• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, November 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në Kurbnesh, më pyesnin; a e ke pa naj her Enverin? Po yt’at ç’m…. desh ma shum…?! Po Beqiri, a kish lopë…”?! / Kujtimet e djalit të ish-zv/kryeministrit, që u pushkatua në ’77-ën

Memorie.al
“Kolonel Iljaz Ahmeti, drejtor i Prapavijës së Ushtrisë, faktoi privilegjet e ‘Bllokut’ dhe i tha Enverit, mos…”/ Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, të shkruara në Beograd
Memorie.al
Memorie.al
“Në Kurbnesh, më pyesnin; a e ke pa naj her Enverin? Po yt’at ç’m…. desh ma shum…?! Po Beqiri, a kish lopë…”?! / Kujtimet e djalit të ish-zv/kryeministrit, që u pushkatua në ’77-ën
Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na…”
“Në Kurbnesh, më pyesnin; a e ke pa naj her Enverin? Po yt’at ç’m…. desh ma shum…?! Po Beqiri, a kish lopë…”?! / Kujtimet e djalit të ish-zv/kryeministrit, që u pushkatua në ’77-ën
“Në Ministrinë e Tregtisë Jashtme janë grumbulluar elementë armiq dhe agjentë, që i ka marrë nën ombrellën e tij, Kiço Ngjela, i cili ka gënjyer Partinë…”/ Relacioni sekret nga Pekini, dhjetor 1975
“Në Kurbnesh, më pyesnin; a e ke pa naj her Enverin? Po yt’at ç’m…. desh ma shum…?! Po Beqiri, a kish lopë…”?! / Kujtimet e djalit të ish-zv/kryeministrit, që u pushkatua në ’77-ën

Nga Arben Theodhosi

Memorie.al / Arben Theodhosi lindi në Tiranë në vitin 1953. Në fillim të viteve ’70-të, mbasi mbaroi Liceun Artistik, “Jordan Misja” në Tiranë në degën e pikturës, filloi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në kryeqytet, por goditja e të atit, Koço Theodhosit, në atë kohë ministër i Industrisë, ( i cili u pushkatua në vitin 1976 së bashku me zv/kryeministrin, Abdyl Këllezei), bëri që Arbeni, të përjashtohej nga shkolla dhe së bashku me familjen të internohej në Kurbnesh të rrethit të Mirditës. Pas kësaj ai qëndroi për 15 vjet me radhë, si i internuar, duke punuar në minierën e bakrit dhe mundi të rikthehet në Tiranë, vetëm në fundin e vitit 1990, kur po shembej regjimi komunist. Në këtë kohë ai mundi të përfundonte studimet e larta dhe i përkushtohet pikturës. Mbas një periudhe pune në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë dhe dy vjetësh pune në galeritë artistike të Athinës, tashmë prej disa vitesh i rikthyer në kryeqytet, Arben Theodhosi është një prej piktorëve të afirmuar shqiptarë, që njihet dhe në vende të tjera, ku ka ekspozuar me sukses veprat e tij. Arti i tij ka shumë të gjallë përvojën e punës nëntokë, pra të vuajtjes 15- vjeçare, që ai kaloi në minierën e Kurbneshit. Përveç pjesëmarrjes në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit ku ka fituar edhe disa çmime, Arben Theodhosi ka botuar librin-katalog “Rievokim” (2001), “Sfidë ndaj kufijve” (2007), “Në gjurmët e së ndryshmes” (2008), “Në stacionin e shtatë” (2010) “Bariu” (2016), “Soliloquium” (2016), si dhe  “Komentarët”.

FRAGMENTE NGA LIBRI-KATALOG “RIEVOKIM”

Sinori i ëndrrës

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndonëse ia dinin vlerat, pasi ai punonte sa për katër veta, drejtuesit e Institutit, nuk i dhanë asnjë titull a gradë shkencore, nuk e dërguan asnjëherë jashtë shtetit, pasi…”/ Historia e panjohur e Palok Dakës!

“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar…”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek

…Kisha lindur vërtet në këtë botë dhe isha 22 vjeç. Atdheu quhej i lavdishëm, por unë kisha dyshuar paksa nën ndikimin e ëndërrimit heretik. Perandorinë, që kombinonte lirinë e detyruar me punën e detyruar të qytetarit, e kisha pandehur një makth të trilluar. Mirëpo ky makth më trokiti një ditë me shumë zemërim, më zgjoi nga pandehmat e më dhuroi të drejtën për të parë me sy hapur…!

Gjuhën e ëndërrimit nuk do ta ngatërroja më me prozën e përditshme të botës së shndërruar në truall. Për habinë time, sa më thellë që do ta shkelja këtë truall, aq më qartë do t’i dëgjoja zërat nga lart:

BOTËN NUK TA MERR DOT ASKUSH…!

Vendin e lindjes nuk je i lirë ta zgjedhësh vetë, për sa kohë që liritë tradicionale interferojnë me vuajtjet nga dashuria për troje. Të parët e t’u i dhanë këmbës për mijëvjeçarë të tërë, ndalën në truallin që emërtuan atdhe dhe vazhdojnë të ëndërrojnë për mijëvjeçarë të tjerë. Në këtë garë qëllove disi dembel, por BOTËN NUK TA MERR DOT ASKUSH. Bota e lirisë fillon me garën e ëndrrave, ku pjesëza e truallit nderohet për aq sa ofron.

1975

Qosheve të kryeqytetit flitej për një periudhë ferri. Salltaneti i këtij ferri ishte përqendruar në “Lagjen e Ndaluar” ku vazhdohej të buzëqeshej. Kobrat i buzëqeshnin njëra-tjetrës dhe rrëshqisnin me elegancë. Për t’u mbushur me frymë, duhej dalë sa më shpesh në periferi, ku, së paku, bëzëqeshej më rrallë…!

Ndërkohë “Çështja Lubonja”, bënte progres. Përkrahja e kulturës perëndimore që me përmasat e vitit ’73, kishte marrë trajtat e një kundra-vajtjeje të rëndë, tashmë po përmbushte figurën e “krimit”. Përballë “Mbretit” apo “ushtarit” (një trung i tërhequr nga mali në fushë), shahu në “Lagjen e Ndaluar”, dukej një lojë mizorisht fatale për çdo lëvizje të gabuar, ndërsa rrugët përqark vilave, sajonin kuadrate-fantazmë…!

Gjatë muajve të pranverës, në buzëqeshjet e asaj arene dalloja ëmbëlsinë që i ofrohet viktimës…! Ndërsa në ditët e para të verës, do të dëbohesha nga kryeqyteti për 15 vjet…!

Mbijetesë

Si lëndë e parë i ndesha më 1976-ën, kur një tufë policësh civilë më hynë në shtëpi për të rrëmuar. Qëndronte brenda normës: babai do të pushkatohej, e do të varrosej pa adresë. Këshilli do të urdhëronte sekuestrime e konfiskime pasurish. Lugë, pirunj, pantallona…!

Pikturat e mia shpëtuan pasi, shefi me kobure i gjykoi: “të vika dorësh të bësh majmunë”, dhe i la e shkoi. “Këtej e tutje do punosh thellë nëntokë, atje ku nxirren 20 ton në 8 orë dhe normalisht merret silikoza”, më pat thënë të nesërmen brigadieri.

Thellë nën tokë, shkëmbinjtë ofrojnë pastër pamjen e krijesave të dhunshme. Mimetizimi i brazdave shkëmbore shumëfishon me lehtësi ato tipare njerëzore që panteoni i statujave të mermerta nuk i realizoi kurrë…! Mermeri është mburracak, është diktator që thyhet. Statujat e mermerta thyhen, ndërsa brazdat e gjalla, përmes thyerjes, ditkan të mbijetojnë.

…Në punë

Kepi Gjon, ngrihej si piramidë mbi banesat e punëtorëve. Në faqe të shkëmbit, thonin se ndodhej një vrimë ku mjalti i bletëve të malit rridhte lumë. Kurrkush s’kishte arritur dot të ngjitej; ishte i lartë dhe i rrëpirët. Çka është e ndaluar, është e ndaluar…! Në krahun tjetër, ja se ç’predikonte filozofia e thjeshtë e nëntokës:

Gjithkush punon n’fabrik e n’mnerë. N’dash me hor buk, s’ka rrugë qetër. Bakri çan bllokadën. Merr varen e modhe e bje n’at gur, n’e thefsh…! Pr’at drit e ke the! Ene qetrin, vrik, vagjonat dun mush nji m’nji”!

Pastaj vazhdohej me pyetje gjithfarësh:

A e ke pa naj her Enverin? Po yt’at ç’mutin desh ma shum…?! Po Beqiri, a kish lope?

Aberracioni i lavdisë

Në trojet tanë, për shekuj me radhë ngjarjet mbetën defektorezonancë e shprehur me shpenzime të kursyera historike. Komunizmi oriental, kultivoi mbi këtë bazë edhe 50 vjet konvencione patetike, ndërsa morali popullor egalitarian, iu ngjit pas kësaj çmendurie në formën e tij brohoritëse. U kultivua rroftë dhe daulle, aq sa veshët e shtetasit buçasin ende nga ritmet “tru shplarëse”.

Perversioni sadist nuk u kufizua vetëm tek psikologjia e individit, që, në fakt, nën fasadën e pushtetshme, fshihte esencën e dobësisë së tij. Perversioni i vërtetë sadist, arriti të bëjë karrierë me shtetin, brenda shtetit, dhe një shtet me anamnezë të shquar për dobësi kronike, nuk mund të mos shquhej edhe për sindromën e një diktature, si ajo që provuam.

BABALLARË TË PAVARROSUR

U kthyem në kryeqytet për të rifituar komoditetin e vend-lindjes dhe për t’u siguruar që internimi kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ishte viti 1990. Regjimi diktatorial u përmbys dhe në kryeqytet bashkë me ne, vërshuan jabanxhinjtë, aq shumë jabanxhinj sa, nuk ishin parë që prej mbarimit të luftës…!

Në vitet ’40-të dhe baballarët tanë patën vërshuar në kryeqytet si jabanxhinj. Gjyshërit tanë korçarë, shkodranë apo elbasanllinj, i patën dërguar djemtë në Perëndim për të studiuar, për t’u diplomuar dhe për t’u kthyer pastaj në vendlindje, ku do të administronin pronën e trashëguar në familje. Mirëpo gjyshërit, nuk e parashikuan mirë historinë.

Baballarët tanë, mbasi u kthyen të diplomuar në atdhe, zgjodhën të luftonin okupatorin, fituan dhe nuk morën në dorë fatin e pronës familjare. Ata pranuan diktatin e një shteti Lindor, i’u futën punës për të krijuar të mirat e pronës kolektive dhe për të ndihmuar bindjet e tyre, u vendosën përfundimisht në kryeqytet. Kështu rrodhën ngjarjet, pra, që ne lindëm në Tiranë…!

Baballarët tanë, i’u kushtuan punës për 30 vjet dhe u dënuan me vdekje, sepse guxuan të përkujdeseshin me ndershmëri për pronën kolektive. Ne shpresojmë se vendlindja jonë, do të kujtohet ndonjëherë për eshtrat e baballarëve tanë të torturuar. A nuk është e guximshme të pranosh komoditetin e vendlindjes, pa varrosur më parë eshtrat e baballarëve?

Është viti 2003. Ne jemi në pritje të komoditetit më të domosdoshëm që vendlindja duhet t’i ofrojë një kryeqytetasi. Shpresojmë se një ditë, ndoshta, internimi ynë psikologjik do të marrë fund njëherë e përgjithmonë…! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga kalvari i vuajtjeve, vëllai i vogël, Mit’hati, punëtor ndërtimi, i dha fund jetës tragjikisht te ‘Rozafa’, duke u hedhur nën rrotat e...”/ Dëshmia rrëqethëse e mësueses nga Shkodra

Next Post

Kalendari Historik 28 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Personazh

“Ndonëse ia dinin vlerat, pasi ai punonte sa për katër veta, drejtuesit e Institutit, nuk i dhanë asnjë titull a gradë shkencore, nuk e dërguan asnjëherë jashtë shtetit, pasi…”/ Historia e panjohur e Palok Dakës!

November 11, 2025
“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar…”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek
Personazh

“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar…”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek

November 10, 2025
“Përse tre kriminelët më tipikë, Aranit Çela, Rrapi Mino e Zylyftar Ramizi, që pas ’92-it u dënuan me vdekje, gjetën strehim politik, pikërisht në Perëndim…”?! /Refleksione të historianit dhe diplomatit të njohur
Personazh

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

November 8, 2025
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja
Personazh

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

November 9, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Personazh

“Sami Repishti shkroi edhe për dy antifashistët vlonjat, Hamdi Gjoni dhe mësuesin Bego Gjonzeneli, që u burgosën e i torturuan komunistët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

November 6, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Personazh

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

November 5, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 28 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme