• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 3, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Historitë tragjike të nënave shkodrane; Syme Muka, Zenepe Kraja, Naxhije Curri dhe Fahrije Kazazi, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

“Historitë tragjike të nënave shkodrane; Syme Muka, Zenepe Kraja, Naxhije Curri dhe Fahrije Kazazi, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Historitë tragjike të nënave shkodrane; Syme Muka, Zenepe Kraja, Naxhije Curri dhe Fahrije Kazazi, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Historitë tragjike të nënave shkodrane; Syme Muka, Zenepe Kraja, Naxhije Curri dhe Fahrije Kazazi, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Historitë tragjike të nënave shkodrane; Syme Muka, Zenepe Kraja, Naxhije Curri dhe Fahrije Kazazi, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
0
Shares
310
VIEWS

Fatbardha Mulleti (Saraçi)

Pjesa e dhjetë

Memorie.al/ publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’, i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili është fryt i një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur të disa prej grave dhe vajzave shqiptare që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, e me rradhë: Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Hatixhe Kopliku, Nafije Kopliku, Vebije Bushati, Budije Bushati, Adile Kazazi, Antonela Dostanishta, Nafije Stërmasi, Luçije Saraçi, Adile Meta, Qeuthere Meta, Feride Damnori, Vitore Ashta, Fetije Vuçiterni, Zehnije Gjylbegu, Xhyhere Kazazi, Luçije Malaj, Sadije Kazazi, Lezinë Toni, Zade Muka, Hava Repishti, Luçije Kurti, Rukije Bushati, Shaqe Logoreci, Qamile Myftija, Marie Ndokëllia, Rozë Çefa, Çilë Staku, Shaqe Marku, Lajde Arapi, Lutfije Barbullushi, Syme Muka, Zenepe Kraja, Fahrije Kazazi, Naxhije Curri, Nexhi Plaku, Lizë Vukeli, Bade Kjaraj, Hava Baçi, Xhehadire Boriçi, Vitore Kalaj, Katerina Benusi, Sofije Baja, Lenë Pjetri, Dava Markagjoni, Mrika Markagjoni, Marta Gjonmarkaj, Bardha Gjon Markagjoni, Kristina Gjomarkaj, Çelestina Gjomarkaj, Mrika Pervizi, Prena Pervizi, Kune Miraka, Sulltana Dine, Vera Dine, Agime Dine, Hamide Çela, Vera Dine, Kadrije Cami, Sanije Sulaj, Meliha Sulaj, Vashe Kola, Prena Llesh Gjeçi, Gjystina Seku, Ilda Melgusha, Agime Pipa (Aranitasi), Terezina Pali, Liza Pali, Adile Boletini, Nasibe Kazazi, Ana Daja, Dila Zef Ndoja, Zyraka Mano, Shanisha Dosti, Zojë Gjeloshi, Drane Stakja, Elena Luli, Sabiha Kasimati, Marije Deda, Marije Shllaku, Biçe Pistulli, Sadije Kazazi, Gjyzepina Çoba, Marta Doda, Frida Satedini, Vitore Kuka, Gjela Llesh Biba, Bardha Cub Marku, Liza Llesh Mali, Bardha Mark Bushkola, Marije Tuci, Olimbi Baruti, Angje Kovaçi, Bedrije Ashikja, Musine Kokalari, Motër Gjeorgjina, Liljana Radovani, Laura Keqi, Mrike Pepa, Mrike Zadeja, Angjelina Shantoja, Naime Koçi, Sheriar Sefa, Vitore Shllaku, Liza Gjon Voci, Nina Shiroka, Laje Mehmeti (RRema), Feride Beshiri (Quku), Hasije Ulqinaku (Quku), Sofije Kali, Çile Gjush Larja, Nurfezo Koprencka, Sanije Gjylbegu, Emilja Shestani, Marije Bregu, Vida Radovani, Nedrete Pipa, Motrat e Osman Kazazit, Safete Jusif Sokoli, Çiljeta Simoni, Lutfije Buashati, Sadije Bushati, Olga Schëeizer Libohova, Evelina e Ndoc Naraçit, Geraldina Apony-Zogu, Hilda Zyma. Marie Rafael, Zade Muka,Rukije Bushati, Hajrie Vrioni, Emine Gjyrezi, Xhemile Beqir Komi, Hedije Dume Repishti, Syme Muka, Fetije Vuçiterni, Sebije Puka, Marjeta Serreqi, Dhurata Sokoli, Klara Miraka (Merlika), Asije Habili, Sose Nik Sokoli, Liri Cenaj, Rudina Dema, Adelajde Miraka, Drane Jakja, Syriha Hasi, Aishe Gogaj, Luçija Kaçaj, Gjyljana Malaj (Pervizi), Nadide Kasaruho, Nadire Kërçiku (Peshkëpia), Shpresa Ballolli (Merdani), Makbule Frashëri, Mishan Çini, Gjyslyme Dervishi (Leka), Natali Arkandi Rozengolc (Pengili), Vigelmina Vitalij Kovaleshko (Veshi), Rukije Rama, Tefta Tasi, Liri Lubonja, Kozara Kati, Shpresa Ngjela, Vera Bekteshi, etj.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

Syme Muka

(1905 – 1979)          

Qe fare e re kur u martue me Shefqet Mukën. Vinte  nga  një  familje (Barbullushët), që njihej për atdhetarizëm. Atë gjeti edhe ku nguli rranjë. Ishte i shoqi, që shkriu pasurinë për çështjen kombëtare (1920), kur italianët u hodhën në det. Mandej drejtoi Strehën Vorfnore të Tiranës. Me të Symja kaloi jetë të lumtun. Ishte fat për burrin që kishte një grue të tillë: ishte e qetë dhe e bukur, e butë dhe e ëmbël, e dashtun, mikpritëse dhe besimtare e devotshme. Si në fillim, si në fund, pa iu ndigjue zani. Gjallnia e gëzimi që japin fëmijët mbushi shtëpinë.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, internohet në Elbasan. Deri në fund mbeti armik i diktaturave të huaja të vendosura në Shqipni. Organizoi dhe drejtoi çetën e armatosun të Legalitetit në qarkun e Shkodrës. Mbeti anmik edhe i diktaturës që po përvijohej në horizontin shqiptar.

Sapo komunistët morën frenat e shtetit në dorë, ai u ilegalizue. Atëherë, sikur vendi të ishte kthyer shekuj mbrapa, komunistët morën peng familjen e tij. Një grue dhe pesë fëmijë (3-15 vjeç), u izoluen në burgun e Shkodrës. Gjashtë muej me radhë, mandej edhe një vit e gjysëm internim në Berat. Si e kaloi dhe përballoi këtë kohë? Ajo, fëmijët dhe një Zot e din.

Pas dorëzimit të të shoqit dhe dënimit të tij me 20 vjet, u kthye në Shkodër. Shtëpia qe grabitë nga oficerët e Sigurimit të Shtetit me themel. E vetme në udhëkryq. Çfarë të bante? Bani atë çka banë qindra e mijëra gra e vajza. U ba burrë e luftoi me jetën. Hap për hap me kohën. Sy për sy me vështirësitë.

Dhëmb për dhëmb me të keqen. Dhe fitoi. Sfidoi përndjekjet e fukarallëkun. Rriti dhe edukoi fëmijë. Dhe shtëpinë e mbajti hapun.

Ndoqi burrin ngado ku ai vuajti dënimin e gjatë. E ndoqi dhe e mbajti, me ato mundësi që kishte, në shuplakë të dorës. Dhe priti. Priti pa u mërzitë, pa u ankue, pa u qa. Me shpresën te Zoti.

Ishte fillimi i shtatorit 1965, kur familja u ribashkua. Fëmijët i gjeti të rritun e të ndershëm, punëtorë e të nderuem nga të gjithë ata që i njohën. Zemra e tij u mbush nga një afsh mirënjohjeje për gruen, shokun e vërtetë të jetës.

Mbas një viti vdiq. Burgu kishte bë punën e vet.

Mandej, e rrethueme në shtrat nga fëmijët dhe të afërmit, mbylli sytë edhe ajo, tue mbetë përjetë në zemrat e të gjithëve. U mbyll një jetë plot vuajtje e mundime, tue lanë mbrapa fëmijët që e deshën, e nderuan dhe e adhuruan.

Zenepe Kraja

(1913 – 1998)

Lindi në Shkodër në një familje ulqinake, e cila tue mos mujtë me durue sundimin malazez, qe vendosë në Shkodër. Kur ishte 18 vjeçe u martue me Hafiz Ali Tarin (Kraja), klerik shumë i njohun, i diplomuem në disa fusha e poliglot i ndigjuem. Mbi të gjitha ishte demokrat, realist dhe parashikues i të ardhmes të popullit tonë.

Si antifashist ai u internua nga italianët në Porto Romano, tue lanë gruen e dy fëmijët në shtëpi. Ishte edhe antikomunist po aq i vendosun.

Për dy vjet ishte gruaja e tij, Zenepja, që diti ta fshehë aq bukur, saqë asnjë kontroll nuk e gjeti. Pas dy vjetësh përfiton nga amnistia dhe dorëzohet. Mirëpo kjo ishte lojë e komunistëve, të cilët, jo vetëm që nuk e lanë të qetë, por e dënuan me vdekje, dënim që shkallë -shkallë iu ul në 20 vjet. Kjo ishte goditja e parë. Mandej erdhi konfiskimi dhe familja u zhyt në vorfni të thellë.

Si të jetonte? Ishte pyetja që shtrohej para të gjitha familjeve, sidomos para atyre që kishin njerëz nëpër burgje.

U detyrue që të bënte lloj-lloj punësh dore (qepje jorganësh, përgatitje shamijash për nuse malësore). Shkoi të punojë edhe në qytetin e Bajram Currit, gjithmonë me frikën se mos e kapte policia tek bënte punë private, që konsiderohej krim ekonomik. Ashtu i rriti fëmijët, ashtu i shkolloi, aq sa u lejohej. Ashtu e ndoqi burrin nëpër burgjet e Shkodrës, Tiranës, në Maliq, e së fundi (10 vjet) edhe në Burrelin famëkeq. Gjithmonë me pikësynimin që të fitonte aq sa të shkonte pranë të shoqit e t’ia lehtësonte vuajtjet. Gjithmonë me ushqime, ndërresa, ilaçe. Ishte heroinë e vërtetë; ashtu e pafjalë, plot vullnet, e rregullt, e pastër, do të udhëtonte, si shoqet e saja me mjete rasti për të takue “fatin” e saj. 10-vjetëshi i dytë qe ma i randi. Mosha po bënte punën e vet; asokohe rruga për Burrel kalonte nga Rrësheni. Aty ku i lenin makinat, ishin të detyrueshme me vazhdue rrugën në këmbë.

Shpesh merrte fëmijët që po i rriteshin pa babë, që të njiheshin me të. Burgun ata e njihnin nga librat (në ato flitej për burgje fashiste). Tashti ata njohën edhe burgjet komuniste…

Si e përballoi ajo këtë gjendje, se po rriste edhe fëmijë? Me punë të vazhdueshme e me kursime të mëdha. Me 1965 i shoqi lirohet. Tashmë të dy të plakun, bashkohen prapë. Ishin të lumtun, se mund të mbijetonin tashmë nën një kulm. Por asnjëherë nuk iu nda titulli “armik”, “familje e deklasueme”. Atë vit i grabitet biblioteka. Nga ai moment Hafiz Ali Tari vet izolohet e nuk del nga shtëpia, derisa më 1974 vdiq.

Ajo prapë nuk u dorëzue. Edhe nanë, edhe babë. Edhe burrë, edhe grue.

Sot asht 83 vjeçe, e mbërthyeme nga paraliza në shtrat. 50 vjet në lëvizje të vazhdueshme plot vuajtje, nuk ishin pak.

Fati i rezervoi lumturinë e madhe që të shihte ramien e diktaturës komuniste, që të shohë me shpirt të qetë edhe se si rriten nipat e mbesat, që e duan aq shumë.

Fahrije Kazazi

(1915 – 1991)

Ajo kishte çdo gjë që i donte zemra. Ishte e martueme me Sabri Kazazin dhe kishte katër fëmijë të shëndetshëm e të bukur. Gjendja ekonomike ishte shumë e mirë. Perspektiva për fëmijët ishte e hapun. S’ka ma mirë. Mirëpo erdhi Lufta dhe ajo solli në pushtet komunistët, me të cilët familja e Kazazëve asnjëherë nuk qe pajtue. Edhe komunistët një shkak donin, shumë herë edhe e krijonin për të eliminue nacionalistët. Kështu ngjau edhe me Sabri Kazazin.

Fill mbas dështimit të Lëvizjes së Postribës, mbi familjet e trungut të Kazazëve, ra ‘Shpata e Damokleut’. Me akuzën për pjesëmarrje në atë Lëvizje, Sabriu dënohet me pushkatim, dënim që i ulet në 25 vjet heqje lirie.

Shtyllë e shtëpisë, tashti u bë Fahrija. U bë edhe babë për fëmijët. Shumë detyra për një grua, shumë vështirësie për të kalue. Nuk ishte një vit a dy. Ishin 25. Pati presione gjithfarësh. Pati edhe “këshilla” për të nda burrin; se “ai mbrendë asht e ma shumë nuk del prej atje, se del”, por ajo qe aq e fortë, sa t’i përbuzte me neveri. E tillë ishte diktatura, saqë me forma nga ma të ndryshmet, nuk e lejoi këtë grua me kaq halle, që të mund ta shihte nënën e vdekun…!

Komenti asht i tepërt.

Çdo gjë duhej ta përballonte vetë. Dalëngadalë edhe me ndihmën e fëmijëve, që iu banë aq punëtorë e aq të mirë. Edhe pse punuan në vende pune nga ma të vështirat, edhe pse u përndoqën në shumë mënyra. Për të jetue, pas atij konfiskimi të egër (“edhe dyshekët na i morën”), “u shit e u leçit”, siç thotë populli. Nuk ishte e vetme. Shumë zonja shtëpie ishin të detyrueme me bë. S’kishte rrugë tjetër. Mandej mbeti vetëm djersa e ballit që u derdh si shi tue thye gurë në gurore, tue fshi rrugët e qytetit, apo tek pastronte kanalet. Ditë për ditë derisa doli në pension.

Në këtë kohë edhe i shoqi shlyen dënimin dhe kthehet në shtëpi, të cilën e gjeti ndryshe, shumë ndryshe nga se e kishte lanë. Nuk patën fat ma të mirë as fëmijët. “Punonim në fermë – tregon e bija-dhe vetëm rruga vajtje-ardhje shkonte në tri orë, pa llogaritë 8 orëshin e punës.” Provuan ata edhe punë të tjera “më të lehta”, si përgatitja e zhugës, ndërtimi, etj., të cilat falë mobilizimit total i përballuan, pa iu skuqë fytyra, ashtu si përballuan edhe gjendjen e tensionueme që i rrethonte.

Asnjëherë nuk u lavdëruan, edhe pse punuan mirë; asnjëherë nuk u shpërblyen, edhe pse e meritonin. Ata ishin “ata”, “armiq”, bile të rrezikshëm.

Të tillë ishin fëmijët e saj, që ajo rriti dhe edukoi. Vdiq 5 vjet mbas të shoqit, pa shikue triumfin e demokracisë, në themelet e së cilës asht edhe djersa e saj.

Naxhije Curri

(1910 – 1993 )

Ishte në traditën qytetare, që vajzat ta qëndisnin vetë pajën e tyre. Të shumta  qenë rastet, kur ndër të tjera, endnin figurën e shqipes me dy krenë mbi cohën e kuqe. Ishte gjest atdhedashurie. Ishte tregues i përkushtimit ndaj çështjes kombëtare. Një të tillë përgatiti dhe e çoi në shtëpi të burrit Naxhija, vajza e Dan Hasanit, kur u martue me Shaqir Currin, nipin e Bajram Currit. Sot Naxhija nuk jeton, por e bija ruan si kujtimin ma të bukur pikërisht këtë flamur, dhe nëpërmjet tij, kujton jetën plot tallaze të nënës së vet.

Nandori i vitit 1944,  ia prishi jetën kësaj familjeje. Shaqiri ishte “persona non grata” për komunistë, tradicionalisht ai, si gjithë nacionalistët, ishte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mbasi e arrestojnë ia dorëzojnë serbëve, që mbasi i bëjnë gjyqin, e dënojnë me 21 vjet. E dërgojnë në burgun e Nishit. Të ndamë për së gjalli: ai në burgun e huaj, këta këtej në burgun që kishte sipërfaqe prej rreth 30 mijë kilometrash katrore.

Si mund t’i ushqente fëmijët e veten, veçse tue shitë pak nga pak sendet e shtëpisë? E kur ato mbaruan, a nuk punoi në proçese shumë të rënda? Si mund ta dinte ajo se çfarë i hiqte burri burgjeve të Jugosllavisë? Ishte gjallë apo kishte vdekë? I kishte marrë apo jo letrat e saj? Sidomos atë fotografinë e saj ku i kishte shkrue “Në shenjë pleqnije të kujton me mall Xhija”. S’kishte asnjë mundësi që ta ndihmonte, por u bë copë që t’ia lehtësonte vuajtjet babës, që iu dënue 7 vjet, dy vëllazërive, njeni me 10 e tjetri tri herë radhazi me 15 vjet. Dy të tjerë ishin në mërgim, tue i dëshirue për 50 vjet. Gjithmonë e dëshirueme dhe pa çmallun. Por kishte të trashëgueshme krenarinë e familjes, forcën e saj, besimin në Zotin. Ata ishin burimi i forcës së saj. Me atë forcë ajo përballoi të gjitha situatat.

U  takuen me të shoqin vetëm në vitin 1965, kur ishte në prag të pensionit. 20 vjet pa u pa. U  duheshin edhe 20 vjet të tjera për t’i tregue njeni-tjetrit hallet e kalueme. Vazhduan jetën në kushtet e vorfnisë së plotë. Ajo ia arriti të shihte se si diktatura dha shpirt, fat që nuk e pati i shoqi. Atëherë kur kishte dëshirë të shihte edhe pak, vdiq. Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Raporti survejimit i “Vigjilentit”:“Duke folur për shokun Enver, si Tuku dhe Hulusiu, thonë se; ai nuk ka luftuar, nuk e ka parë luftën, por ka ndenjur mbyllur me…”

Next Post

Historia e panjohur e Ukrainës/ “Në vitet 1932 – ‘33, prej politikës së Stalinit, vdiqën nga uria e afro 7 milion ukrainas…”/ Dëshmia e Oleksandra Radchenko, që u persekutua për ditarët e saj

Artikuj të ngjashëm

“Sipas rezultateve të para që kemi, rreth 90 % e zgjedhësve kanë votuar dhe afro 93 % e tyre…”/ Fjala e Enver Hoxhës në konferencën e shtypit me gazetarët e huaj më 3 dhjetor ‘45
Dossier

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

July 2, 2022
“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989
Dossier

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

July 3, 2022
Kujtimet e At Anton Harapit: “Në pranverën e 1916-ës, isha çdo ditë mes fshatarëve të Dukagjinit që jepnin shpirt nga epidemia e kolerës, ku vdiqën 575 vetë dhe…”/
Dossier

“I pandehuri Shtjefёn Kurti, duke qenё armik i betuar i pushtetit popullor dhe besnik e vegёl e klasave tё rrёzuara e i Vatikanit, u bё…” /Gjyqi ndaj Dom Shtjefën Kurtit, Krujë, 1971

July 3, 2022
“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën
Dossier

“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën

July 1, 2022
“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika
Dossier

“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika

July 2, 2022
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
Dossier

“Shtjefën Kurti ka pёrshёndetur tё ashtuquajturёn ‘Pranvera e Pragёs’, me shpresёn se ajo qё ndodhi nё Çekosllovaki, me okupacionin sovjetik, do…” / Procesi i “Grupit të Gurëzit, Krujë, 1971

July 1, 2022
Next Post
Historia e panjohur e Ukrainës/ “Në vitet 1932 – ‘33, prej politikës së Stalinit, vdiqën nga uria e afro 7 milion ukrainas…”/ Dëshmia e Oleksandra Radchenko, që u persekutua për ditarët e saj

Historia e panjohur e Ukrainës/ “Në vitet 1932 – ‘33, prej politikës së Stalinit, vdiqën nga uria e afro 7 milion ukrainas…”/ Dëshmia e Oleksandra Radchenko, që u persekutua për ditarët e saj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!