• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kampeve nën hijen e Tomorrit

“Kur operativi i Sigurimit, Kosta S., tentoi të godiste Fran Tinën, ky i tha; kujdes, se unë s’jam Fisnik Spahiu, por ai s’ja harroj dhe e dënoi 23 vjet burg…”/ Historia e trishtë e kampit të internimit të Gjazës  

“Kur operativi i Sigurimit, Kosta S., tentoi të godiste Fran Tinën, ky i tha; kujdes, se unë s’jam Fisnik Spahiu, por ai s’ja harroj dhe e dënoi 23 vjet burg…”/ Historia e trishtë e kampit të internimit të Gjazës   
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Kur kryetari i Degës së Lushnjes, i tha; Hajrie Mulleti lirohesh, por s’të lejohet të shkosh në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Sarandë’, ajo iu përgjigj…”/ Kujtimet e ish-të internuarit politik
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Pasi dy hetuesit, i humbën shpresat se Agroni do firmoste proces-verbalin, aty në qeli, në prezencë të tij, njeri kapi gruan e tjetri vajzën dhe….”/ Dëshmia tronditëse e ish-të burgosurit politik
Raporti i Sigurimit: “Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret, i 19 tetorit 1982

Nga SIMON MIRAKAJ

Pjesa e gjashtë

                                                    Kampeve nën hijen e Tomorrit, 44 vite internim’            

                                                                               Kujtime 

Gjithashtu mund të lexoni

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

                                                                              H Y R J E

Memorie.al / Këto kujtime i kam hedhur në letër pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase, sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje, që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit. Por vjen një moment – kur koha bën të vetën – dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve, erdhën duke m’u zbehur – thuajse pësimet kaluan në harresë.  Atëherë vendosa t’i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse – fillimisht në mendje – derisa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. Sado të zbehta që mund të duken këto rrëfime – krijojnë idenë e realitetit të ashpër dhe mjeran të kampeve.

                                                           Vijon nga numri i kaluar   

Grushti i Operativit dhe Fran Tina

Apelin zakonisht na e bënte një i besuar i Partisë, mbasi partia kishte marrë dhe miratimin e Degës të Punëve të Brendshme. Nga viti 1966, lufta e klasave vinte çdo vit duke u ashpërsuar. Në këtë periudhë kohe, apelin shpesh na e bënte operativi, Kosta Silo.

Nga zelli që kishte, na futi në listë për të na dërguar në kampin e internimit të Gjazës së Lushnjes. Kur i kërkonim leje për të shkuar te motra në Savër, na thoshte:

– “Unë ju jap leje, po ju nuk ju pranon Savra”.

Ne vinim buzën në gaz dhe largoheshim. Ai vinte nga Lushnja me biçikletë. Në zyrën e tij, kishte dhe një krevat, për të ngrënë nuk e kishte problem, se kishte mjaft njerëz, që i ofronin dreka e darka. Atij i pëlqente qyli dhe nuk e fuste dorën në xhep…!

Nëse do të thirrej emri dhe në këtë moment nuk ishe prezent dhe vije me vonesë, do merrje dënimin nga operativi. Ishe i detyruar të prisje deri në fund, për të sqaruar mungesën në kohën e duhur. Mbas dëgjimit nga ana e operativit, të arsyes, atëherë ai merrte vendimin, që personi i internuar të bënte vrap rreth fushës, ku bëhej apeli. Do t’i bije përqark me vrap, deri sa operativi të thoshte:

– “Mjaft, tani shko dhe mos e përsërit herë tjetër”.

Ky ndëshkim jepej për këdo, pavarësisht moshës. Mbaj mend një të moshuar, që po bënte vrap, bëri dy xhiro dhe ndaloi.

– “Vazhdo vrapin! – i bërtiti operativi, – se të erdha me shkelma”. – Plaku i shkretë, filloi vrapin përsëri.

Operativ Kosta, mbasi mbaroi apelin, doli në rrugë e po priste dy vetë, që nuk ishin paraqitur në apel, Fisnik Spahiu dhe Fran Tina. Fisniku ishte atëherë besoj, një djalë rreth 26 vjeç. Kur u afrua operativi, e pyeti:

– “Pse vjen me vonesë”?!

Fisniku nuk arriti t’i , kur grushti i operativit e goditi befasisht. Fisniku e pa veten në kanal. Mbas Fisnikut, po vinte ngadalë Frani, i cili e pa skenën. Kur u afrua, operativi e pyeti gjithë inat:

– “Po ti, pse vjen me vonesë…”?! – dhe bëri grushtin gati. Atëherë Frani i thotë:

– “Kujdes, se unë nuk jam Fisnik Spahiu”. – Operativi ndaloi, duke iu kthyer Franit:

– “Ma q… nënën, Fran Tina, se do të më shohësh”.

Mbas një viti, Frani arrestohet e dënohet me 23 vjet burg. La gruan me katër fëmijë të vegjël. E shoqja e Franit, ishte nënshtetase jugosllave, mbas shumë përpjekjesh u largua me fëmijët e, u riatdhesua. Frani përfundon burrërisht burgun e për pak kohë, u bashkua me familjen. Vuajtjet nuk i dhanë shumë mundësi, që të jetonte më gjatë.

Frani e Fisniku (nuk jetojnë), do kujtohen me respekt, nga gjithë bashkëvuajtësit. Pushofshin në paqe.

Aksionistja – Gjazë, 1970

Në sektorin e fermës ku në qëndronim si të internuar, flitej që do vinin student aksionistë. Atë ditë shkova me qejf në punë, ndonëse e dija që do punoja në kanal. Me qejf se kur të kthehesha nga puna, do kënaqesha duke parë ndonjë vajzë të bukur, megjithëse e dija se ato do na rrinin larg e, do na shikonin si armiq, kështu do i merrnin porositë.

Isha lodhur dërmuar, mezi i tërhiqja këmbët, isha bërë gjithë baltë, kur iu afrova sektorit, pashë makinat (tre) plot me studente, që këndonin këngën për udhëheqësin “Enver Hoxha …o tunjatjeta…”, thashë me vete: “Si nuk u vjen turp”.

U ndala te një kanal që kishte ujë e, fillova të laj çizmet, lopatën që i kishte mbuluar balta, lava dhe fytyrën e, u nisa. Makinat po futeshin në sektor, duke bërtitur; “Enver Hoxha, Enver Hoxha, Parti Enver, jemi gati kurdoherë”.

– “Çfarë rinie po përgatitet, o Zot na ruaj…”?!

Ata filluan të zbresin nga makinat, morën dyshekët e, filluan t’i mbushin me kashtë.

Në darkë ne si gjithmonë, në orën e caktuar, u paraqitëm para kapterit, ndërsa studentët filluan grupe – grupe, të shëtisnin në drejtime të ndryshme. Dy studente, ku njëra binte në sy për paraqitjen e saj tërheqëse, shoqëroheshin nga sekretarja e rinisë të sektorit.

Kur na panë ne me kapterin, njëra pyeti sekretaren e rinisë:

“Po këta, janë shokë me policin”? – “Jo moj, këta janë armiq”.

– “Pse, çfarë kanë bërë”?!

– “Jalla dreqin, ku di una, na kan thënë: Që këta të marrin pushtetin nga dora. Janë të rrezikshëm”.

– Ato po na vështronin si me dhimbje, ecën përpara, u kthyen, padashur shkëmbyem vështrimet, njëra më pa e, vuri buzën në gaz. Sekretarja e rinisë, u thotë dy studenteve.

– “Una po largohem, se kam mbledhjen e rinisë”.

– “Sa po na gëzon që ike, injorante komplet”! – tha njëra nga vajzat.

– “Ana, i pe ata armiqtë? Ata dukeshin njerëz të mirë, të paktën nga pamja, nga pamja, njëri ishte si artist, jo si këta të palarët. Mama ime, më tha: Kujdes se mos ngatërrohesh me ndonjë djalë, nga ata armiqtë, se na merr në qafë”.

Dy vajzat qëndruan edhe pak në rrugë e, u larguan për te kapanoni, ku do kalonin natën. U largova dhe unë, duke marrë me vete siluetën e tyre.

Të nesërmen në punë po korrnim misër, të nxehtit na e rëndonte më shumë punën, ndërsa po fshija djersët, ngrita dhe bidonin e ujit për të pirë, kur shikoj vajzën që kishte kulluar në djersë e, me buzë në gaz e, me një vështrim të ëmbël, më tha:

– “Të lutem, a mund të më jepni pak ujë”?

– “Pi sa të duash, por është i nxehtë”. – Mori bidonin, piu e, u ul aty pranë.

– “Të lutem, – i them ik, – se po të panë, do të qortojnë se ke pirë ujin e armikut e, do kesh telashe”. – Ajo u ngrit dhe u largua, të dy po vështronim njeri tjetrin. Ana po e priste:

– “Hë pive ujë”?

– “Piva, por më ka mbetur fytyra e tij e, më duket sikur po më ndjek”.

– “Më duket se po të zë qymyri”! – Dorina qeshi.

– “Vështrimi i tij, pamja e tij, më goditi, një vështrim melankolik, që do të më shoqërojë gjatë. Më është prishur qetësia, natën më kujtohen fjalët e mamasë, ndërsa në sy kam fotografuar atë”.

– “Ke të drejtë Dori, se edhe mua më bëri shumë përshtypje pamja tërheqëse e tij”.

Mbas punës në mbrëmje, si gjithmonë, fillonin shëtitjet. Ana me Dorinën, si gjithmonë bashkë, unë nuk e dija që ato ishin mbrapa meje. Kur u futa në oborrin e shtëpisë, ato bërtitën:

– “Uaa, paska fiq”. – Dëgjova Dorinën, që i thoshte Anës.

– “Thuaj, a mund të hamë ndonjë fik”? – Ktheva kokën e ju drejtova.

– “Po, hipni, vetëm kujdes mos rrëzoheni”.

Ato u ngjitën lart e, unë u largova për të hyrë në dhomë, kur Dorina i thotë Anës:

– “Çfarë tipi, si iku, a thua se vërtet erdhëm për të ngrënë, unë erdha për të parë atë”.

Ana i thotë:

– “Unë erdha për të ngrënë, ti erdhe për atë”! – qeshën të dyja me të madhe.

Mbas pak dola nga dhoma, ato zbritën nga fiku sa më panë. Dorina mu afrua:

– “Të falenderoj se u kënaqëm, fiqtë ishin shumë të mirë”, e, me një zë që i dridhej e, me sytë që i shkëlqenin, më tha:

“A mund të përqafoj, se nesër në do ikim, aksioni mbaroi”, zgjati duart, “eja pak më këtej mbas kallamave, se nuk na shohin”.

U përqafuam, pa ditur se çfarë po bëjmë. U shkëputëm, duke i thënë lamtumirë njeri tjetrit, me sytë ulur. Dorina kapi për dore Anën, kërkonte ndihmë, nuk kishte fuqi për të ecur, mbështetej te Ana, u largua pa kthyer kokën, ndërsa unë e ndoqa pak minuta me sy, duke i kërkuar të falur, nëse unë isha fajtor.

Hyra në dhomë, u shtriva, ndeza radion, për të dëgjuar muzikë. Kështu po përcjellja mërzinë, që më kishte mbërthyer. Mbylla sytë, nuk doja të shikoja asgjë, gjithçka për rreth, më dukej e shëmtuar, ndoshta dhe vetja. Fajtor pa faj.

Këpucari – Gjazë 1975

Në vitin 1960, në prag të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, filluan arrestimet në të gjithë Shqipërinë, për të ngjallur terror dhe për të larguar çdo aludim, për ndryshim të kursit komunist. Arrestime, internime kishte dhe brenda llojit, si anëtarë të Byrosë Politike, anëtarë të Komitetit Qendror, etj., akuza ndaj tyre, ishte standarde: spiun të Bashkimit Sovjetik.

Tek disa të arrestuar nga armiqtë e klasës, apo “të deklasuarit”, siç i quanin ata, një ndër akuzat ishte se ke sharë Hrushovin. Kur Partia Komuniste Shqiptare, filloi ta shajë vetë haptas Hrushovin e klikën e tij, të arrestuarve dhe familjarëve të tyre, iu lindi shpresa se ata do fitonin pafajësinë por, ata bënë të gjithë burgun, pa iu zbritur as neni që i kishte shtuar dënimin, se kishin sharë Hrushovin.

Siç thashë më sipër, në atë periudhë arrestime pati në të gjithë Shqipërinë, në kampet e internimit, nëpër fshatra e qytete, më të rrezikuarit, ishin zonat që ishin më afër kufirit, se për të arrestuarit e këtyre zonave, akuzat ishin më të rënda, Sigurimi i Shtetit, në bashkëpunim me Degët e Brendshme dhe organizatat e partisë të këtyre zonave, krijonte dhe grupe që akuzoheshin “për rrëzimin e pushtetit popullor”, grupe që akuzoheshin si “agjentë të shërbimeve të huaja”, etj.

Nga grupi i Leskovikut, disa morën dënime kapitale, të tjerët u dënuan me burg. Tragjedia nuk mbaronte këtu, ajo vazhdonte të familjarët, që ju konfiskua pasuria, çfarë ju kishte mbetur nga konfiskimet e vitit 1945 dhe dërgoheshin në kampet e internimit.

Në Savër erdhën disa familje nga Leskoviku, që ju ishin vrarë apo burgosur familjarët, si; familja Kuqeshi, Tasho, Iljazi, Zoga, Çapani, një pjesë e familjes Cani, se dy vëllezërit e kësaj familje, i dërguan në Gradishtë. Ata ishin njerëz mjaft punëtor dhe mbas një kohe, ata ndryshuan vendet e punës. Dy vëllezërit e kësaj familje, që jetonin në Gradishtë, u bënë njeri brigadier, ndërsa vëllai tjetër, u bë këpucar. Këpucar e brigadier, ishte punë e privilegjuar, që mund ta bënin vetëm ata që kishin biografinë e mirë, ose të përmirësuar.

Nga viti 1975, këpucarin që jetonte në kampin Gradishtës, e sjellin në Gjazë, mbasi Gjaza nuk kishte këpucar e, njerëzit për një gozhdë, shkonin në Gurëz, që ishte qendra e kooperativës dhe të internuarit për të shkuar aty, duhet të merrnin leje tek operativi. Këpucari, duke qenë se ishte në një punë që kishte shoqëri me shtresën e lartë të sektorit, si me përgjegjësin e sektorit, përgjegjësin e rinisë, me sekretarin e partisë, etj., mendonte se i kishte shpëtuar luftës së klasave.

Kjo shtresë e të privilegjuarve, si; berberë, shitës i bukës e ushqimeve, këpucar, brigadier, ishin të pëlqyer edhe prej vajzave, që ishin me biografi të mirë, që nuk ishin të deklasuara. Mbas disa kohësh një nga këto vajza, bie në dashuri me këpucarin, ajo kishte mbaruar shkollën e mesme bujqësore, punonte në kopshtin e fëmijëve, si kujdestare, familja e vajzës, ishte me biografi më të mirë se këpucari.

I ati i saj ishte infermier, kishte qenë partizan, si familje ishin të mirë, shikonin punën e tyre, të gjithë fëmijët e kësaj familje, kishin mbaruar shkollën e mesme edhe për ne kishin respekt, por këtë lidhje, nuk mund ta pranonin, ndoshta mund ta kishin edhe nga frika, ata kishin frikë edhe nga njeri tjetri, lufta e klasave, e kishte mprehur shpatën, kundra armiqve, (sipas tyre) edhe pse këpucari e kishte përmirësuar biografinë, këtë lidhje nuk mund ta pranonin, se kur i bënin analizën, dilte i prekur, i kishin vrarë babain, për motive politike.

Dashuria nuk njeh kufi ajo i kalon kufijtë e politikës, kështu mendonin ata të dashuruarit. Këpucari, në marrëveshje me vajzën, duke nuhatur pamundësinë e legalizimit të dashurisë e, të kurorëzimit të saj, vendosin bashkërisht ditën për ta rrëmbyer, mbasi e panë që ishte e pa mundur, martesa legale. Këpucari disa ditë, nuk e hapi këpucarinë, vajza nuk u pa në kopësht e, menjëherë u hap fjala se është rrëmbyer nga i dashuri. Alarmohet organizata e rinisë, e partisë, e gruas, e frontit, etj., mbas një mbledhje disa orëshe. marrin vendim që të shkojnë në Gradishtë, për të marrë nusen.

Ne shohim se në kamp, në Gjazë, kishte ardhë një makinë “Zis”, i fermës, dalëngadalë mbushet me të rinj, vendosin në kabinën e makinës portretin e Enver Hoxhës dhe me flamurin në krye, fillojnë këngën; “Enver Hoxha tunjatjeta”, makina niset për në Gradishtë, kur arritën atje, vënë në dijeni drejtuesit e partisë se kampit të Gradishtës, për vendimin që kishin marrë, shkojnë së bashku tek shtëpia e këpucarit, i marrin nusen, duke i thënë se; ju nuk jeni i denjë, për të marrë vajzën tonë. Me këngë e valle, për aktin heroik që kryen, largohen nga kampi i Gradishtës. Vajzën që ishte bërë gati për t’u bërë nuse, e dërgojnë në një fshat, ku ishte motra e martuar. Këpucari nuk u kthye më në Gjazë, ndërsa ajo u martua mbas disa vitesh, duke krijuar një familje tjetër.

Mali Tomorrit

Po afrohej korrja e grurit. Që të futeshin kombajnat për të korrur, duheshin shembur grykat. Ishte një punë mjaft e rëndë, me kazëm, vështirësinë e shtonte dhe vapa e qershorit.

Ne fillim korrej gruri i grykës, pastaj fillonte shembja me kazëm. Mbyllja e grykave, duhej bërë në forme kurrizi, që kombajna të mos kishte pengesë. Duart bëheshin gjithë flluska.

Ne darkë, mbasi kishim bërë apelin, brigadieri më thotë: “Ti Simon, Xheviti dhe Gjoni, do shkoni me slitë. Slita tërhiqej nga traktori, ajo ngarkohej me kashtën e grurit që kishin lënë kombajnat. “Kujdes se traktori është ndezur e, po ju pret”.

– “Po unë kam punuar gjithë ditën, si mund të shkoj dhe natën”?

– “Traktori është ndezur, mos sabotoni punën”. – U nisëm, s’kishte rrugë tjetër, nëse nuk shkoje të vënin traktorin në ngarkim e, të akuzonin për sabotim të ekonomisë, pasojat ishin të rënda. Para disa ditësh, në sektorin ku ne jetonim, u mbajt një mbledhje ku, përgjegjësi i sektorit, sekretari i partisë, deklaruan:

– “Të jua bëjmë jetën e padurueshme armiqve”. Këta harronin se ka dhe një Zot, që na mbron e na mban të pathyeshëm.

Punuam gjithë natën. Në orën 8 të mëngjesit, u ktheva nga puna, fjeta deri në 11, u ngrita nga krevati e dola në rrugë. Shikoj përball Dom Mikelin (Koliqin) që nderte çarçafët në tel, çarçafët shkëlqenin nga bardhësia. Ku të shkoja? Në Gurëz, që ishte 500 m. larg, duhej të merrja leje me shkrim, te përgjegjësi i apelit.

Fieri i Ri, ishte “mollë e ndalume” (ishte 2 km. larg dhe duhej leje me shkrim). Eca pak, rruga ishte bosh, vetëm një fshatar tërhiqte litarin e lopës, që e kulloste anës kanalit. Ndalova, u gjenda përballë malit të Tomorrit, një pamje madhështore.

Thashë me vetë: “Mbas Tomorrit, është Berati, po mbas Beratit kush është”? – Përmeti, Korça, Gjirokastra – fillova të lëviz si kompast. Nga larg dallova, se po vinte mësuesi i fshatit Ngurëz. Thashë me vete, ta pyes: “Ku është Vlora, Saranda”? Por, po sikur ky të më padis, se; “Simoni më pyeti se ku bie Saranda”? Atëherë Sigurimi, (operativi, do hapte dosjen për tentativë arratisje)!

Kështu mësuesi kaloi, e nuk e pyeta. Fillova të ecë, duke ndjekur hijen, ishte shumë vapë, kisha në kokë një kapele kashte, që ma kishte bërë motra. Eca deri të ura, aty ishte kufiri jonë, aty afër një grup me gra e vajza, që dukeshin si pulëbardha me ato kapelet e kashtës të mbuluara me një napë të bardhë, po prashitnin.

Ato dilnin nga parcela e futeshin me gjithë rroba në kanalin që kishin përballë, për t’u freskuar. Vendosa dhe unë që të lahem, të freskohem në kanal. U zhyta brenda, nuk ishte i thellë, deri në brez, unë e kontrolloja, se nuk dija not. Mbasi u zhyta disa herë, dilja nga kanali e shtrihesha në rrugë, duke u mbuluar me pluhurin, që ishte i bollshëm.

Rrija pak i shtrirë e zhytesha prap në kanal.

I freskuar nga uji i kanalit që më largoi dhe lodhjen, u nisa për shtëpi. Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 16 Maj 2024

Next Post

“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e...”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Pasi më përjashtuan me ceremoni nga rinia para shkollës, u futa në klasë, ku Ferit Mandia, personifikimi i shpirtit ma të keq dhe i shëmtimit si njeri, drejtoi gishtin nga unë…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Konviktorët nga rrethet, si Peço Fidhi, Koço Anesti Opari, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi etj., ne studentët shkodranë, do t’i quejshim ‘SS-ët e Partisë’, pasi ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Sjellja vulgare e disa konviktorëve, do të pasqyronte provincializmin e tyne me fanatizmin komunist që kishin fitue, ose rrugaçërie, si Hajredin Çeliku nga Elbasani, kurse Hamit Beqja…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
Next Post
“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin

“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e...”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!