• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në qershor 1853, Grigori shkoi në ekzil në Vjenë dhe kur trupat pushtuese u larguan në vitin që pasoi, ai mori përsëri në dorë drejtimin e Moldavisë, pasi…”/ Tre pinjollët e familjes Gjika që drejtuan Rumaninë

“Familja Gjika, me origjinë nga Përmeti, emigroi në Vllahi dhe e sundoi atë për disa breza radhazi, që nga viti 1660, duke e bërë…”/ Historia e panjohur e familjes së famëshme shqiptare që la emër të madh

Nga Mr. Sc.  Nikollë LOKA

Pjesa e dytë

Memorie. al / Të parët e familjes Gjika largohen prej Zërecit të Përmetit dhe vendosen në Kostandinopojë, në kërkim të një jete më të mirë. Ata u morën me tregti dhe arritën të hynin në lagjen “Fanari”, ku qëndronin të krishterët e pasur të Perandorisë. E vazhduan profesionin e tregtarit, madje edhe Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisë, e ushtronte këtë profesion kur u njoh me krye-vezirin me origjinë shqiptare, Mehmet Pashë Qypriliu, i cili e ndihmoi të ngjiste shkallët e rangut shoqëror dhe i hapi dyert e pushtetit. Familja Gjika, ndoshta në kohën e Gjergjit, shpërngulet nga Kostandinopoja dhe vendoset në territoret rumune, që përfitonin prej statusit të “Dar al sulli”, – toka e pajtimit, që u lejonte këtyre territoreve të kishin strukturat e tyre politike, administrative dhe ushtarake, pra të kishin vetëqeverisje të plotë të brendshme, ndërsa politikën e jashtme ishin të detyruar ta harmonizonin me shtetin osman, sipas parimit se principatat danubjane do të ishin “miku i mikut dhe armiku i armikut” të Perandorisë Osmane.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Grigor Aleksandër Gjika, ose Grigori V-të Gjika, lindi në vitin 1803. Ishte nipi i princit Grigori IV-ët Gjika. U martua me Helenën, vajzën e princit Ioan Sturza, që kishte qenë princ i Moldavisë nga viti 1822, deri në vitin 1828 dhe rridhte nga një familje e njohur fisnike rumune. Grigori u arsimua në Francë dhe pastaj në Gjermani. Kthehet në vendlindje, ku lidhet me opozitën nacionaliste dhe liberale që kundërshtonte princin Mihail Sturza dhe regjimin e Rregulloreve Organike. Pas Revolucionit të vitit 1848 dhe largimit të Sturzës nga pushteti, pavarësisht zgjedhjes së tij politike, me aprovimin e Rusisë dhe të Perandorisë Osmane, Divani i Moldavisë e emëroi Grigorin si princ për një mandat shtatëvjeçar, sipas Marrëveshjes së Balta Liman.

Pas ngjitjes në fron Grigori ndërmori disa reforma modernizuese. Me nismën e tij, për herë të parë në historinë e principatave rumune, u krijua xhandarmëria për ruajtjen e rendit, që njihet si periudha e themelimit të xhandarmërisë së sotme rumune. Gjika rishikoi sistemin agrar; nxiti sipërmarrjen publike dhe u mor me organizimin e sistemit arsimor.

Në vitin 1851, emëroi intelektualin transilvanas August Treboniu Laurian, një mbështetës i nacionalizmit rumun, si inspektor i shkollave të Moldavisë. Po kështu, gjatë sundimit të tij, u zbut censura dhe u shtuan veprimtaritë letrare. Programi i sundimit të parë të Grigor Aleksandër Gjikës, përfundoi me luftën e Krimesë, kur trupat ruse pushtuan principatat danubiane për t’i përdorur gjatë sulmit mbi Perandorinë Osmane.

I larguar nga pushteti, në qershor të vitit 1853, ai shkoi në ekzil në Vjenë, në tetor të atij viti dhe kur trupat pushtuese u larguan në vitin që pasoi, Grigori mori përsëri në dorë drejtimin e Moldavisë. Gjatë sundimit të dytë, princi Grigor Gjika hoqi skllavërinë e romëve. Ishte fundi i një procesi gradual, pasi Mihail Sturza, në vitin 1844, kishte lënë të lirë romët që ishin skllevër në pronësi të shtetit, por kishte mbetur ende skllavëria e romëve, që ishin në pronë private të pasanikëve.

