• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra kërcënuese për Enverin: “Mos ma mbani babanë në burg dhe djalin peng, do kryej veprime çnjerëzore, do çuditet Greqia dhe…”/ Historia e minoritarit që u arratis në ’82-in

26
Shares
2.3k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, të cilat janë pjesë e një dosje ku bëhet fjalë mbi historinë e rrallë dhe të panjohur të Ilia Lekës me origjina nga fshati Glinë i minoritetit grek të Gjirokastrës, familja e të cilit nga viti 1945-së jetonte në internim në fshatrat e Myzeqesë dhe babai i tij, Theodhoriu, ishte arrestuar që në vitin 1951 dhe vuante dënimin në kampe dhe burgje, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek”.

Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për ta rekrutuar Ilian dhe më pas për ta arrestuar atë dhe arratisja e Ilias, së bashku me të vëllanë Kriston dhe xhaxhanë e tyre në Greqi, ku pas disa letrave kërcënuese që Ilia i bënte Enver Hoxhës, Ramiz Alisë e Adil Çarçanit, ku i’u kërkonte që ta nxirrnin të atin nga burgu dhe bashkë me gruan e djalin, ta lejonin të vinte në Greqi, ata të tre bënë një grevë urie para ambasadës shqiptare në Athinë, e cila zgjati deri në vitin 1984.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

Grevë e cila shkaktoi probleme të mëdha diplomatike në mes dy vendeve, pasi sensibilizoi jo vetëm parlamentin grek dhe qeverinë e Athinës, por edhe shtypin grek dhe disa parti ultra-nacionaliste e qarqet shoviniste vorio-epiriote, me në krye Mitropolitin Sevastianos, që e shfrytëzuan atë për interesat e tyre, si dhe fjalimet e Ilia Lekës në Parlamentin Europian dhe Kongresin Amerikan, për shkeljen e të drejtave të njeriut në regjimin komunist në Shqipëri, deri sa e detyruan Enver Hoxhën të dilte dhe të deklaronte publikisht: “I them me përgjegjësi popullit vëlla grek se në burgjet shqiptare janë vetëm 46 shtetas nga minoriteti grek dhe vetëm 4 prej tyre për faje politike”, si dhe Ramiz Alinë që ta lironte nga burgu Theodhori Lekën në vitin 1989, duke e lejuar të shkonte përgjithmonë në Greqi.

Letra e kabinetit të Enver Hoxhës në Komitetin Qendror për Ministrinë e Jashtme

PARTIA E PUNËS SHQIPERISE                                                      Tiranë, më 21.I.1984

KOMITETI QENDROR

Nr. 1/1 Prot.

L A N D A:  Mbi letrën e Ilia Lekës nga Greqia

                                                 MINISTRISË SE PUNËVE TE JASHTME

  Shokut Reiz Malile                

T I R A N E

Për dijeni ju dërgojmë fotokopjet e letrës dhe të përmbledhjes së saj që i sipërpërmenduri i drejton shokut Enver.

   I NGARKUARI ME PUNE NE SEKTORIN E LETRAVE DHE ANKESAVE

                  Petrit Shijaku

Përmbledhje e letrave të Ilia Lekës dërguar Enverit nga shefi i sektorit të letrave dhe ankesave pranë kabinetit të tij, Petrit Shijaku

                                                                     P E R M B L E DH J E

Ilia Leka nga Greqia i drejton letër shokut Enver ku ndër të tjera ngre këto çështje:

Babai i tij (Theodhori Leka) ndodhet në burgje dhe i internuar që nga viti 1951. Po ashtu dhe xhaxhai i tij, thotë se është arrestuar dhe burgosur në Vlorë ku, sipas tij, 7 ditë dhe 7 net torturohet duke i nxjerrë gjak nga goja për të denoncuar kundër letërshkruesit që të ketë folur kundra shokut Enver.

Letërshkruesi pretendon se duke ditur se edhe këtë e priste burgu, u detyrua që të arratiset.

Kërkon që t’i dorëzohet i ati, i cili edhe po të lirohet nga burgu, thotë ai, nuk e ka jetën e gjatë. Po ashtu kërkon që t’i dorëzohet fëmija i tij 4 vjeçar dhe të mos detyrohet e shoqja që të martohet me tjetër se “nderin e gruas time – kërcënon ai,- do ta paguni shumë, shumë rëndë”, “robëria e djalit tim, vazhdon ky armik, do të çudisë gjithë Greqinë” dhe paralajmëron se në rast se nuk i dorëzohet familja, “me mua, – thotë ai – i lani hesapet.

Pastaj le të merret qeveria greke në mënyrë diplomatike.

      Shënim:

Pyetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe na njoftuan se letërshkruesi është 34 vjeç, ka lindur në Glinë të Gjirokastrës dhe ka qenë me banim në Kolonjë të Lushnjes. Ai bashkë me të vëllanë, Kristo Lekën, më 12 prill janë arratisur në Greqi.

Gjykata e Lartë njofton se babai i shkruesit është dënuar me 25 vjet heqje lirie dhe agjitacion e propagandë.

Letra e Ilia Lekës dërguar Enver Hoxhës nga Greqia

Zotit Enver Hoxha

Shumë letra ju kam shkruar juve kur jetoja në Shqipëri, për të dalë në shesh e drejta e familjes sime të pafajshme. Kisha kaq të drejtë sa që arrita para gjyqit në shkallë të lartë në Tiranë, para shoqes Eleni Selenica, Myftar Hoxha, Sofokli Krongo dhe prokurorin Rapi Mino.

Të them këto fjalë: “Jam gati që të shkoj në vendin e babait tim, të futem unë në burg. Babai im është i pafajshëm”.

U solla deklaratat që dëshmitarët kishin shkruar, se i kishte imponuar Operativi, Kristaq Pleqi dhe hetuesi, Skënder Korriku. Jo vetëm që nuk zgjidhën asgjë, por përkundrazi, Dega e Lushnjes në bashkëpunim me Degën e Gjirokastrës, morën xhaxhanë tim, dhe Sabriu, Pirro Pjetri, Murati dhe kryetari, i vunë hekurat në Gjirokastër dhe e çuan në burgun e Vlorës, ku e rrahën kaq shumë sa volli gjak nga goja 7 ditë dhe 7 net, për ta detyruar që të firmoste për mua, se kisha thënë fjalë për juve, ku në një kohë familja e tij ulërinte në fshat dhe unë kisha babanë në burg dhe dija sipas ligjit tuaj, se burgjet mbushen nga neve “gjoja të prekur”.

Mua më priste burgu duke mos ditur asgjë. Dhe u detyruam që të largohemi për të shpëtuar nga burgjet dhe torturat. Kaq sa për dijeni. Tani, ashtu siç u kam shkruar dhe aty, po të them: Të më lejosh familjen.

Mos më mbani rob djalin 4 vjeçar, mos më mbani babanë në burg 63 vjeç duke e torturuar, mos më bëni po ju them të kryej veprime ç’njerëzore.

Babi im do vdesë, unë e di, edhe po ta nxjerrësh nga burgu, ai nuk rron më shumë se 6 muaj.

Por ta dini juve dhe Qeveria juaj, vdekja e babait tim në atë çast që unë marr vesh, le të jetë edhe ditë në drekë, atëherë do bindesh çfarë do të bëj unë, por do thuash që të qartë ma bëri në letër. Unë ju kam thënë dhe do ju them si burrat hapur.

Dorëzimi i familjes sime me mua i lani hesapet. Pastaj le të merret qeveria greke në mënyrë diplomatike,se babai im ka në burgje dhe internime qysh në vitin 1951. Nuk pa një ditë të bardhë.

  20. XII. 1983

Nderin e gruas sime do ta paguani shumë, shumë rëndë, që e detyroni të martohet me zor.

Robëria e djalit tim do të çudisë gjithë Greqinë. Edhe në luftë të ishim. Familjen do ta kishim dorëzuar.

Edhe Izraeli dorëzoi 2500 ushtarë rob, që luftuan kaq kohë, kurse juve asnjë letër nuk lejon, kujtoni se unë do pushoj me torturat që i kanë bërë familjes sime. Po ju them deri në vdekje, jo. Në qoftë se nuk e dorëzoni bëni çfarë të doni, ky është borxhi im nga Greqia. Unë ju kam respektuar si thoni si letrat nuk arrijnë në dorën tuaj.

Do t’i shikojmë tani. Nga Greqia do të shikojmë tani sa do të bjerë në dorë.

                                          I pafajshëm

                                             Ilia Leka

Nr. 1207 Epivika Oidos uai (Greqi)

Telegramet “Tepër sekrete” të ambasadorit shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi, dërguar Ministrisë së Jashtme në Tiranë, për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Adil Çarçanin, Hekuran Isain dhe Reiz Malilen

DESHIFRIM                                                                                     TEPËR SEKRET

 Nr. 3089                                                                                          Nga Athina

                                                  MINISTRISË SE JASHTME

Sot në mëngjes janë vendosur tre polica të armatosur me automatikë para ambasadës. Një polic u tha shokëve tanë se sonte kishin marrë një telefonatë anonime, që thoshte se do të hedhin në erë ambasadën me anë të një makine me dinamit, se shqiptarët kanë kërcënuar Mitropolitin Sebastianos se do ta vrasin.

Shokët tanë i thanë policit se shqiptarët nuk merren me akte të tilla që i akuzojnë priftërinjtë. Për dijeni sonte ka pasur disa telefonata sharëse nga persona të zakonshëm.

Çeno

Letra e ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, për ambasadorin shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE                                             S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TE JASHTME                                                            Tiranë më 2.II. 1984 

Nr. 251/1

                                                AMBASADËS SE RPS TE SHQIPERISE

  (Shokut Ksenofon Nushi) 

            A TH I N E 

Bashkëlidhur ju dërgojmë një fotokopjet e letrave që krimineli Ilia Leka i drejton shokut Enver Hoxha, shokut Ramiz Alia, shokut Hekuran Isai, shokut Reiz Malile.

Fotokopjet e këtyre letrave së bashku me gazetat greke që kanë shkruar mbi gjoja kërcënime për vrasjen e Sevastianos nga ana e njerëzve tanë, i dorëzo në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një takim me zëvendës ministrin, ose drejtorin e përgjithshëm politik ose edhe me personin tjetër që do t’ju presë.

Personi që do t’ju pres në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me një ton serioz, por korrekt, i thuaj sa vijon:

“Kam ardhur t’ju flas për kërcënimet që i janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen ambasadës sonë.

Për këto probleme ju kam folur edhe herë të tjera. Ju kemi dorëzuar edhe një shirit magnetofoni që përmban kërcënime të herë pas hershme ndaj ambasadës dhe personelit të saj.

Tani po ju dorëzoj edhe kopjet e letrave që iu drejtohen udhëheqësve tanë me kërcënime të ulëta.

“Shohim se në gazetat greke Shqipëria akuzohet për terrorizëm, se gjoja ajo don të vrasë Mitropolitin e Konicës, Sevastianos. Siç e dini, ne nuk jemi terroristë, jemi kundër terrorizmit. Kërcënohet të hidhet në erë ambasada shqiptare dhe ju vutë policë të armatosur para saj.

Siç e shihni po krijohet një situatë anormale që pengon ambasadën shqiptare në Athinë të punojë në kushtet normale.

Ju lutem që Qeveria greke të marrë masa e të krijojë kushte pune normale përveç ambasadën shqiptare, ashtu sikurse janë krijuar kushte të tilla pune për ambasadën greke në Tiranë.

Ne nuk mundemi as të mbyllemi në ambasadë, as ta ndalojmë veprimtarinë tonë normale si përfaqësi diplomatike, prandaj pala greke e ka për detyrë të na krijojë kushte normale pune dhe për këtë të marrë masat e duhura”.

Nga ana jote personit që do të të presë, shtroi vetëm këtë çështje dhe mos i ngre probleme të tjera.

Nga njoftoni urgjent veprimin

                                    M I N I S T R I

                                     (Reiz Malile)

Shënim: Ju dërgojmë dhe kopje të letrës që krimineli Ilia Leka i drejton shokut Adil Çarçani. Edhe këtë e dorëzoni së bashku me katër të tjerat./Memorie.al

                                                         Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share26TweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e ish-komandanti të kufirit: “Përse s’e kapnim dot ‘Qazim Belulin’, personazhin e filmit shqiptar, ‘I treti’, që disa vjet na solli vërdallë dhe…”?!

Next Post

Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na…”

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na…”

Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na…”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!