• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Shkurt 2022

Kalendari Historik 02 Shkurt 2022
0
Shares
118
VIEWS

1933 – Lëshohet në det, USS Ranger. Kjo ishte anija e parë e marinës amerikane që është projektuar që nga fillimi i ndërtimit si një transportues avionësh ushtarakë. E konsideruar shumë e ngadaltë për t’u përdorur me forcat e transportit të flotës së Paqësorit kundër Japonisë, anija e kaloi pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore në Oqeanin Atlantik ku flota gjermane, ishte një kundërshtar më i dobët.

 

1948 – Gjatë Luftës së Ftohtë, Partia Komuniste merr kontrollin e qeverisë në Çekosllovaki dhe periudha e Republikës së Tretë zyrtarisht përfundon. Fitorja e komunistëve në këtë vend, alarmoi vendet perëndimore dhe ndihmoi në nxitjen e shpejtë të Planit Marshall, krijimin e një shteti në Gjermaninë Perëndimore, masa të rrepta për të mbajtur komunistët jashtë pushtetit në Francë, Greqi dhe Itali.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 31 Mars 2023

Kalendari Historik 30 Mars 2023

1951 – Lojërat e para Pan Amerikane u hapën zyrtarisht në Buenos Aires, të Argjentinës nga Presidenti Juan Peron. Origjina e Lojërave Pan Amerikane ishte në Lojërat e Olimpiadës X në Los Angeles, Shtetet e Bashkuara, ku zyrtarë që përfaqësonin Komitetet Kombëtare Olimpike të Amerikës diskutuan për organizimin e një konkursi rajonal atletik të stilit olimpik për sportistët e Amerikës.

 

1953 – Lind në Madrid, Jose Maria Aznar. Aznar, është një politikan spanjoll që shërbeu si Kryeministër i Spanjës nga 1996 deri në 2004. Ai drejtoi Partinë Popullore, partinë mbizotëruese të së djathtës së qendrës në vend në atë kohë. Aznar mbetet aktiv në sektorin privat, dhe ai ndonjëherë jep pikëpamjet e tij për politikën e Spanjës. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit të Shtetit nga 2005 në 2006.

 

1956 – Gjatë Kongresit të XX të Partisë Komuniste të BRSS-së, në fjalimin e tij Për Kultin e Personalitetit dhe Pasojat e tij, Nikita Hrushovi, drejtuesi i Bashkimit Sovjetik denoncon kultin e personalitetit dhe krimet e Stalinit. Hrushovi akuzoi Stalinin që kishte nxitur spastrime në radhët e partisë dhe shtetit në vitet 30-40. Fjalimi u shpërnda në perëndim nga Mossadi izraelit, i cili e mori atë nga gazetari polak Viktor Grievsky.

 

1986 – Gjatë, Revolucionit të Fuqisë Popullore, Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos arratiset nga vendi pas 20 vitesh të sundimit të tij. Corazon Aquino bëhet presidentja e parë grua në Filipine. Ky revolucion, u pa gjerësisht si një fitore e popullit kundër dy dekadave të sundimit presidencial nga Presidenti Marcos, dhe bëri titujt e lajmeve si “revolucioni që befasoi botën”.

 

1992 – Rreth 613 civilë vriten nga forcat e armatosura armene gjatë konfliktit në rajonin e Karabagut të Azerbajxhanit. E njohur ndryshe dhe si masakra e Khojaly-t, ky krim, u bë në vazhdën e fushatës së spastrimeve etnike që Armenia, dhe Azerbajxhani, kishin ndërmarrë mbi popullatat respektive të kësaj krahine. Pak muaj më parë një masakër të tillë por me përmasa më të vogla e kishin kryer forcat azere mbi popullsinë armene.

 

2017 – Vdes në Los Angeles, në moshën 61 vjeçare, Bill Paxton. Paxton, ishte një aktor dhe regjisor amerikan. Ai u shfaq në filma të tillë si The Terminator, Commando, Weird Science, Aliens, Near Dark, Predator 2, Tombstone, True Lies, Apollo 13, Twister, Titanic, Mighty Joe Young, U-571, etj. Paraqitja e tij e fundit ishte në filmin The Circle, i lëshuar dy muaj pas vdekjes së tij.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

MARTIN IVANAJ – LIGJET ZAKONORE NË FISET E SHQIPËRISË SË VERIUT (TRIESHI, HOTI DHE GRUDA)

Next Post

Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Mars 2023

March 30, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Mars 2023

March 29, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Mars 2023

March 28, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Mars 2023

March 27, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Next Post
Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!