• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur ne qanim në spitalin e Parisit për shokun Hysni Kapo, Feçori me Servet Backën, Fejzo Bijon e Llambi Ziçishtin, pinin raki dhe…”/ Letra e oficerit të Sigurimit për Hekuran Isain, në ’82-in

“Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…”/ Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu
“Kur ne qanim në spitalin e Parisit për shokun Hysni Kapo, Feçori me Servet Backën, Fejzo Bijon e Llambi Ziçishtin,  pinin raki dhe…”/ Letra e oficerit të Sigurimit për Hekuran Isain, në ’82-in
hysni-kapo
“Kur ne qanim në spitalin e Parisit për shokun Hysni Kapo, Feçori me Servet Backën, Fejzo Bijon e Llambi Ziçishtin,  pinin raki dhe…”/ Letra e oficerit të Sigurimit për Hekuran Isain, në ’82-in
“Përse Enveri vendosi  të eliminonte Hysniun dhe Mehmetin që në vitin 1973, …”/ Dëshmitë e rralla të kolonelit, njeriut më besnik të ish-kryeministrit Shehu
“Kur ne qanim në spitalin e Parisit për shokun Hysni Kapo, Feçori me Servet Backën, Fejzo Bijon e Llambi Ziçishtin,  pinin raki dhe…”/ Letra e oficerit të Sigurimit për Hekuran Isain, në ’82-in
“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën
“Kur ne qanim në spitalin e Parisit për shokun Hysni Kapo, Feçori me Servet Backën, Fejzo Bijon e Llambi Ziçishtin,  pinin raki dhe…”/ Letra e oficerit të Sigurimit për Hekuran Isain, në ’82-in
“Kur ne qanim në spitalin e Parisit për shokun Hysni Kapo, Feçori me Servet Backën, Fejzo Bijon e Llambi Ziçishtin,  pinin raki dhe…”/ Letra e oficerit të Sigurimit për Hekuran Isain, në ’82-in
“Enverit, po deshe, çoj një divizion në Pogradec, mua këtu, m’i zhduk rojet, kur të bëhesh kryeministër ti m…, mbaj një regjiment në Durrës…”/ Sherri i Mehmet Shehut, me komandantin e Gardës, në ’67-ën

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e gjashtë

Memorie.al/ Grupi Operativ Special që u krijua menjëherë pas arrestimit të ish-Ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehut, në mesin e muajit tetor të vitit 1982, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, (njëkohësisht mbante edhe funksionin e Drejtorit të Sigurimit të Shtetit) dhe si vartës të tij kishte Enver Zenelin e Hasan Ulqinakun, ndërmjet masave të tjera, siç ishin; studimi dhe analiza e një numër të madh dosjesh arkivore që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSh-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me shkrim, ato që ata dinin, apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj.

Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSh-së dhe kuadrot drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që iu përgjigjën kësaj thirrje, duke dhënë dëshmitë e tyre me shkrim pranë Grupit Operativ Special, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së për propagandë, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-leitnant, Drejtor i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-leitnant, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gardës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-leitnant, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Myftar Tare, (ish-kolonel dhe zv/ministër për Zbulimin Politik, i arrestuar në vitin 1949 dhe nxjerrë në lirim), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe drejtor i Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Mark Dodani (ish-nënkolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe zv/kryetar i Degës së Brendshme Sarandë), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-gjykatës dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-agronom i diplomuar në Bullgari, drejtor i rezervateve të gjuetisë në disa rrethe të vendit, ku shkonte udhëheqja e lartë e PPSh-së për gjueti, i burgosur politik), Ali Kubati, (ish-oficer i Zbulimit Politik në disa shtete të botës dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, i burgosur politik), etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                 Vijon nga numri i kaluar

AKUZAT E OFICERIT TË SIGURIMIT QË SHOQËROI HYSNI KAPON NË PARIS NË VITET 1978-1979, PËR FEÇOR SHEHUN, SERVET BACKËN DHE LLAMBI ZIÇISHTIN

Nga letrat dhe raport-informacionet në fjalë të dërguara në adresë të Grupit Operativ Special pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo personalisht ministrit Hekuran Isai, në vitet 1982-1983, në numrat e kaluar, kemi publikuar letrat e Liri Belishovës, Hekuran Pobratit, Xhule Çirakut, Mark Dodanit dhe Ibrahim Kubatit, në këtë shkrim, po publikojmë letrën e ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit, Nexhip Pajo, efektiv i Drejtorisë së Dytë pranë Ministrisë së Brendshme (merrej me ruajtjen dhe sigurinë fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së), dërguar ministrit Hekuran Isai, në 29 tetor 1982, ku e informon me detaje lidhur me problemet që kishin dalë gjatë shërbimit në Paris në vitet 1978-‘79, kur ndodhej aty si oficer shoqërimi i Hysni Kapos, sekretarit të Komitet Qendror të PPSh-së, (nr. 2 i Partisë pas Enver Hoxhës), që kishte shkuar aty për kurime, ku dhe vdiq më 23 shtator 1979.

Në letrën në fjalë të ish-oficerit të Sigurimit, Nexhip Pajo, dërguar ministrit Hekuran Isai, vetëm një javë pas arrestimit të Kadri Hazbiut (në fundin e tetorit 1982), ai, (Nexhipi), shpreh rezervat e tij, lidhur me qëndrimin dhe shërbimin ndaj Hysni Kapos, nga ana e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit. që shoqëronin atë gjatë ditëve të qëndrimit në spital, si zv/ministri Feçor Shehu, Servet Backa, Fejzo Bijo dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, por ai tregon edhe përpjekjet dhe presionet e Kadri Hazbiut ndaj tij në atë kohë, pas vdekjes së Hysni Kapos, për t’u tërhequr dhe t’i mbyllte problemet që ai kishte ngritur tek ai, si ministër dhe në Komitetin e Partisë së Ministrisë së Brendshme, për për personat e mësipërm. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh letra në fjalë e ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit, Nexhip Pajo, dërguar ministrit Hekuran Isai, e cila është pjesë e një dosje voluminoze në fondin arkivor të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, publikohet për herë të parë nga Memorie.al

DOKUMENTI SEKRET ME LETRËN E ISH-OFICERIT TË SIGURIMIT TË DREJTORISË SË DYTË PRANË MINISTRISË SË BRENDSHME, NEXHIP PAJO, DËRGUAR MINISTRIT HEKURAN ISAI, LIDHUR ME PROBLEMET KUR SHOQËRONIN HYSNI KAPON PËR KURIME NË PARIS

                          Shokut Hekuran Isai

              Ministër i Punëve të Brendshme

                                Tiranë

Jam Nexhip Pajo, ish-oficer i Drejtorisë së Dytë të Ministrinë së Punëve të Brendshme, tani pensionist.

Më falni se po ju shqetësoj, por si komunist, si ish efektiv i këtij dikasteri dhe duke u mbështetur tek materialet e fundit të Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të Partisë, mbi tradhtinë e armikut të Partisë dhe të popullit, Kadri Hazbiu, dua t’ju vë në dijeni për disa probleme që kam ngritur në vitin 1979-1980-të, e që mendoj se mund t’i vlejnë Partisë.

Në vitin 1979, kur shoku Hysni Kapo ishte në Paris (Francë) për t’u kuruar, unë bëja pjesë në grupin e oficerëve shoqërues të tij. Mbas vdekjes së tij, kur u kthyem që andej, unë kam informuar në Komitetin e Partisë së Ministrisë, ish-sekretarin e atij Komiteti, Bato Karafili, për disa të meta dhe veprime të dënueshme në drejtim të shërbimit ndaj udhëheqësit Hysni Kapo dhe familjes së tij, që ndodhej atje në Paris, nga ana e ish-zv/drejtorit të Drejtorisë së Dytë, për shërbimin tonë atje, Servet Backa, të Fejzo Bijos, zv/drejtorit të Drejtorisë së Pritjes, të Llambi Ziçishtit, përgjegjës për Shëndetësinë.

Unë jam i interesuar të di, nëse të dhënat e mija ndodhen në Komitetin e Partisë të Ministrisë, apo janë zhdukur nga armiqtë Bato Karafili e Feçor Shehu dhe ju nuk i dispononi ato. Po qe se ju doni sqarime, unë jam gati t’ju informoj me gojë dhe me shkrim.

Shoku Ministër. Unë ju drejtohem ju, pasi më shqetëson një fakt: Për problemet që ngrita në drejtim të Servet Backës, e të tjerëve, qoftë në Komitetin e Partisë dhe qoftë në analizën që i bëmë punës në Drejtorinë e Dytë dhe para ish-ministrit Feçor Shehu dhe Bato Karafilit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, (në zyrën e tij, për katër ditë me radhë), unë pashë që nga të lartpërmendurit, më është bërë një agjitacion e presion i madh, që unë të hiqja dorë nga problemet që kisha ngritur.

Sipas tyre, mundësisht, ta mbyllnim këtë problem, pasi nuk përfitonim gjë, mbasi edhe shoku Hysni Kapo kishte vdekur dhe me këto probleme të ngritura, asgjë nuk do të fitonim.

Ajo që më shqetëson më shumë dhe më lë mjaft për të dyshuar, është fakti se për këtë problem, është shqetësuar edhe interesuar së tepërmi Kadri Hazbiu.

Ditën e fundit të konkluzioneve që do të bënim në zyrën e Feçor Shehut, mua më ka marrë në telefon nga shtëpia e shokut Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, i cili më kishte kërkuar me urgjencë, duke lënë porosi të personeli i shtëpisë, që unë ta merrja në telefon.

Me të më njoftuar, unë e mora Kadriun në telefon dhe ai menjëherë, m’u drejtua: “Dëgjo, sot ju keni atë mbledhjen e fundit, lidhur me shërbimin tuaj në Paris, prandaj ki kujdes dhe tregohu më i arsyeshëm dhe më me partishmëri, për ato që ke ngritur, sepse i ke fryrë shumë dhe në mënyrë tendencioze”.

Atëhere iu përgjigja po në telefon: -Nga i keni verifikuar këto, që nuk qenkan të vërteta? “Unë i di mirë këto, e njoh shumë mirë Servet Backën, se ai është komunist i ndershëm dhe i sprovuar dhe nga ana tjetër, ai i biri i botës (d.m.th., Serveti), është bërë si i çmendur dhe vjen e më qan në zyrë si fëmijë”, – m’u përgjigj ai.

-Do të ishte mirë që ai të mos qante aty në zyrën tënde, por të qante atje në Paris, ku qanim të gjithë ne për fatkeqësinë që na kishte gjetur, por ne atje qanim dhe pinim lot, ndërsa Servet Backa, Feçor Shehu, Fejzo Bijo dhe Llambi Ziçishti, pinin raki dhe hanin bërxolla. Por ai vazhdoi:

“Nexhip, mos i shiko ato çështje aq cekët, se ti nuk e ke ditur gjendjen shpirtërore të Servetit, sepse ai i dinte diagnozën e shokut Hysni, që në fillim dhe për këtë, ka qenë i hutuar, prandaj shikoje mirë për sa të thashë”.

-Për ato që kam ngritur në rrugë Partie dhe në mbledhje, unë mbaj përgjegjësi, – iu përgjigja.

Dy orë pas kësaj bisede telefonike, në kohën që po shkoja në Drejtorinë e Dytë, nga së bashku sipas lajmërimit do të shkoja në një mbledhje tek ish-ministri, në lulishten “Naim Frashëri”, para kësaj drejtorie, takoj Kadri Hazbiun me oficerin e tij, që po shkonte në shtëpi.

Kadriu ma bëri me shenjë që t’i paraqitesha. Shkova tek ai, Mbasi më takoi, më porositi edhe njëherë për ato që më kishte thënë në telefon.

