ai mori përpjesëtime të gjera dhe u dogjën 15 vetë.

Nga këto vdiqën:

1). Vito Bega, vjeç 15;

2). Ziko Poçi, vjeç 22;

3) Jorgjio Poçi, vjeç 27; dhe

4) Pepeli Poçi, vjeç 14, nga katundi Xarë.

Të tjerët u shtruan në spital dhe gjendja e tyre është shumë e rëndë. (Besim Aliu, vjeç 35, Katerina Gramozi, vjeç 34 dhe Vasillio Tanushi, vjeç 43. Në orën 18 në 30, zjarri u shua. U dogjën rreth 50 ha. kullota.

Në vend shkoi grupi operativ dhe u ndalua Mihallaq Apostol Shëngjini, vjeç 35, lindur në Kolonjë dhe banues në katundin Shalës, bari: Abaz Veiz Kërkuti, vjeç 53, lindur dhe banues në Golem Gjirokastër, brigadier, anëtar partie, dhe Nikolla Leonidha Burisi, vjeç 26, banues në katundin Xarë, brigadier blegtorie, anëtar partie, për arsye se kanë vënë zjarrin pa lejen e ndërmarrjes pyjore. / Memorie.al

                                           DREJTORI

                                    PILO SHANTO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’...”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

Next Post

Kalendari 18 Gusht 2026

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

Kalendari 01 Gusht 2026

Kalendari 18 Gusht 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme