• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, January 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në mbledhjen e Këshillit Pedagogjik, Qaniu tha; ne së pari duhet t’u mësojmë nxënësve, matematikë letërsi, kimi, etj., pastaj po të duan, të bëhen komunistë…”/ Dëshmia e rrallë për disidentin pogradecar

“Në mbledhjen e Këshillit Pedagogjik, Qaniu tha; ne së pari duhet t’u mësojmë nxënësve, matematikë letërsi, kimi, etj., pastaj po të duan, të bëhen komunistë…”/ Dëshmia e rrallë për disidentin pogradecar
“Në mbledhjen e Këshillit Pedagogjik, Qaniu tha; ne së pari duhet t’u mësojmë nxënësve, matematikë letërsi, kimi, etj., pastaj po të duan, të bëhen komunistë…”/ Dëshmia e rrallë për disidentin pogradecar
“Pasi vranë Miho Shëngjergjin dhe Alem Luzin nga Kanina, ata sharruan me plumba tropojanin Rexhep Goci, që kishte edhe 11 ditë për t’u liruar…”/ Rrëfimi i ish-të dënuarit për tmerret e Spaçit
Kalendari Historik 15 Mars
Publikohen fotot e rralla dhe të panjohura të familjes së njohur Koliqi
Kalendari Historik 25 Maj

Nga Istref Haxhillari

Memorie.al / Brezi im e konsideron profesor Qani Çollakun, një fenomen që kaloi heshtazi, pa bujë e zhurmë, në jetën kulturore të qytetit të Pogradecit, mbushur me emra zulmëmëdhenj, si; Gjergj Pekmezi, Lazgush Poradeci, Mitrush Kuteli e, të tjerë. Por si ta shpjegojmë faktin që, ndonëse nuk la as gjë të shkruar, nuk botoi në shtypin e kohës asnjë shkrim, mbetet në mënyrë të padiskutueshme, figurë e konsoliduar e kulturës qytetare pogradecare?! Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mendoj se mund të bëhet në miniaturë ky krahasim: Faik Konica është i njohur, jo aq për shkrimet e tij, që natyrisht kanë vlerën e tyre, po për faktin se solli në shqip, ashtu si i njohim ne sot, rilindësit e mëdhenj; Naim Frashërin, Çajupin e të tjerë.

Me të njëjtën mënyrë, Qaniu zbuloi përmes orëve të letërsisë, universin poetik të Lasgush Poradecit, mrekullinë e rrëfenjave të Kutelit, hapësirën e pa matë ruse të Dostojevskit, Çehovit, Gogolit e të tjerëve.

Ja si i bënte ai sfidë mediokritetit letrar të kohës:

Gjithashtu mund të lexoni

“Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha…”/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

“Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përbën nji kontribut të parë për nji rend të ri që duhet të vendoset…”/ Refleksionet e studiuesit Italo Costante Fortino

Në antologjinë e letërsisë shqipe të gjimnazit tonë, Lasgush Poradeci përfaqësohej me tri poezi të përmbledhura në dy faqe, ndërsa një poet pa asnjë vlerë, përfaqësohej me dhjetë faqe dhe zhvillohej në katër orë mësimi, kundrejt një ore që zhvillohej poezia e Poradecit.

Por, falë profesorit të letërsisë, ky raport shndërrohej në pesë me zero, në kahun tjetër. Kështu e fillonte ai një orë mësimi të letërsisë: ”Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir/ Po përhapet dalëngadalë një pëlhurë si një hije… etj”

Duke recituar, mbante ritmin muzikal të vargut dhe, me sy të perënduar, krijonte një atmosferë qiellore, ku nuk ekzistonte asgjë përveç natyrës së mahnitshme të liqenit përrallor. Ne harroheshim duke e dëgjuar, na vinte keq kur mbaronte dhe habiteshim, se si nuk e paskëshim parë këtë bukuri, që e kishim aq pranë. Binte zilja dhe magjia mbaronte. Profesori kthehej në jetën reale si i trembur dhe na thoshte:

– “Hapni librat nga faqja kaq e deri aq, keni mësimin e ditës”. Kur fillonim të studionim, hapnim të parin librin e letërsisë ku me habi lexonim emrin e një tjetër poeti dhe të tjera poezi. Magjia ishte zhdukur, vargjet s’kishin gjëkundi muzikë brenda.

Profesor Qaniu, zbulonte universin poetik të Lasgushit, përpara një brezi të etur për dije që thithte me etje çdo varg magjik të shkruar prej tij. Nuk e dinim që poeti, me të cilën kishim rënë në dashuri, më shumë se vajzat e shkollës, ishte gjallë. Në mendjen tonë, identifikohej me qeniet mitologjike të jashtëzakonshme, që dinë të bëjnë magji dhe hipnotizojnë njerëzit.

Gjimnazi ynë kishte në atë kohë një trupë pedagogjike të kualifikuar dhe autoritare, me profesionistë të vërtetë. Bashkënxënësit e mi kujtojnë doemos me respekt e nostalgji, krahas Qaniut, edhe Petro Priftin, nga qyteti ynë, Dhanil Stefani e Gjergji Merlika, nga Korça, Theodhor Duni nga Tirana, Rruzhdi Cerloi, nga Durrësi.

I përmend me respekt për dijet që na dhanë dhe metodat që përdornin, dashurinë me të cilën na rrethonin dhe miqësinë, si të ishim shokët e tyre. Nga këndvështrimi i kohës së sotme, unë e kuptoj shumë mirë vështirësinë e tyre, përkundrejt presionit ideologjik të kohës. U kërkohej që çdo lëndë mësimore, të përshkohej nga filozofia dhe politika.

Dhe ata, ustallarë për matematikë, kimi, fizikë, letërsi, detyroheshin të gjenin pikat e kontaktit të disiplinave shkencore me këtë filozofi. Mundim, sa i vështirë, aq edhe i kotë e i pakuptimtë. Rezultante e tërë këtij mundimi, ishte një konformizëm i neveritshëm, po i domosdoshëm për të mbijetuar e punuar në arsim, prandaj ata i përshtateshin dosido mendimit teorik të kohës.

Këtë lloj konformizmi ishim të detyruar ta aplikonim të gjithë, në vitet e mëvonshme kur punuam në arsim si mësues, në të shumtën e rasteve pa e kuptuar absurdin që ai mbartte me vete.

Por Qani Çollaku qe gatuar nga tjetër brumë, ishte tjetër natyrë. Revolta e tij ndaj filozofisë së kohës, ishte krejt e natyrshme dhe e sinqertë, e argumentuar me një qartësi të admirueshme. Arsyetimi buronte nga krejt qenia e tij, i pastër e i thjeshtë, pa asnjë paragjykim, si prej fëmije.

Në mbledhjen e radhës së këshillit pedagogjik të gjimnazit, u mbajt një raport, thelbi i të cilit ishte që i gjithë procesi mësimor, të përshkohej nga filozofia dhe mendimi politik i ditës. Mësuesit duhet të dilnin mbi tekstet që konsideroheshin të vjetruara. Në këtë forum merrnin pjesë, përveç mësuesve, edhe përfaqësues nga nxënësit dhe komuniteti i prindërve.

Duke gjykuar nga pozitat e sotme, nuk ka asnjë dyshim se tekstet, ndonëse përkthime të mirëfillta nga rusishtja, të aplikuar për qindra vjet në gjimnazet ruse, ishin shumë më të mira, se ato që u revolucionarizuan më vonë, reformë pas reforme, madje edhe me ato që përdoren sot, kur mungon censura.

Krahasoj një libër të fizikës se asaj kohe me atë që përdorim sot dhe habitem si nuk e kuptojnë ata që e kanë në dorë këtë punë, ndryshimin absurd në kahen negative, të këtyre teksteve?

Diskutimet ishin në të njëjtën frymë (kujt ia mbante të thoshte të kundërtën), të njëtrajtshme, pa ngjyrë, argumente të sforcuara, për të qenë në rregull me sfondin ideologjik. Qaniu ishte ulur në bankën e fundit bashkë me mua, (përfaqësues i klasës së tretë C, ku ishte mësues kujdestar).

Nga qëndrimi, lëvizjet, tiku nervor i vazhdueshëm që i shtohej në raste nervozizmi, kuptohej qartazi revolta e brendshme. Kur njëri nga mësuesit, që ai e vlerësonte për gjykimet racionale dhe personalitetin, e mori fjalën dhe po fliste në të njëjtën frekuencë që diktonte mbledhja, Qaniu u ngrit me vrull, pa marrë leje, i preu fjalën kolegut (kjo ishte krejt jashtë kulturës së tij).

– “Kolegë të nderuar, – tha, – unë mendoj se e kemi për detyrë t’u mësojmë këtyre nxënësve më së pari matematikë, letërsi, kimi, fizikë dhe, pasi të formojnë personalitetin e tyre, le të bëhen po të duan edhe komunistë”.

Doli nga klasa me hap të nxituar, pa thënë asnjë fjale. Mbledhja u prish. Fjalët e tij, rrufe në qiell të hapur lanë pas habi, pështjellim, kundërshti po edhe miratim të heshtur nga shumica e profesorëve të shkollës.

Atëherë ne nuk kuptonim shumë gjëra, po koha tregoi se ato fjalë ishin prologu i kalvarit të vuajtjeve pa fund të atij njeriu, që për ne ishte dhe mbetet model i thjeshtësisë, inteligjencës, erudicionit dhe i një personaliteti të jashtëzakonshëm. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Nuçi Tira, e pyeti ish-gjeneralin, ai i tha; rri more djalë e mos i hyr kësaj pune, se do na nxjerrësh telashe, pasi Petraq Pekmezin e kam vrarë unë...”/ Dëshmia e rrallë, për zhdukjen e ish-përkthyesit të Gestapos

Next Post

Kalendari Historik 3 Mars 2024

Artikuj të ngjashëm

“Marrëdhënia e saj me Ernest Koliqin, i kishte fillesat në periudhën e shkollimit në Itali, kur, sikurse Kasimati shprehej…”/ Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha
Personazh

“Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha…”/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

January 9, 2026
“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë…”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën
Personazh

“Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përbën nji kontribut të parë për nji rend të ri që duhet të vendoset…”/ Refleksionet e studiuesit Italo Costante Fortino

January 8, 2026
“UDB-ja e arrestoi atë, pasi në një debat me poetët maqedonas, Janevski e Gapo, ai u tha; do vij dita që ju, do fshini rrugët e Tiranës…”/ Historia e panjohur e gazetarit, publicistit e shkrimtarit nga Struga
Personazh

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

January 7, 2026
“Kur dola nga burgu pas dhjetë vitesh vuajtjesh e izolimi, takova ministrin Ramiz Alia, ish-nxënësin tim në gjimnazin e Tiranës dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e Arshi Pipës, për studiuesin francez
Personazh

“Arshi Pipa, nji za i kurajshëm i vlerave, gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes dhe personifikimi i të përsosunes së disidentit në jetë e në vepër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

January 7, 2026
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Personazh

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

January 6, 2026
“Për fat të keq, varri Qazim beut nuk ka qenë i shënuar dhe deri më 27 nëntor 1997, shumica e qytetarëve në Strugë, nuk ia kanë ditur se…”/ Historia e trishtë e djalit të dytë të Ismail Qemal Vlorës
Personazh

“Për fat të keq, varri Qazim beut nuk ka qenë i shënuar dhe deri më 27 nëntor 1997, shumica e qytetarëve në Strugë, nuk ia kanë ditur se…”/ Historia e trishtë e djalit të dytë të Ismail Qemal Vlorës

January 6, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2024

Kalendari Historik 3 Mars 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme