• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni sekret: “Hysen Osmani dhe Lutfi Hamo, e kanë takuar Kasemin dhe ju ka thënë se; do të shkoj në Theollogo, për…”/ Dokumenti Sigurimit, për arratisjen e Kaso Hoxhë në Greqi, në ’85-ën

“Kaso i tha shokut të tij, se: Jugosllavi dhe greku kanë programe të bukura, kurse RTSH-ja, jep gjithë ditën atë malokun me çifteli…” / Raporti i Punëtorit Operativ, Novruz Haxhia, janar ‘73
Relacioni sekret: “Hysen Osmani dhe Lutfi Hamo, e kanë takuar Kasemin dhe ju ka thënë se; do të shkoj në Theollogo, për…”/ Dokumenti Sigurimit, për arratisjen e Kaso Hoxhë në Greqi, në ’85-ën
“Duke dëgjuar programet e Radio Moskës, që e paraqiste gjendjen në Shqipëri si shumë të vështirë, ushqeja iluzione se ata do të na pushtonin dhe…” / Dëshmitë e Kaso Hoxhës në hetuesi, Sarandë, 1973
Relacioni sekret: “Hysen Osmani dhe Lutfi Hamo, e kanë takuar Kasemin dhe ju ka thënë se; do të shkoj në Theollogo, për…”/ Dokumenti Sigurimit, për arratisjen e Kaso Hoxhë në Greqi, në ’85-ën
“Çfar më porositi ambasadori amerikan në Athinë, pasi i tregova historinë time në regjimin komunist të Enver Hoxhës…”/ Dëshmia e rrallë e të arrtisurit në 1985-ën
Relacioni sekret: “Hysen Osmani dhe Lutfi Hamo, e kanë takuar Kasemin dhe ju ka thënë se; do të shkoj në Theollogo, për…”/ Dokumenti Sigurimit, për arratisjen e Kaso Hoxhë në Greqi, në ’85-ën
Dëshmia e dhimbshme nga SHBA-ve, e ish të dënuarit: “Në ‘Kaushin’ e Tiranës, gruaja më solli vajzën 7-vjeçare, që s’e kisha parë që kur kishte lindur, por polici…”
Relacioni sekret: “Hysen Osmani dhe Lutfi Hamo, e kanë takuar Kasemin dhe ju ka thënë se; do të shkoj në Theollogo, për…”/ Dokumenti Sigurimit, për arratisjen e Kaso Hoxhë në Greqi, në ’85-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tetë

Memorie.al publikon  një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ, Petraq Pine dhe shefi i Seksionit, Et’hem Bakaj, i miratuar nga Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, Veiz Hadëri, për hapjen e dosjes së kërkimit ndaj Kasëm Hoxha nga Markati

 MIRATOHET                                                                                               Sekret

KRYETARI DEGËS PUNËVE TË BRENDSHME                                Ekzemplar i vetëm

VEIZ HADERI                                                                                  Sarandë, me 30/7/1985

 

                                                       VENDIM

PËR HAPJEN E DOSJES SË KËRKIMIT PËR KASEM ÇERÇIZ HOXHËN NGA FSHATI MARKAT I RRETHIT TË SARANDËS:

Unë Punëtori Operativ Petraq Pine, efektiv i D.P.B. Sarandës, pasi studiova materialet në ngarkim të Kasem Hoxhës, nga fshati Markat të rrethit të Sarandës.

GJETA:

Se Kasem Hoxha është i biri i Çerçizit dhe i Hanës, i ditëlindjes 1951, lindur në fshatin Markat dhe me banim po aty, me arsim 8 vjeçar, i martuar dhe me dy fëmijë, i pa organizuar, i dënuar, me shërbim ushtarak të kryer, me origjinë shtresë e varfër fshatare, me gjendje shoqërore kooperativist, me profesion kooperativist, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

Qëndrimi moral politik i familjes së tij para luftës ka qenë i mirë, nuk ka pasur njeri të lidhur me regjimet e asaj kohe. Gjatë luftës Nacional-çlirimtar kanë mbajtur qëndrim të mirë, më vonë djali i xhaxhait Selfo Hoxha dhe Rexhep Hoxha janë arratisur në Greqi.

Po kështu dhe kushëriri i parë i tij, Hiqmet Hoxha, është dënuar me 7 vjet heqje lirie, për tendencë arratisje jashtë shtetit. Ka kunatin, burrin e motrës, Idriz Kushi, i dënuar me 19 vjet heqje lirie, për vjedhje.

Vetë Kasemi, është dënuar në vitin 1973 për agjitacion dhe propagandë armiqësore, me 10 vjet heqje lirie, dhe u lirua në vitin 1982, duke përfituar nga amnistia. Në fshat njihet si njeri i mbyllur, i pa shoqërueshëm, indiferent dhe i lidhur me punën dhe familjen.

Me datën 30.7.1985, kryetari i Këshillit të fshatit Markat, së bashku me përgjegjësin e sektorit, njoftuan në oficerin e rojës së Degës, mbi mungesën e Kasem Hoxhës në fshat.

Nga verifikimet e bëra nga ana jonë, rezultoi se asnjë prej të afërmve të tij dhe fshatarëve, nuk kishte dijeni mbi largimin e tij.

Gruaja dhe vajza e tij e madhe, në shpjegimet e tyre, thoshin se më datën 28 korrik, ishin në dasëm tek Idriz Hoxha dhe më datën 29 korrik, ditën e hënë, mori veglat e punës, ushqimin, si zakonisht dhe u nis për në punë, për vaditje lule-dielli, poshtë në fushën e Markatit.

Nga shpjegimet e qytetarëve, Hysen Osmani dhe Lutfi Hamo, thonë se e kanë takuar Kasemin më datën 29 korrik dhe ju ka thënë se; do të shkoj në Theollogo, për të marrë lekët e rigonit që kishte shitur atje.

Kasemi është parë nga disa persona në mëngjesin e datës 29 korrik, rrugës për në fushën e Markatit, duke shkuar për në punë.

Duke u nisur për sa më sipër:

                                                                  V E N D O S A

Që të hap dosjen e kërkimit për Kasëm Hoxhën, duke marrë të gjitha masat e nevojshme operative, për gjetjen e tij.

Punëtori Operativ                                                              Shefi i Seksionit

Petraq Pine                                                                        Et’hem Bakaj

                                  Zv/ Kryetari i Degës së P. të Brendshme

                                                   Adriatik Mukaj

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Thanas Pirali, i Degës së Punëve të Brendshme të Sarandës, i ngarkuar me Teknikën Operative, lidhur me përgjimin që ka bërë ndaj familjarëve të Kasëm Hoxhës, në oborrin e godinës së Hetuesisë së Sarandës

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE                                                           SEKRET

E SHQIPËRISË                                                                                                 GRUPI I II

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

DEGA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                       EKZEMPLAR I VETËM

                                                   SARANDË MË 20.8.1985

                                                  NDALOHET RIPRODHIMI

LEGJENDA:

A – ALEM HOXHA

G – DRITA TUSHI

V – VITO MURTAJ

                                           INFORMACIONI I T. O. NR.95

MBI DËGJIMIN E BISEDËS TË ZHVILLUAR MË DATËN 20.8.1985, NË OBORRIN E HETUESISË SARANDË, NDËRMJET ALEM HOXHËS, VITO MURTAJ DHE GR. (DRITA KUSHI)

  • Më pyetën mua që ka qenë ndonjëherë në Borsh, apo jo (pauz)

G– Nga ç’vënd të ketë ikur?

A – E kush e di? Ej zoti i madh, më mirë të kishte vdekur, se sa këtë që bëri.

G – Më thotë mua, edhe t’i çoç e ngatërruar, unë i thashë, as që unë, as kesha llafosur gjë, as dija një gjë të tillë.

A – Jo moj motër, kush është llafosur për një gjë të tillë. O zot, ishalla në savan ta vënë, ishalla, perëndia është e madhe, ishalla, në savan, ta vënë.

G– E çfarë t’i thuash, të më lëshoj mua një grua me tre fëmijë, me njëmijë halle, ta shoh në litar varur, i thashë, nuk më vjen keq për të, që ç’më bëri i thashë, ai nuk është më për mua, me këtë që bëri. Dua të drejtën, unë më tha, këtë kërkoj unë, unë i thashë as që më ka thënë gjë mua.

A – Unë këtu erdha dhe dje.

G – Neve sot erdhëm, po sot na thanë.

A – Më njoftuan për dje, më kishin njoftuar në telefon dhe u ngrita dhe unë dhe erdha, vajta andej nga Dega dhe më thanë shko andej nga Hetuesia, dhe vij këtu e më thonë, hajde nesër, për sot dhe krisa ika dje, prap dhe erdha sot prap.

G – Ai iku në mëngjes për në punë dhe në darkë nuk erdhi, unë thashë se, do të ishte në punë dhe të nesërmen, i çova bukë, unë e kërkoja në fushë, i kisha vënë një çik qumësht, bukë etj.

A – Mua erdhën dhe më pyetën të mërkurën, më thonë që e njeh filanin nga Markati, po i thashë, unë e njoh, më thotë ky që e kërkon familja e tij, e kam timin, i them unë, e ke takuar më thotë, po, i thashë unë, e kërkon familja, më thotë.

G – Unë e kërkova në fushë, prita në darkë, pastaj lajmërova.

A – Fati yt moj motër….!

V – Po ku e la këtë me katër fëmijë, si nuk mendoj…?!

G – Unë vajta poshtë në fushë, dhe thosha, mos është këtu, e mos është atje, kam kërkuar deri në drekë.

A – Vuajtjen tënde, e kuptoj, se nënë me fëmijë me halle, unë e kam kushëri, por ai…!

G – Kush e di, ku do na syrgjynosin?

A – Qeveria, le të bëj punën e saj.

(Me kaq, biseda mbyllet)

PUNËTORI OPERATIV I T.O.

                              THANAS PIRALI

Dokumenti sekret me shënimin operativ, i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Petraq Pine, lidhur me bisedat që kishte bërë me Liljana Hoxha, motra e Kasëm Hoxha, lidhur me arratisjen e tij

                                                                                                                       “SEKRET”

                                                                                                                   Ekzemplar i vetëm

                                                                                                                 Sarandë më 30/7/1985

                                                     SHËNIM – OPERATIV

Unë, Punëtori Operativ, Petraq Pine në bisedën që bëra me qytetaren Luljeta Hoxha, me datën 30.7.1985, ajo më tha se: “Shkova në punë që në orën gjashtë të mëngjesit. Babain e lash në shtëpi, ja kisha pregatitur që në mbrëmje ushqimin që do të merrte për në punë. Për ne fëmijët, babai kujdesej shumë, në shtëpi ankohej shpesh, duke thënë: s’kemi me se të rrojmë, gjithmonë kur largohej nga shtëpia, na linte adresë”.

 Punëtori Operativ

      Petraq Pine

Dokumenti sekret me shënimin operativ, i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Petraq Pine, lidhur me bisedat që kishte bërë me Mejdo Hoxha, gruaja e Kasëm Hoxha, lidhur me arratisjen e tij

                                                                                                                   “SEKRET”

                                                                                                             Ekzemplar i vetëm

                                                                                                            Sarandë më 30/7/1985

                                SHËNIM OPERATIV

Unë, Punëtori Operativ Petraq Pine në takimin që bëra me gruan e Kasemit, Mejdo Hoxha me datën 30.7.1985 më tha se: “Të dielën me datë 29.7.1985, ishim në dasëm tek Idriz Hoxha, në mbrëmje u kthyem në shtëpi së bashku.

Të shtunën erdhi për vizitë në shtëpi Halem Hoxha me gruan. Ditën e hënë në mëngjes, Kasemi mori bukën për punë si zakonisht dhe u largua pa na lënë adresë. Memorie.al

 Punëtori Operativ

       Petraq Pine

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 21 Gusht 2022

Next Post

Kalendari Historik 22 Gusht 2022

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 11, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 11, 2025
Next Post
Kalendari Historik 02 Gusht 2022

Kalendari Historik 22 Gusht 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!