• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
“Zoti Alia e përdori praninë e shefit të Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar dhe të gazetarëve të huaj, që të mënjanojë elementët që ishin kundër…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
“Varianti i dytë, për rrëzimin e regjimit, do të jetë revolta politike e të dënuarve në repartin 303 Spaç, ku i pandehuri Xhelal Koprencka, do të…”/ Akt-akuza e hetuesit, që çoi në pushkatim nacionalistin e njohur
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
“Pasi më godiste me majat e këpucëve te gjunjët, krye hetuesi i Fierit, më tha; kemi arrestuar edhe antarë të Byrosë, Prokopin dhe Palin, kurse Muhos…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës, Petraq Xhaçka
“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e pesëmbëdhjetë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Njësitë kriminale serbe në atë operacion të furishëm plaçkitën, dogjën e shkrumbuan 245 shtëpi të lagjes ‘Tusus’, i ndanin burrat nga gratë dhe fëmijët, ekzekutuan 25 meshkuj…”/ Masakra serbe e 26 majit ‘99

“Pas 10 vjetësh qeveria komuniste e Enver Hoxhës të paktën 10 për qind e popullsisë e ka futur në burgje e kampe përqendrimi e pune të detyruar, si ‘armiq të popullit’ dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                         Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 11 TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, I MBAJTUR NË DATAT 6 DHE 7 KORRIK 1990

  1. TË NDRYSHME
  2. Disa çështje të situatave të sotme dhe problemet politike që rrjedhin prej tyre.

SHOKU SIMON STEFANI: E thashë që organet e Sigurimit kanë përgjegjësi. Po për çështjen e rrethimit të ambasadave me policë biseduam më parë me shokun Adil: A duhet t’i mbajmë ato të rrethuara si në gjendje lufte, apo do t’i lëmë të lirë qytetarët që duan të shkojnë në to? U vendos që t’i lëmë të lirë. Dhe pastaj u krijua kjo gjendje. E kemi thënë se edhe po i lamë të lirë, njerëzit të shkojnë nëpër ambasada, në to do të krijohen kampingje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në qoftë se flet në këtë mënyrë, Simon, nuk mund të gjesh ku është përgjegjësia dhe ku është e vërteta për këto ngjarje. E para, futja e njerëzve nëpër ambasada është bërë pikërisht kur para tyre kishte gardh policësh. Edhe 6 vetat që hynë në ambasadën italiane në fillim, shkuan me kamion kur atje kishte gardh policësh. Po kështu në ambasadën franceze u futën njerëz kur kishte gardh policësh, madje një polic hyri deri brenda territorit të ambasadës franceze.

SHOKU SIMON STEFANI: Po, ashtu ndodhi.

SHOKU RAMIZ ALIA: E njëjta gjë u përsërit edhe në ambasadën greke, ku njerëzit shkuan me autobuz dhe që nga autobuzi shkuan e u futën në ambasadë. Pra, nuk është e vërtetë që, meqenëse policët ishin gardh, nuk futeshin njerëz nëpër ambasada. Shoku Adil më ka vënë në dijeni edhe për bisedën që keni bërë me të. Ai më pyeti në se duhet t’i mbajmë ambasadat e huaja të rrethuara me gardh policësh, në një kohë kur nxorëm ligjin për dhënien e pasaportave për jashtë. Pra ç’kuptim do të kishte që njerëz të pajisur me pasaporta të tilla të shkojnë të marrin vizën nëpër ambasada dhe ne t’i mbajmë të rrethuara ambasadat?

Është kontradiktore që t’u japim njerëzve pasaportën dhe nga ana tjetër t’u themi: “Mos shkoni!” Ata që shkojnë për t’u futur në ambasada duan të largohen nga vendi. Në bazë të dekretit që miratoi Presidiumi i Kuvendit Popullor ne u themi: “Ejani, merrni pasaportën dhe nuk është nevoja të ndesheni me policin!” Pra ky është motivi dhe jo ai konkluzion që mund të dalë nga mënyra si e paraqiti këtë çështje. Po të gjykohet në atë mënyrë, del sikur “shoku Adil apo shoku Ramiz dhe shokët e tjerë i shkaktuan këto ngjarje, meqenëse i lejuan një ose disa policë të mos bënin në këtë rast detyrën”.

SHOKU SIMON STEFANI: Jo, nuk thashë kështu.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk e the ashtu, por ky konkluzion del.

SHOKU SIMON STEFANI: Ne e kishim të organizuar ruajtjen e ambasadave me policë, megjithatë, në to u futën njerëz. Pastaj, kur policët nuk i penguan më, natyrisht futja e njerëzve nëpër ambasada do të ishte më e madhe.

SHOQJA NEXHMIJE HOXHA: Po si e shpjegoni që dyndja e njerëzve për t’u futur nëpër ambasada u bë pikërisht në një orë të caktuar?!

SHOKU SIMON STEFANI: Ata nuk shkuan në një orë, shoqja Nexhmije. Nëpër ambasada kanë shkuar njerëz edhe ditë të tjera.

SHOQJA NEXHMIJE HOXHA: Grumbuj njerëzish shkuan pikërisht në datën 2 korrik, në orën 10 të darkës. Kur biseduam në zyrën time për çështjen e dhënies së pasaportave për jashtë, Ju, shoku Ramiz, më thatë se kjo masë e jona do t’ua prishë planet armiqve dhe se tani mund të fillojnë ndonjë aksion tjetër. Pikërisht të nesërmen ndodhi ky aksion i organizuar në një tjetër formë…!

SHOKU SIMON STEFANI: Ashtu është, ka vepruar armiku…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Por këto veprime duhet t’i parashikojmë ne.

SHOKU SIMON STEFANI: Kuptohet që kanë vepruar e kanë punuar sheshit agjenturat e huaja. Po a mund t’i fusim në burg tani ata?

SHOKU MUNTAZ DHRAMI: Më falni, shoku Ramiz, desha të them diçka. Në përgjithësi në psikozën e njerëzve pas këtyre ngjarjeve që ndodhën nëpër ambasada, është krijuar mendimi se diçka tjetër më e madhe do të ndodhë sa të mbarojë Kampionati Botëror i Futbollit. Pra mendohet se duhet të priten më vonë të tjera turbullira, sepse tani një masë e tërë njerëzish janë mbyllur para ekraneve të televizorëve duke ndjekur kampionatin. Mendoj se ndaj kësaj situate duhet të jemi të përgatitur. Propaganda jonë duhet të punojë për të mënjanuar një gjendje më të rëndë, por pavarësisht nga ajo diçka duhet bërë edhe për ndonjë sasi fondesh, që të sigurohen e hidhen në treg disa artikuj të domosdoshëm.

SHOKU RAMIZ ALIA: Shoku Adil foli për këtë çështje.

SHOKU MUNTAZ DHRAMI: Pas plenumeve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë e sidomos pas Plenumit të 10-të, njerëzit prisnin ndonjë rritje pagash ose ndonjë lëvizje në udhëheqjen e Partisë, prisnin të hiqej ndonjë i paaftë…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Cilin shok mendon ti se duhet ta heqim nga udhëheqja e Partisë? Thuaje hapur mendimin tënd, se këtu jemi në mbledhjen e Komitetit Qendror.

SHOKU MUNTAZ DHRAMI: Ky është opinioni i popullit, nuk e them vetëm unë…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Ke ti ndonjë propozim konkret?

SHOKU MUNTAZ DHRAMI: Unë fola për opinionin e popullit që është i tillë, po nuk kam ndonjë propozim…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Po kujt ia lini t’i bëjë propozimet, mua?

SHOKU MUNTAZ DHRAMI: Nuk mendoj se propozimet duhet t’i bëni vetëm Ju, shoku Ramiz, por ky problem duhet të diskutohet, sepse njerëzit e popullit tonë që edhe “shkallët fshihen nga lart poshtë”. Ne që jemi midis popullit, i dëgjojmë edhe opinionet e mira edhe ato të këqija. Kudo dëgjohen opinione të tilla, nëpër autobuza, nëpër familje etj. Madje edhe disa kuadro që kanë dalë e kanë folur në televizor, populli i ka blerë “sa u vlen lëkura”. Njerëzit tanë sot janë mjaft politikë dhe dinë të përcaktojnë kush është kuadër i zoti dhe i aftë e, kush nuk është i tillë.

Edhe diçka tjetër desha të theksoj. Opinionin e popullit duhet ta sqarojmë për disa probleme që mund t’i zgjidhë Tregtia e Jashtme, Tregtia e Brendshme, për disa kontrata që po bëhen, për ngritjen e ndonjë hoteli etj. Duke ua bërë të qarta disa probleme të tilla, mund të krijohet një ide për perspektivën, ku do të ngrihet një hotel, ku do të bëhet një firmë e përbashkët, ku do të punohet nëpërmjet marrëdhënieve ndërkombëtare, që të sigurohen më tepër interesa për shtetin. Ose populli duhet të dijë, për shembull, që do të vijnë nga importi e do të shiten frigoriferë, makina qepëse etj., dhe shitja e këtyre mallrave nuk duhet të kufizohet vetëm në dyqanin e dollarit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë, dakord.

SHOKU SHEFQET PEÇI: Opinioni i popullit është që organet e diktaturës së proletariatit, janë treguar neglizhentë për të gjitha këto që ndodhën. Ministria e Punëve të Brendshme ka levat e saj kudo, nëpër lagje, nëpër qendra pune etj. Çfarë informacioni kanë dhënë këto leva, kur situata ziente e lëvronte nëpër lagje? Në qoftë se këto leva nuk kanë sjellë të dhëna të tilla, atëherë kot që paguhen punonjësit e tyre.

SHOKU JASHAR MENZELXHIU: Mendoj se për propagandën mban përgjegjësi edhe shoku Foto, si sekretar i Komitetit Qendror të Partisë që mbulon këtë sektor. Propaganda jonë është në tërheqje, në vend që në këtë situatë të jetë në sulm. Disa artikuj që janë shkruar nëpër gazeta, për mendimin tim, kanë qenë të çoroditur. Jam dakord me të gjithë konkluzionet tuaja, shoku Ramiz.

SHOKU FOTO ÇAMI: Artikujt që janë botuar në shtyp, për të cilat ti, Jashar, ke vërejtje, nuk janë miratuar nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë, por janë miratuar nga organet përkatëse.

SHOKU JASHAR MENZELXHIU: Edhe në qoftë se nuk i keni miratuar ju, qëndrimi i juaj ndaj atyre artikujve nuk ka qenë konsekuent. Kur kemi biseduar dhe bashkë për disa nga këta artikuj, ndonjërin e keni miratuar, ndërsa për një tjetër u shprehët se është “shkrim i poshtër”, por më tej nuk keni reaguar as kundrejt atij artikulli. Ju drejtoni gjithë propagandën dhe këto çështje duhet t’i shikoni më me kujdes. Po kështu kam vërejtje edhe për shokët që drejtojnë organet e Sigurimit.

Pas orës 1 të natës ato ditë shiheshin grumbuj njerëzish nëpër bulevard dhe që bisedonin përreth shatërvanit të madh pranë Pallatit të Kulturës. Njerëzit tanë të Sigurimit a i shohin këto veprime? Pse nuk bëjnë detyrën? Ne duhet t’i dalim së keqes përpara jo të presim “sa të dalë tymi”, pastaj të fillojmë të marrim masa.U bënë tre vjet që flitet edhe për të paaftët. Disa herë keni folur për këtë çështje personalisht ju, shoku Ramiz. Mirëpo përsëri duket sikur të paaftët nuk po lëvizin, nuk i lëshojnë vendet.

SHOKU RAMIZ ALIA: Bëjmë mirë që i shtrojmë këto çështje në mbledhjen e Komitetit Qendror të Partisë, që shokët ta ndiejnë më shumë përgjegjësinë për detyrat që kanë e për kritikat që u bëhen. Mbështes kritikën që u bë këtu edhe për sektorin e propagandës në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë. Shoku Foto ka përgjegjësi për këto çështje, edhe unë e kam kritikuar disa herë. Ai duhet t’u qëndrojë në krye punëve si propagandist, sepse shpesh herë punon në mënyrë akademike. Puna e Partisë kërkon t’i përvishemi të gjithë, të bisedojmë shtruar me popullin dhe së bashku t’i gjejmë rrugëzgjidhjet.

Tani, për shembull, kemi përpara problemet e luftës për demokratizimin e mëtejshëm të jetës. Por e them me keqardhje se jo të gjithë shokët e udhëheqjes së Partisë janë në pararojë të kësaj lufte. Kohët e fundit kam folur shpesh për këtë çështje dhe do të më duhet të flas vazhdimisht për shpjegimin e situatave të brendshme e të jashtme, për problemet me të cilat ndeshemi e për rrugët që kërkojmë drejt zgjidhjes së tyre. Nuk i shmangem asnjëherë kësaj detyre, veç për t’i mposhtur më lehtë vështirësitë, na duhet të luftojmë të gjithë së bashku. Proceset e demokratizimit që po zhvillohen në vendin tonë po i ndjek edhe opinioni botëror.

Nuk më vjen mirë që opinioni të komentojë se vetëm Ramiz Alia flet për këtë apo atë çështje, ndërsa për shokë të tjerë të udhëheqjes të gjykojë me hamendje se qëndrojnë në këto apo ato pozita. Besoj dhe nuk kam asnjë dyshim që asnjë nga shokët tanë të udhëheqjes, të Byrosë Politike, deri edhe të Komitetit Qendror të Partisë, nuk është kundër vijës së Partisë. Por reaksioni shpif se ka për qëllim ta përçajë Partinë dhe dikë e cilëson “konservator” e tjetrin “liberal”. Madje për ta ngjyruar sadopak tablonë e shpifjeve, ai nuk kursen as trillime nga më absurdet, si ato që “Nexhmija me Ramizin po zihen e vriten!” etj, etj.

Por ajo që duhet të na tërheqë vëmendjen në tërë këtë vorbull shpifjesh është se opinioni kërkon të na shohë, të na i dëgjojë fjalën të gjithëve, në mënyrë që shpifjet të mos zënë vend e të mos çorodisin njerëzit. Populli thotë: “Trimi i mirë me shokë shumë”. Dhe unë shokët i kam trima. Në mbrojtje të vijës së Partisë janë tërë këta anëtarë të Komitetit Qendror. Por punët e mëdha që kemi përpara kërkojnë që secili të verë gjoksin e të mbajë peshën që i takon në fushën e vet. Për shembull, në bujqësi apo industri duhet të flasin për vijën e Partisë Pali e Besniku që drejtojnë këta sektorë, ashtu sikurse mund të flasin për sektorët që mbulojnë edhe shokët Manush, Rita, Lenka e Simon.

Në Kuvendin Popullor foli shoku Adil. Ai dha edhe një intervistë në televizion, të cilën populli e ndoqi me interes. Populli gëzon kur na dëgjon e na sheh në krye të punëve. Prandaj dëshiroj të theksoj edhe njëherë se nga të gjithë ne sot kërkohet më shumë militantizëm. Kam mendimin se kritika që bëri Jashari për sektorin e propagandës është e një karakteri më të përgjithshëm. Më tërheq vëmendjen edhe vërejtja e shokut Haxhi Lleshi, i cili tha se përse nuk zbatohen ato që thuhen. Në qoftë se populli arrin të krijojë dyshim se “ato që thotë shoku Ramiz, nuk zbatohen”, mendoni çfarë dëmi do të krijohej në punën e Partisë!! A e forcon kjo gjendje unitetin në Parti?!

Prandaj shokë, e theksoj se ka shumë rëndësi të mbështetet vija e Partisë, t’u bëhet e qartë masave e të luftojmë bashkë me to për ta zbatuar. Kur them këtë, nuk kam parasysh ndonjë ligjëratë, ku thuhet; “Komiteti Qendror i Partisë, me në krye shokun Ramiz…” etj., por një zbërthim konkret të problemeve të vijës së Partisë në atë fushë ku jemi më kompetentë. Shoku Qirjako Mihali, për shembull, është kandidat i Byrosë Politike dhe drejtor i Bankës së Shtetit, por asnjëherë populli nuk ka dëgjuar të flitet prej tij për rolin e bankës në mekanizmin e ri ekonomik.

Këto probleme që lidhen me specialitetin e financiarit, besoj nuk është nevoja t’i shpjegojmë as unë, as Adili, por edhe nuk mund të pretendojmë se jemi kompetentë në këtë fushë. Në çdo detyrë që jemi, duhet të arrijmë të përvetësojmë aftësi të tilla, që të mund të justifikojmë besimin e popullit, ndryshe ai nuk do të na dojë, nuk do të na vijë pas dhe kjo është me konsekuenca të rënda për Partinë. Shoku Prokop Murra, për shembull, nuk ishte profesionist ushtarak, por Partia e dërgoi të drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes dhe atje ai u bë ushtar i mirë. Të gjithë përgjigjemi për çështjen e Partisë, ndaj duhet të luftojmë ta perfeksionojmë punën tonë, që të mos krijohen situata të rënda. Përditë e në çdo hap duhet ta justifikojmë besimin që na ka dhënë populli për ta udhëhequr, duke reflektuar sa e si jemi në gjendje t’i kryejmë detyrat.

Dhe për këtë le të na shikojë e gjykojë populli. Por bëjmë mirë t’ia themi edhe vërejtjet njëri-tjetrit, me dashamirësinë e respektin që na kanë edukuar lufta dhe puna jonë e përbashkët, ashtu siç do të bënim mirë t’i mënjanonim edhe disa formalizma dhe etiketa zyrtare që kanë zënë vend në mentalitetin tonë për ndonjë konceptim deri edhe formal të respektit. Është po aq e dëmshme, sa edhe formale të mendohej,për shembull,se tek unë mungon ndjenja e respektit për ndonjë shok, që nuk e kisha në krahun e djathtë, në këtë apo atë veprimtari.

Këto formalizma duhen zhdukur, siç duhet luftuar edhe ndjenja e një agjitacioni të tepruar që më krijohet ndonjëherë, kur edhe shokë mjaft të nderuar e më të vjetër në moshë, më drejtohen me “Ju” dhe jo me “ti”. I përmenda këta shembuj për të theksuar idenë se që në marrëdhëniet e qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit, populli duhet të shohë më shumë thjeshtësi e komunikim, më shumë shpirt praktik, që i kundërvihet formalizmit apo zyrtarizmit./ Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Njësitë kriminale serbe në atë operacion të furishëm plaçkitën, dogjën e shkrumbuan 245 shtëpi të lagjes ‘Tusus’, i ndanin burrat nga gratë dhe fëmijët, ekzekutuan 25 meshkuj...”/ Masakra serbe e 26 majit ‘99

Artikuj të ngjashëm

“Njësitë kriminale serbe në atë operacion të furishëm plaçkitën, dogjën e shkrumbuan 245 shtëpi të lagjes ‘Tusus’, i ndanin burrat nga gratë dhe fëmijët, ekzekutuan 25 meshkuj…”/ Masakra serbe e 26 majit ‘99
Dossier

“Njësitë kriminale serbe në atë operacion të furishëm plaçkitën, dogjën e shkrumbuan 245 shtëpi të lagjes ‘Tusus’, i ndanin burrat nga gratë dhe fëmijët, ekzekutuan 25 meshkuj…”/ Masakra serbe e 26 majit ‘99

September 30, 2026
“Pas 10 vjetësh qeveria komuniste e Enver Hoxhës të paktën 10 për qind e popullsisë e ka futur në burgje e kampe përqendrimi e pune të detyruar, si ‘armiq të popullit’ dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Pas 10 vjetësh qeveria komuniste e Enver Hoxhës të paktën 10 për qind e popullsisë e ka futur në burgje e kampe përqendrimi e pune të detyruar, si ‘armiq të popullit’ dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 29, 2026
“Gjashtë punëtorë të minierës së Valiasit futen me kamion në ambasadën italiane, po kështu te gjermania 30 veta njëherësh, kurse Sigurimi i Shtetit, na thotë se…”?! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Gjashtë punëtorë të minierës së Valiasit futen me kamion në ambasadën italiane, po kështu te gjermania 30 veta njëherësh, kurse Sigurimi i Shtetit, na thotë se…”?! / Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90

September 30, 2026
“Çështja e regjimit është dytësore për nga rëndësia, e cila do të vendoset siç duan shqiptarët pas lufte, por unë kërkoj nga ju …”/ Letrat e panjohura të Mbretit Zog në ’44-ën, për dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij
Dossier

“Çështja e regjimit është dytësore për nga rëndësia, e cila do të vendoset siç duan shqiptarët pas lufte, por unë kërkoj nga ju …”/ Letrat e panjohura të Mbretit Zog në ’44-ën, për dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij

September 28, 2026
“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi…”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës
Dossier

“Philby tradhtoi tentativën britanike e amerikane për përmbysjen e influencës sovjetike në Shqipëri me anë të nxitjes së kryengritjeve të armatosura…”/ Shkrimi i gazetës britanike “Sunday Times”

September 30, 2026
“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai…”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai…”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90

September 30, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme