• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)

MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)
MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)
MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)
MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)
MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)
MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)
MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)

Nga Mal Berisha

Hyrje:

Këto ditë kam marrë një dhuratë shumë të çmuar nga Themeluesja dhe Presidentja e Fondacionit MARTIN & MIRASH IVANAJ – DRITA IVANAJ.

Kjo dhuratë është një libër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

AI TITULLOHET:

                                                   “KANUNI I LEKËS”

(Codes Alexandri)

LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)

Në fakt ky libër është Teza e Diplomës së Dr. Martin Ivanajt, mbrojtur në Universitetin Mbretëror të Romës – sot Universiteti La Sapienza.

Historia e jetës së Atdhedashësve shqiptarë nuk ka shumë shembuj me kontribute më të larta  se sa ajo e dy vëllezërve shqiptarë, nga veriu i Shqipërisë të quajtur Martin dhe Mirash Ivanaj. Pasardhësja e tyre është e bija e Martinit, Drita Ivanaj, Presidente e “Fondacionit Martin dhe Mirash Ivanaj”

Sa më shumë t’i njohësh ata, aq më shumë i don. Sa më shumë i don ata, aq më shumë të dhimbsen. Dhe  sa më shumë të dhimbsen ata, aq më shumë të dhimbset atdheu ynë. Atdheu ynë, që për dekada të tëra, jo vetëm që nuk ua ka ditur vlerat, por i ka mohuar, dënuar dhe harruar.

Këtë ndjenjë e pata provuar kur disa kohë më parë pata shkruar dhe botuar artikullin:

“FONDACIONI MARTIN & MIRASH IVANAJ – NJË XHEVAHIR KULTURE DHE DIJE NË MES TË TIRANËS.”

Sa herë i kthehem kujtimit të jetës dhe veprës së tyre, aq më shumë mësoj prej tyre. Madje e  ndjej se sa e rëndësishme është që sa më shumë shqiptarë ta dinë historinë e tyre dhe t’i marrin për model ata, aq më shumë djem dhe vajza shqiptarë atdhedashës do të kemi.

DHURATA E ÇMUAR E DRITA IVANAJT.

Në 100 vjetorin e botimit të tezës së doktoraturës së babait të Saj, (1921 – 2021) Drita Ivanaj e botoi atë në tre gjuhë. Së pari në gjuhën Shqipe, pastaj në gjuhën Angleze dhe në fund në gjuhën Italiane, gjuhë në të cilën teza është shkruar dhe mbrojtur në vjeshtën e viti 1921.

PAK NGA BIOGRAFIA E MARTIN IVANAJT:

I lindur në Podgoricë, në një familje patriote të zonës së Trieshit, ai ndoqi shkollën e lartë në  Pozharovac si dhe kurse Filozofie në Universitetin e Beogradit. Pas vdekjes së prindërve ai shkoi për studime në Romë dhe në vitin 1921 e mbrojti doktoraturën në Jurisprodence në Universitetin La Sapienza.

Ai nuk pranoi ofertat që iu dhanë në Romë për punë dhe jetë të rehatshme por u kthye në atdhe dhe shërbeu si gjykatës në Korçë dhe në Shkodër. Si gjyqtari i vetëm i kohës së vet, me përvojë perëndimore, arriti të bëhej Anëtar i Gjykatës së Lartë në Tiranë, Anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit dhe Kryetar i Gjykatës së Lartë nga viti 1932 – 1938. Ai la prapa një trashëgimi të paçmuar në fushën e Drejtësisë jo vetëm në praktikë por edhe me artikuj të cilët shpjegojnë dhe pasurojnë Kodet Civile dhe ato Penale të vendit tone, të asaj kohe.

Ai vdiq natyrshëm në azil në moshën 52 vjeçare në Stamboll duke lënë mbrapa zonjën e tij, profesoreshën Giuseppina Pogliotti – Ivanaj dhe të bijën, Dritën e vogël.

Në hyrjen e këtij libri, Drita Ivanaj ka përshkruar një biografi të shkurtër të familjes së gjyshit të vet Dodës, të babait Martinit dhe të xhaxhait, Mirash Ivanajt. Ky i fundit, ish Ministri më i suksesshëm i Arsimit i Shtetit Shqiptar i të gjitha kohërave.

Kalvari i familjes Ivanaj, për shkak të persekutimit komunist është i njohur. Mirashi, i cili u kthye në atdhe pas mërgimit, në vitin 1945 me kërkesë të Gjergj Kokoshit dhe u takua me Enver Hoxhën. Ky i fundit i premtoi se do ta kishte në kujdes për veprën e tij të vyer në të mirë të arsimit kombëtar shqiptar. Por ai takim doli të ishte fatal për të. Në fund të takimit diktatori nuk harroi t’i kujtonte atij se “Ishte ai vetë, Mirashi që, kur ishte Ministër i Arsimit, i kishte prerë bursën Enver Hoxhës.” Mirash Ivanajt iu kujtua ky vagabond që nuk i ndiqte studimet në Montpelje dhe me sinqeritetin e një malësori të padjallëzuar iu përgjigj:

“Në kjoftë se nuk i ke dhanë provimet sipas rregullave të shtetit, mirë ta paskam ba!”

Kjo i kushtoi jetën Mirash Ivanajt pasi Enveri menjëherë e burgosi për të mos dalë më kurrë i gjallë nga ai burg.

Është një mrekulli që teza origjinale e doktoraturës së Martin Ivanajt shpëtoi në saje të kujdesit të së shoqes,

Giuseppinës si dhe të kujdesit absolut që vetë Universiteti kishte bërë duke e ruajtur kopjen e tretë të disertacionit në arshivën e vet. Drita Ivanaj, e kishte ruajtur me fanatizëm këtë dokument të rrallë për nga vlera për Të Drejtën Zakonore Shqiptare.

Fatkeqësisht, pas ardhjes në fuqi të komunistëve, dorëshkrimet e tjera të tij me shumë vlerë ishin marrë dhe hedhur si gjëra pa vlerë. Ajo thotë se në këtë botim ka shumë çfarë të mësohet rreth të drejtave të njeriut,  të drejtën e pronës, familjes, nderit, etj.

Në këtë dokument mund të gjendet vizioni i qartë rreth ligjeve të lashta shqiptare të cilat në kohën e Martin Ivanajt ishin të panjohura për botën perëndimore ose ishin paraqitur keq e më keq nga studiues të huaj jo dashamirës të shqiptarëve. Ai vendosi t’i bënte të njohura ato ligje të cilat deri në atë kohë ishin përcjellë gojarisht nga një brez në tjetrin. Sjellja në gjuhën shqipe, në një botim jubilar shekullor, përbën një pasuri të madhe të traditës tonë për juristët shqiptarë të cilët do të dinë të lidhin të drejtën zakonore të Veriut të Shqipërisë me kodet moderne të një drejtësie bashkëkohore.

Në hyrje të tezës së tij “KANUNI I LEKË DUKAGJINIT”, autori Martin Ivanaj thotë se ky nuk ishte një ligj i shkruajtur. Për të ekzistojnë përmbledhje të ndryshme ndër të cilat një më i përhapuri është ai i botuari në “Hylli i Dritës” nga një frat katolik, në vitin 1914. Ai Kanun mund të ketë shembuj dhe nene të përgjithshme, por kjo nuk do të thotë se ato zbatohen njësoj kudo, në çdo krahinë të veriut. Sipas Martin Ivanajt, në atë botim të Kanunit të Lekës kishte ngjashmëri me “Ligjet e Dymbëdhjetë Tabelave” të cilat janë një grup rregullash të hartuara në vitet 451 – 450 para Krishtit, në Romën e Lashtë. Ky grup ligjesh përmban rregullat e të drejtës personale dhe publike.

Martin Ivanaj ka studiuar autorët e huaj më në zë ndaj të cilëve ka mbajtur qëndrime pro dhe kundra siç janë:

Johann Georg von Hahn, Codexin e Stefan Dushanit, Galantin – zakone  dhe ligje zakonore, Baldacci  – Revista Geografica Italiana, Barbarich, St. Novakovich, V.L. Montegazza, Gopçeviç, V. Vanutelli, Besker, H. Hecquart, A. Degrand, Giordana Gaetano P. Sebert, tj.

Nderimit të Drita Ivanajt për babain e saj në këtë vepër të rrallë që i  shërben njohjes së traditës tonë kombëtare i bashkohem me gjithë zemër e me ndjenjë mirënjohje.

Faleminderit Ju, Ivanajt për shërbimin që i keni bërë dhe ende po i bëni kombit tonë!/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Ishin nanat shkodrane si Rukije Bushati, Shaqe Logoreci, Qamile Myftija, Marie Ndokellia dhe Roza Cefa, te cilat..."/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saracit

Next Post

Kalendari Historik 25 Shkurt 2022

Artikuj të ngjashëm

“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku
Dossier

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90
Dossier

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

November 18, 2026
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

November 18, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

November 17, 2026
“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve
Dossier

“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve

November 18, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

November 16, 2026
Next Post
Kalendari Historik 02 Shkurt 2022

Kalendari Historik 25 Shkurt 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme