• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës

“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij
“Stefan Kaçulini ishte i vetmi durrsak që priti Ismail Qemalin në Durrës dhe si përkrahës i Princ Vidit, Haxhi Qamili me Esat Toptanin, e…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme, Kaçulini
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Firmëtar i Pavarësisë, në krye të Luftës së Vlorës e Kryetar Bashkie, delegat në Lushnje, u burgos nga Zogu,  italianët e gjermanët, dhe komunistët e vdiqën në tortura / Historia e panjohur e…
“Babai im, priti dhe ndihmoi me para Ismail Qemalin në 1912-ën, strehoi popullsinë çame në 1914-ën, financoi Luftën e Vlorës në ’20-ën dhe vdiq në mjerim …”/ Historia e panjohur pasanikut vlonjat
“Në 1945-ën, Mehmet Shehu thirri vjehrrin tim, Qamil Vlorën, që ishte i biri i Ismail Qemalit dhe i kërkoi…”/ Historia e panjohur e djalit të Plakut të Vlorës, që u burgos nga Enver Hoxha

Nga Dr. HASAN BELLO

Memorie.al / Revolucioni i Turqve të Rinj i vitit 1908, kishte rindezur shpresën tek popujt e ndryshëm të perandorisë. Premtimet e bëra nga xhonturqit kishin bërë për vete edhe shqiptarët. Por, shpallja e Kushtetutës dhe hapja e parlamentit të dytë Osman, në vend që të çonte përpara reformat për përmirësimin e situatës ekonomike, u kthye në një arenë luftërash politike. Kjo skotë njerëzish, – siç i quan me të drejtë Syrja bej Vlora xhonturqit, – që në Stamboll e Shqipëri kishin marrë në duart e tyre të paafta frerin e qeverisjes, përpiqeshin ta shfajësonin qeverinë, të cilën e konsideronin si pronën e tyre. Me një urrejtje të pasosur ata konsakruan fuqinë e tyre, për të zhveshur shqiptarët nga ndjenjat e sinqerta dhe nga mjetet e qëndresës që zotëronin.

Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro-xhonturke, si rezultat i një sërë kryengritjesh që kishin shpërthyer në krahinat shqiptare në vitet 1909-1911, kishte krijuar një klimë mosbesimi tek të dyja palët. Në pjesën dërrmuese të Komitetit Drejtues të Partisë “Bashkim dhe Përparim”, ekzistonte përshtypja se pas çdo kërkese dhe propozimi të deputetëve shqiptar për reforma, fshihej dëshira për pavarësi.

Kjo kishte bërë që një pjesë e tyre të dilnin nga partia xhonturke dhe të rreshtoheshin me liberalët, në krye të të cilëve tani qëndronte deputeti shqiptar, Ismail bej Vlora.

Gjithashtu mund të lexoni

“Faik Konica, shprehej: Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se ‘Lahuta’ e Gjergj Fishtës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“S’do të mjaftonte ky qëndrim armiqësor ndaj Fishtës, as ndalimi barbar i librave të tij, por duhej të dëgjohej edhe zëri i një njeriu jashtë Shqipërisë, Rexhep Qoses…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

Turqit e Rinj bënë çdo përpjekje për t`ia zvogëluar influencën që ai kishte në parlament, e sidomos në Shqipëri. Për këtë nuk kursyen as shpifjet.

Një ditë kur Ismail Qemali ishte duke lexuar gazetën “Le Jeune Turc” (“Turku i Ri”) vuri re një artikull, sipas të cilit, Drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, që në atë moment ndodhej në Egjipt, po gjente vështirësi për marrjen e një huaje dhe se i ishte thënë se: “për t`ia arritur qëllimit nuk duhej gjë tjetër, veçse t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet dhe se çdo gjë do të zgjidhej”.

Ky inskenim, sipas Ismail Qemalit kishte prapavijë politike, pasi ai nuk kishte nevojë për të, sepse në Këshillin Administrativ të Bankës, kishte ministrin e Financës dhe plot anëtarë të tjerë nga Partia “Bashkim dhe Përparim”.

Menjëherë ai iu drejtua redaksisë së gazetës, për të kërkuar shpjegime e, pastaj shkoi në parlament, ku duke iu referuar artikullit, deklaroi se nuk mund të kishte një person aq të marrë e të poshtër, se sa ai që sajonte përralla të tilla.

Ndërsa po fliste, deputeti xhonturk që kishte qenë autor i kësaj shpifjeje, u çua dhe deklaroi se:

-“Kam qenë unë që e kam dhënë atë artikull”.

-“Atëherë ju jeni i poshtri”, – iu përgjigj Ismail Qemali.

Pasi deputeti xhonturk ia ktheu ofendimin, Ismail Qemali, i nxehur nga zemërimi e kapi dhe e përplasi përtokë. Ndërhyrja e deputetëve të tjerë bëri që ata të ndaheshin shpejt dhe që deputeti xhonturk të largohej nga salla.

“Unë,- shkruan Ismail Qemali vite më vonë, – e ndjeja veten të turpëruar që nuk e kisha kontrolluar veten në një moment indinjate e, të bëja grusht në moshën time, por pjesa më e madhe e miqve të mi duartrokitën gjestin tim, duke thënë se Dr. Ismiti kishte marrë vetëm atë që meritonte”.

Përballja e parë fizike në parlament, ishte prologu i një incidenti, i cili shënoi ndarjen përfundimtare të shqiptarëve me xhonturqit. Kështu, në një seancë parlamentare në të cilën po diskutohej dhënia e ndërtimit me koncesion të hekurudhës së Bagdatit, krerët me influencë të xhonturqve filluan t`i jepnin koncesione shteteve të ndryshme, në përputhje me interesat e tyre politiko-ekonomike.

Kjo u kundërshtua nga Ismail Qemali, i cili në kujtimet e tij shkruan se; “Beteja ime kundër përpilimit të ligjit ishte logjike, ekonomike e patriotike, por të gjithë anëtarët e qeverisë, duke filluar nga Veziri i Madh, si dhe të gjithë përfaqësuesit e Komitetit në parlament, u hodhën me furi kundër opozitës”.

Kur Ismail Qemali kundërshtoi argumentet e një kolegu të tij dhe hodhi poshtë disa deklarata shpifëse që kishte botuar gazeta xhonturke “Tanin”, gjoja, sikur ai kishte marrë një përqindje lidhur me këtë qëndrim, situata doli jashtë kontrolli.

Veziri i Madh dhe ministrat iu vërsulën duke e kapur nga krahët e nga rrobat, duke i kërkuar me tërbim se çfarë kishte dashur të thonte. Ai, iu përgjigj se nëse drejtori i gazetës “Tanin”, që ishte prezent me të tjerët në sallë, kishte hedhur kundër tij akuza të tilla edhe ai kishte të drejtë që të mbrohej, duke hedhur kundër akuza.

Në këtë situatë të acaruar, papritur një deputet xhonturk, Dervish beu, iu afrua nga pas Ismail Qemalit dhe e godet në kokë. Ky akt, ngjalli indinjatën e deputetëve shqiptar.

Hasan Prishtina iu drejtua deputetëve xhonturq me fjalët; “Zotërinj, ta dini mirë se kjo ngjarje do të sjellë shumë të liga”. Seanca u ndërpre dhe deputetët shqiptarë u larguan. Po atë mbrëmje, në formë pendese, deputeti xhonturk shkoi tek Ismail Qemali për t`i kërkuar ndjesë, por ky i fundit nuk e pranoi dhe refuzoi që ta kalonte incidentin në mënyrë kaq të thjeshtë.

Të frikësuar nga precipitimi i situatës, në hotelin ku qëndronte Ismail Qemali u nis një delegacion deputetësh xhonturq, të kryesuar nga Talat Pasha. Në emër të asamblesë, ai i kërkoi falje dhe e shoqëroi Ismail Qemalin, deri në dhomën e tij.

Megjithëse incidenti u zgjidh, ai krijoi pakënaqësi të madhe tek shqiptarët. Gazeta “Zgjimi i Shqipërisë”, vinte në dukje më 7 mars 1911, se; “kur rrihet një deputet, është rrahur një komb i tërë dhe ashtu të goditurit e z. Qemal beut, nuk la zemër shqiptare që s`helmoi dhe përsëriti plagët e vjetme”.

Më 16 mars u bë një mbledhje e patriotëve shqiptar në Janinë, në të cilën u vendos që me rastin e ngjarjes së mësipërme, në formë proteste, t`i dërgohej një telegram kryetarit të parlamentit. Në këtë telegram, ndër të tjera shkruhej:

“Megjithëse prej sulmit të ulët nuk preken as patriotizmi, as edhe virtytet e shumta që e shquajnë deputetin tonë Ismail Qemal beun, ne ju lutemi që t`i bëni të ditur dhomës së deputetëve, se kjo ngjarje na ka dëshpëruar shumë dhe si një shuplakë e dhënë kombit, ajo ka prodhuar një përshtypje të pashlyeshme. Një ndëshkim për një fyerje të tillë, nuk është i nevojshëm vetëm si satifaksion për personin e Ismail Qemal beut, por për të gjithë kombin”.

Ky telegram iu dërgua pothuajse të gjithë shtypit të Stambollit, deputetëve dhe klubeve shqiptare, me thirrjen që të protestonin ndaj këtij akti të qeverisë xhonturke, e në favor të Ismail Qemalit.

Ndërsa gazeta e kolonisë shqiptare të Kajros “Shkreptima”, këtë veprim të deputetit xhonturk e quajti si “dinamit i hedhur në mes të Shqipërisë”. “Shuplaka,- vijonte më tej ajo,- nuk i ra Ismail Qemalit, por të gjith’ shqiptarëve”.

Siç shihet edhe nga shtypi i kohës, incidenti i mësipërm ngjalli një frymë nacionaliste, e cila ndikoj tej mase negativisht për dezintegrimin e shpejtë të Perandorisë Osmane. Në një situatë kur shtetet ballkanike kishin filluar përgatitjet për krijimin e një aleance, xhonturqit i shihnin shqiptarët, siç shprehet me të drejtë Ismail Qemali, si “koka e Meduzës së nacionalizmit”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin...”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 - ën

Next Post

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi...”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

Artikuj të ngjashëm

“Faik Konica, shprehej: Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se ‘Lahuta’ e Gjergj Fishtës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Personazh

“Faik Konica, shprehej: Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se ‘Lahuta’ e Gjergj Fishtës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 14, 2026
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“S’do të mjaftonte ky qëndrim armiqësor ndaj Fishtës, as ndalimi barbar i librave të tij, por duhej të dëgjohej edhe zëri i një njeriu jashtë Shqipërisë, Rexhep Qoses…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 15, 2026
“Marrëveshja midis Hasan Riza Pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit shqiptar në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të tij…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Shkodra
Personazh

“Marrëveshja midis Hasan Riza Pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit shqiptar në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të tij…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Shkodra

May 14, 2026
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
Personazh

“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu

May 14, 2026
“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit
Personazh

“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit

May 11, 2026
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Personazh

“Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, por dikur ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq dhe pastaj erdhën dy policë…”/ Si e mbytën në qelitë e Sigurimit, Injac Baqlin?!

May 7, 2026
Next Post
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi...”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme