• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 7, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi

Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
Dëshmitë e panjohura: “Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
0
Shares
256
VIEWS

Fatbardha Mulleti (Saraçi)

Pjesa e nëntë

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’, i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili është fryt i një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur të disa prej grave dhe vajzave shqiptare që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, e me rradhë: Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Hatixhe Kopliku, Nafije Kopliku, Vebije Bushati, Budije Bushati, Adile Kazazi, Antonela Dostanishta, Nafije Stërmasi, Luçije Saraçi, Adile Meta, Qeuthere Meta, Feride Damnori, Vitore Ashta, Fetije Vuçiterni, Zehnije Gjylbegu, Xhyhere Kazazi, Luçije Malaj, Sadije Kazazi, Lezinë Toni, Zade Muka, Hava Repishti, Luçije Kurti, Rukije Bushati, Shaqe Logoreci, Qamile Myftija, Marie Ndokëllia, Rozë Çefa, Çilë Staku, Shaqe Marku, Lajde Arapi, Lutfije Barbullushi, Syme Muka, Zenepe Kraja, Fahrije Kazazi, Naxhije Curri, Nexhi Plaku, Lizë Vukeli, Bade Kjaraj, Hava Baçi, Xhehadire Boriçi, Vitore Kalaj, Katerina Benusi, Sofije Baja, Lenë Pjetri, Dava Markagjoni, Mrika Markagjoni, Marta Gjonmarkaj, Bardha Gjon Markagjoni, Kristina Gjomarkaj, Çelestina Gjomarkaj, Mrika Pervizi, Prena Pervizi, Kune Miraka, Sulltana Dine, Vera Dine, Agime Dine, Hamide Çela, Vera Dine, Kadrije Cami, Sanije Sulaj, Meliha Sulaj, Vashe Kola, Prena Llesh Gjeçi, Gjystina Seku, Ilda Melgusha, Agime Pipa (Aranitasi), Terezina Pali, Liza Pali, Adile Boletini, Nasibe Kazazi, Ana Daja, Dila Zef Ndoja, Zyraka Mano, Shanisha Dosti, Zojë Gjeloshi, Drane Stakja, Elena Luli, Sabiha Kasimati, Marije Deda, Marije Shllaku, Biçe Pistulli, Sadije Kazazi, Gjyzepina Çoba, Marta Doda, Frida Satedini, Vitore Kuka, Gjela Llesh Biba, Bardha Cub Marku, Liza Llesh Mali, Bardha Mark Bushkola, Marije Tuci, Olimbi Baruti, Angje Kovaçi, Bedrije Ashikja, Musine Kokalari, Motër Gjeorgjina, Liljana Radovani, Laura Keqi, Mrike Pepa, Mrike Zadeja, Angjelina Shantoja, Naime Koçi, Sheriar Sefa, Vitore Shllaku, Liza Gjon Voci, Nina Shiroka, Laje Mehmeti (RRema), Feride Beshiri (Quku), Hasije Ulqinaku (Quku), Sofije Kali, Çile Gjush Larja, Nurfezo Koprencka, Sanije Gjylbegu, Emilja Shestani, Marije Bregu, Vida Radovani, Nedrete Pipa, Motrat e Osman Kazazit, Safete Jusif Sokoli, Çiljeta Simoni, Lutfije Buashati, Sadije Bushati, Olga Schëeizer Libohova, Evelina e Ndoc Naraçit, Geraldina Apony-Zogu, Hilda Zyma. Marie Rafael, Zade Muka,Rukije Bushati, Hajrie Vrioni, Emine Gjyrezi, Xhemile Beqir Komi, Hedije Dume Repishti, Syme Muka, Fetije Vuçiterni, Sebije Puka, Marjeta Serreqi, Dhurata Sokoli, Klara Miraka (Merlika), Asije Habili, Sose Nik Sokoli, Liri Cenaj, Rudina Dema, Adelajde Miraka, Drane Jakja, Syriha Hasi, Aishe Gogaj, Luçija Kaçaj, Gjyljana Malaj (Pervizi), Nadide Kasaruho, Nadire Kërçiku (Peshkëpia), Shpresa Ballolli (Merdani), Makbule Frashëri, Mishan Çini, Gjyslyme Dervishi (Leka), Natali Arkandi Rozengolc (Pengili), Vigelmina Vitalij Kovaleshko (Veshi), Rukije Rama, Tefta Tasi, Liri Lubonja, Kozara Kati, Shpresa Ngjela, Vera Bekteshi, etj.

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Vrasja e Nako Spiros është prapaskenë, pasi pak ditë para saj, Nesti Kerenxhi, më dërgoi në bankë që të tërhiqja 1000 dollarë amerikanë dhe t’i…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj

Çile Staku

(1893 – 1964)

Ishte motra e sindikalistit të njohun demokrat Shtjefën Ingrizit. Ishte ai që e edukoi të motrën me frymën demokratike, anti-diktatoriale. Këtë e tregoi sidomos në periudhën e Luftës, ashtu edhe mbas saj. Gjatë pushtimit fashist italian, shtëpia e saj u ba një nga bazat kryesore ku mblidheshin nacionalistët, të grupuem rreth organizatës së ‘Ballit Kombëtar’. Djali i saj i vetëm, Zefi, ishte një nga eksponentët e saj. Në kushte e fshehtësisë, si dhe të rrezikut të madh, ajo iu gjet përkrah të birit, në veprimtarinë atdhetare. Kur e lypte puna, ajo ishte edhe roja e shtëpisë. Edhe sot, ata që mbetën gjallë, kujtojnë “kafet me arra”- specialitet i saj, me të cilat gostiste shokët e të birit, që shpesh edhe zbardhnin aty, tue shtypë traktet, që mandej shpërndaheshin kudo, tue i ba thirrje popullit, për qëndresë antifashiste e antikomuniste. Një nga dëshmitarët kujton se si në dhomën e teknikës së kësaj organizate, ishte derdhë boja e shaptilografit. “Erdhi vetë Çilja dhe e pastroi, tue punue tanë natën. Mandej tha: “Nuk kam besim me futë tjetërkend këtu me e pastrue”. Episode të kësaj natyre, ka plot për këtë grue energjike që jepte kontributin e vet në luftën për çlirim…

Ishte mëngjesi i datës 26 korrik 1943. Një natë më parë (25 korrik), radiot kishin dhanë lajmin e ramjes së diktatorit fashist Benito Musolini. Në atë kohë, i gjithë qyteti që mbushë me citate si dhe me portretin e tij. Të tilla fashistët kishin stampuar edhe në fasadën e shtëpisë së saj, që ishte në rrugën kryesore të qytetit. Sapo zbardhi dita e 26 korrikut, Nana Çile, pa i thanë kujt gja, mori shkallën, një kovë me lang gëlqereje dhe një brushë e ashtu e veshun me branavekë, plaka 60 vjeçe, në majë të shkallës ndoshta edhe tue këndue lehtë-lehtë, ndonjë kangë të vjetër, fshiu e para në qytetin e Shkodrës, imazhet që të kujtonin diktaturën fashiste. Kishte arsye të forta. Djalin, fashizmi ia kish arrestue tri here, e ajo nuk u qe lutun atyne. Si kundërpeshë, ndoshta e hapi portën e shtëpisë dy kapakësh, për shokët e djalit. U ankua një herë se në njenin prej kontrolleve që iu banë shtëpisë nga kuestura, një polic (në Shkodër njihej me nofkën “dygeçi”) ishte tregue ma i zellshëm se të tjerët dhe kishte përmbysë shtëpinë, për të gjetë sende komprometuese. Ma vonë qe marrë vesh se ishte agjent i komunistëve, i futun në kuesturë, për të ba punën e partisë së vet, e natyrisht detyrë e saj, ishte edhe lufta kundër nacionalistëve.

Vuejtjet ma të mëdha kjo nanë i pat me ardhjen në pushtet të komunistëve. Dy herë djali u arrestue dhe provoi burgjet e diktaturës së re. Dy herë prindit e tij me ankth pritën me zemër të ngrime, lajme për të. “Mos po e torturojnë shumë”?  “Mos e dënojnë me vdekje”? (se ishte ba e modës që gjyqet komuniste nuk u kursyen me këtë lloj dënimi)…

Për 11 vjet që bani i biri burg, ata jetuen me marakun e ligjshëm: “Çka po i bajnë djalit”, “A do të jetë djali gjallë?” Për 11 vjet ata dy pleq, do të sakrifikonin aq shumë për t’i sigurue birit të vetëm, ushqimin plotësues, se dihej ai që u jepnin të burgosurve. Nanë Çilja pati edhe ndihmën e së motrës, Isidora, që si ma e re në moshë, përkrah të motrës e ndoqi nipin kampeve të Maliqit, Orman-Pojanit, Bedenit, ose burgut të Shkodrës.