Unë i thashë: Do të ishte mirë shoku ministër, të vinit edhe ju në mbledhje dhe atje të bindeshit, për çka kam ngritur në mbledhje, sepse ju keni dëgjuar vetëm Servetin, ndërsa mua, jo.

-Të betohem – tha ai, – që nuk kam kohë, se kam shumë punë, po me gjithë qejf do të vija. Kështu u ndamë.

Më falni shoku ministër se ndoshta po ju shqetësoj, sepse edhe u zgjata, por do të ishte mirë, që ju të viheni në dijeni për këto probleme, sepse u nisa edhe nga materialet e fundit të Partisë.

Më vë në dyshim kjo ndërhyrje e Kadri Hazbiut, për mbrojtjen e Servet Backës, me të tjerë. Pse me kaq këmbëngulje më bënte thirrje për ta lënë këtë problem?!

Pse edhe Feçor Shehu kërkonte që ky problem të mbyllej, sepse, sipas tij, ashtu qenkej edhe porosia?! Dhe kur unë kërkoja se nga kush ishte dhënë kjo porosi, ai përgjigjej: “S’është nevoja se nga kush”!

Përveç kësaj, edhe një vit më pare, para se të ndodhnin këto që përmenda më sipër, kur ishim në Paris me shokun Hysni Kapo, të sëmurë nga zëmra, ku ndodhej edhe Kadri Hazbiu, Serveti më kishte kërcënuar, mbasi unë i kisha bërë ndonjë sugjerim për hyrjet dhe daljet në dhomën e shokut Hysni (në spital).

Bile në një rast, mbasi më kërcënoi, se do të më dërgonte në Shqipëri, mbasi me këtë gjuhë iu ankua Kadriut dhe ai më tha se Serveti kishte të drejtë, se ai ishte përgjegjës për shërbimin atje, prandaj kishte kompetenca që të më niste për në Shqipëri.

-Atëhere i them Kadriut: Ashtu siç dëgjuat Servetin në dhomë, më thërrisni edhe mua t’ua sqaroj çështjen.

-Këtu nuk e kemi atë kohë t’u dëgjojmë juve, – m’u përgjigj ai dhe iku në dhomën e tij.

Nuk vonoi shumë dhe mua m’u krijua një shërbim dhe më nisën pesë javë më përpara për në Shqipëri, me pretendimin se; gjoja do të kthehesha përsëri në Paris. Kuptohej se ky ishte plan i kurdisur nga Kadriu dhe Serveti.

Shoku ministër. Duke parë këto marrëdhënieje të Servetit me Kadriun dhe interesimin e këtij të fundit për të, kam dyshimet e mija.

Me këtë vetëm dua t’ju informoj, sepse po të doni sqarime, jam gati, qoftë ne gojë, qoftë me shkrim, t’jua jap ato.

Të më falni për shqetësimin, sepse ndoshta kam shkruar edhe gjatë./Memorie.al

                          Me nderime dhe respekt

                                Nexhip Pajo

                          Tiranë, më 29.X.1982

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bajram Hoxha nga Rajca e Librazhdit, pasi s’punonte dot në kooperativë, vendosi me u rikthy në burg, ku një copë bukë e kishte të sigurue dhe...”/ Historia e pabesueshme e diktaturës

Next Post

“Kur Hrushovi u kthye nga SHBA dhe tha se Bashkimi Sovjetik do e kalojë Amerikën, filluan anekdotat; vetëm do e arrij, se po e kaloj, do i duket prapanica...”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
“Kur Hrushovi u kthye nga SHBA dhe tha se Bashkimi Sovjetik do e kalojë Amerikën, filluan anekdotat; vetëm do e arrij, se po e kaloj, do i duket prapanica…”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës

“Kur Hrushovi u kthye nga SHBA dhe tha se Bashkimi Sovjetik do e kalojë Amerikën, filluan anekdotat; vetëm do e arrij, se po e kaloj, do i duket prapanica...”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!