Gjika përmendet gjithashtu për mbështetjen që i dha programit nacionalist të bashkimit të Moldavisë dhe Vllahisë, si dhe mbështeti aktivitetet e Partisë Nacionaliste, duke shkaktuar zemërimin e Austrisë dhe të Perandorisë Osmane. Në vitet e fundit të sundimit, Grigori emëroi disa nga përfaqësuesit e Partisë Nacionaliste në pozicione qeveritare. Në vitin 1856 Grigori i dha fund censurës në Moldavi dhe shpalli lirinë e shtypit.

Sundimi i dytë

Pas përfundimit të sundimit të tij, Grigor Aleksandër Gjika la vendin dhe shkoi në Paris. Në vend të tij, pas një periudhe të shkurtër, Porta e Lartë emëroi Teodor Bals, me titullin e Kajmekamit. Si kundërshtar i vendosur i bashkimit, Bals dëshironte të fitonte mbështetjen që do ta bënte princ titullar. I tërhequr në pronat e tij, në Le Meé-sur-Seine, Grigori vazhdonte të mbështeste bashkimin, që u bë më i realizueshëm me Traktatin e Parisit. Gjithashtu, ai mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Moldavi dhe kërkoi anulimin e zgjedhjeve që kishte bërë Nicolae Vogoride, që kishte zëvendësuar Bals-in.

Kjo bëri që kundërshtarët e bashkimit të përhapnin fjalë kundër tij. Gjika u prek thellë nga fyerjet dhe nga refuzimi që i bëri Perandori Napoleon III-të për një audiencë me të. Në këto kushte, Grigor Gjika vrau veten më 24 gusht 1857. “Unë jam viktimë e hidhërimit të madh që më kanë shkaktuar shpifjet, megjithëse jam krejtësisht i pafajshëm. Do të vijë dita kur e vërteta do të dalë, prandaj unë i pres armiqtë e mijë përpara gjykimit të Zotit”, – shkruante në letrën e tij të fundit.

Dy ditë pas vetëvrasjes së Grigorit, autoritetet osmane vendosën që të mos njohin zgjedhjet e zhvilluara nga Vogoride. Arritjet e Gjikës u vunë në themel të shtetit të ri rumun, kur u realizua unioni Moldo-Vllahian. Ligjet e Gjikës për censurën shërbyen si model për legjislacionin e ri dhe u përgjithësuan për të gjithë Rumaninë. Në shenjë mirënjohje për rolin e tij, në krijimin e xhandarmërisë, shkolla për oficerë në Dragasani u emërtua me emrin Grigor V Gjika.

Ion Gjika

Ion Ghica lindi më 12 gusht të vitit 1816. Ai është një personalitet i shquar i shekullit XIX-të: shkrimtar, politikan, akademik, diplomat, matematicien dhe profesor. Ka qenë dy herë kryeministër i Rumanisë nga 16 korriku 1866 dhe deri më 13 mars 1867 dhe nga 28 nëntori 1868, deri më 14 shkurt 1870, katër herë kryetar i Akademisë së Shkencave të Rumanisë në vitet 1876-1882, 1884-1887, 1890-1893 dhe 1894-1895, si dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë në vitin 1848.

Në vitet e rinisë, Ion Gjika i kreu studimet në Bukuresht dhe pastaj në Francë, ku studioi për inxhinieri dhe matematikë prej vitit 1837, deri në vitin 1840. Pasi përfundoi studimet në Paris shkoi në Moldavi, ku u përfshi në organizatën e fshehtë “Vëllazëria”, që synonte bashkimin e Moldavisë dhe Vllahisë. Po në atë kohë, ai dha mësim në Akademinë Mihaliane të Iasit. Kalon disa vjet në Itali, Francë dhe Angli.

Në vitin 1847, martohet me Aleksandrina Mavrokordatos, vajzën e kryeministrit të Greqisë, Aleksandër Mavrokordato. Kthehet në atdhe dhe bashkohet me kampin revolucionar vllahian. Në emër të Qeverisë së Përkohshme, të vendosur atëherë në Bukuresht, shkoi në Stamboll për tu afruar me Portën e Lartë. Ion Gjika mori pjesë edhe në ndërmjetësimin në bisedime midis liderit rumun të Transilvanisë Avram Iancu dhe Qeverisë Revolucionare Hungareze të Lajos Kossuth.

Pas dështimit të revolucionit të vitit 1848, shkoi në ekzil për dhjetë vjet rresht. Në atë periudhë ngarkohet nga Porta e Lartë me detyrën e Guvernatorit të ishullit Samos, në periudhën 1854-1858. Këtu dallohet për luftën ndaj piraterisë. Pasi plotësoi më sukses këtë detyrë, Sulltani Abdyl Mexhidi I-rë e dekoroi me titullin “Princ i Samos”. Përpara kthimit për në Rumani, Ioni kaloi për një qëndrim të shkurtër në Austri.

Kthimi në Rumani

Në vitin 1859, pasi u krye bashkimi i Moldavisë dhe Vllahisë, princi Aleksandër Ioan Cuza e thirri Ion Gjikën të kthehet në Rumani. Megjithëse ishte besuari i Cuza-s, ai mori pjesë në grupin sekret që përgatiti largimin e tij nga pushteti. Ndërkohë, Ion Gjika u bë udhëheqës i Partisë Liberale dhe u zgjodh kryeministri i parë i princit të Rumanisë, Karol të Hohenzollern-it. Qëndroi në postin e Kryeministrit të Rumanisë në vitet 1866-1867 dhe 1870-1871.

Ion Gjika mbahet si një ndër figurat më të shquara në mes të liberalëve të Rumanisë dhe njëri ndër udhëheqësit më të shquar të Partisë Liberale. Në vitin 1881 u emërua ambasador i Rumanisë në Londër, ku qëndroi për dhjetë vjet rresht. Përveç veprimtarisë politike dhe shkencore, Ion Gjika është marrë edhe me veprimtari letrare, duke fituar popullaritet me letrat e tij që ia dërgoi Vasile Aleksandrit, shokut të tij të jetës. Të shkruara gjatë qëndrimit të Ion Gjikës në Londër ato paraqesin një pasqyrë të shoqërisë rumune të kohës.

Ai është autor i “Koleksioneve prej Ekzili”, të shkruara në vitin 1848 dhe “Bisedime mbi Ekonominë”, ku parashtrohen idetë e tij mbi zhvillimin ekonomik. Ai ishte i pari që mbrojti idenë e mbështetjes së nismave lokale në futjen e investimeve të huaja në industri dhe tregti. Në vitin 1891 tërhiqet nga jeta aktive politike dhe shkon në fermën e familjes në Ghergani, ku i kaloi ditët e fundit të jetës. Vdiq në Ghergani në vitin 1897.

Dhimitër Gjika

Dhimitër Gjika lindi në vitin 1816. Ishte djali i princit Grigori IV Gjika dhe gruas së tij të parë Maria Hangerly. Dhimitri u martua me Charlotte Duprond, me të cilën pati dy vajza: Maria dhe Iza. U angazhua që herët në politikë, në radhët e Partisë Konservatore, duke u bërë njëri ndër udhëheqësit kryesorë të saj. Shërbeu si kryeministër i Rumanisë nga 28 nëntori 1868 e deri më 14 shkurt 1870. Më 10 maj 1886 u caktua të njoftojë popullin rumun për kalimin e vendit nga republika në monarki. Vdiq në moshë të thyer, por ende në politikën aktive, në vitin 1897, kur ishte kryetar i Senatit të Rumanisë./ Memorie.al

                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 14 Janar 2026

Next Post

“Ngricat vazhdojnë, - 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi...”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85

Artikuj të ngjashëm

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
Personazh

April 14, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

April 9, 2026
Next Post
“Ngricat vazhdojnë, – 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi…”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85

“Ngricat vazhdojnë, - 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi...”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme