• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72
“Ai tha; po munda, do arratisem në Jugosllavi, se jashtë shtetit jetohet më mirë, kurse këtu, ka vuajtje të mëdha, nuk mbahet familje me 40 lekë në ditë dhe…”/ Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehija”, Mamurras 1969
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961

Nga Gjet Kadeli

Pjesa e shtatëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze (dosja formulare e përpunimit me 433 faqe dhe ajo hetimore e gjyqësore me 632 faqe) në ngarkim të Gjet Kadelit, me origjinë nga fshati Bulshar i Oroshit të Mirditës dhe me banim në Bushnesh e Mamurras të Kurbinit, ish – i burgosur politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, i cili kaloi plot 16 vjet në kampet dhe burgjet komuniste, si në Spaç, Burrel, etj. Siç do të shohim nga dokumentet që ndodhen në dosjen në ngarkim të Gjet Kadelit, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, survejimi dhe ndjekja ndaj tij, ka filluar që në vitin 1957, kur ai ishte në moshën 17 vjeçare, me raport-informacionin e oficerit të Sigurimit të Shtetit, Fahri Kraja, (në bazë të të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Dylli i Bardhë”, me miratimin e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Krujës, nënkolonel Muhedin Kërxhalliu), ka vazhduar më pas edhe gjatë periudhës që ai ndodhej në kampe dhe burgje, si në Spaç, ku pas revoltës së majit vitit 1973, Gjeta u ri dënua, pasi ishte ideatori kryesor për ngritjen e flamurit pa yllin komunist, duke vijuar më pas në burgun e Burrelit, me raport-informacionet e Punëtorit Operativ, Piro Nuredini, etj., për bisedat e Gjetës me të dënuarit e tjerë të atij burgu, si: Pjetër Arbnori, Daut Gumeni, Abdulla Sallaku, Spartak Ngjela, Avni Aliko, Luan Burimi, Çaush Çoku, Kapllan Resuli, Bardhosh Gjonzeneli, Bashkim Shehu, etj. Survejimi dhe ndjekja ndaj Gjet Kadelit, ka vijuar edhe pas daljes nga burgu në vitin 1987, duke vazhduar deri në janarin e 1991-it, me shembjen e regjimit komunist, kur dosja e tij u mbyll përfundimisht duke u arshivuar në arshivën sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit. Po kështu, një vend të rëndësishëm në dosjet e në fjalë, zë edhe korrespodenca me letra e Gjetës dhe familjes së tij, me babanë e tyre, Pjetër Kadeli, ish-ushtarak i Monarkisë së Zogut, i cili pasi kishte shpërthyer qelitë e burgut të Degës së Brendshme të Rrëshenit më 28 korrik 1950, qëndroi disa kohë në male në arrati, e më pas në vitin 1951, u kthye fshehurazi në Mirditë, mori dhe djalin e tij, Gjonin dhe u arratis në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku qëndroi si emigrant politik, deri në fillimin e viteve ’90-të, kur u kthye përgjithmonë në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohe gati 35 vjeçare që, Gjet Kadeli është ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit, ndaj tij janë angazhuar dhe aktivizuar plot 33 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që kanë dhënë raportet e tyre, duke filluar nga “Dylli i bardhë” në 1957-ën,  e deri te “Dallëndyshja e Malit” në 1990-ën, të cilat, do të pasqyrohen të gjitha të plota, ashtu siç ndodhen në dosjet përkatëse.

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Dokumenti me proces-verbalin e marrjes në pyetje të dëshmitarit Kujtim Prushi, nga ana e hetuesit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Krujë, Hamit Shullazi, lidhur akuzat ndaj Gjet Kadelit

                                                       PROCES-VERBAL

                                 (I PYETJES SË DËSHMITARIT KUJTIM PRUSHI)

                                           Në Mamurras më 6.9.1972

Unë Hamid Shullazi, hetues në Degën e Punëve të Brendshme në Krujë, mora me cilësinë e dëshmitarit, qytetarin Kujtim Prushi, i biri i Halimit dhe i Ruvijes, lindur në qytetin e Tropojës, banues në fshatin Dukagjin i Ri, të rrethit të Krujës, me datëlindje 1947, i paorganizuar me parti, i dënuar, me arsim të mesëm, me profesion punëtor, me punë në sektorin Ishëm të N.B.Sh. beqar, nuk e ka kryer shërbimin ushtarak, nga që është i paaftë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

Hetuesi më paralajmëroi për, përgjegjësi penale në rast se kufizoj ose jap dëshmi të rreme, konform nenit 220 të Kodit Penal.

                               DËSHMITARI

                             Kujtim H. Prushi

Për sa u pyeta rreth çështjes, dëshmoj se: Unë siç kam deklaruar më parë se, Gjet Kadelin me origjinë nga Mirdita, tash banues në Mamurras, e kam njohur që në vitin 1967-‘68, kohë në të cilën, ky (Gjeta), ka pas banuar me familjen në Bushnesh.

Unë me Gjetën, jam njohur më afër dhe kam krijuar shoqëri qysh prej muajve shkurt mars të vitit në vazhdim, me të cilin më ka prezantuar një shok i imi, Fran Lufi, me banim në Bushnesh dhe që në prezantimin e pare, Frani më tha mua se, Gjetën e kam kushëririn tim dhe Gjeta i tha se, Kujtimin e kam shok të ngushtë dhe besnik, pra Gjeta qysh në prezantimin e parë që më bëri Frani, krijoi tek unë besim, edhe për faktin se sipas tij, unë isha i një kalibri me të, ai Gjeta, e krijoi këtë, se në vitin 1968, unë isha i dënuar, isha me shkollë të mesme dhe nuk më jepnin punë të përshtatshme sipas arsimit përkatës, e tjera.

Unë pra, me Gjetën, që prej kësaj kohe dhe deri ditën që është arrestuar, kemi takuar shpesh me mu, i kam vajtur me ftesën e tij në dy raste në shtëpi, për mik dhe kur u internova në muajin prill të vitit 1972, më ka ardhur te puna, pra kam shkuar shumë mirë me të.

Në takimin e parë, pra kur më prezantoi Frani, kemi ndenjur në klub në Mamurras, aty pimë një kafe dhe Gjet Kadeli, ndërmjet bisedave të tjera, më tha: Ju drejtua Franit, duke i thënë se, ku po punon, Frani i tha se, punoj agronom në Borizanë, se pastaj m’u drejtua mua, unë i them se, nuk punoj se, jam me raport. Gjeta tha se; unë jam i rrezikshëm sepse, nuk më kanë lënë me pune jashtë, vetëm se në kooperativë.

Unë i them se, pse nuk punon në kooperativë, ai më tha se, nuk punoj se kam gruan dhe marrë dhjetë lek të vjetra në ditë dhe unë nuk punoj gjithë ditën për dhjetë lekë. Më gjatë nuk e zgjatëm, më ftoj në shtëpi, por unë i paraqita arsye familjare dhe nuk shkova e, i thashë se do vij njëherë tjetër.

Frani shkoj me Gjetën. Mbas dy tre javësh, kur ktheheshim nga Tirana, u takuam me Franin dhe me Gjetën në qendër të Mamurrasit, afër furrës së bukës dhe mbasi u përshëndetëm të të tre bashkë, kemi shëtitur, e ai pyeti Franin se, ku punon, Frani i tha se nuk punoj gjëkundi, mbasi kam dalë nga Kooperativa e Borizanës.

Gjeta i tha; ke dalë, apo të kanë pushuar, Frani i tha; jo, kam dalë vetë, Gjeta i tha; jo, ty të kanë pushuar se, ke pasur babën xhandar, jo tha Frani, nuk është ashtu, se me qenë nuk ma kishin dhënë bursën, jo i tha Gjeta, bursën ta kanë dhënë se atëhere, kishin nevojë për kuadro, tani janë hapur shkolla nate dhe dalin agronomë mjaft, e ti nuk ke vend më, ti duhet të punosh ku të mundesh, se baba jot, mbaroj duke punue.

Pyete Gjon Lufin se çfarë ka heq në kooperativë (Gjon Lufi është babai i Franit), se sa sahat në ditë punon, Frani i tha se, baba jem ka qenë bujk dhe bujk punon, Gjeta i tha se; bujk ka qenë, por punonte vetëm 6 muaj në vit, dhe 6 muaj rrinte, tashti për gjithë jetën, sikur të punoj, nuk merr sa ka pas marrë për një vit, kur ka qenë privat.

Nuk jam dakord me ty tha Frani, kooperativa jonë asht nga ma të mirat në rreth dhe të ardhurat janë të njëllojta, bile kemi konditat ma të mira. Gjeta i tha; kur qenke bë ti Fran komunist, shko e pyet babën tënd si punon ai, deri po i del shpirti dhe kur vjen fundi, nuk ka asnjë gjë në shtëpi, ti gjithçka e ke mësua si papagall, pa shko puno në vend të babës dhe eja e bisedojmë bashkë, në kooperativën bujqësore tha Gjeta, nuk kanë bukë të hanë, me kaq u mbyll biseda atë ditë.

Mbas pak ditëve të kësaj bisede, më kujtohet se ka qenë muaji mars, apo prill i vitit 1972, datën dhe ditën nuk e mbaj mënd, kam takuar me Gjetën në kafe në Mamurras i cili, rrinte me një tjetër person, u takova me Gjetën dhe më prezantoi me atë, duke më thënë se, është kushëriri im dhe banon në Shpërdhet dhe punon qerrexhi, bile më tha dhe emrin, por unë nuk ja mbaj mënd, e njoh si person, po ta shoh.

Gjeta i tha atij personit, se ky është Kujtim Prushi, një shok i imi. Ndërmjet bisedave të tjera, siç deklarova më parë, Gjeta tha: Se ne kemi ekonomi të dobët, pasi të gjitha të ardhurat, i vjel Komiteti Qendror, me familjet e tyre, ata shëtisnin jashtë shtetit me fëmijët e tyre dhe shpenzojnë sa të duan, këta paguajnë çdo tre veta, një të papunë, për të ditur mendimin tonë, se ndryshe nuk ja dalin.

Vetëm me atë që nxjerrim vetëm me të burgosurit, kush e di se sa miliona marrin, por të gjitha këto, i kanë vetëm për vete, punëtorët punojnë gjithë ditën në bujqësi dhe marrin vetëm 15 lekë, të cilat nuk dalin as për një ditë, ndërsa jashtë, punojnë një ditë dhe rrinë një muaj, ndryshimi është sepse, atje është gjithçka private.

Gjeta tha se, pse nuk i lejon qeveria jonë punëtorët tanë të shkojnë jashtë, sidomos në Jugosllavi, për të parë këta se si jetojnë punëtorët atje, por qeveria ka frikë me i çu punëtorët atje, sepse e shohin se është jetesë e mirë dhe nga ky shkak, nuk kthehen më këtej. Unë i thashë; pse flet kështu, nuk është mirë të flasim në këtë mënyrë, por është mirë të shikosh punën, biles unë i kam thënë se; do të denoncoj për këtë që the. Gjeta tha; shko e denonco po të duash, ty nuk të beson kush.

Vazhdoj Gjeta e tha se, këtyre duhet me u fol me gjuhën e priftit të Gurëzit, i cili ua përplasi në fytyrë përpara të gjithëve në gjyq, megjithëse ishte 70 vjeç dhe nuk pati frikë, se përpara, punonte një fshat i tërë dhe hante një be, ndërsa sot, çdo 20 veta, janë agallarë dhe hanë në kurriz të atyre 20 vetave, a nuk është turp, të dënosh një burrë 70 vjeç, apo e vranë vetëm se ishte prift dhe këta i kanë inat fetarët.

Feja nuk bën gjë, vetëm pse pastron shpirtin dhe lehtëson jetën dhe këta e hoqën sepse priftërinjtë kishin lidhje të drejtpërdrejt me Vatikanin dhe informonin se në çfarë kushtesh jetojnë njerëzit këtu, kjo është arsyeja e vërtetë dhe se ajo, se gjoja udhëheqësit në kurriz të popullit dhe mashtrojnë popullin.

Mbas ca ditëve, Gjeta më ftoj në shtëpi për darkë dhe unë i vajta dhe ky duke parë se unë nuk kisha denoncuar për çfarë më kishte thënë më parë, nga ana tjetër, ky kishte konstatuar se mua më kishin thirrur disa herë në polici dhe publikisht më urrenin si njeri i çrregullt, ky besimin tek unë, nuk e kishte humbur, për këtë gjatë bisedave të ndryshme, në këtë darkë, më ka thënë se:

“Ne, njerëzit me damkë, duhet të lidhemi me besa besë me njëri tjetrin dhe duhet ta ndihmojmë, se nuk i dihet e mëvonshmja, por një gjë është e sigurt se, kur të hiqet shoku Enver, atëhere do të shohim se çfarë lufte për pushtet do të ketë me njëri tjetrin, atëhere do të jetë dita e jonë dhe ke për ta parë Gjet Kadelin, se kush është dhe si do hakmerret.

Këta të qeverisë sonë, u prishën me Bashkimin Sovjetik sepse, ata donin ta bënin Shqipërinë kopsht me lule dhe jo të vuanim në këtë lloj komunizmi të cilit, i ka kaluar koha, këta u lidhën me Kinën, e cila dhe amnistinë për të burgosurit e hoqi, e jo të tjera. Nuk na luajnë ne tani se, gjendja ndërkombëtare është e favorshme për ne, mbasi na mbron Jugosllavia dhe po të mos ishte ajo, neve do të ishim pushtuar me kohë.

Harrova me thënë se, Gjet Kadeli, në disa raste, më ka folur kundra pushtetit në prani të Pjetër Lugjës, bile mbaj mënd se, Gjeta e lavdëronte jetesën e lirë të punëtorëve jashtë shtetit, sidomos në Jugosllavi e në Amerikë dhe thoshte se gjoja në Shqipëri, punëtorët nuk jetojnë mirë, fshatarët vuajnë nga sistemi kooperativist, e tjera.

Unë kam kuptuar se Gjet Kadeli, është me të vërtetë një njeri i pakënaqur, ëndërronte për një ndryshim të situatës në vendin tonë, në favor të tij, ky kërkonte me dinakërinë e tij për të kompromentuar edhe njerëz të tjerë dhe zgjidhte në shumë persona të cilët kishin qenë në burg dhe rrinin pa punë, ata që janë me biografi e të kaluar të keqe, e tjera. Është tip shumë i zgjuar, ka karakter të vendosur të vendosur për ato që thotë dhe bindje të plotë.

Nga ana tjetër, unë Gjetës i ka parë dhe thikë, kam konstatuar se ky, përveç punës private që bën ndër persona të ndryshëm si marangoz, merresh dhe me rregullim armësh gjuetie, fishekë pistolete dhe më kujtohet se, Nikoll Lalës, arsimtar, i ka rregullue fishekë pistolete. Gjithashtu kam me thanë se, një fletë-rrufe që e ka pas vendosur Pjetër Lugja, në drejtim të disa kuadrove në Mamurras, jam i bindur se këtë e ka shkruar Gjeta.

Sepse, pak ditë para se të vendoste fletë-rrufenë Pjetri, në praninë time, Pjetri me Gjetën, kanë biseduar një gjë të tillë, dhe bile Gjeta i tha Pjetrit, bëje fletë-rrufenë në dy kopje, njërën nga këto, vendose në Tiranë me qëllim për ta parë ato të legatave të huaja, se çfarë padrejtësisht, bëhen në vendin tonë.

Unë, qyshkur jam prezantuar me Gjetën, me anën e Franit, jam takuar disa herë, çdo herë që jam takuar me të, ai më shfaqte pakënaqësira dhe kërkonte si e si, që të më bënte edhe mua të pakënaqur si veten e tij. Unë i ka folur disa herë dhe e kam këshilluar, me qëllim që ai të merrte rrugë të drejtë, por ai vazhdonte mendimet e tija.

Kam mësuar nga ai, se e ka babën të arratisur, jashtë shtetit, e të tjera. Unë për disa biseda, i kam denoncuar me shkrim dhe verbalisht, në organet kompetente.

Për të gjitha sa thashë më lart, jam gati t’ja them në ballafaqim dhe kudo qoftë Gjet Kadelit dhe personave që kanë qenë prezent në bisedat tona./Memorie.al

DËSHMITARI                                                                                              HETUESI

Kujtim Prushi                                                                                       Hamit Shullazi

                                                     ASISTUES

                                                   Thanas Toto

                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen ...”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

Next Post

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere...”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
Next Post
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere...”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!