• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“I diplomuar në Torino dhe “Voroshillov” të Moskës, në ’75-ën, si ‘bashkëpunëtor’ i Ballukut, babai im, u dërgua në Berat si punëtor llaçi dhe …”/Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm

“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin
“Në Konferencën e Tiranës ku do të arrestoheshin 27 delegatë, gjendja u acarua aq shumë, sa që u urdhërua që një batalion i tankeve…”/ Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, të shkruara në Beograd

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Todi Naços me origjinë nga Pogradeci, babai i të cilit, Spiro, mik i ngushtë i Fan Nolit, pasi kishte financuar ndërtimin e Kishës së Shën-Kollit në SHBA-ve, në vitin 1924-, me ardhjen e Nolit në pushtet, u emërua prej tij në detyrën e Sekretarit të Bashkisë së Pogradecit, pasi ishte në vështirësi të mëdha ekonomike, sepse kishte harxhuar të gjithë kursimet e tij për ngritjen e asaj kishe. Dërgimi i të birit, Todit për të studiuar në Shkollën Mbretërore të Plotësimit të Oficerëve në Tiranë, nga ku më pas ai përfitoi një bursë shtetërore për të ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake të Torinos në Itali, ku u diplomua me rezultate të larta në degën e Artilerisë, duke fituar dhe gradën e nëntogerit.

Kthimi i tij në Shqipëri dhe dezertimi nga fronti i luftës italo-greke në vitin 1940-të ku ishte efektiv i Batalionit “Tomorri” dhe angazhimi i tij në Lëvizjen Antifashiste me shokun e ngushtë, Reshit Çollakun, në zonën e Pogradecit, pasi më parë ishte përndjekur nga autoritetet italiane që shkuan për ta arrestuar dhe për t’i djegur shtëpinë në qytetin e Pogradecit, ku oficeri italian, pa bibliotekën e tij të pasur, i la një shënim ku thuhej: “Zoti Naço, gjynah që një njeri i kulturor si ty, të kthehet në një bandit”.

Dalja e Todit partizan në Brigadën e Parë Sulmuese të Mehmet Shehut, ku ai deri në përfundimin e Luftës morri pjesë në të gjitha betejat që bëri ai formacion partizan, duke qenë si komandant i Artilerisë dhe një nga miqtë e ngushtë të Mehmet Shehut.  Konflikti i Todit me Enver Hoxhën që në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste Shqiptare në vitin 1949-të, pasi Enveri dyshonte se Naço me gjeneralin tjetër, Tahir Kadarenë, kishin nxitur gjeneral Gjin Markun  t’i kërkonte Koci Xoxes në Kongres, që ai të thellohej në autokritikën e tij lidhur me fajet e Komandantit të Përgjithshëm, sidomos për lidhjen e nënshkrimin e Traktatit të Bashkëpunimit Reciprok me Jugosllavinë, e cila kishte sjellë më pas rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Dëshmitë e të birit të tij, Fatos Naço, lidhur me spostimin që iu bë Todit duke u dërguar me studime në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm “Voroshillov” të Bashkimit Sovjetik, ku ai u diplomua me rezultate të larta dhe kthimi i tij në Shqipëri, ku ai u emërua në disa detyra të larta me gradën gjeneral-major, dhe si Komandant i Artilerisë Kundërajrorë të Ushtrisë Shqiptare, ku ai shërbeu me vullnet e pasion të rrallë deri në vitin 1975, kur u akuzua si “bashkëpunëtor i ngushtë i Beqir Ballukut” dhe u internua në rrethin e Beratit, ku punoi si punëtor llaçi deri në vitin 1985 kur vdiq në internim në fshatin Lapardha nga mungesa e mjekut dhe varrosja me qerre nga tre pjesëtarë të familjes .

“Pasi na internuar nga Tirana në Berat, më 1 prill të vitit 1976 na njoftuan se duhet të paraqiteshim në mbledhjen e Frontit, të cilën e kishin organizuar enkas për familjen tonë, që të na bënin demaskimin në publik. Në mbledhjen që zhvillohej në ambient të hapur, para zyrave të Frontit të asaj lagjeje, ku ishin mbledhur të gjithë banorët e saj, shkuam të tre, babai, nëna dhe unë. Mbledhjen e hapi Kryetari i Frontit i lagjes, i cili iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: ‘Sot jemi mbledhur për të marrë në analizë veprimtarinë armiqësore të Todi Naços, njërit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë, të grupit puçist të Beqir Ballukt. Ne si kryesi e frontit kemi vendosur që ta internojmë, por iu mblodhëm për të dëgjuar dhe mendimin tuaj’. Pasi ai përmendi dhe një numër akuzash tepër të rënda në adresë të babait, turma e njerëzve u ngrit menjëherë duke bërtitur në mënyrë histerike me thirrjet: ‘Në litar, në litar armikun e popullit”.

Kështu dëshmon për Memorie.al, Fatos Naço, i cili tregon të gjithë historinë e familjes tij dhe babait, gjeneral-major, Todi Naço, i konsideruar si njëri prej ushtarakëve më të përgatitur të Ushtrisë Shqiptare me detyrën e Komandantit të Artilerisë, i cili ishte diplomuar në akademitë ushtarake të Torinos në Itali dhe “Voroshillov” të Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1975 u godit nga Enver Hoxha, i akuzuar si “bashkëpunëtorë i grupit puçist të Beqir Ballukut”, duke u internuar për 15 vite fshatrave të Beratit, ku dhe vdiq në mjerim të thellë i akuzuar si armik i popullit.

Spiro Naço, mik i Nolit, financon Kishën e Shën-Kollit në SHBA

Todi Naço u lind në vitin 1914, në qytetin e Pogradecit, prej nga është dhe origjina e familje së tij. Babai i tij, Spirua, gjatë fillimit të viteve ’20-të u lidh me Fan Nolin dhe pas “Revolucionit të Qershorit” në qeverinë e kryesuar prej tij, ai u emërua në funksionin e Sekretarit të Bashkisë së Pogradecit. Sipas dëshmive të nipit të tij, Fatos Naço, Spiro njihej nga të gjithë pogradecarët dhe sidomos nga mërgata shqiptare e Amerikës, për kontributin e tij të madh financiar, që ai i dha Fan Nolit për ndërtimin e Kishës së Shën-Kollit në SHBA. Duke i harxhuar të gjitha kursimet e tija për atë kishë, Spiro u kthye në qytetin e tij të Pogradecit, duke mos pasur mundësi që të blinte asnjë lloj prone apo pasurie. Në ato kushte ai u detyrua që djalin e madh Todin, ta dërgonte për të studiuar në Shkollën Mbretërore Ushtarake të Plotësimit të Oficerëve në Tiranë, të cilën ai e mbaroi në vitin 1935. Pas kësaj qeveria e Mbretit Zog i akordoi atij një bursë shtetërore, që të vazhdonte më tej studimet pranë Akademisë Ushtarake në Torino të Italisë, (në degën e Aplikimit të Artilerisë). Pasi u diplomua si oficer me gradën e nëntogerit në specialitetin e artileri, në vitin 1939, Todi u kthye në Shqipëri dhe qeveria mbretërore e asaj kohe e caktoi që të shërbente në Garnizonin Ushtarak të qytetit të Shkodrës.

Todi, në luftën italo-greke, me batalionin “Tomorri”

Sipas dëshmive të Fatos Naços, duke qenë efektiv i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare me gradën e kapitenit, në vitin 1940, Todi u caktua të merrte pjesë në luftën italo-greke me Batalionin “Tomorri” i cili përbëhej nga ushtarë dhe oficerë shqiptarë. Ashtu si shumë ushtarakë shqiptarë, edhe Todi nuk pranoi që të luftonte, kundër ushtrisë greke dhe e braktisur frontin e luftës. Ajo u bë shkak që ndaj tij të nxirrej urdhri i arrestit dhe kur karabinierët shkuan për t’i bërë kontrollin e shtëpisë në Pogradec, oficeri italian u habit kur aty pa një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe me libra, nga më të kërkuarit. Pasi e soditi mirë e mirë bibliotekën, oficeri italian i la Todit një copë letër, ku shkruhej: “Zoti Todi, më vjen keq që një njeri si ju, të përfundojë si bandit” dhe pas kësaj ai u largua duke mos i djegur shtëpinë ashtu siç e kishte urdhrin. Pasi u largua nga fronti i luftës italo-greke, Todi u kthye në shtëpinë e tij në Pogradec, ku qëndronte i fshehur nga frika e arrestimit. Në këtë kohë ai u lidh me shokun e tij të ngushtë, Reshit Çollakun dhe bashkë me të u morën me organizimin e formimit të çetave partizane, të asaj krahine deri në qershorin e vitit 1943, kur u inkuadrua në Brigadën e Parë Sulmuese të Mehmet Shehut. Në atë formacion partizan, atij iu caktua detyra e Komandantit të Artilerisë dhe ai morri pjesë në të gjitha luftimet, që zhvilloi ajo brigadë. Duke qenë një artiljer i specializuar dhe  i aftë, në nëntorin e vitit 1943, pak kohë pasi gjermanët kishin hyrë në Shqipëri, Todi Naço u caktua nga ana e Shtabit të Përgjithshëm dhe mori pjesë në goditjen me top, që iu bë Asamblesë Kombëtare e cila ishte duke zhvilluar punimet nën kryesinë e Regjencës në Pallatin e Mbretit Zog në kodrat e Saukut.

Goditet nga Enveri në Kongresin e Parë të PKSH-së

Mbas përfundimit të Luftës, Todi u caktua për disa kohë si Komandant i Artilerisë në Divizionet e Korçës dhe Elbasanit dhe më pas erdhi në Tiranë, me detyrën e Shefit të Shtabit në Komandën e Artilerisë, e cila komandohej nga gjeneral-major Hulusi Spahiu. Në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitin 1949, Todi Naço pësoi goditjen e parë së bashku me Tahir Kadarenë, Gjin Markun e Nexhip Vinçanin, pasi Enver Hoxha dyshoi tek ata, se kishin dashur dhe kishin nxitur Koci Xoxen për të folur rreth fajeve të Komandantit të Përgjithshëm, i cili në funksionin e Kryeministrit, kishte nënshkruar Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Reciprok me Jugosllavinë, gjë e cila kishte çuar në rrënimin e ekonomisë shqiptare. Po kështu një nga akuzat e tjera që iu bënë asokohe Todi Naços dhe gjeneralëve të tjerë, Gjin Marku, Tahir Kadare e Nexhip Vinçani, ishte se ata kishin dashur, që të rrëzonin me komplot Shefin e Shtatmadhorisë Beqir Balluku dhe të merrnin vetë nën kontroll, drejtimin e asaj Ministrie. Lidhur me këtë, djali i Todi Naços, Fatosi kujton: “Është e vërtetë se në atë kohë babai ka pasur miqësi të ngushtë me Gjin Markun, Tahir Kadarenë e Nexhip Vinçanin, por siç më ka treguar ai gjatë kohës që ishim në internim, ata kurrë nuk kishin dashur që t’i bënin komplot Beqir Ballukut. Ata ishin dhe kërkonin vetëm që në funksionet drejtuese të Ushtrisë Shqiptare dhe në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, të viheshin ushtarakët e aftë e të shkolluar dhe jo partiakët”.

Në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” të Moskës

Pas akuzave që iu bënë Todi Naços në Kongresin e Parë të PKSH-së, për ta mënjanuar sadopak, atë e dërguan për studime në Bashkimin Sovjetik, pranë Akademinë Ushtarake të Shtatmadhorisë “Voroshillov” në Moskë, të cilën ai e mbaroi në vitin 1955, duke u specializuar më tej në degën e Artilerisë, për të cilën ishte diplomuar në Torino që në vitin 1939. Lidhur me këtë, djali i tij Fatosi tregon: “Pasi u kthye nga Bashkimi Sovjetik, Todit iu dha grada gjeneral-major dhe u caktua në detyrën e Komandantit të Artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore në Tiranë. Në këtë detyrë ai qëndroi deri nga fundi i viteve ’60-të, duke punuar me shumë vullnet e pasion për modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, kur me propozim direkt të Enver Hoxhës, ai u emërua në detyrën e Komandantit të Mbrojtjes Kundër ajrore, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Nga shumë miq e kolegë të babait, emërimi i Todit në atë detyrë, u bë nga Enver Hoxha, pasi në atë kohë Bashkimi Sovjetik kishte pushtuar Çekosllovakinë dhe Enveri i trembej, ndonjë sulmi ajror që mund të bënin sovjetikët ndaj Shqipërisë. Ashtu si shumë ushtarakë të tjerë edhe babai e vuajti shumë heqjen e gradave në vitin 1966 dhe thoshte, se me atë veprim u prish rregulli numër një i ushtrisë, i cili dallonte vartësin nga eprori. Kur ndonjë nga kolegët e tij ia kujtonte heqjen e gradave, ai me ironi i përgjigjej: ‘Nuk prish shumë punë se më hoqën gradat, sepse unë tani kam llullën”.

Goditja në vitin 1975, si “bashkëpunëtor i Beqir Ballukut”

Në vitin 1974, ashtu si shumë ushtarakë të tjerë madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullor dhe Ushtrisë Shqiptare edhe Todi Naço, u godit nga Enver Hoxha, duke u etiketuar si  “bashkëpunëtorë i Grupit puçist të Beqir Ballukut e Petrit Dumes”. Po deri ku e shtriu Enver Hoxha goditjen ndaj gjeneral Naços, tashmë pa grada dhe çfarë masash mori ai ndaj tij? Lidhur me këtë, djali i tij, Fatosi kujton: “Babai e ndjeu se do të goditej nga Enver Hoxha i cili s’ia harronte kollaj “implikimin” në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste Shqiptare në vitin 1949-të. Nisur nga ky fakt, ashtu siç u veprua me disa nga  krerët më të lartë të Ushtrisë Shqiptare, në nëntorin e vitit 1974 atij ia ndaluan që të mbante një kumtesë, të cilën e kishte përgatitur me rastin e një mbledhje jubilare për nder të 30 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Babai u mërzit shumë për këtë shkak dhe shkoi për t’u ankuar tek Mehmet Shehu, që e kishte mikun më të ngushtë dhe tepër kofidencial. Nuk e di me saktësi se çfarë bisedoi babai me Mehmetin, pasi babai në atë kohë nuk bënte kurrë të tilla biseda në shtëpi me ne, por vite më vonë ai na ka treguar se Mehmeti e këshilloi dhe mbas atij takimi, ai u përgatit shpirtërisht për të përballuar çdo situatë që mund t’i paraqitej. Dhe kështu ndodhi vërtet. Më kujtohet dhjetori i vitit 1975, kur babai erdhi në shtëpi tepër i mërzitur, pasi e kishin përjashtuar nga partia. Ai hyri në dhomën ku po mësoja unë dhe më tha: ‘Fatos ti je i rritur tani dhe duhet ta kuptosh situatën ku ndodhem, prandaj duhet të bëhesh trim e të mos frikësohesh për çdo gjë që të ngjasë’. Pas kësaj, babai filloi që të digjte të gjitha spaletat me grada, të cilat i kishte ruajtur që nga viti 1966 dhe gjithashtu edhe shumë libra e revista në gjuhë të huaj, me të cilat ishte e mbushur pothuaj e gjithë biblioteka e madhe e shtëpisë sonë. Mbas përjashtimit nga partia, nuk kaloi shumë dhe babanë e njoftuan se duhej të largohej familjarisht nga Tirana. Ai shkoi në Komitetin Ekzekutiv dhe i tha Kryetarit: ‘Kaq shpejt’. Kryetari iu përgjigj se nuk mund ta ndihmonte, pasi ashtu e kishte urdhrin nga lart. Të nesërmen pranë hyrjes së banesës sonë, aty tek Pallatet e Aviacionit (Tirana e Re), ne pamë makinën e cila kishte ardhur për të na marrë sipas urdhrit që ishte dhënë nga “lart”. Para se të niseshim për në Berat, babai bisedoi me ata të Ushtrisë dhe iu fali atyre, gjithë bibliotekën e shtëpisë e cila përbëhej nga qindra tituj librash”./Memorie.al

                                                              Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share15TweetPinSendShareSend
Previous Post

“U diplomova me medalje ari në Akademinë e Leningradit, por në Tiranë ngjisja poçet e thyera dhe punëtor në prodhim, pasi gruaja ime ruse…”/ Dëshmia e mjeshtrit të skulpturës

Next Post

“Mbajti me bukë Enverin në Paris, por ai e shpërbleu me 10 vite burg në Burrel dhe roje te derrat në Gosë ...”/ Dëshmia e nipit, për senatorin e deputetin

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Mbajti me bukë Enverin në Paris, por ai e shpërbleu me 10 vite burg në Burrel dhe roje te derrat në Gosë …”/ Dëshmia e nipit, për senatorin e deputetin

“Mbajti me bukë Enverin në Paris, por ai e shpërbleu me 10 vite burg në Burrel dhe roje te derrat në Gosë ...”/ Dëshmia e nipit, për senatorin e deputetin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!