Ashtu të bashkuem përballuen edhe persekutimin, që në format nga ma të ndryshme, iu ba kësaj familjeje të mirë qytetare atdhetare e që dha aq shumë për vendosjen e demokracisë në Shqipni.

Shaqe Marku

(1897- 1981)

E lindun në Shirokë në një familje atdhetare, e rritun në Cetinë të Malit të Zi, ku u martue me Lec Markun, djalin e heroit të Luftës së Rrazhnicës, Shaqe Marku, do t’u transmetonte me përkushtim fëmijëve të vet, botën shpirtnore aq të pasun, të brezave të shkuem. Ndërkohë familjarisht ishin vendosë në Shkodër.

E kishte mjaft për të tregue. Mjaftonte të tregonte se si Marka Kola, pra i vjehrri, i plagosun për vdekje tek ura e Rrazhnicës më 1880, kishte futë me duert e veta në bark, zorrët që i kishin dalë nga plaga e marrun. Jo më kot Gjergj Fishta, një kangë të “Lahutës së Malcis”, ia kushtoi këtij akti. Djali i saj, Toma, qe përfshi që në fillim në radhët e organizatës së ‘Ballit Kombëtar’. Tue ia ushqye fëmijëve të vet trimninë dhe vendosmëninë, për të punue e luftue për çështjen kombëtare, Nanë Shaqja, jo vetë qe një edukatore e zjarrtë e nacionalizmit shqiptar, por edhe vetë u ingranue në aktivitetet klandestine, të asaj organizate. Merrte traktet nga baza kryesore, ku shtypeshin dhe i dërgonte tek Dom Zef Shestani, famullitar i kishës së Shën Kollit, në lagjen “Rus i vogël” e njëkohësisht edhe një nga drejtuesit e ‘Ballit’ në Shkodër. Jo vetëm kaq. Ajo vetë shpërndau në popull trakte, si dhe revistën “Robni o liri”,  të kësaj organizate. Më 1944, ajo i përgatit djalit të vet e shokëve të tij, që po delnin në çetë, rrobat me shenjat dalluese. Po atë vit, vajzat e saj, do të qëndisnin një flamur të madh kombëtar, që do t’i dhurohej Kryetarit të ‘Ballit Kombëtar’ të Shqipnisë, Mithat Frashërit, gjatë vizitës që ai bani në Shkodër. Vetëm ajo e djali i saj, do ta dinin se ku u fshehën armët, traktet e çdo gja, që kërkoheshin me ngulm nga Sigurimi.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për familjen e Lec Markut, erdhën kohë të vështira. Në fund të dhjetorit 1946, Toma arrestohet. Ajo tregohet burrneshë e vërtetë, për përballimin e situatës. Me zgjuarsi fshehu materialet kompromentuese të të birit. Tue kujtue këtë gja, i biri, në burg do t’i kushtonte një poezi, që përfundonte me vargjet:

“Kur ty malli, nanë zemrën ta mblojë,

Për djalë tandin, që n’burgje a tue u shue,

Me duer tueja, ti flamurin shpaloje,

Puthe për mue, se atdheut i jam kushtu”.

E ndjek vazhdimisht në burg, tue i çue ushqime e veshmbathje. Sa zor ishte t’i gjeje në atë kohë! Nuk ngurron të shesë teshat e shtëpisë. Nuk ishin të rralla rastet kur ajo, mbasi i dorëzonte të birit atë ushqim të pakët, delte e mbajtun prej krahësh nga rojet, sepse i binte të fikët nga dëshpërimi.

Ma në fund djali del nga burgu… gjysëm i vdekun. Mbas kësaj, për 20 vjet – në spitale (një jetë e tanë). E ajo prapë te kryet. Si din të rrinë vetëm nanat.

Vdiq në pleqni të shtyeme, 84 vjeçare, e vorfën, por krenare se nuk iu nënshtrue asnjëherë regjimit komunist e halleve.

Lajde Arapi

(1893 – 1963)

“O im bir, o djalë i ri

që je ba fli për Shqipni

Për Shqipni t’pat rritun nana!

Mos me t’ngja kush n’kapidana.”

Janë disa nga vargjet që iu kushtuen dëshmorit Zef Harapi, vra më 1912. Ndoshta kjo vjershë ishte e para, që Nanë Lajdja, u mësoi fëmijëve të vet jetimë, sikur të donte t’u mësonte, që t’i ngjitnin axhës së tyne dëshmor. Këto ndjenja atdhetare do t’i përqafonin të gjithë. Djali, Karlo, do të ndërpriste studimet në Itali, për t’iu kushtue çështjes kombëtare, tue dhanë një kontribut të madh në drejtimin e organizatës së ‘Ballit Kombëtar’. Me bindje nacionaliste, ishte edhe djali tjetër, Simoni, bindje që regjimi komunist i dënonte ma ashpër, se askund. Kjo qe arsyeja, që i pari u detyrue të lente familjen e të merrte rrugët e kurbetit, për të punue për Shqipninë atje, kurse i dyti pësoi burgun, pasi, meqë kishte mbarue Shkollën Amerikane të Fultz-it, “duhej” të ishte spiun i tyne. Kështu, Nanë Lajdja kishte rritun dy ”armiq”.

Mbi shpatullat e saj, ra një peshë e randë, që jo të gjithë e provuen: shtëpia duhej mbajtë çelë, djali duhej ushqye në burg. Me sy te dera, se mos merrte ndonjë lajm të mirë. Me mendje te djemtë: A ishte gjallë djali në mërgim? A ishte mirë me shëndet, djali në burg? Me majën e gjylpanës, sepse qe rrobaqepëse, përballoi jetën. Me punë mbyti mërzinë. Me punë u mundue që të harrohej. Më 1958, asaj iu vra shpresa përgjithmonë, se do të mund të përqafonte makar një herë djalin Karlo. Ai vdiq në rrethana të dyshimta. Mos vallë ishte dora e Sigurimit? E ajo s’mund të priste ngushëllime, sepse nuk i kishte vdekun djali, por “anmiku” i Shqipnisë… Ngushëllimet e rastit u detyrue t’i priste tinëz. E tmerrshme! Të mos lejohej të vinte kujën në shtëpinë e vet, të ishte e detyrueme të mos shfaqte hidhërimin e vet të madh, që i ishte grumbullue thellë në shpirt, prej vitit 1944. Ishin 14 vjet shprese, por edhe mërzije, hidhnimi, ankthi. Mandej edhe 5 të tjera për djalin tjetër në burg. E tashti, në fund të vetizolohej, të vetçensurohej…! Vazhdimisht i kujtohej vargu i poetit:

“Për Shqipni, t’pat rritun nana

Për këtë dhe q’ë kem si fe

E përmbi fe e kam vatani

E kem Atdhe”.

Ato vargje, tashti ua mësoi nipave e mbesave. E këto u rritën si lulet, që kultivonte i biri parqeve të Shkodrës…! Edhe dashuninë për lulet, ajo vetë ia kishte ushqye të birit, që kur ishte fare i vogël.

Nanë Lajdja, qëndroi e fortë dhe e papërkulun në votrën e saj familjare, që e mbajti gjithmonë të ngrohtë. Për familjen dhe për miqtë, që edhe tashti e kujtojnë me nderim të veçantë, e si thotë me të drejtë populli: “Ajo që kujtohet, nuk vdes kurrë”.

Lutfije Barbullushi

(1893 – 1973)

Fati i keq nuk e kurseu atë, ishte 30 vjeçe kur i vdiq burri, tue e lanë me 5 fëmijë, ma i madhi 10 vjeç. Shumë herët për të qenë edhe burrë, e grue. Sa mund i duhej që t’i rriste e t’i edukonte.

Edukatën nacionaliste, me të cilën qe ushqye vetë qysh e vogël, e të cilën e kishte gjetë edhe në familjen e të shoqit, ua transmetoi edhe fëmijëve; të gjithëve. Me vështirësitë e jetës, me të cilat u ballafaque shpejt, u forcue tue u ba shembull për vocrrakët e shokët e shoqet e tyne.

Shtëpia e saj që herët u ba bazë për grumbullimin e nacionalistëve, që u dhimbej vendi, tek shihnin që i hueji ishte ulun kambëkryq. Djemtë demonstruen rrugëve të Shkodrës, vajzat prenin, qepnin e qëndisnin flamuj kombëtarë, ajo i strukte, kur i kërkonte milicia, sidomos Samiun, djalin. Atë do ta kërkonin ma vonë edhe komunistët, të cilët nuk ia falën ballafaqimet, që kishin pasë me të në kohën e luftës, për çështjen kombëtare. Prej tij kërkonin jo vetëm ta thyenin, por edhe të dinin se cilët ishin shokët e tij të idesë. Për dy vjet me radhë, nana e shkretë, do të priste para dyerve të hetuesisë, për të mësue diçka rreth djalit. Për dy vjet, ajo e vajzat do t’ia lanin këmishët, që kishin shenja gjaku, do t’ia arnonin, sepse i qenë shkye nga torturat. Mandej, mbasi u lirue, e ushqyen si fëmijën, pasi prej atje kishte dalë si kufomë, që veç merrte frymë.

Nuk patën fat ma të mirë as vajzat. Njena, Nuria, shkriu pajën që të mbante kunatin, nacionalist i njohun, eksponent i randësishëm i ‘Ballit Kombëtar’: në fillim i fshehun e mandej edhe në burg. Tjetra, Symja, u internue me 5 fëmijët e saj, në Berat (1945-1946), për të vazhdue me kujdesin që diftoi për të shoqin, burgjeve. Jo pak, por 20 vjet: u ribashkuen në vitin 1965.

Këto halle, s’do mend, që u reflektuen tek Nanë Lutfija. Por ajo tashma ishte në gjendje me i përballue. Me kurajon e saj, ajo u mësoi vajzave, që t’u rrinin besnike burrave të tyne e që, me të gjitha mundësitë, t’ua lehtësonin jetën. Nipave e mbesave, që u rritën në prehnin e saj, u dha vazhdimisht këshilla, që të mësonin sa ma shumë, që të ishin të ndershëm, që të ishin punëtorë, që të ishin të drejtë, fetarë etj., si gjyshërit e gjyshet, si prindërit.

Mundi i saj nuk shkoi kot. Ata u banë të tillë. Ashtu si i kishte mësue me durim e përkushtim për dekada me radhë, ajo, nana e gjyshja e tyne e paharrueme. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 25 Shkurt 2022

Next Post

“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57

Artikuj të ngjashëm

“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
Dossier

“Vrasja e Nako Spiros është prapaskenë, pasi pak ditë para saj, Nesti Kerenxhi, më dërgoi në bankë që të tërhiqja 1000 dollarë amerikanë dhe t’i…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

July 6, 2022
“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj
Dossier

“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj

July 6, 2022
“Të zhveshur pothuajse plotësisht dhe të uritur, dërgohen në kampe përqendrimi në vendet më të izoluara, ku…”/ Zbulohet letra e Shtjefën Kurtit, drejtuar Atit të Shenjtë në Vatikan në ’46-ën
Dossier

“Dom Shtjefni më tregoi që e morrën natën nga burgu me togën e pushkatimit dhe pasi e detyruan ta hapte vetë gropën, i thanë se…”/ Dëshmitë e personave që u dënuan me priftin e famshëm

July 6, 2022
“At Zef Pllumi, autor i veprës madhore, ‘Rrno vetëm për me tregue’, mbeti një famullitar i thjeshtë, nuk u ngjit në hierarkinë e krijuar rishtas, sepse…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
Dossier

“At Zef Pllumi, autor i veprës madhore, ‘Rrno vetëm për me tregue’, mbeti një famullitar i thjeshtë, nuk u ngjit në hierarkinë e krijuar rishtas, sepse…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik

July 6, 2022
Urdhëratë me shkrim të Enverit: “Të pushkatohen”, “të ekzekutohet”,”dakord me propozimin për dënimin me vdekje”…
Dossier

“Kur zv/prokurori i rrethit të Krujës, Piro Suli, që asistonte në pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtin, e pyeti për fjalën e fundit, ai i’u përgjigj…”/ Proces-verbali i ekzekutimit të priftit të famshëm

July 6, 2022
“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik
Dossier

“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik

July 6, 2022
Next Post
Letra e Sejfulla Malëshovës nga internimi për Enverin: Dua pension pleqërie dhe jo patriotik, nuk e tradhtoj kurrë vendin dhe Partinë time…

“Tuku thotë se; Mehmeti e kërcënoi shokun Koço Theodhosi, duke i thënë se, po nuk e bëre këtë punë, të varë tek rrapi…”/ Raport-survejimi i “Vigjëlentit”, Vlorë ‘57

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!