• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Më hoqën të drejtën e botimit dhe më dërguan në Yrshek, ku në marsin e ’78-ës, “Gaz”-i i Degës më ndaloi te këmbët dhe… ”/ Historia tragjike e shkrimtarit
“Lura është shembulli unikal, ku dy besimet janë brenda një shtëpie; gruaja myslimane e burri katolik, njëri vëlla katolik e tjetri mysliman, nipi e daja…”/ Refleksionet e studiuesit e publicistit të njohur
“Më hoqën të drejtën e botimit dhe më dërguan në Yrshek, ku në marsin e ’78-ës, “Gaz”-i i Degës më ndaloi te këmbët dhe… ”/ Historia tragjike e shkrimtarit
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Nga Ndue Dedaj

Memorie.al / Poeti Frederik Rreshpja, i vetë-pagëzuar si “trishtimi i botës”, iku nga kjo jetë, por botën e la zgjuar. Ai identifikohet si poet i vetmisë, paçka se nuk e ndoqi ai vetminë, por vetmia atë. Në rininë e tij nuk ishte një poet i vetmuar, hermetik, i mbyllur në ndonjë “kullë të fildishtë” krijuese, e as në ndonjë kullë ngujimi dukagjinase; përkundrazi ishte një udhëtar i dashuruar me vendin e tij, mirëpo papritur ndodh metamorfoza, poetin nuk e deshën ashtu siç ishte, një zë të lirë e të guximshëm, që legjendat i sjell “me flokë të përgjakura”, ndaj e syrgjynosnin nga bota e letrave dhe artit, duke e ngujuar politikisht.

Ia kishim dëgjuar zërin që në fëmijërinë tonë, kur ai botonte poezi në “Dita”, “Nëntori”, apo në faqet e revistës “Ylli”, krahas një vargu autorësh shkodranë të asaj kohe. Sapo ishte “shuguruar” si poet me librin e tij të parë “Rapsodi shqiptare” (1967), përgatitur për botim nga Adriatik Kallulli. Kishim ndjeshmëri ndaj librave të rinj, ndaj 15-vjeçar patëm lexuar romanin “Zëri i largët i kasolles” (1972) të këtij autori, që nuk dimë të ketë shkruar prozë më vonë, ndoshta ngaqë proza donte kohë dhe ai tashmë kohën do të kishte për burg.

Do ta kërkonim më pas Frederikun si autor dhe në Shkodër, ku kishim shkuar për studime universitare, por ai kishte pasur fatin e Zef Zorbës, që as emrin nuk ia dinim asokohe. Qytetit të Rozafës i kishte rënë vala dhe vetëm nën sëndukët e vjetër mund të hasje letërsi të ndaluar. Aty ishin “murosur” korifenj të gjallë të dijes si Donat Kurti, krejt të mënjanuar nga jeta publike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

Poezia e gjysmës së dytë të shekullit XX në Shkodër e përgjithësisht arealin verior po mbruhej nga poetë modernë si Martin Camaj, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Frederik Rreshpja, Ndoc Gjetja etj., diku në arratinë politike të poetit, diku e censuruar, e pabotuar etj. Në këtë qasje, Rreshpja ishte një poet i kultivuar, që lexonte në biblioteka, studionte në auditorë, shkruante dhe botonte libra pareshtur në një hark të shkurtër kohor prej gjashtë vitesh, boton gjashtë libra (poezi, roman, dramë) – bëhet shpejt i njohur në elitën letrare të Tiranës, pasi aty ishte tashmë kryeqendra kulturore e vendit.

Pikërisht këtu ndodh ndalimi i tij, me Plenumin IV të KQ (1973) që fundosi letërsinë dhe artet. Pas këtij caku për Frederikun ka vetëm pranga e privim. Ai tashmë ishte një Kasëm Trebeshinë, Kin Dush, Pano Taç, Visar Zhit etj. Regjimi dhe poeti nuk “takoheshin” asnjëherë, pasi siç na thoshte pedagogu i letërsisë dhe botuesi i “Camaj-Pipa” Hasan Lekaj, sa herë pritej një ngjarje politike e madhe në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se me praninë e tij në publik, mund të ngjiste diçka e padëshiruar. Ky ishte “rituali” i tij, gjashtë herë arrestuar dhe dënuar.

Nuk e dimë nëse Frederiku u dënua për ndonjë poezi atipike a disa të tilla, por dimë që poetë të tjerë bashkëkohës janë ndëshkuar për një figurë letrare, metaforë, metonimi a paralelizëm figurativ, si: “jam ai që s’kam qenë”, “unë jam fik deti” etj. Thënë ndryshe, për një fjalë. Ai thotë se e ndoqi pas “mallkimi i artit”, përndryshe, ajo çka për çdo poet të botës së lirë do të ishte fat, për të u shndërrua në fatkeqësi.

Rreshpja nuk lexohet sot se ka qenë i persekutuar dje, por se është një poet race. Botën e tij zgjuar ia shuan dhe atëherë metafora e tij nuk do të ishte më zgjimi, por shiu: “Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi. Mos e pastë njeri këtë fat”! (“Testament”.) Testamenti i tij poetik janë librat “Rapsodi shqiptare”, “Në këtë qytet”, “Erdhi ora të vdes përsëri”, “Vetmi”, “Duke kërkuar Itakën” etj.

Frederiku tridhjetëvjeçar ishte një burrë më pamje të hijshme, pa vragat e jetës në fytyrë, me një poezi ku ndihej ngazëllimi i natyrshëm për çdo poet që këngën e tij dëshiron t’ua shtojë erërave të vendit, po të perifrazojmë një varg të tij. Në vazhdën e traditës letrare të viteve ’30, librat e parë të autorëve të rinj, edhe në vitet ’50-’60, në mos shënofshin kulme si te Migjeni e Poradeci, përbëjnë ngjarje jo vetëm në jetën krijuese të tyre, si: ”Njerëz të rinj, tokë e lashtë” (Bilal Xhaferi), ”Rapsodi shqiptare” (Frederik Rreshpja), “Mëngjes sirenash” (Xhevahir Spahiu), “Zëri im” (Ndoc Papleka), ”Marsi brenda nesh” (Natasha Lako) etj.

Ato ishin libra sa prezantues, aq dhe afirmues. Ka një vazhdë në krijimtarinë e tyre dhe një stilistikë autoriale, pavarësisht rrethanave jetësore dhe optikave krijuese të mëvonshme. Poeti e dëshmon veten pavarësisht se cila është metoda letrare zyrtare dhe Frederiku i ka po aq artistike lirikat e “realizmit socialist” sa të tjerat në kohën e pa-lirisë, si “Poemë e vogël për Veriun”, ku kreshtave të epura nuk bujnë më orët e zanat e Fishtës, shtojzovallet e Koliqit, gratë mundim-qare të “Andrrës së jetës” të Mjedës, kreatyrat qytetëse të Migjenit etj. Jemi gjysmë shekulli më pas dhe Rreshpja ka ndjeshmëri tjetër:

“Atje era ka gdhendur fronin e vet në gur,
Atje qielli është prej shiu,
Atje balta është prej bore …”!

Poeti e përjeton ndjesinë e dritës nga një perspektivë tjetër, nga një kantier pune, ku ai dëgjon “boritë e motiveve”. Punëtoria në lëvizje e bën atë ta përfytyrojë botën përherë zgjuar. Motivin e dritës në poezinë moderne shqipe e hasim së pari te Migjeni si mungesë, pastaj te poetët pasardhës, Kadare e të tjerë si ardhje. Po aq i shenjtë për poetët është djepi i origjinës, që përcakton dhe identitetin e tyre.

Ai djep për Rreshpjen është Dukagjini, ose “Toka e gjyshave të mi”, siç titullohet një tjetër poezi e tij e mesit të viteve gjashtëdhjetë. Martin Camaj e end poezinë me mistikën e gurit, barit, gjarprit, shiut etj., kurse sivëllau i tij i të njëjtës trevë Frederiku e përshkruan vendin e të parëve të tij në një tjetër dinamikë, pa e përjashtuar as ky përmasën legjendare, pasi ende malësia nuk kishte dalë prej zhgunit të bardëve:

“Kam ca tela çiftelie
Mbi shpirtin tim të zgjatura;
Shpesh vjen legjenda dhe u bie
Me flokët e përgjakura”.

Nuk ka poet që nuk është i dhënë pas agimit, pasi agu është përherë lindja e dritës, edhe kur është ”agim që ngjyen me dritë sfondin e shpellave”, dhe kur “sonte çdo shtëpi është një agim i vogël”. Izolatorët ishin një revolucion në teknologji dhe kjo nuk mund të mos reflektohej në poezinë e kohës, jo si “industrializim” i saj, por si një dritë. Siç kanë vërejtur studiuesit, në thelb të strukturimit të poezive të kësaj periudhe, Rreshpja përdor me efikasitet imazhin si element surrealist. (B. Maholli).

3.

Metafora e “botës zgjuar” është metafora e poetikës së Rreshpjes: “Çdo mëngjes zgjohem herët, po botën e gjej zgjuar.
Mirëmëngjesi, botë që rri zgjuar”. Bota është dhe në poezinë e tij të dashurisë “Me dashuri kemi tërbuar tërë botën” (“E diela ime ishte ti”).

Të gjithë poetët kanë “punë” me botën, ndreqjen e saj, edhe kur për të tjerët mund të ngjajnë “Don Kishotë” të krisur. Frederiku nuk mundi ta bënte botën të veten dhe për vete, por poezinë ia la si një medaljon përherë më shkëlqim. Bota është metafora e tij sa lirike, aq dhe sublime.

“Ah, kur isha i ri dhe i bukur, kujtoja
Se tërë shirat e botës binin për mua,
Po tani kanë kaluar kaq shumë vite
E di se s’ka asnjë kuptim që bie shi”. (“Ave, nëna ime”.)

Për çdo poet të kuptuarit e tij nga të tjerët është kuptimi i ekzistencës, kurse të mos-kuptuarit është pengu tragjik, ashtu si te Laokonti kadarean:

”Zhduket pas portës së ngjyrave djalëria
dhe mua trishtimi më mbulon
nën një hënë që nuk di të buzëqeshë,
në një botë qe nuk më kupton”. (“Qielli i djalërisë”).

Ky moskuptim i sjell atij trishtim dhe këtë gjendje ai ia beson vetëm dashurisë t’ia shpallë, pasi vetëm ajo e ka kuptuar në jetë:

“Mua më trishtojnë stinët.
Ti e ke ditur,
dhe me botën më ndan një udhë
me kilometra vetmi”. (“Vdekja e Lorës”).

Është një vetmi që ai e ndjen, e “sheh”, e “prek”, pasi në përfytyrimin e tij ajo ka mure, çka e bën atë të thotë: “këto janë muret e vetmisë së botës”. Poezia e tij “Vetmi” është dhe shpjegimi i asaj që ka ndryshuar me të, në të dhe për të:

“Nga doli kjo vetmi kështu?
Më përpara nuk ishte
Tani ngre mure
Dhe mbi to pikon loti i heshtjes”.

Poeti përmend gjithë ato gjëra që nuk ka për të parë më tash që ia behu vetmia: “drurët që bëhen shpirtra”, “pulëbardhat që vdesin në horizont”, “xhadenë e pikëlluar…”, “liqenin, erën e zezë të heshtur të muzgut”, “këtë qytet me kalldrëmet e vjetra/ ngrënë nga patkonjtë e legjendave”, “kështjellën e ngritur mbi sytë e një gruaja”, pasi “kudo vetmia ka ngritur muret e saj”.

Është shkruar shumë për poezinë e Rreshpjes, ku rrallë ndonjë poeti tjetër i janë vlerësuar jo pak poezi si antologjike, sa mund të quhet një poet antologjik. Poeti i lirisë së burgut dhe i burgut të lirisë. Poezitë e shkruara në qeli (përfshi dhe në Spaç) janë disidente, akuza të drejtpërdrejta për regjimin dhe kreun e tij, po aq fshikulluese për servilët, turmat pa tru, siç i quan ai, që nuk e shohin gjakun që rrjedh anës së tribunës, fantazmat e martirëve etj. Ai mbeti gjithë jetën në kërkim të Itakës së tij, por si një antihero. Kësisoj ai dhe mund të ishte poeti pa libra, por jo pa poezi…

Post scriptum: Kur po nisnim këtë ese kushtuar Frederikut, nuk dimë pse fjalët na vinin në trajtën e poezisë, pa pasur si qëllim me i kushtue ndonjë poezi poetit, por ndoshta ishte një tërheqje e vetë poezisë së tij, që na shtynte drejt vargjeve më shumë se drejt rreshtave: Nëse ndonjëherë na kaplon trishtimi mos bota bie në gjumë të thellë dimri e nuk zgjohet pa një “rapsodi shqiptare”, atëbotë i bëzajmë “qiellit prej shiu” të zgjohet nga “djep i gurtë” Frederiku …!

Poeti i një fantazie të çuditshme do të nisej nga një detaj i thjeshtë, si këpucët e reja që iu vishën të vdekurve, për ta bërë atë vetë të shëtiste njëlloj si Dantja me të shumtit. Kurse ditën që ai vdiq, zor se ata që e përcollën i veshën këpucë të reja, jo se nuk kishin mundësi, por ngaqë atij i mjaftonin ato këpucët me të cilat e kishte përshkruar në të gjallë ferrin! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 1996-ën, në kritikat për ‘Biografinë dhe Letërkëmbimin’, profesor Jorgaqi, në vend të dokumenteve, përdor hamendjet e veta dhe kujtimet e stërnipërve, duke...”! / Si u falsifikua jeta dhe vepra e Nolit?

Next Post

"Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij..."/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!

Artikuj të ngjashëm

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
Art & Kulture

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

May 17, 2025
“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha
Art & Kulture

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

May 1, 2025
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Në kongresin e shkrimtarëve në Korçë, në nëntor ‘73, në prani të Ramizit dhe Nexhmijes, Kadareja guxoi e tha; Fishta është konservatori më i madh i letërsisë shqipe…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 17, 2025
“Im at, shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’,  por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ e, pas gjyqit politik në Komitetin Qendror, kolegu i babait, vrau veten…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar
Art & Kulture

“Pamfleti i Vehbi Skënderit, ku kritikohej Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, nuk u botua, kryeredaktori i ‘Zëri i Popullit’ ja dorëzoj Manush Myftiut, i cili…”/ Historia e trishtë e poetit që u dënua, duke punuar si hamall!

March 31, 2025
“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)   
Art & Kulture

“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)  

March 29, 2025
“Shkrimi i Xhevahir Spahiut për mua në ‘Zëri i Popullit’, më solli në Tiranë, por kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit
Art & Kulture

“Shkrimi i Xhevahir Spahiut për mua në ‘Zëri i Popullit’, më solli në Tiranë, por kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit

March 29, 2025
Next Post
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!

"Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij..."/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!