• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I arratisuri Kaso Hoxha, ka deklaruar në policinë e Igumenicës, se në kampin e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ish-ministra dhe disa oficerë të lartë…”/ Raporti i shefit të Sigurimit, Neim Reçi

“Kaso i tha shokut të tij, se: Jugosllavi dhe greku kanë programe të bukura, kurse RTSH-ja, jep gjithë ditën atë malokun me çifteli…” / Raporti i Punëtorit Operativ, Novruz Haxhia, janar ‘73
“Duke dëgjuar programet e Radio Moskës, që e paraqiste gjendjen në Shqipëri si shumë të vështirë, ushqeja iluzione se ata do të na pushtonin dhe…” / Dëshmitë e Kaso Hoxhës në hetuesi, Sarandë, 1973
“I arratisuri Kaso Hoxha, ka deklaruar në policinë e Igumenicës, se në kampin e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ish-ministra dhe disa oficerë të lartë…”/  Raporti i shefit të Sigurimit, Neim Reçi
“I arratisuri Kaso Hoxha, ka deklaruar në policinë e Igumenicës, se në kampin e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ish-ministra dhe disa oficerë të lartë…”/  Raporti i shefit të Sigurimit, Neim Reçi
“Letra e gjendur në fshatin Markat, ku thuhet: ‘Poshtë Partia me në krye Enver Hoxhën, nuk durohet or vëllezër, por duhet të ngrihemi’, etj., duhet të jetë shkruar nga…”/ Relacioni i Sigurimit, maj 1972
Bilal Xhaferi, Kaso Hoxha
“Çfar më porositi ambasadori amerikan në Athinë, pasi i tregova historinë time në regjimin komunist të Enver Hoxhës…”/ Dëshmia e rrallë e të arrtisurit në 1985-ën
“I arratisuri Kaso Hoxha, ka deklaruar në policinë e Igumenicës, se në kampin e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ish-ministra dhe disa oficerë të lartë…”/  Raporti i shefit të Sigurimit, Neim Reçi
“I arratisuri Kaso Hoxha, ka deklaruar në policinë e Igumenicës, se në kampin e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ish-ministra dhe disa oficerë të lartë…”/  Raporti i shefit të Sigurimit, Neim Reçi

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Memorie.al publikon  një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Dokumentet sekrete të hartuara nga Punëtori Operativ i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Petraq Pine, për bisedat e bëra prej tij me bashkëfshatarët e Kaso Hoxhës, Lutfi Hamo dhe Hysen Osmani, lidhur me arratisjen e tij

“SEKRET”                                                                                     Ekzemplar i vetëm

                                                                                                  Sarandë më 31/7/1985

                                                              SHËNIM OPERATIV

Unë, Punëtori Operativ Petraq Pine, në takimin që bëra me datën 31.7.1985 me qytetarin Lutfi Hamo, më tha se: “Me datën 29.7.1985 në mëngjes, takova Kasemin duke shkuar për në punë për vaditje lule dielli tek kotecet e Markatit. Lutfiut, Kasemi i ishte shprehur kështu: Këta nuk të japin hakun, pastaj unë jam i deklasuar dhe s’më japin të drejtë.

Punëtori Operativ

Petraq Pine

“SEKRET”

                                                                                                                  Ekzemplar i vetëm

                                                                                                               Sarandë më 31/7/1985

                                                         SHËNIM OPERATIV

Unë Punëtori Operativ, Petraq Pine, në takimin që bëra me datën 31.7.1985 me qytetarin Hysen Osmani më tha se: “Me datën 29.7.1985 në mëngjes, takova tek stalla Kasemin kishte me vete veglat e punës, çantën e ushqimit dhe një bidon me ujë, i veshur me rroba të punës. Më tha që në darkë ma merr gomarin dhe ma ço në shtëpi, se do të shkoj deri në Thellogo të marr lekët e rigonit. Pas pak ndryshoi mendimin, duke më thënë se; do të kthehem shpejt dhe e marr vetë.

 Punëtori Operativ

      Petraq Pine

Dokumenti sekret me raport-informacionin e hartuar nga Punëtori Operativ i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Petraq Pine, në prezencën e kolegut të tij, Kristaq Goga, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin, “Elektriku”, lidhur me arratisjen e Kaso Hoxhës

 Marrë P. Op Petraq Pine

 Asistoi P.Op Kristaq Goga

Dha informacion B.p. “Elektriku”

                                                      Raporti i datës 7.8.1985

Burimi njofton se nga biseda që bëri me Shaqo Sadikun më datën 30.7.1985, ajo i tha atij se; kur iku nusja së bashku me krushqit e Idriz Hoxhës, Kasem Hoxha së bashku me Alem Hoxhën gjatë gjithë rrugës përqafoheshin me njëri tjetrin. Kur Alemi hipi në makinë, Kasem Hoxha hipi në makinë dhe u përqafuan përsëri.

