• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, July 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika

“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika
“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika
“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika
“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika
“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika
“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika

Nga Raina Kovaçi

Memorie.al / Forcimi i shtetit shqiptar dhe në veçanti miratimi i një legjislacioni bashkëkohor ku spikati Kodi i ri Civil, hapi rrugën për fillimet e përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e jetës si: kulturë, arsim, sport deri edhe në sipërmarrje. Ato bënë një luftë të hapur kundër zakoneve të vjetra dhe besëtytnive që e izolonin dhe e persekutonin femrën shqiptare. Pas formimit të shtetit shqiptar, Ikbal Çika bashkë me disa zonja të tjera, kërkuan me urgjencë domosdoshmërinë e rregullimit dhe përmirësimit të pozitës së gruas shqiptare në shoqëri. Ikbalja dha një kontribut të rëndësishëm për ngritjen e nivelit arsimor, edukativ e kulturor dhe sidomos atij emancipues për gratë dhe vajzat.

Intelektuale e shquar, gazetare me penë të mprehtë, publicistja Ikbal Çika zë një vend shumë të rëndësishëm në historikun e gazetarisë shqiptare. Ajo ka qenë kryeredaktorja dhe administratorja e parë e gazetës “Arbëria”.

Nga pasioni i madh për shtypin, ajo mori përsipër përgjegjësi akoma më të mëdha, duke u bërë pronare e disa revistave, si: “Java”, “Shpresa Kombëtare”, “Ylli i Mëngjesit” dhe “Gruaja Shqiptare”. Ishte gazetare aktive me funksione drejtuese te revista “Minerva”, si edhe në disa të tjera të përkohshme, si: “Arbenia”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë” etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

Gazetat dhe revistat që ajo drejtoi, një vëmendje të veçantë i kushtonin çështjes së gruas. Sporti dhe edukimi fizik ishin pjesë e politikave të emancipimit të gruas. Te revista “Shqiptarja”, vihet re një lajm që bën të ditur se këto zonja kishin organizuar disa gara noti, por ato kishin guxuar të organizonin në Korçë “një garë të madhe të automobilave”.

“Shqiptarja” ishte një revistë tjetër e përjavshme, organi i shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, ku Emine Toptani ishte nënkryetare e shoqatës dhe Parashqevi Qirjazi, ishte sekretare. Pasi kishin bërë një udhëtim të gjatë nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të biseduar dhe propaganduar daljen nga errësira të gruas shqiptare, ishin plot optimizëm për fillimin e mbarë të njërës prej punëve të shumta që kishin ato.

Bashkë me bashkëshortin Nebil Çikën dhanë një kontribut shumë të çmuar në zhdukjen e analfabetizmit. Vitet 1925-1926, e gjejnë Ikbalen mësuese në shkollë fillore. Viti 1926 si gazetare aktive në gazetën “Demokraci”.

Aty kishte hapur një rubrikë të veçantë ku në çdo numër shkruante artikuj që kishin lidhje me problemet e grave dhe vajzave. Sipas saj, vajzat duhet të ishin jo vetëm nikoqire të mira, por edhe gra të kulturuara që të krijonin një brez të ri të integruar me jetën që i priste. Ajo thoshte se; “Gruaja është ëmbëlsira e shtëpisë”, bazë për krijimin e brezit të ri.

“Gruaja sot”, shkruante Ikbalja, “s’ka të drejta të njëjta me burrin, s’ka të drejtë të përzihet në çështjet e shoqërisë, s’ka të drejtë të zgjidhet e të zgjedhë në parlament, nuk i jepet besimi dhe përgjegjësia e duhur…”!

Me punën e madhe në luftë me të vjetrën, ajo dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë shqiptare. Filloi të krijohej koncepti i ri për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së gruas në ndërtimin e shoqërisë së re demokratike. Të gjitha këto fenomene të shoqërisë vëreheshin në të gjitha komunitetet fetare. Me gjithë të metat dhe dobësitë, lëvizja për emancipimin e femrës arriti disa rezultate.

U organizuan kurse kundër analfabetizmit, u gjallërua jeta artistike sidomos në veprat që femrave ose që trajtonin problemet e kohës që lidheshin me to. Filluan që rolet në pjesët teatrale të luheshin për herë të parë nga femrat, sepse më parë interpretoheshin nga meshkujt.

Një çështje shumë e rëndësishme që trajtohej në atë kohë nga këto intelektuale të rralla, ishte edhe debati mbi çështjen e heqjes së perçes, rreth dëmeve që sillte përdorimi i saj në jetën e femrës, si dhe dëmet që i sillte familjes dhe shoqërisë në përgjithësi.

Në revistën “Java” që në atë kohë filluan përpjekjet për përpilimin e një ligji që i detyronte gratë dhe vajzat të hiqnin perçen e fytyrës. Kjo çështje u bë kaq publike sa mori formën e një lëvizjeje reformatore, e cila u kurorëzua me miratimin e ligjit në vitin 1937.

Ikbal dhe Nebil Çika botuan një numër të madh shkrimesh mbi këtë problem, përmes politikave redaksionale, artikujve problematikë, lajmeve të jashtme e të brendshme shkrimeve sociologjike dhe filozofike, përkthimeve, opinioneve. Ajo personalisht dha një kontribut shumë të çmuar dhe udhëhoqi një aktivitet të madh propagandues, me anë të konferencave, tubimeve në shumë qytete dhe fshatra.

Reforma u përkrah sidomos nga klerikët myslimanë. Ata qenë të parët që i nxorën nëpër rrugë gratë dhe vajzat e tyre pa perçe. Dy krye-fetarët e qarkut të Elbasanit, kryemyftiu Musa Aliu dhe Hafëz Ymer Dile, nxorën gratë pa perçe nëpër qytet. Shembullin e tyre atë ditë e ndoqën edhe 60 gra të tjera. Të njëjtin veprim bënë myftinjtë e qyteteve të Krujës, Beratit, Korçës etj.

Duke shfletuar artikuj të ndryshëm vërejmë se reforma u mbështet edhe prej rinisë shqiptare. Në “Java” Ikbal Çika shkruante: “Bëre mirë që e hoqe mbulesën arabe të fytyrës…! Ne motrat e tua që po ta lëvdojmë këtë çap përpara që bëre sot, duam që të mos e kesh hiç zemrën e thyer për këtë gjë…”!

Duke shfletuar me kuriozitet shtypin e kohës, te “Shqiptarja” Ikbalja shkruante: “Gruaja shqiptare nuk mund ta kryejë misionin e saj të lartë dhe bujar, po qe se nuk i mëson të gjitha ato që mund ta ndihmojnë për të kryer e për të plotësuar detyrën e saj delikate. Pra, shkolla dhe shtypi duhet të veprojnë me të gjitha energjitë në këtë lëmë…! Lumturia e shtëpisë, e kombit dhe e atdheut, është në duart e grave intelektuale…”!

Këto ishin disa nga përpjekjet dhe luftën e madhe që bënin intelektualet e asaj kohe. Ikbal Çika ishte mishërimi i përgjigjes së vërtetë kundër të gjithë atyre që i kundërviheshin kësaj lëvizjeje. Por, ajo kishte dhe një bashkëshort që e kuptonte fare mirë. Ishte shoku i saj më i afërt, si dhe bashkëpunëtori i saj më i mirë. Ai mbeti mbështetësi më i rëndësishëm i punës dhe veprimtarisë së saj.

Nebil Çika ishte një personalitet shumë i njohur i botës akademike, intelektual i viteve ’30-të, njeri i kulturuar dhe autor i shumë studimeve dhe librave në fushën e gazetarisë, publicistikës dhe pedagogjisë. Por, ai pati një fund tragjik. Ishte viktimë e masakrës së kryer në Tiranë në fund të vitit 1944, ku u pushkatuan pa asnjë gjyq 100 intelektualë, ajka e shoqërisë shqiptare. Këtë fat të keq, pati edhe Ikbalja./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Temperatura, - 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura...”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985

Next Post

Kalendari 13 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

July 12, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit
Personazh

“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

June 29, 2026
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913
Personazh

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

June 28, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 13 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme