• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
Si spekullonin tregtarët e grurit e prodhuesit e miellit në periudhën e Monarkisë dhe sensibilizimi i shtypit që i bëri thirrje qeverisë për stabilizimin e tregut?!
Si spekullonin tregtarët e grurit e prodhuesit e miellit në periudhën e Monarkisë dhe sensibilizimi i shtypit që i bëri thirrje qeverisë për stabilizimin e tregut?!
“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
Si spekullonin tregtarët e grurit e prodhuesit e miellit në periudhën e Monarkisë dhe sensibilizimi i shtypit që i bëri thirrje qeverisë për stabilizimin e tregut?!
“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
Si spekullonin tregtarët e grurit e prodhuesit e miellit në periudhën e Monarkisë dhe sensibilizimi i shtypit që i bëri thirrje qeverisë për stabilizimin e tregut?!
Si spekullonin tregtarët e grurit e prodhuesit e miellit në periudhën e Monarkisë dhe sensibilizimi i shtypit që i bëri thirrje qeverisë për stabilizimin e tregut?!
“Kur benzina u shtrenjtua, një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane dhe…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
0
Shares
425
VIEWS

Nga Sven Aurén                       

Përkthyer  nga Adil N.Biçaku

Pjesa e tetë

                                                            ORIENTI EUROPES

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

Land af Albania! Let me bend mine eyes

On thee, thou rugged nurse of savage men.     

                        Lord Byron.

Në librin “Orienti i Evropës”, autori i veprës asht suedezi Sven Aurén. Janë përshtypje udhëtimi nga Shqipëria nga mezi i viteve ‘30. Përjetimet e tije direkte pa asnjë retushim.

Me një fjalë përkthimi i librit ka për të sjellë tek lexuesi shqiptar, vlera origjinale njohje të asaj historie që ne nuk e kemi njohur dhe jo pak vazhdojmë, ta njohim dhe tani të deformuar nga interesa të momentit.

Tani pak për atë që ju adreson këta rreshta: Quhem Adil Biçaku. Kam punuar dhe jetoj mbi 50 vjet në Suedi, pa e shkëputur për asnjë moment, mendimin dhe ndjenjën nga Shqipëria jonë.

Tani jam në pension dhe jetoj me gruan dhe fëmijët, këtu në Stokholm. Duke qenë një kohë e gjatë, nga evolucioni i gjuhës shqipe, që natyrshëm, ka ndodhur gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve, jam i vetëdijshëm për vështirësitë, jo të vogla me të cilat do të ndeshem, për t’i dhënë lexuesit shqiptar, përjetimet e origjinalit.

Prandaj do t`ju isha shumë mirënjohës, nëse së bashku do të gjenim një mënyrë praktike bashkëpunimi, për ta përkthyer këtë libër me vlera të shumanshme.

Moralisht do të ndihesha shumë i lehtësuar, duke shlyer një pjesë të borxhit, që kemi të gjithë ne shqiptaret, karshi Shqipërisë sonë, veçanërisht në këto kohë që vazhdojnë të jenë kaq të trazuara.

     Me shumë respekt

       Adil Biçaku

                                              Vijon nga numri i kaluar

Kur neve hymë në Tiranë dhe prej periferisë në drejtim të qendrës, nuk donim të besonim, se kjo ishte një komunitet i banuar nga 31.000 njerëz. Shtëpitë e ulëta, primitive, që të duken më shumë kasolle, se sa shtëpi, jep krejt aspektin e një katundi të papërfillshëm. Ndonjë asfaltim ose kalldrëm nuk shihej. Por mjaft shpejt katundi mori karakterin e qytetit. Ne ecim në një rrugë, të gjerë, të asfaltuar me trotuare, dyqane dhe një radhë me drita madhështore në rrugë. Kaluam një shesh, rreth e qark me ndërtesa të mëdha, të administratës dhe në të djathtë pamë pallatin e ri të ministrisë, të cilat janë shumë efektive dhe të grupuara, rreth një sheshi dhe e parashikuar të formojë skeletin e planit, të përpunuar imtësisht të qytetit, që do të realizohet sa më shpejt Allahu dhe të ardhurat ta mundësojnë. Neve pamë dy bulevarde me pemë të reja, në radhë dhe na sqaruan, se njëri ka emrin Bulevardi “Zog” dhe tjetri Bulevardi “Musolini”. Kjo është simbolika, se dy rrugët kryesore të Tiranës, quhen “Zogu” dhe “Musolin”. Cili nga bulevardet do të ç´pagëzohet i pari?

Neve u befasuam edhe nga jeta intensive në rrugë. Në këtë pikëpamje, Tirana është më e madhe se Stokholmi. Qendra e qytetit zien nga njerëzit, nga banorët e Tiranës ose katundarë të veshur më rroba piktoreske, që kanë zbritur poshtë prej maleve dhe shëtisin sa para mbrapa, bëjnë pazare, ose sipas mënyrës së evropianëve të jugut, shtrihen dhe flenë në buzë të mureve të shtëpive. Rrobat e shumëngjyrshme dhe me stil të bukur, të japin pamjen krejtësisht të aspektit oriental. Kafet e shumta, janë mbushur plot dhe jashtë dyqaneve, rijnë ulur të zotët dhe pinë duhan me çibuk të gjatë, të bukur, të cilat në fund, kanë një pllakë horizontale, ku cigarja qëndron drejt lart ose poshtë, në një mënyrë të çuditshme. Por përshtypjen e orientit, ta jep edhe zhurma. Automobilat vijnë vërdallë me buritë pa ndaluar. Prej qendrës së sheshit të vogël, gërthet një artopalant shumë i madh, të cilin një tregtar i shkathët e ka instaluar në çati të qoskës së tij të duhanit.

Në një qoshe është ulur një zotëri i moshuar, me balluke të rralla i mbledhur në mënyrë orientale, më këmbët nën trup dhe ulurin pa ndaluar vetëm sepse, ai nuk ka gjë tjetër të bëj. Jashtë ndërtesës së kuqe kolosale të prefekturës, një grup i tërë bujqish shqiptarë rrinë ulur. Burrat janë shtrirë në pragë në trotuar dhe kanë vënë qeleshen mbi fytyrë, për t´u mbrojtur nga dielli i fortë. Gratë rrinë galiç, në rrëzë të murit dhe bisedojnë pa ndal, pas lëvereve të bardha ose të zeza. Një burrë me uniformë del jashtë në shkallët e prefekturës dhe u vë këmbën në bark dy burrave: me një shenjë të kujdesshme, që ata duhet të vijnë brenda, për një bisedë të shkurtër me zonjën, Drejtësi. Në prefekturë është edhe gjykata dhe grupi në rrugë janë paditësit dhe të pandehurit, që presin të thirren për gjyqin e tyre.

Krahas njerëzve janë taksitë dhe gomerët, që karakterizojnë pamjen e qytetit. Unë nuk përmend automobilat me qëllim. Ata ndodhen në të vërtetë, të rreshtuara në kolona të mëdha, në shesh, por anash qëndrojnë shoferët, me pamje të zymtë, por të përmbajtur. Gjendja është kjo, se para disa vjetësh kur Tirana filloi të jetojë si kryeqytet, shoferët bënin tregti të shkëlqyer dhe parku i taksimetrave të kryeqytetit, natyrisht pa taksimetra, kur gjithnjë bëhej marrëveshje për çmimin, rritej për çdo ditë. Por benzina u shtrenjtua, atëherë një shqiptari të squtë, i shkoi ndërmend të sjellë disa karroca kuajsh të përdorura italiane, me të cilat mund të mbante çmimet më poshtë.

Importi i këtyre karrocave, mori një rritje të madhe dhe banorët e Tiranës, që nuk u pëlqen të ecin në këmbë, por që as nuk kanë ndonjë bollëk nga e mira e kësaj bote dhe veçanërisht për këtë, kanë kaluar në këtë mjetin e ri të transportit. Karrocat kanë një pamje të jashtme imponuese, të lehta me katër rrota, gjysmë kabrioleta ose gjithë kabrioleta, prej kohëve të kaluara, të mëdha si shtëpi, të gjëra midis rrotave dhe me një karrige karrocieri të lartë si fron. Çfarë rëndësie ka, që ato gjatë shumë vjet shërbimi italian, kanë më shumë insekte se sa qime në sediljet e tyre?

Njeriu rri ulur butë dhe rehat dhe i duket vetja si pashë, kur tundet nga kuajt e gjorë të dobët. Shoferët me automobilat e tyre, që me shumë sakrifica ekonomike i kanë blerë e shohin ekzistencën e tyre të kërcënuar dhe numri i tyre pakësohet. Përveç saj, trafiku i karrocave të Tiranës, të jep shkas për të menduar pakës. Ka ndonjë tjetër shtet në tokë, që filloi të aplikoj transport me aeroplanë, vazhdoi me automobila dhe mbaron me karroca kuajsh? Këtë e ka bërë Shqipëria. Ai që e konsideron këtë zhvillim të kundërt, si simbolik për shtetin në përgjithësi, bëhet fajtor i një gabimi të madh. Ky kundër zhvillim nuk është në asnjë mënyrë tipik. Karrocat me kuaj do të thotë veç një përshtatje, të natyrshme sipas situatës që mbretëron, përbën thjesht gjendjen e krizës së kohës, quaje kështu po deshe.

Karroceri është një burrë i qetë, por që ka vetëm këtë gabim, se ai përdor tepër zellshëm kamxhikun. Ai nuk kërkon kurrë pagesë pas mbarimit të udhëtimit dhe standardi i çmimit, është në lekë, d.m.th. 25 qindarka. Atij nuk do t´i shkonte kurrë ndërmend, të kërkojë më shumë pare nga një pasagjer. Në se një gjë e tillë, shkon në veshët e autoriteteve, atëherë ai futet në burg, para mbrëmjes. Ndryshe ai duket si një mbret në fronin e tij, ku është ulur në lartësi të madhe, në kamalecin e tij të lartë. Ai duket mjaft krenar, për arsye se ai ndjen se ka avantazh, mbi shoferët. Që edhe më shumë, me e dalluar këtë triumf, ai ka vu një buri veture në karrocë, që e përdor kur duhet dhe kur s´duhet. Kjo bën një përshtypje të madhe, kur papritmas hidhesh përpjetë, nga klithma çirrëse e burisë veturës dhe sheh një karrocë gjigante, që tundet ngadalë, që të çon mendjen te klubi i Dickensit dhe Pikwikut.

Pas karrocës është gomari, mjeti më i rëndësishëm i transportit të Tiranës. Ai përdoret edhe si kafshë ngarkese edhe për t’i hip kaluar dhe rrugës ndesh karvanë të gjata gomarësh, të ngarkuar me dru ose me kosha të mëdha me fruta. Kur malësorët do të zbresin poshtë për pazarin e të enjteve, janë gomarët, që mundësojnë transportimin e mallrave në tregut. Nëse bujku është deri diku në gjendje të mirë, atëherë ai ka disa gomarë dhe njërin nga ta e përdor si kalë, për t´i hipur. Për veten e tij, dua të them. Gruaja e tij, sipas tradicionit oriental shumë mijëvjeçar, mjaftohet t’i shkoj pas në këmbë.

Kudo sheh këta zotërinj krenarë, duke u përkundur hipur në gomar, të jep përshtypjen e një qetësie filozofike. Ndodh që kalorësit befas, t´i shkrepet dëshira të rrisë shpejtësinë dhe fishkëllen shkopin, të kërcasë si automatik mbi kërbishtet e kafshës. Kjo nuk shkakton asnjë tjetër efekt, përveç se një mjegull të madhe tymi, që mbulon të dy si kafshën, ashtu edhe të zotin. Kur mjegulla e tymit shpërndahet, tundet ekuipazhi përpara ekzakt në të njëjtin takt, sikur përpara. Pse kalorësi në gomar, bën atë mundim që shkakton atë tym, me goditjen me shkop, është një nga enigmat e shumta të pazgjidhura të Tiranës. Ndoshta është vetëm një dëshirë impulsive dhe e befasishme aktiviteti, që i shpërthen në këtë mënyrë.

Sheshi jashtë prefekturës, përbën qendrën e vërtetë të qytetit dhe në sajë të invazionit të madh të tregtarëve ambulantë, është bërë një formë kryqëzimi, midis një parku atraksionesh dhe shesh tregtie. Nën afisheve të bukura të kinemasë, prej nga të cilat Greta Garbo, me keqardhje shikon poshtë në parkun e papunë të automobilave, kanë ngritur një radhë qoskash kafeterishë, ku shqiptarët me kënaqësi prej çiliminjsh, vërsulen mbi ato gjërat e shijshme që ofrohen. Të shohësh një italian të lëpijë në një kaush akulloreje, është një pamje interesante e kënaqësisë së dëshirës intensive.

Të shohësh një shqiptar të haj bakllava, një lloj mjalti turk, është e pa pagueshme. Ai nuk ndodhet më në këtë botë. Pamja e lumtur e fytyrës, të jep të kuptosh se ai është larg prej këndej, në ndonjë parajsë të mrekullueshme. Një lloj paste e yndyrshme, që quhet Kadaif, torta me emrin Hallva, ose Kos edhe këto, përbëjnë kënaqësira, të cilat i dhurojnë shqiptarit, lidhje me xhenetin.  Unë për arsye përvoje, kam provuar Kos përshesh, qumësht të trashë të thartuar, por zor se pata ndonjë percepcion të parajsës. Midis nesh: asosacionet e mija u lidhën me vend të kundërt.

Rreth kësaj qendre, zgjerohet Tirana në një rreth shumë të madh. Në mes të rrethit, rrugët janë relativisht të gjera dhe shtëpitë relativisht evropiane. Elementet e shumta të karakterit të qytetit, dëshmojnë ndërtimet e reja, të administratës. Në këtë pjesë gjenden edhe dy xhami, në njërën prej tyre ka piktura të bukura nëpër muret, me siguri shumë të vjetra. Atje prehet Sulejman Pasha, në arkivolin e brishtë të drunjtë, të mbuluar me copa pëlhure të larmishme. Pranë tije pushon Ceno Kryeziu, kunati i Mbretit Zog, që u vra nga një kundërshtar politik, në një rrugë të Pragës, ku ai shërbente si ministër fuqiplotë i Shqipërisë.

Këtu menjëherë afër, ka edhe diçka tjetër, që të kujton përpjekjet e mëdha, të lindjes së shtetit të ri shqiptar. Në një kryqëzim rruge, qëndron një bust bronzi në një bazament. Është forma e fytyrës së një burri, me një karakter burrëror dhe disa spaleta në supa, që tregon se është busti i një oficeri. Është major Topallai, që u vra në Vjenë. Por plumbi, që mori jetën e majorit, synonte për tjetër person, për vet Mbretin Zog. Mbreti bëri një vizitë të shpejtë në shkurt të vitit 1931, në kryeqytetin austriak, ku edhe pa midis tjerash “Palaçion”, që pikërisht jepej me një interpretim të ri interesant, në atë operën e famshme. Vizitori mbretëror i teatrit, prej shtetit romantik aventurier, ngjalli me të vërtetë interes të madh dhe pas mbarimit të shfaqjes, rrugët rreth teatrit, ishin plot me njerëz. Njerëzit kishin pritur shumë orë, për të parë sado pak Madhërinë e tij, shqiptar. Buja u bë më e madhe se sa qe menduar.

Dyert hapen dhe Mbreti Zog del jashtë. Në krye të pesë zotërinjve me frak, eci ai me hapa të shpejta, drejt një veture private, që e priste dhe zuri vend me dy nga shoqëruesit e tij, ndërsa shoqëruesit tjerë fare me modesti, hipën në një taksi të zakonshme.

Atëherë ndodhi.

Dy burra me revole në dorë, çanë nëpërmjet turmës me shpejtësi, i’u afruan automobilit mbretëror dhe hapën zjarr të shpejtë, kundër zotërinjve të ulur brenda. Ai i uluri në të djathtë të Mbretit adjutanti, major Topallai, ra menjëherë i vdekur dhe njëri nga ata dy zotëritë, që doli shpejt nga vetura tjetër dhe me shumë të qëlluara me revole, i’u përgjigj zjarrit të atentatorëve, pothuajse u rrëzua menjëherë në rrugë. Kjo e gjitha u zhvillua aq shpejt, sa që spektatorët mezi arrijnë të kuptojnë se çfarë ndodhi. Më në fund, turma e mori veten, emigrantët shqiptarë u kapën, policia erdhi dhe ambulanca erdhi në vend, për të marrë dy viktimat e atentatit: të vdekurin major Topallai dhe të plagosurin rëndë, shkëlqesinë Libohova. Mbreti vetë, nga një mrekulli, shpëtoi i pa lënduar.

Prej atëherë Mbreti Zog, nuk ka qenë në Vjenë dhe nuk ka me shku atje tani së afërmi. Dy here, aq sa dihet zyrtarisht, por mund të jenë më shumë, ai ka përjetuar atentate të rrezikshme. Dy herë ka dëgjuar fishkëllimën e plumbave të revolverit, përreth tij dhe të dy herët, ka shpëtuar. Ai duket se ka lindur me atë fat, që është shenjë dalluese e shumicës së udhëheqëseve të suksesshëm të popullit. Por atentatet do të thonë mjaft për vështirësitë, që ai ka për të përballuar, se një shtet i pavarur, nuk krijohet për pak vjet, por nevojitet një periudhë e gjatë me qetësi dhe rehati, që të konsolidohet në mënyrë të sigurt. Këtë qetësi Shqipëria hala nuk e ka fituar, por synimi nuk duket i pa arritshëm. Nëse Italia nuk ka vendos ndryshe.

Rreziku i atentatit i jep Tiranës natyrisht një karakteristikë të veçantë dhe veçanërisht nata e Tiranës, karakterizohet nga përmasa të mëdha kujdesie. Tek tuk kanë ngritur vend-roje prej çimentoje, në të cilat ka gjithë kohën roje. Shëtit në një mbrëmje të errët në rrugët e çuditshme, gjarpëruese në afërsitë e rezidencës së Mbretit, qëndrojnë ushtarë të armatosur mirë, në çdo qoshe. Oficerët shpejtojnë sa para dhe mbrapa, për inspeksione rigoroze. Në disa ndërtesa, nuk mundesh me u afruar pa leje speciale. Si p.sh., në rastin e Ministrisë së Luftës, e rrethuar me trotuar të gjerë dhe është zonë e ndaluar.

Unë bëja shpesh shëtitje të vogla në mbrëmje, për t’u kënaq me ajrin e freskët të mrekullueshëm, që përbën cilësinë ma të kënaqshme të Tiranës dhe rruga e shkurtër e natyrshme për në shtëpi, kalonte mbi këtë trotuar. Pasi një herë u përpoqa me kaluar andej, nuk u përpoqa më kurrë. Me një pushkë me bajonetë, me kërcënim më doli përpara në sekondë, post-roja e me një qëndrim gatishmërie dhe një bërtitje ‘ndal’, që pa ekzagjerim duhet të jetë dëgjuar në gjithë qytetin. Mua m´u duk sikur mund të ketë zgjuar gjithë Shqipërinë. Qe e befasueshme, bërtitje ulëritëse, që bëri një përshtypje tmerrësisht të jashtëzakonshme, frikuese dhe para se të mbaronte gërthitja, unë isha zhdukur nga trotuari.

                                                                       ***

Një copë më tutje varreve të Sulejmanit dhe Cenos, zgjatet një mur i lartë betoni kolosal, në një formë kand drejtë. Mbas murit të betonit, mezi duken disa pemë jeshile dhe disa palma të holla dhe midis pemëve, një dykatëshe e naltë, një shtëpi që i përngjan një vile, në bojë të verdhë në të bardhë, me linja të thjeshta e të drejta. Përballë xhamisë, muri i betonit ka një ndërprerje, nga një portë e madhe dhe modeste me kangjella. Duket një rrugë e asfaltuar, që çon në ndërtesën dhe në një ndërtesë të vogël, menjëherë aty ngjit. Në të dy anët e kangjellave të portës, janë dy poste prej çimentoje. Në hyrje të bahçes, shëtit një lejlek këmbë gjatë dhe një pelikan i trashë. Në disa kafaze rrinin një ujk, tri shqiponja të bukura dhe një hutë e madhe, me kokë të bardhë.

Këtu në këtë shtëpi myslimane të vjetër, të burrit zotëri. banon Mbreti i Shqipërisë, vetëm. Në një ndërtesë të vogël, pranë murit të betonit, banon roja e tij personale. Thuhet se është shumë e pajisur me mitroloza dhe pohimet nuk duken të pa besuarshme. Mbreti Zog, i di rreziqet e profesionit të tij. Por a është roja aq i fortë, sikur duan të thonë, atëherë është në të vërtetë shumë i fshehur: të tërheqin vëmendjen në përgjithësi, kësi gjërash paqësore, si mirëmbajtja e oborrit të gjelbër dhe aranzhimit të bukur të luleve.

Pas atentateve në parlament dhe Vjenë, bile mendoj se Mbreti Zog, duhej të ndërtonte për vete një fortesë private dhe jo këtë vilën e thjeshtë idilike, si e Djursholmit. Ky Mbreti diktator, nuk mund t´i kushtojë shumë vëmendje rrezikut të jetës, në pozicionin e tij edhe në qoftë se varet nga fatalizmi, që përbën një ingridiencë esenciale, në karakterin luftarak të shqiptarit, ose ai e konsideron veten tani, të sigurt në fron. Por kur unë i paraqita këto dy hipoteza, njërit nga miqtë tonë shqiptar, nga ata të llojit më të sinqertë, unë mora këtë përgjigje:

-Rezidenca duket nga pamja e thjeshtë, por ju duhet të jeni i bindur, se ajo është tepër e mirë ruajtur. Dhe pse ju besoni, se Madhëria e Tij, aq shumë rrallë del jashtë atyre mureve të betonit? Konsolidimin që ne synojmë dhe që jemi në rrugë të mbarë, për ta arrit nuk është akoma, absolut. Të mos marrësh masa kujdesie, do të ishte thjeshtë budallallëk. Dhe cilin do qoftë mendim të kenë për Monarkun tonë, në një pikë janë të gjithë të një mendimi: Mbreti Zog, ka një kokë të shkëlqyeshme.

Ai që tha këtë, nuk i takonte admiruesve të zjarrtë të Madhërisë shqiptare. Ai e kritikonte politikën italiane të Zogut, në mënyrë të ashpër dhe të pa pajtueshme. Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ’81: “Po të ishte këshilluar Fiqreti me shoqen Nexhmije, para se të bënim fejesën e djalit do të…”/ Letra për Enverin

Next Post

Kalendari Historik 27 Mars 2022

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
Mars

Kalendari Historik 27 Mars 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!