• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Me veshje si aristokracia evropiane, të qeshur dhe në ambiente komode duke luajtur tavëll / Fotot e panjohura të burgosurve politik, të dënuar me vdekje nga “satrapi” Zog…

17
Shares
1.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa foto të rrallë dhe unike që nuk janë bërë publike, të cilat i përkasin vitit 1935 në periudhën e Monarkisë së Zogut, foto që na paraqesin disa imazhe të rralla të disa prej të burgosurve politik që ishin arrestuar si organizatorë dhe pjesëmarrës të Kryengritjes së Fierit të gushit të vitit 1935 dhe mbaheshin të izoluar në burgun e atij qyteti, si: Ramiz Dibra, Ali Shefqet Shkupi, Ramiz Omari, Jashar Cakrani, Beqir Sulo Agalliu, Zenel Hekali, Mustafa Kaçaçi, Dervish Hekali, etj., të cilët ishin dënuar me vdekje nga Gjykata e Lartë Ushtarak e kryesuar nga major Ali Riza Topalli. Ish-funksionarë të lartë dhe ushtarakë madhorë që nga qeveria e Ismail Qemalit e më pas me Fan Nolin, të shëndetshëm e të qeshur dhe me veshje të shtrenjta si aristokrat europian, të ulur në shezlongë apo ndjese komode në tavolina duke luajtur tavëll, janë pamjet e të burgosurve politik në regjimin e “satrapit” Zog…

Më 14 gusht të vitit 1935 në qytetin e Fierit dhe në disa lokalitete e fshatra përreth të Myzeqesë të cilat ishin nën juridiksionin e prefekturës së Beratit, si rezultat i disa pakënaqësive të akumuluara prej kohësh, shpërtheu një kryengritje kundër qeverisë së Mbretit Zog, ku në krye dhe si organizatorë të saj ishin disa emra të njohur, ish-funksionarë të lartë dhe ushtarakë madhorë që nga qeveria e Ismail Qemalit në 1912-ën dhe më pas me Fan Nolin në ’24-ën, si: Ali Shefqet Shkupi, Ramiz Dibra, Kostë Çekrezi, Musa Kranja, Ramiz Omari, Beqir Sulo Agalliu, Zenel Hekali, Dervish Hekali, Riza Cerova, Bektash, Jashar dhe Namik Cakrani, etj., etj.

Kryengritja antiqeveritare filloi në mëngjesin e 14 gushtit të vitit 1935 ku forcat kryengritëse nën forcën e armëve morën nën kontroll disa nga godinat dhe zyrat e administratës qeveritare të nënprefekturës së Fierit që ndodheshin në qendër të qytetit, nga ku më pas ata po përgatiteshin për të marshuar në drejtim të Lushnjës, Beratit etj, ashtu siç dhe kishin parashikuar dhe vendosur planin e tyre krerët kryesorë të kryengritjes, për ta shtrirë atë edhe në zonat e krahinat përreth, si në Berat, Mallakastër, Kuçovë, Skrapar, Peqin, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

Fotografi të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit

Vetëm pak kohë pas shpërthimit të kryengritjes, në qendër të qytetit të Fierit po kalonte rastësisht me automjetin e tij, gjeneral Leon Gjilardi, (me origjinë kroate) ish-adjutant dhe mik personal i Mbretit Zog, kryeinspektori Ushtarak i Ushtrisë pranë Oborrit Mbretëror dhe Komandant i Gardës Mbretërore, i cili me disa njerëz që e shoqëronin, po udhëtonte për në parkun e Pojanit, pas një ftesë që i kishte bëre arkeologu i njohur francez, Leon Rey, që po bënte kërkime në atë zonë arkeologjike.

Krerët kryesorë të kryengritjes së Fierit, duke pandehur se atë e kishte dërguar Mbreti Zog për të shtypur kryengritjen, urdhëruan mbështetësit e tyre dhe turma, pasi i zuri rrugën automjetit të tij, e ekzekutuan gjeneral Gjilardin së bashku dhe me ordinancën e tij, një toger që ishte me origjinë  nga zona e minoritetit grek në Jug të Shqipërisë.

Vrasja e gjeneral Gjilardit dhe më shumë mënyra brutale e ekzekutimit të tij, e indinjoi pa masë Mbretin Zog, i cili morri masat për shtypjen e kryengritjes me forca të xhandarmërisë dhe ushtrisë të dërguara nga Tirana, nën komandën e dy oficerëve të tij besnik, vëllezërve Llesh dhe Gjek Marashit (nga familja e bajraktarit të Hoti të malësisë së Shkodrës), të cilat arritën në Lushnje përpara se aty të mbërrinin kryengritësit nga Fieri. Kështu, pa zbardhur mëngjesi i 15 gushtit, forcat kryengritëse u shpërndanë duke dorëzuar armët dhe një pjesë e tyre u arrestuan, kurse disa nga krerët kryesorë të kryengritjes, si Musa Kranja dhe Kostë Çekrezi, u arratisën me një anije të vogël për në Itali, nëpërmjet bregdetit të Semanit.

Në ditët në vijim, përveç krerëve kryesorë të kryengritjes që ishin në qytetin e Fierit, forcat qeveritare të ardhura nga Tirana arrestuan dhe një numër të madh kryengritësish (numri i tyre nuk është i saktë, pasi historiografia zyrtare e para viteve ’90-të e ka të ekzagjeruar numrin e tyre), ku pjesa më e madhe u izoluan në burgun e qytetit të Fierit. Përveç këtyre, pas disa ditësh u arrestuan në Tiranë edhe disa ish-ushtarakë të lartë që nuk ishin më nën armë, si Ali Shefqet Shkupi, (ish-shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë në qeverinë e Ismail Qemlait), Ramiz Dibra, Ramiz Omari, Mustafa Kaçaçi etj., të cilët u akuzuan si krerët kryesorë të Kryengritjes së Fierit, pasi që një vit më parë, në 1934-ën, ata kishin themeluar një organizatë të fshehtë me qendër në Tiranë dhe degët e saj në disa rrethe e cila kishte për qëllim rrëzimin e Mbretit Zog.

Pas disa kohë hetimesh ata dolën në gjyq para Gjykatës së Lartë Ushtarake të kryesuar nga nënkolonel Ali Riza Topalli dhe pjesa kryesore e krerëve të kryengritjes u dënuan me vdekje, me pushkatim, ndërsa të tjerët me burgime të gjata sipas fajeve që kishin kryer. Por gjyqi ndaj tyre si dhe dënimet me vdekje të dhëna nga ajo gjykatë, patën një reaksion të madh jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, ku pati disa protesta, madje edhe nga personalitetet të njohura të politikës, shkencës dhe artit. Si rezultat i kësaj, por edhe të zemërgjerësisë së Zogut, të dënuarave me vdekje me dekret të Zogut iu fal jeta dhe fillimisht atyre iu bë dënimi me 101 vite burg. Por nga disa amnisti të dhëna që atë vit, asnjë nga të dënuarit nuk bëri më shumë se tre vite burg. Ndërsa i vetmi që u dënua me vdekje dhe nuk iu fal jeta, ishte Hekuran Mëneku, personi që qëlloi dhe vrau gjeneral Gjilardin dhe ordinancën e tij, i cili u var në litar në qendër të qytetit të Fierit, pikërisht në atë vend ku ai kishte kryer krimin e tij.

Të gjitha sa më sipër tashmë janë ngjarje dhe fakte të njohura që nga periudha e regjimit komunist, pasi historiografia zyrtare i ka kushtuar shumë vend kësaj kryengritje, duke e paraqitur shtypjen e saj nga Mbreti Zog, sikur ajo u bë me ashpërsinë më të madhe dhe që krerët kryesorë të saj i janë nënshtruar torturave më mizore në burgun e qytetit të Fierit, ku ata mbaheshin të izoluar deri sa dolën në gjyq. Por a qëndron ky fakt, pra torturat që janë bërë ndaj krerëve kryesorë të asaj kryengritje? Veç të tjerash, përgjigjen më të saktë rreth kësaj ngjarjeje, na e japin disa foto të rralla dhe unike duhet thënë, të cilat Memorie.al i bën publike për herë të parë, ku duken disa nga krerët kryesorë të Kryengritjes së Fierit dhe antizogistë të njohur si: Ali Shefqet Shkupi, Ramiz Dibra, Beqir Sulo Agalliu, Ramiz Omari, Mustafa Kaçaçi, etj., që janë të izoluar në burgun e Fierit.

Siç duken dhe në fotot në fjalë, personat sa më sipër cituam dhe të gjithë krerët kryesorë të asaj kryengritje, që ndodhen në atë burg në pritje të ekzekutimit të vendimit për dënimin me vdekje, janë të veshur me veshje të shtrenjta. Po ashtu ata duken mjaft të shëndetshëm me humor dhe të qeshur, duke luajtur tavëll e duke biseduar me njëri tjetrin, ku ndonjë prej tyre ka pranë dhe mbesën e vogël. Pra kjo është pamja që ekzistonte në atë kohë në burgjet e “satrapit” Zog, imazhe të cilat flasin shumë, pasi aty nuk shihen shenja burgu, ( aty nuk ndodhet asnjë polic apo xhandar), siç jemi mësuar t’i shohim në ato pak foto apo filmime që na ka sërvirur periudha e komunizmit. Por ndryshe nga këto foto, në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës të dënuarit politik duken si kufoma të gjalla dhe ata që prisnin dënimin me vdekje, mbaheshin të lidhur me litar, dhe me kaska në kokë./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share17TweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e Voglit, portierit kuq e zi që u arratis në ’56-ën dhe luajti me “Munchen 1860” / Nga joshja e një femre, ëndrra italiane, te kthimi e dënimi me 17 vjet burg…

Next Post

Viti 1946, kur regjimi komunist me alibinë e “ndërrimit të monedhës”, zhvati tregtarët dhe pasanikët shqiptarë

Artikuj të ngjashëm

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940
Galeria e Fotove

Pamje të brendshme dhe të jashtme të kinema “Rozafa” në Tiranë 1940

March 25, 2023
Fotografi  të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit
Galeria e Fotove

Fotografi të çifteve që janë martuar më 27/04/1938, ditën e martesës së Ahmet Zogut, me shpenzimet e shtetit

March 24, 2023
Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.
Galeria e Fotove

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

March 20, 2023
Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.
Galeria e Fotove

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

March 19, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940

March 17, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940

March 17, 2023
Next Post
Viti 1946, kur regjimi komunist me alibinë e “ndërrimit të monedhës”, zhvati tregtarët dhe pasanikët shqiptarë

Viti 1946, kur regjimi komunist me alibinë e “ndërrimit të monedhës”, zhvati tregtarët dhe pasanikët shqiptarë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!