Nga biseda që ai bëri me Ballko Sharon dhe Feride Jonuzin, ato i thanë atij se në dasëm, Alemi dhe Kasemi, luajtën dhe kënduan së bashku këngë dhe valle greke. Gjatë tre ditëve pas humbjes së Kasem Hoxhës, ai ka parë Omer Bejkon, të shkojë në shtëpinë e Kasem Hoxhës, Mazar Murtos dhe Bardha Kushit.

                                 “Elektriku”

Detyra: B.p. ju dha detyrë që të interesohet për humbjen e Kasem Hoxhës, në rrethet shoqërore e familjare të tij. Të shikojë reagimet lidhur me humbjen e Kasemit në fshat.

Sqarim: Kasem Hoxha për të cilin bën fjalë e dhëna u vërtetua se është arratisur.

Alem Hoxha është djali i Selfo Hoxhës, i cili është i arratisur. Alemi është djali i kushëririt të parë të Kasem Hoxhës me banim në Piqeras.

Vlerësim: E dhëna ka vlerë pasi Alemi është lidhje e afërt e Kasemit dhe lindin dyshime se mund të kenë koordinuar të dy për arratisjen e Kasemit.

Masa operative: E dhëna të shtypet dhe të vendoset në fashikullin e të arratisurit për Kasem Hoxhën.

                          Punëtori Operativ

                                 Petraq Pine

Dokumenti sekret me ekstraktin e përgatitur nga zv / Kryetari i Degës Parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Naim Reçi dhe zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Adriatik Mukaj, lidhur me deponimet e Kaso Hoxhës në rajonet e Policisë së Filatit dhe Igumenicës në Greqi                                   

                                                                                                                       SEKRET

                                                                                                                 Ekzemplare Nr.2

                                                                                                           Sarande me 10.10.1985

                                                   E K S T R A K T

Nxjerrë si mbas shkresës të Drejtorisë së Parë, degës I-rë Nr.6130 datë 9.8.1958

Nga një e dhënë e Drejtorisë së Tretë del se:

  1. Në policinë e Filatit të Igumenicës është dorëzuar Kasem Hoxha i arratisur nga Konispoli i Sarandës, rreth 34 vjeç. Kasua ka deklaruar se në burgun e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ministra si dhe shumë oficerë të lartë, një pjesë e të cilëve janë pushkatuar, ndërsa një pjesë tjetër ndodhet në burg. Nisur nga të dhënat që ekspozon organet e vendit, kanë ndaluar që me Kason të takohen persona të tjerë.
  2. I arratisuri rishtas nga vendi ynë Kosta Koçis, bashkë me djalin dhe një tjetër nga fshati Markati i rrethit të Sarandës, kanë shkuar në SHBA në qytetin e New Yorkut. Burimi e paraqet atë të penduar për aktin e arratisjes. Ai është shprehur se është arratisur për arsye se e hoqën nga puna si shofer. Gjithashtu është shprehur se: “Unë i dërgova edhe një letër udhëheqjes lart dhe kur pashë se problemi nuk mu zgjidh, atëherë vendosa të arratisesha. “Për vendin tonë nuk flet keq”

Personi tjetër nga fshati Markat, është stabilizuar në Çikago. Nisur nga sa sipër, të verifikohet kush janë personat e mësipërm kur dhe nga janë arratisur dhe nëse disponohen materiale në ngarkim të tyre. Të bëhet analiza e përgatiten fashikujt si të arratisur dhe brenda datës 19.9.1985, të dërgohen pranë degës së I-rë, Drejt. I.

     Zëvendës kryetari i Degës Parë                           Zëvendës kryetari Degës

                  Neim Reçi                                                           Adriatik Mukaj

Dokumenti sekret me ekstraktin e përgatitur nga zv / Kryetari i Degës Parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bashkim Haxhia dhe zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Adriatik Mukaj, lidhur me deponimet e Kaso Hoxhës në kampin Llavrios në Greqi 

Sekret

Ekzemplar Nr 2

Sarandë më 10.10.1985

                                                               E K S T R A K T

Nxjerrë sipas shkresës së Drejtorisë së Parë, Degës së Parë.

Nr. 6626 datë 29.8.1985

Nga një e dhënë e Drejtorisë së Tretë del se:

“I arratisuri Kaso Hoxha, aktualisht ndodhet në kampin e Llavrios në Greqi, dhe është shprehur se nuk mund të kthehet më në Shqipëri, se i vjen keq vetëm për nënën, ndërsa përsa i përket gruas, as që do ta shohi me sy. Sepse ajo sipas tij, është bërë shkak për arratisjen e tij. Ai ka deklaruar gjithashtu se po bën përpjekje për t’u stabilizuar në SHBA”.

Nisur nga sa më sipër rezulton se: Kasem Çerçiz Hoxha, nga fshati Markat, i arratisur në datë 30.7.1985, vazhdon të qëndrojë në kampin e Llavrios në Greqi, nga ku nuk përjashtohet mundësia që ai të dërgohet si diversant në vendin tonë. Të ngrihen detyra për kontrollin e lidhjeve të tij dhe të sqarohet se përse gruaja e tij është nxitësja e arratisjes.

                         Zëvendës Kryetari i Degës së Parë.

                                     Bashkim Haxhia

Vërtetohet njësia me origjinalin

Zëvendës Kryetari i Degës

Adriatik Mukaj

Dokumenti sekret me ekstraktin e përgatitur nga zv / Kryetari i Degës Parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Neim Reçi dhe zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Adriatik Mukaj, lidhur me takimet e Kaso Hoxhës me shqiptarë të tjerë në kampin Llavrios në Greqi dhe porositë e lëna nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi

Sekret

Ekzemplar Nr 2

Sarandë më 10.10.1985

                                                       E K S T R A K T

Nxjerrë sipas shkresës së Drejtorisë së Parë, Degës së Parë.

Nr 6354/1 datë 22.8.1985

Nga një e dhënë e Drejtorisë së Tretë, del se:

“Kaso Hoxha, është arratisur nga rrethi i Sarandës nëpërmjet fshatrave Camanda dhe Karroq. Në Greqi ka takuar në kampin e Llavrios, Cano Ajazin, i cili ka qenë për pushime në Janinë.

Gjithashtu me të ka biseduar dhe Rexhep Hoxha, kushëriri i parë i Kasos. Madje këtij i ka thënë se gruaja e tij ka qenë shkaku që ky ka bërë 10 vjet burg. Mendon që të stabilizohet në SHBA-ës tek njerëzit e tij të afërm. Vështirë që ai të bindet për t’u kthyer në vendin tonë”.

Të zbatohen detyrat e ngritura në shkresën tonë Nr. 6130 datë 9.8.1985 për arratisjen e Kaso Hoxhës, si dhe detyra që la shoku Zv / Ministër Zylyftar Ramizi, duke thënë: “Të analizohet përse na u arratis. Të nxirret përgjegjësia si dhe të prevenohen arratisjet”.

                        Zëvendës Kryetari i Degës së Parë

                                         Neim Reçi

Vërtetohet njësia me origjinalin

Zëvendës Kryetari i Degës

Adriatik Mukaj

Dokumenti sekret me telegramin shifër dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, nga Bashkim Spaho, shefi i Zbulimit pranë misionit diplomatik shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York,  lidhur me veprimtarinë e Kaso Hoxhës në SHBA-ës

       Sekret

 Ekzemplar Nr 2

                                       Tiranë më 23.8.1985

Bashkim Spaho me tel 1180, datë 22.8.1985, njofton nga Nju Jorku.

Dhënë nga “6856”

Burimi, ka biseduar në telefon me Kaso Hoxhën, i cili vazhdon të jetë në kampin e Llavrios dhe deklaron që nuk mund të kthehet në Shqipëri, se i vjen keq për nënën, dhe se gruan nuk do ta shohi me sy, pasi ajo u bë shkaktare për arratisjen e Kasos. Ka thënë se po bën përpjekje për tu stabilizuar në SHBA.

Sh. Sefer shënon Dega VI-IV

U nxor në dy kopje, për burimin dhe Kaso Hoxhën. Memorie.al

                                  Punëtori Operativ

                                  Aleksandër Thana

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 22 Gusht 2022

Next Post

“Kjo është dëshmia e tragjedisë së jetuar në heshtje nga mijëra njerëz, opozitarë, disidentë dhe martirë të diktaturës së përgjakshme...”/ Shkrimi i gazetares italiane, për shkrimtarin shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

May 19, 2025
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 19, 2025
Next Post
“Kjo është dëshmia e tragjedisë së jetuar në heshtje nga mijëra njerëz, opozitarë, disidentë dhe martirë të diktaturës së përgjakshme…”/ Shkrimi i gazetares italiane, për shkrimtarin shqiptar

“Kjo është dëshmia e tragjedisë së jetuar në heshtje nga mijëra njerëz, opozitarë, disidentë dhe martirë të diktaturës së përgjakshme...”/ Shkrimi i gazetares italiane, për shkrimtarin shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!