• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin

“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin
“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin
“Në krah të djathtë të Ersekës, gjenden rreth 30 varre, të pushkatuarve nga komunistët, ku nëna ime shkonte shpesh, se aty kishte…”/ Historia tragjike e familjes së famshme nga Kolonja
“Lef Nosi, prej një familje të vjetër dhe të pasur nga Elbasani, na tregoi se: është keq të jesh hajdut e vrasës, por është…”!/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
“Kontrabanda e duhanit në Elbasan zhvillohet nga drejtuesit kryesorë të Shoqërisë ‘SAIDE’ me në krye…”/ Polemikat në shtypin e Monarkisë së Zogut në vitin 1936
”Elbasani, qyteti i mrekullueshëm që ka prodhuar inteligjencën kryesorë të vendit, ka gjithashtu dhe një klub akademik, ku…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

Memorie.al / Ish-Drejtori i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar në kohën e Mbretit Zog i I-rë, njihet sot si një ndër intelektualët më të shquar shqiptarë, që hodhi bazat në këto dy institucione të rëndësishme të kulturës sonë. Një nga pasardhëset e Koleas, e cila disponon të gjithë fondin e shpëtuar të tij, Nini Haxhistasa Mano, po përgatit e do të sjellë së shpejti një botim, për të gjithë veprën dhe jetën e këtij intelektuali dhe poligloti të famshëm. Përmes një bisede, ajo na zbulon fondin e Koleas, qëndrimin e padrejtë karshi figurës së tij, që çoi deri në zhdukjen e veprës e, sendeve personale. Mano, na vë në dispozicion disa letërkëmbime të Sotir Koleas, me mikeshën e tij, Musine Kokalari dhe mikun e tij, Lef Nosi.

Duke e pasur të pamundur paraqitjen e plotë të veprimtarisë së tij, do të botojmë megjithatë një promemorie, që Kolea i drejton më 1919, Gabrielle D’Anuncios, përmes së cilës i bën thirrje ndërgjegjes së poetit, që të pengojë etjen pushtuese të Italisë. Më 26 mars 1920, Kolea akuzon në një artikull Kryeministrin e Italisë, Nitti, për manipulimin e shtypit Italian, rreth të vërtetës së sjelljes së Italisë ndaj Shqipërisë.

Vetëm 19 vjeç, Kolea fliste 7 gjuhë të huaja: greqisht, turqisht, latinisht, frëngjisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, spanjisht, të cilave më vonë, do t’u shtoheshin gjuhët angleze, arabike dhe malgashe, plot 10 gjuhë. Pa mbushur 20 vjeç, u bashkua me lëvizjen e patriotëve shqiptarë, për pavarësi.

Në vitin 1911, zgjidhet sekretar i shoqatës “Bashkimi” në Egjipt, dhe për 15 vjet, nga fundshekulli XIX-të dhe 10-vjeçari i parë i shekullit XX-të, dallon për kontribut aktiv për arritjen e Pavarësisë së Shqipërisë, organizon dhe drejton shoqata atdhetare në emigracion, polemizon me politikanë europianë për çështjet kombëtare, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Kolea përfshihet në projektet diplomatike dhe publicistikës, pas shpalljes së Pavarësisë, në ndihmë të shërbimeve diplomatike dhe përfaqëson kombin, në dyert e kancelarive të Europës.

Në vitin 1913, është ndër organizatorët e Kongresit të Triestes. Edhe si publicist e gazetar, mbrojti integritetin territorial të vendit dhe luftoi për forcimin e ndjenjës kombëtare, përmes gazetave, si; “Besa”, “Dielli”, “Leka”, “Shekulli i ri”, etj.

Znj. Mano, ju jeni një ndër pasardhëset e intelektualit dhe atdhetarit Sotir Kolea, për të shtuar se jeni ndoshta e vetmja, që ruani pjesën më të madhe të fondit të mbetur prej tij. Çfarë ruhet në të dhe pse lind nevoja e publikimit?

Për herë të parë me një pjesë, por shumë të kufizuar, të fondit Kolea, u njoha në Arkivin Qendror të Shtetit, në vitin 1982, për 80-vjetorin e Pavarësisë, ku punova për një studim që e referova në Berat, mbi figurën e tij.

Atëherë historiani beratas, prof. Kristaq Prifti, më tha: “Nini, ti duhet ta shkruash portretin e plotë të këtij patrioti të madh”. Por asokohe isha e re e më dukej peshë gati e pamundur, që të merresha me këtë figurë aq poliedrike.

Sot, pasi kam punuar me muaj të tërë, duke prekur gjithë fondin Kolea, ku zbulova një veprimtari të shumanshme të dajës së tim eti, nuk kam më frikë, por më tremb mendimi, nëse do t’ia dal ta bëj të njohur sa duhet, këtë patriot. I kam të gjitha fotokopjet e fondit dhe po punoj për një botim të plotë, mbi aktivitetin dhe jetën e Koleas.

Ndërsa me fjalorët, proverbat, studimet historike të tij, po punon stërnipi tjetër, Aleksandër Meksi. Të dy e quajmë “punë nderi” dhe “japim llogari” në kuptimin e mirë, përballë 15 stërmbesave dhe stërnipërve të dajës së prindërve tanë, sepse duam ta botojmë të plotë, gjithçka la Sotir Kolea.

Ai kishte lidhje dhe ruante raporte me një pjesë të mirë të elitës intelektuale dhe atdhetare të kohës kur jetoi, gjë që vërtetohet edhe përmes letërkëmbimeve të ndryshme, mes të cilëve Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, etj.

Cilët ishin miqtë e tij më të mirë dhe ç’mund të zbulohet për këtë pjesë?

Zënë vend të madh korrespondencat me Jani Vreton, Thanas Tashkon, Jani Vruhon, Mit’hat Frashërin, Lef Nosin, Terenc Toçin, etj., në fondin Kolea, ku lexon këmbim idesh, për çështje të kombit, kritika ndaj veprimeve spekulative, të personave të ndryshëm, në emër gjoja të atdheut, etj.

Në vitet 1912-1920, Kolea bashkëpunon me Ismail Qemalin, zgjidhet anëtar i delegacionit shqiptar, në Konferencën e Parisit dhe në Këshillin Administrativ franko-shqiptar në Paris, caktohet mes anëtarëve të delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, si aktivist e patriot i kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Por ai nuk shkoi atje, për mos-besueshmëri personale për disa nga pjesëmarrësit dhe kërkoi që delegacionin ta kryesonte Princi Fuad i Egjiptit, me origjinë shqiptare. Pas vitit 1920, duke kuptuar mosmarrëveshjet e mëdha mes forcave të ndryshme politike shqiptare, etjen e tyre për pushtet, i zhgënjyer, Sotir Kolea tërhiqet nga angazhimi politik.

Në një letër dërguar Mit’hat Frashërit, më 25 mars 1920, shkruan: “Kam frikë se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e dolën”.

Pas kësaj, Sotiri u vendos në Madagaskar, e më pas, në Marsejë, deri në janar 1928, kur u emërua drejtori i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, ai ka letërkëmbime, me Margaret Hazllëk, gjuhëtarë të huaj, etj.

Në jetën personale, Sotir Kolea zgjodhi të mos martohet dhe të mos krijojë një familje të vetën. Megjithatë, a mund të zbulohet më tepër, në këtë kënd personal të jetës së tij, nëse kemi parasysh marrëdhëniet e ndryshme, që ai krijoi në ato vite?

Im atë tregonte se; kur e pyesnin përse nuk kishte krijuar familje, Kolea thoshte me të qeshur: “Jam martuar me Shqipërinë” dhe në fakt, gjithë pasurinë e tij, e përdori për atdheun dhe çështjen kombëtare. Jeta e tij kaloi nëpër shumë vende, por nga letrat e tij kupton, se lidhjet me fisin, nuk i shkëputi kurrë. Kupton se mungesën e një familjeje të vetën, Kolea e kalonte deri dhe me të vegjlit.

Në një letër që i dërgon kunatit, Vangjel Haxhistasa, gjysh i Margarita dhe Kristaq Tutulanit, kupton se si i trajtonte të vegjlit mbrëmjeve “…po e nis me Ritën, çupa është mirë, por kemi ca halle, se qysh do të jetë i pjekurit të saj me usta Kristaqin….halli i dytë është, se baboja dhe mamaja, duan ta martojënë Ritënë, enish ajo nuk do, dhe prëmë paska pasur të qara të papushuara, gjersa i dhamë fjalën se, s’kanë për ta martuarë…..”!

Pra siç shihet, një komunikim e sjellje e pazakonshme për kohën. Diku qorton një mbesë, se po bije preh e zakoneve të grave, që nuk dalin nga dera, diku këshillon një nip, për transaksionet financiare, diku përshëndet me simpati fejesën e një nipi, me një vajzë myslimane.

Pati ndonjë histori dashurie, apo njohje që mund të zbulohet?

Ka shumë letra në frëngjisht me një mike, por ju lutem, mos prisni që t’jua them të gjitha, në këtë intervistë.

Herë pas here, ju keni shkruar se ndaj Koleas, në vitet e fundit të jetës së tij dhe pas vdekjes, është bërë një padrejtësi e madhe, gjë që dëshmohet edhe me zhdukjen e një pjese të fondit të tij e, jo vetëm…?

Kolea bënte jetë të mbyllur, me pak lëvizje, për shkak të punëve që kishte në duar dhe pendën nuk e lëshoi nga dora, gjer pak ditë para vdekjes, për t’u shuar më 3 korrik 1945. U varros në varrezat e Elbasanit, i nderuar nga shumë dashamirës, miq e të rinj elbasanllinj.

Pas varrimit, familjarët e Koleas, e gjetën derën e shtëpisë në lagjen “Kala” të dyllosur dhe një dry, ku një punonjës i gjykatës së Paqit, nuk i lejoi të hynin brenda, me arsyetimin se; “këtu ka dokumente me rëndësi kombëtare”.

U rikthyen më 29 tetor 1945, ku një komision me ftuesin e gjykatës së Elbasanit, Sulejman Bedini, në prani të nipit Anastas Haxhistasa dhe mbesës, avokate Erifili Bezhani, hapi dhomën e dyllosur, për të bërë inventarin.

Të gjitha librat i kaluan Bibliotekës në Elbasan “për ruajtje”, ndërsa të afërmit, nuk gjetën thuajse asgjë, as nga objektet personale dhe materiale të Sotir Koleas, deri makinën e shkrimit, ku kishte shtypur mijëra fletë, nga punimet e studimet nga fusha më ndryshmet.

Pse kjo sjellje ndaj figurës së Koleas? Cilat ishin raportet e tij me politikën e regjimit komunist të sapoardhur në pushtet e, zyrtarët e atyre viteve?

Trashëgimtarët nuk mësuan kurrë fatin e dokumenteve, dorëshkrimeve, letërkëmbimet e gjithçka tjetër që ai mund të kishte lënë, gjatë 57 viteve, me patriotë shqiptarë, politikanë të fuqishme të Europës, deri me Departamentin e Shtetit në SHBA-ës, përgjatë viteve 1909-1943, as studime për leksikografinë, folklorin me 12.000 proverba, studimi për Kanunin e Lekë Dukagjinit, për Çamërinë, fjalorë dygjuhësh, shumë objekte personale me vlerë, që kishte Sotir Kolea.

Të afërmit e Koleas, nuk kuptuan mbylljen e banesës ku jetoi ai nga ana e autoriteteve përkatëse komuniste dhe ishte një enigmë, mister që shoqëroi për dhjetëra vite, biseda të shumta mes familjarëve të Koleas. Kur punoja në Arkiv me fondin Kolea, mbeta e befasuar, kur lexova mbi ndërhyrjet dhe dhunimet, me të cilat shteti komunist, përdhosi pas vdekjes, veprën e Koleas.

Ju flisni edhe për një testament politik, të lënë prej tij…?

Patrioti Kolea, kishte lënë një testament politik, shkruar më 17 mars 1935 në Tiranë dhe dorëzuar më pas, te një noter në Elbasan, të mbyllur në një zarf të madh, të dyllosur me katër vula me dyllë të kuq, me mbishkrimin: “Të hapet pas 50 vitesh”. Testamenti politik i Koleas, nuk është gjetur ende…!

Por për të, gjithçka bëhet e njohur nga letërkëmbimi, ose më mirë shkresë-këmbimet, që gjenden në Arkiv, që mbajnë vitin 1948, pra 3 vjet pas vdekjes së Koleas, fillimisht mes Institutit të Studimeve në Tiranë dhe Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit e, më pas, vetë Kryeministrisë.

Çfarë shkresash gjenden në këto letërkëmbime në Arkiv?

Në Arkiv, gjendet shkresa e parë në datën 4.2.1948, e Institutit të Studimeve në Tiranë, drejtuar Komitetit Ekzekutiv në Elbasan, ku kërkohet “tërheqja e katër arkave, me veprat dhe dorëshkrimet e të ndjerit Sotir Kolea, që ndodhen pranë Bankës së Shtetit në Elbasan”.

Një dosje e plotë me 34 fletë, fsheh gjithë korrespondencën mes këtyre dy institucioneve, ku bashkë me katër arkat me dorëshkrimet dhe shkresat e Koleas, kërkohet në mënyrën më të ulët, të gjendet noteri në Elbasan, tek i cili është dorëzuar ky zarf.

Kërkohet informacion për qëndrimin e tij politik gjatë Luftës dhe pas, në kohën e shtetëzimeve, që po bën pushteti popullor. Kërkohet që ky person të kontaktohet, të bindet edhe me forcë, që të dorëzojë zarfin e mbyllur, me katër vula të dyllosur me dyllë të kuq. Kërkohet që të hapet në mënyrë të padukshme dhe të lexohet testamenti politik, që kishte lënë patrioti Sotir Kolea.

Sot, mundet të thotë dikush, se ku humbën dorëshkrimet dhe objektet e Koleas?

Gjithë kjo që i ngjan një historie “shtrigash”, mbyllet më një shkresë të datës 4 korrik 1948, ku njoftohet se; “janë dorëzuar arkat me 14 fletë të daktilografuara, proces-verbalin e librave, shkresave”, të cilat më pas janë transportuar në Tiranë, pranë Institutit të Studimeve.

Sot nuk është në gjendje të tregojë askush, se ku “humbën” objektet personale të Koleas, mes tyre objekte me shumë vlerë, mbledhur prej tij në botë, që nga Ballkani, Greqia, Egjipti, India, Madagaskari, Zvicra, Italia, etj. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur operativi i Sigurimit, Kosta S., tentoi të godiste Fran Tinën, ky i tha; kujdes, se unë s’jam Fisnik Spahiu, por ai s’ja harroj dhe e dënoi 23 vjet burg...”/ Historia e trishtë e kampit të internimit të Gjazës  

Next Post

“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi...”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat

Artikuj të ngjashëm

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
Next Post
“Mit’hat Frashëri dërgoi dy batalione me të rinj ballistë në Kosovë, ku në luftimet kundra çetnikëve të Radisav Peçit, vëllai im…”/ Historia e panjohur

“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi...”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!