• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Dom Mikel Koliqi, ka qenë drejtor i ‘Veprimit Katolik’, për qarkun e Shkodrës, ku merrshin udhëzime që të luftonin komunizmin dhe…”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Agostin Ashikut, nëntor 1947
“Kur shkuam te shtëpia e Enverit për t’i dhuruar monedhën e floririt me kokën e Aleksandrit të Maqedonisë, të cilën ia morëm Man Tepelisë në Shkodër, ai na…”/ Rrëfimi i ish-nënkolonelit të Sigurimit

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Ndër krimet e spikatura të komunistëve në fillimet e pushtetit të tyre, por që është vërejtur edhe në vitet e tjera si dukuri, është procesi i spastrimit të qyteteve nga “reaksionarët”. Ky proces politiko-grabitqar që shoqërohej gjithnjë me përzënie nga shtëpia, ishte një nga mjetet më të thjeshta në kuadër të goditjes së “klasave të përmbysura” dhe krijimit në Tiranë dhe qytete të tjera, të shtresës pro regjimit. Shtresa që dëbohej nga Tirana me vendime urbanizimi, ishte ajo që kishte ndërtuar shtetin shqiptar, deri këtë kohë. 

Njoftimi i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Mihal Prifti

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Mihal Prifti, njoftonte gjithë ministritë, Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin e Planit, Komisionin e Kontrollit të Shtetit, Drejtorinë e Radio-Tiranës, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Qendrën e Kryqit të Kuq, sekretariatin e Frontit Demokratik, sekretariatin e Rinisë Popullore Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të përgjithshëm Sindikal Shqiptar, në lidhje me mosmarrjen në shërbim të “elementëve që do të qiten jashtë Tiranës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Diplomati Vllajko Begoviq përdori edhe mjete diversioni, pasi tha; shokun Enver e konsiderojmë si shokun më të mirë, por është i rrethuar nga njerëz si…”/ Libri “Kosova dhe Enver Hoxha”, i ish-deputetit

“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusija fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj…”/ Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

Në letrën e datës 7.11.1946, thuhej: “Duke patur si shkak se shumë persona që janë caktuar për të dalë jashtë Tirane kërkojnë punë, me qëllim që të mbeten, bashkëlidhur po jua dërgojmë listën e familjeve të Komisioni i Rregullimit të Urbanizimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës së Tiranës, me vendimin nr.2, datë 21.10.1946, ka vendosur qitjen jashtë Tirane për në vendet e tyre, me porosi që të kihet kujdes që të mos merret në shërbim prej jush, asnjë anëtar i familjeve të përmendura në listë.

Për këtë gjë për çdo element që do ju drejtohet për punë, më parë duhet të mos figurojë emri i tij ose i familjes në listën e përmendur. Shtojmë se mbi sa më sipër, të lajmëroni edhe gjithë entet e varura prej jush. Në rast të kundër, ju bien përgjegjësi”. / Memorie.al

Lista e emërore e familjeve që u dëbuan nga Tiranë më 21 tetor 1946

1 – Dhimitër Kacimbra, 2 persona
2 – Qirjako Dilo, 6
3 – Familja Ndue Pali, 7
4 – Muhamet Karagjozi, 5
5 – Familja e Jonuz Shijakut, 9
6 – Qani Sevrani, 3
7 – Spiro Koço, 3
8 – Familja Munir Halimi, 4
9 – Familja Fuat Halimi, 4
10 – Hajdar Starova, 7
11 – Menduh Vrioni, 7
12 – Familja Muntaz Vrioni, 4
13 – Qemal Karagjozi, 5
14 – Nurxhet Karagjozi, 5
15 – Sami Karagjozi, 3
16 – Pertef Karagjozi, 4
17 – Urani Koxhomani, 3
18 – Familja e Bilal Nivicës, 3
19 – Hasan Alizoti, 5
20 – Familja Xhafer Shkëmbi, 5
21 – Vasil Avrami, 5
22 – Safet Libohova, 8
23 – Ifet Vila, 1
24 – Hysni Peja, 4
25 – Tushe Maloku, 2
26 – Niazi Çaço, 3
27 – Sadet Rusi, 4
28 – Koço Zako, 5
29 – Jovan Dimitresku, 6
30 – Fehim Leskoviku, 3
31 – Qamile Hajro, 1
32 – Sajde Shehu, 3
33 – Familja Bashkim Coberi, 5
34 – Rabije Koculi, 1
35 – Myrvete Koprencka, 2
36 – Zef Shoshi, 2
37 – Marije Rrok Kolaj, 3
38 – Ikbale Zenel Prodani, 7
39 – Abdurrahman Selfo, 6
40 – Nurije Cani, 1
41 – Meleqe Irfan Ohri, 4
42 – Loni Gjika, 3
43 – Aleme Shtino, (?)
44 – Llazar Kume, 7
45 – Muhamet Qibini, 1
46 – Kristika Duka, 4
47 – Fehim Glina, 2
48 – Mediha Poda, 4
49 – Mihane Çarçani, 7
50 – Shahin Poda, 4
51 – Shano Ziso, 5
52 – Muke Vërtiniku, 3
53 – Mark Shani, 1
54 – Hysen Jaupi, 1
55 – Kol Naraçi, 2
56 – Afërdita Sokrat Dodbiba, 1
57 – Drita Xhilaga, 3
58 – Hedije Q.Prodani, 3
59 – Bahri Skënderi, 3
60 – Hilmije Biçaku, 5
61 – Ferit Përmetit, 2
62 – Firdes Mehmet Hurshiti, 8
63 – Ikbal Javer Hurshiti, 3
64 – Familja e Cole Toles, 4
65 – Familja Nikolla Mole, 3,
66 – Qazim Kripa, 9
67 – Abaz Deliallisi, 10
68 – Bajram Beja, 7
69 – Merzije Peshkëpia, 6
70 – Ramiz Kaça, 4
71 – Rasim Sokoli, 6
72 – Aziz Vrioni, 4
73 – Qazim Plasa, 4

Dokumenti

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në vitin 1982, Nënë Tereza vizitoi famullinë e Zllakuqanit dhe Prend Buzhala ka publikuar fotografi të bëra me atë rast, ku Lugu i Drinit mbaron...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita

Next Post

“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit...”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës

Artikuj të ngjashëm

“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!
Dossier

“Diplomati Vllajko Begoviq përdori edhe mjete diversioni, pasi tha; shokun Enver e konsiderojmë si shokun më të mirë, por është i rrethuar nga njerëz si…”/ Libri “Kosova dhe Enver Hoxha”, i ish-deputetit

June 11, 2026
“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusija fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj…”/ Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën
Dossier

“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusija fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj…”/ Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

June 11, 2026
Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

June 10, 2026
“Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri ‘Fondacionin Rockfeller’ si dhe Shoqatën bamirëse…”/ Historia e panjohur e amerikanes së famshme, Lady Caravon

June 9, 2026
“Në ’66-ën, një vit pas grushtit të shtetit që solli Mobutu në pushtet, 15 fëmijë kongolezë dhe një nga Uganda mbërritën në Shqipëri, për…”/ Historia e panjohur e afrikanëve në regjimin e Enver Hoxhës

“Në Sofie ai u vendos me disa shqiptarë të tjerë në kafenenë ‘Albania’ dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole, i cili…”/ Historia e panjohur e rilindasit “rebel”, Josif Bageri

June 8, 2026
Next Post
“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit…”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës

“Qëllimi i veprës nuk është debati teorik për hir të debatesh, por ndërtimi i një ‘arkivi të dytë; që i ofron lexuesit...”/ Refleksione rreth librit të ri “Musine Kokalari – Një yllësi”, të Uran Butkës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme