• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Kampin e Riedukimit në Borsh, sektori Përparim, janë helmuar prej ushqimit 160 të dënuar dhe Dega e Brendshme e Sarandës nuk e ka njoftuar ngjarjen…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit 1978

“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
“Në Kampin e Riedukimit në Borsh, sektori Përparim, janë helmuar prej ushqimit 160 të dënuar dhe Dega e Brendshme e Sarandës nuk e ka  njoftuar ngjarjen…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit 1978
“E kuptova se biseda më vëllanë tim, aktorin e Teatrit, do ishte e acaruar, që kur më tha; pse erdhe të më takosh te ky lokal afër ministrisë së Brendshme, ku…”?! / Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
“Pasi më kërcënuan se do më torturonin, lidhje në hekurat, korentin, kleçkat nëpër gishtat, nxjerrjen e thonjve, etj., pranova se jam agjent i…”/ Historia tragjike e përkthyesit të amerikanëve

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Gjatë gjithë periudhës afro 45 vjeçare të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, në të gjitha burgjet dhe kampet e punës së detyruar që gjendeshin pothuaj në të gjitha rrethet e vendit nga Jugu në Veri, ku vuanin dënimet me mijëra të burgosur politik, trajtimi dhe kushtet e jetesës, duke filluar nga ato të fjetjes, ushqimi, si dhe ato higjeno-sanitare, ishin në kufijtë e mizerjes. Por problemi më i madh nuk ishte vetëm ushqimi i pakët, ku pjesa më e madhe e të dënuarve që vuanin dënimet aty ishin vazhdimisht nën torturën e urisë, por edhe cilësia mjaft e dobët e gatimit dhe kushteve higjeno – sanitare, saqë shpesh herë të dënuarit kalonin në gjendje helmime prej ushqimit që ata konsumonin.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor me siglën sekret i nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme cili i përket vitit 1978, ku bëhet fjalë për helmimin nga ushqimi të 160 të burgosurve që vuanin dënimin në kampin e Borshit të Sarandës, (i njohur si Kampi i Riedukimit Nr. 305) ngjarje e cila siç thuhet edhe nga dokumenti në fjalë, është mbajtur e fshehtë nga ana e Degës së Punëve të Brendshme të Sarandës, nga e cila varej kampi i Borshit. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë i cili publikohet për herë të parë dhe me faksimilen përkatëse nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË DATËS 18 MAJ 1978, LIDHUR ME NGJARJEN E NDODHUR NË BURGUN E BORSHIT

Gjithashtu mund të lexoni

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                SEKRET                                             

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                Ekzemplar Nr. 1                                           

DEGA E PËRGJITHSHME                                                         Tiranë, më 18.5.1978 

                            KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 115

DEGA E SHËNDETËSISË SË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

Me datën 14 dhe 15 prill 1978, në Repartin e Riedukimit Nr. 305 Borsh, sektori Përparim, janë helmuar nga ushqimi, në gjendje të rëndë, të lehtë dhe të mesme, 160 të dënuar. Nga masat e marra gjendja u stabilizua dhe nuk u shtrua në spital asnjë i dënuar. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se kjo gjë ka ardhur nga mosrespektimi i kushteve higjenike dhe të ushqimit e shpërndarjen e tij me 12 orë vonesë.

Ngjarja nuk është njoftuar fare nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë dhe Dega e Shëndetësisë së Ministrisë u njoftua nga ndihmësmjeku i Repartit./ Memorie.al

                         KRYETARI

                        PILO SHNATO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe...”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

Next Post

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin...”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

Artikuj të ngjashëm

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit
Dossier

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

August 12, 2026
Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
Next Post
“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin...”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme