• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndërsa nga porti i Kostancës na njoftuan se vapori ‘Mati’ po mbytej dhe s’kishte asnjë njoftim për ekuipazhin, nga Tirana më telefonoi Adil Çarçani, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit

“Ndërsa nga porti i Kostancës na njoftuan se vapori ‘Mati’ po mbytej dhe s’kishte asnjë njoftim për ekuipazhin, nga Tirana më telefonoi Adil Çarçani, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit
“Ndërsa nga porti i Kostancës na njoftuan se vapori ‘Mati’ po mbytej dhe s’kishte asnjë njoftim për ekuipazhin, nga Tirana më telefonoi Adil Çarçani, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit
“Ndërsa nga porti i Kostancës na njoftuan se vapori ‘Mati’ po mbytej dhe s’kishte asnjë njoftim për ekuipazhin, nga Tirana më telefonoi Adil Çarçani, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit
“Ndërsa nga porti i Kostancës na njoftuan se vapori ‘Mati’ po mbytej dhe s’kishte asnjë njoftim për ekuipazhin, nga Tirana më telefonoi Adil Çarçani, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit
“Ndërsa nga porti i Kostancës na njoftuan se vapori ‘Mati’ po mbytej dhe s’kishte asnjë njoftim për ekuipazhin, nga Tirana më telefonoi Adil Çarçani, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit
“Ndërsa nga porti i Kostancës na njoftuan se vapori ‘Mati’ po mbytej dhe s’kishte asnjë njoftim për ekuipazhin, nga Tirana më telefonoi Adil Çarçani, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit

Nga Nesip Kaçi

Pjesa e parë

Memorie.al / Me 16 tetor 1976, rreth orës 16.00, postieri i shërbimit të PTT së Bukureshtit, solli në ambasadë një telegram. Sekretari i tretë i ambasadës, i ndjeri Osman Osmani, që e priti postierin, me ta marrë këtë telegram, e solli menjëherë në zyrën time, në fytyrën e tij vura re një shqetësim të madh. Ai më dha telegramin dhe i tronditur me tha: “Shoku ambasador, vapori “Mati” ka dhënë “SOS” (shpëtoni shpirtrat tanë). E lexova telegramin me të shpejtë, ishte i shkruar me germat e alfabetit rumun, por përmbajtja e fjalëve ishte shqip. Në telegram thuhej: Tepër Urgjent, Ambasadës Shqiptare Bukuresht: “Me datën 12 tetor në mbrëmje mbërritëm në radën e Konstancës, vapori pësoi një defekt të rëndë, iu këput palla e timonit.

Menjëherë njoftuam organet kompetente portuale të Konstancës, duke i kërkuar të na rimorkiojnë dhe të na futin në port, në kalatë, por nuk kemi asnjë përgjigje, me gjithë kërkesat tona të përsëritura. Jemi në mëshirën e fatit, sepse vapori ikën ku e shpien dallgët e detit, ka fortunal që arrin deri 10 ballë dhe nga momenti në moment, gjendja po bëhet tepër e rrezikshme për jetën tonë, kemi dhënë “SOS”. Nuk hymë dot në lidhje me radio me portin e Durrësit. Ndërhyni, presim ndihmë”. Kapiteni i vaporit “Mati” Adem Jaupi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Radiogrami urgjent

Unë, që kisha një muaj e gjysmë në detyrën e ambasadorit, as vetë nuk dija se si veprohej në këto raste, por puna e parë që bëra, thirra Margaritin, radistin e ambasadës dhe i thashë: “Bëj ç’është e mundur, futu urgjent në lidhje me Tiranën dhe transmetoi këtë telegram, që na ka dërguar kapiteni i vaporit “Mati”, ndërkohë i thashë Osmanit, që t’i thërriste në zyrën time gjithë punonjësit e ambasadës.

Pasi i vura në dijeni për gjendjen në vaporin “Mati”, ndamë detyrat për secilin punonjës të ambasadës, që të ndërhyhej në të gjitha instancat e vendit ku jemi akredituar, për të shpëtuar jetën ekuipazhit të anijes, si në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Tregtisë se Jashtme, në Ministrinë e Transport-Komunikacionit, e të tjera. Ndërkohë Margariti më njoftoi se; telegramin e mori Radiopërgjimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Tirana u vu në dijeni për gjendjen në vaporin “Mati”.

Udhëtimi për Konstancë

Pas kësaj, në orën 17.00, u nisa për në portin e Konstancës bashkë me Osmanin dhe nga Bukureshti deri në Konstancë, 285 km., e kemi bërë shumë shpejt, për dy orë, me një “Benz-Mercedes 280”, që drejtohej nga një shofer profesionist Shyqri Muça, tiranas. Pas dy ore, Shyqi na futi në port. Aty shkuam drejt dhe te Drejtori i Përgjithshëm i portit, gjenerali Hirjeu (Herzheu) Këtë gjeneral e kish emëruar vetë Çeaushesku, për të vendosur rregull dhe disiplinë pune në port.

Ky gjeneral kishte mbaruar studimet e larta në Bashkimin Sovjetik dhe gjatë studimeve kishte zënë shumë shokë shqiptarë, për të cilët kishte shumë respekt, si të thuash kishte nostalgji dhe i përmendte me emra. Por dhe ne e mbanim ashtu si duhej. Ai ishte duke dalë nga zyra dhe sa e njoftuan se ka ardhur Ambasadori i Shqipërisë, u kthye në zyrë dhe më priti.

Urdhri i Gjeneralit

Pasi u përshëndetëm, me pyeti se; ç’të solli në këtë orë dhe në këtë qamet në Konstancë?! Në atë kohë binte një shi i madh me furtunë e një qamet që nuk përshkruhet. Unë atëherë sa kisha vajtur në Rumani dhe nuk dija rumanisht, por Osmani që kishte mbaruar studimet e larta në atë vend dhe fliste një rumanishte të pastër, i përktheu se ç’kishte ndodhur me vaporin tonë “Mati”, i cili kishte dhënë “SOS” në radën e Konstancës.

I theksuam se kapiteni i vaporit, për defektin e rëndë që ka pësuar anija, i ka kërkuar organeve portuale kompetente, ta ndihmojnë, ta rimorkiojnë dhe ta fusnin në port, në kalatë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Gjenerali menjëherë thirri në zyrë ndihmësit e tij dhe u dha urdhër të prerë, të niset sa më parë te vapori “Mati”, rimorkiatori më i madh që ka porti i Konstancës dhe puna e parë, të shpëtohet ekuipazhi i anijes dhe çdo gjysmë ore, do të më raportoni rezultatin e nxjerrjes së njerëzve në tokë.

Shqetësimi

Duke qenë në zyrën e tij, na merr në telefon nga Bukureshti këshilltari tregtar i ambasadës sonë, Simon Poreci, i cili pasi na pyeti si mbërritëm në Konstancë, na tha se ju kërkon Tirana në telefon, kërkon të dijë se ç’po bëhet, për të shpëtuar jetën e njerëzve. I thamë se jemi në Drejtorinë e Përgjithshme të portit dhe gjeneral Hirjeu dha urdhër të niset te vapori “Mati” një rimorkiator, për ta tërhequr dhe për ta futur në port, në kalatë.

Pas gjysmë ore, na telefonoi nga Tirana zëvendësministri i Transportit dhe Komunikacionit, Llambi Leka, i cili më pyeti imtësisht për përpjekjet që bëhen për të shpëtuar jetën e marinarëve dhe nëse është qetësuar diçka deti. E njoftova për përpjekjet që po bënim, për ta tërhequr vaporin në port, në kalatë, i thashë gjithashtu se deti është shumë i egërsuar dhe vazhdon fortunali deri 10 ballë.

Rreziku

Në këtë kohë kapitaneria e portit njoftoi me radio gjeneralin Hirjeu, se dërguam te vapori “Mati” rimorkiatorin më të madh që kemi, “Mihai Viteazu”, i cili, me gjithë vështirësitë që shkaktojnë dallgët shumë të larta, iu afrua vaporit shqiptar, hodhi disa herë me raketë cimat mbi vaporin “Mati”, por nuk po del askush, që t’i lidhë me vaporin, sepse me sa duket, dallgët e forta e flakin njeriun në det, kështu që rimorkiatori u largua ca nga vapori, se rrezikohet nga ndonjë përplasje me të dhe pret që të dalë dikush nga ekuipazhi i vaporit, t’i bëjë shenjë që t’i afrohet përsëri vaporit, për të hedhur e lidhur cimat.

Pas rreth një çerek ore, kapitaneria njoftoi se vaporit “Mati” në mënyrë të menjëhershme, iu fikën të gjitha dritat dhe nuk jep asnjë shenjë jete, nuk ka asnjë dritë të ndezur. Ndërkohë errësira e natës, kishte pllakosur krejt portin. Ky njoftim na helmoi dhe na tronditi të gjithëve, duke menduar se ç’mund të ketë ndodhur me vaporin, me njerëzit, si nuk doli njëri të lidhte cimat dhe pse u fikën dritat, në mënyrë të menjëhershme?!

Biseda me Adil Çarçanin

Tashmë ora kishte shkuar 21 e 30. Unë këtë njoftim ia transmetova zëvendësministrit, Llambi Leka. Në det nuk dukej asgjë, vetëm errësirë e tmerrshme. Pas pak minutash më morën përsëri në telefon nga Tirana, centralistja me tha: “Shoku Nesip: foli këtu një shoku. E mora me mend se mund të jetë ndonjë nga udhëheqja e lartë.

“Shoku ambasador, – me tha – Adil Çarçani jam”. Dhe menjëherë më pyeti, se ç’po bëhet për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë, sepse njoftimet që na dhatë nëpërmjet shokut Llambi, tregojnë se jeta e ekuipazhit të vaporit “Mati”, është vënë në rrezik të madh prandaj, kërkoni nga qeveria rumune, që të bëhet ç’është e mundur, të dërgohen helikopterë nga ajri, për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë.

Ndërhy në instancat më të larta, për të nisur sa më parë helikopterë, për të nxjerrë ekuipazhin në tokë, në të kundërt, në bazë të konventave ndërkombëtare të detit, gjithë përgjegjësia, bie mbi qeverinë rumune, se vapori ynë është vapor linje; Durrës-Konstancë dhe është në portin e tyre, e kanë të dera e shtëpisë dhe nuk mund të pranohet një indiferencë e tillë e tyre, për jetën e njerëzve tanë. Për çdo zhvillim na njofto”, më tha ai. Adil Çarçani, atëherë ishte zëvendëskryetar i parë i Këshillit të Ministrave, Kryeministër ishte Mehmet Shehu.

Kërkesat për ndihmë

Pas kësaj bisede telefonike me Tiranën, nga zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Konstancës dhe në pranin e tij, iu luta të më lidhnin me Ministrinë e Punëve të Jashtme Rumune në Bukuresht, ndërkohë ora po shkonte 22:00 dhe në këtë orë nuk ka njeri në zyra, por për fat u ndodh në zyrë një nga zëvendësministrat e Jashtëm, Kornel Pakosta, të cilit Osmani, në emrin tim, i shpjegoi problemin dhe i kërkoi që të ndërhyhej me helikopterë, për të nxjerrë njerëzit tanë nga anija në tokë.

Në qoftë se kjo ndërhyrje nuk varej nga Ministria e Jashtme, i kërkova të më lidhte me ministrin e Mbrojtjes, Jon Koman. Zëvendësministri i Jashtëm, më tha se do merrem vetë me këtë punë dhe do të të njoftoj rezultatin. (Më pas mësova se Kornel Pakosta, kish punuar edhe në Shqipëri në ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me brigadën rumune vullnetare të rinisë.)

Alarmi

Pas disa minutash, zëvendësministri i Punëve të Jashtme më telefonoi dhe me tha se ishte lidhur me komandantin e Forcave Ajrore të Konstancës dhe ai i kishte thënë se, kjo punë sonte natën kurrsesi nuk mund të bëhet, sepse jemi në stërvitje ushtarake, në kuadrin e Traktatit të Varshavës, është dita e tretë dhe për arsye se Rumania, nuk pranon të hyjë në territorin e saj trupat ushtarake sovjetike, por vetëm shtabet e stërvitjes, është vendosur që nga ora 18, deri në orën 6 të mëngjesit, të mos ngrihet në ajër asnjë helikopter apo avion ushtarak, nga të dy palët, ndryshe do të goditen nga artileria kundërajrore, anijet luftarake sovjetike me trupa janë në ujërat ndërkombëtare para Konstancës dhe ne nuk mund të krijojmë incidente.

Këto më tha zëvendësministri Kornel Pakosta dhe shprehu keqardhje, për sa kish ndodhur në vaporin tonë. Në këto rrethana, i thashë, si do bëhet për të nxjerrë ekuipazhin e anijes nga deti dhe menjëherë i kërkova, ose të fliste vetë ai me ministrin e Mbrojtjes, Jon Koman, ose të më lidhte mua me të me telefon, se situata nuk pret. “Po”, – tha ai dhe për pak minuta, Ministria e Jashtme më lidhi me telefon me ministrin e Mbrojtjes, Jon Koman, në shtëpi.

FJALËT E ADIL ÇARÇANIT

“Ç’po bëhet për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë, sepse njoftimet që na dhatë nëpërmjet shokut Llambi, tregojnë se jeta e ekuipazhit të vaporit “Mati”, është vënë në rrezik të madh prandaj, kërkoni nga qeveria rumune, që të bëhet ç’është e mundur, të dërgohen helikopterë nga ajri, për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë.

Ndërhy në instancat më të larta, për të nisur sa më parë helikopterë, për të nxjerrë ekuipazhin në tokë, në të kundërt, në bazë të konventave ndërkombëtare të detit, gjithë përgjegjësia, bie mbi qeverinë rumune, se vapori ynë është vapor linje Durrës-Konstancë dhe është në portin e tyre, e kanë të dera e shtëpisë dhe nuk mund të pranohet një indiference e tillë e tyre për jetën e njerëzve tanë. Për çdo zhvillim na njofto”

Si u mobilizua shteti rumun, në ndihmë të shqiptarëve?!

Ministrit të Mbrojtjes Jon Koman, Osmani i tha se ju flasim nga Konstanca, në emër të ambasadorit të Shqipërisë, nga zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të portit, gjeneralit Hirjeu dhe pasi i shpjegoi problemin, i kërkoi të urdhëronte nisjen e helikopterëve, për nxjerrjen e njerëzve tanë nga deti.

Gjendjen dhe situatën e vaporit shqiptar, tha ai, e di, se me ka informuar zëvendësministri i Jashtëm Pakosta, por kjo kërkon pak kohë, sa të njoftojmë partnerët tanë të jashtëm në stërvitjen ushtarake, që po zhvillohet në atë rajon, që t’i shpjegojmë motivet e ngritjes së dy helikopterëve tanë, për t’i shkuar në ndihmë vaporit shqiptar, që ka dhënë “SOS”.

Sa të kryhen këto veprime, që nuk e përcaktojmë dot sa kohë duan, se momenti nuk është i volitshëm, është pothuaj mesnatë dhe nuk dihet ç’përgjigje do marrim nga komandanti i luftanijeve sovjetike, do të jetë më e shpejtë ndihma për anijen tuaj, – tha ministri i Mbrojtjes, Jon Koman, po të ndërhyhet me mjete nga deti, me rimorkiatorët e portit. Dhe në moment, kërkoi të fliste vetë me Drejtorin e Përgjithshëm të Portit, gjeneralin Hirjeu. Pasi foli me gjeneralin, ministri i Mbrojtjes Koman, e mbylli telefonin.

Për ndërhyrjet pranë autoriteteve rumune nga Konstanca, vura në dijeni me telefon zëvendësministrin Llambi Leka, si dhe ministrinë tonë të Punëve të Jashtme. Duhet theksuar se këto dy ministri nga Shqipëria, mbanin lidhje me telefon me ambasadën tonë në Bukuresht, ku ishin në ndjekje të problemit, këshilltari tregtar, Simon Poreci dhe sekretari i parë, Idriz Shehu, si dhe me mua dhe Osmanin, në Konstancë. Ndërkohë kapitaneria e portit njoftoi, se nga deti kanë dalë dy persona të huaj dhe janë kapur nga roja bregdetare e ushtrisë, të cilët i kanë vendosur në zyrat mbikëqyrjes të Sigurimit të Ushtrisë, asnjeri prej tyre nuk flet rumanisht dhe gjatë kapjes, nuk kanë bërë rezistencë.

Ne na shkoi mendja se mos ishin marinarë të anijes “Mati” dhe i thamë gjeneralit të shkonim t’i shikonim, por ai na tha se; nuk e besoj, mund të jetë tjetër gjë, mund të jenë agjentë të futur nga Zbulimi i Ushtrisë Sovjetike, me të cilët kohët e fundit kemi pasur grindje, për arsye se nuk kemi pranuar t’i lejojmë, të hynë me trupa në territorin tonë për stërvitje, por vetëm me shtabe, se ata po u futën, vështirë se dalin, na kanë kërkuar të vendosin një bazë ushtarake të tyren në Rumani, por Çaushesku e ka refuzuar kategorikisht. Por, – tha gjenerali, – po të doni i shikoni dy personat e kapur nga Roja Bregdetare e Ushtrisë. Memorie.al

                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 01 Maj 2024

Next Post

“Në luftën italo-greke 1940-‘41, grekët erdhën për ta pushtuar të ashtuquajturin ‘Vorio-Epir’, prandaj ushtarët e tyre, s’duhet të prehen në...”/ Refleksionet e profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
“Në luftën italo-greke 1940-‘41, grekët erdhën për ta pushtuar të ashtuquajturin ‘Vorio-Epir’, prandaj ushtarët e tyre, s’duhet të prehen në…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

“Në luftën italo-greke 1940-‘41, grekët erdhën për ta pushtuar të ashtuquajturin ‘Vorio-Epir’, prandaj ushtarët e tyre, s’duhet të prehen në...”/ Refleksionet e profesorit të njohur të Mjekësisë Ligjore

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!